Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-05-2010
    Postime
    92

    I arratisuri prej xhehennemit...

    Ka qenė Tha'lebe bin Abdurrahman radijAllahu anhu shėrbėtor I Pejgamberit alejhi selam nė qdo qėshtje,njė ditė e dėrgoi Pejgamberi alejhi selam pėr njė nevoj tė vetėn,kur arriti tek shtėpia e njė sahabiu nga ensarėt e pa njė grua duke u pastruar dhe e zgjati shikim nė tė. Pastaj u tmerrua nga ajo qė pa dhe u frikėsua se do ti zbrit shpallje Pejgamberit alejhi selam pėr atė qė veproi, dhe nuk u kthye tek Pejgamberi alejhi selam, mirėpo qėndroi nė malė nė mes tė Mekkes dhe Medinės,qėndroi aty gati dyzet ditė,pas kėsaj zbriti Xhibrili alejhi selam tek Pejgamberi alejhi selam dhe I tha : “O Muhammed ,Zoti ytė po tė bėnė selam dhe po tė thotė ty se Njė njeri nga ummeti ytė ėshtė nė mes vrimės nė malė po kėrkon falje nga Unė ,i tha Pejgamberi alejhi selam Omer bin Hattabit dhe Selman el-Farisij : Shpejtoni dhe silleni tek unė Tha'lebe bin Abdurrahman ngase nuk ka pėrqėllim tjetėr pos tij, shkuan Omeri dhe Selam el-Farisij prej Medinės dhe e takuan njė bari tė Medinės I cili quhej Zefafeh, I tha atij Omeri radijAllahu anhu : A e njeh njė njeri I cili ėshtė nė mes kėtyre maleve dhe quhet Tha'lebeh ?

    Tha: Ndoshta ke pėr qėllim tė arratisurin nga Xhehennemi ?!

    Tha Omeri : E ku e di ti se ai ėshtė I arratisur nga xhehennemi ?

    Tha bariu : Ngase ai kur vinte errėsira e natės vinte tek ne prej kėtyre maleve duke e vendosur dorėn e tij mbi kokė dhe thoshte :Ah sikur tė mė ishte marrur shpirti,tė isha prej tė vdekurve dhe mos tė bėhej gjykimi ndaj meje.

    Tha Omeri : Kėtė po e kėrkojmė,shkuan ata dhe kur e pa Omeri e pėrqafoi atė dhe tha ai : O Omer a ju ka treguar juve Pejgamberi alejhi selam pėr gjynahin qė kam bėrė ?

    Tha Omeri : Unė nuk di asgjė pėrveq se Pejgamberi alejhi selam tė ka pėrmendur ty dje dhe mė ka dėrguar mua dhe Selam el-Farisij tė tė gjejmė ty.

    Tha (I arratisuri) : O Omer mos mė futni mua mbrenda tek Pejgamberi alejhi selam vetėmse kur ai ėshtė nė namaz. Urreshtuan nė saffa Omeri dhe Selman el-Farisij nė namaz,kur dha selam Pejgamberi alejhi selam ,selam nė fundė tė namazit tha : O Omer ,O Selman qfar bėri Tha'lebeh ?

    Tha : Ai ėshtė kėtu O I Dėrguari I Allahut , u ngrit Pejgamberi alejhi selam e lėvizi atė dhe e qortoi atė duke i thėnė: Pėrse nuk ke ardhur tek unė o Tha'lebeh ?

    Tha: Pėrshkak tė gjynahit,o I Dėrguari I Allahut.

    Tha Pejgamberi alejhi selam : A nuk do tė tregoj pėr ajetin I cili I shlyen gjynahet dhe gabimet ?

    Tha : Gjithsesi o I Dėrguari I Allahut

    Tha Pejgamberi alejhi selam : Thuaj “O Allahu ynė na jep tė mira nė kėtė dunja dhe nė ahiret dhe na mbroj nga zjarri I xhehennemit”

    Tha Tha'lebeh : Gjynahi im ėshtė mė I madhė !

    Tha Pejgamberi alejhi selam: Por fjala e Allahut ėshtė mė e madhe !
    Pastaj i urdhėroi ata tė shkojnė nėpėr shtėpit e tyre,pas shtatė dite erdhi Selam el-Farisij tek Pejgamberi alejhi selam dhe I tha : O I Dėrguari I Allahut a ka ndonjė vendim pėr Tha'lebeh,ngase ai nė atė gjendje qė ėshtė e ka tė sigurt shkatėrrimin (ėshtė duke u shkatrruar).

    Tha Pejgamberi alejhi selam : Ngrihuni tė shkojmė tek ai dhe hyri Pejgamberi alejhi selam e vendosi kokėn e Tha'lebe nė prehėr tė tij , mirėpo ai e ngiti kokėn shpejtė prej prehėrit tė Pejgamberit alejhi selam ,ndėrsa Pejgamberi alejhi selam I tha atij: Pėrse e ngite kokėn prej prehėrit tim ?
    U pėrgjigj : Ngase ajo ėshtė e mbushur me gjynahe !

    Tha Pejgamberi alejhi selam : Qka po ankohesh ?

    Tha : Po ankohem nga mėkatet e mia.

    Tha Pejgamberi alejhi selam : Qfar dėshiron ?

    Tha : Falje nga Allahu teala.
    Pastaj zbriti Xhibrili alejhi selam dhe tha :”O Muhammed Allahu po tė bėnė selam dhe po tė thotė ty : Sikurse ky robi im tė mė takojė mua me mėkate sa madhėsia e tokės,do ta takojė Unė atė me falje !! “
    Pejgamberi alejhi selam e mėsoi atė dhe e kėshilloi dhe pas kėsaj ai vdiq nga ndikimi i saj ,ndėrsa Pejgamberi alejhi selam urdhėroi pastrimin e tij,qefinosjen dhe pasi qė ia fali namazin e xhenazes Pejgamberi alejhi selam filloi tė ec nė majėt e gishtave tė tij.Pasi qė pėrfundoi varrimi I thanė: O I Dėrguari I Allahut ne tė pamė duke ecur nė maje tė gishtave !!
    Tha Pejgamberi alejhi selam : Pasha Atė I cili mė ka dėrguar me tė vėrtetė nuk kisha ku ta vendos kėmbėn nė tokė nga numri I madhė I melekve tė cilat prezentuan nė xhenazėn e tij.

    O Zoti yne! Na i zbut zemrat, na e shnderro tmerrin e brengave ne hare, na trimero kur na kaplon frika” “O Zoti yne! Freskoii shpirtrat tane me bindje te paluhatshme dhe shuaje prushin e shpirtrave, te ndezur nga trazimet, me ujin e besimit” “O Zoti yne! largoje prej nesh merzine dhe pikellimin, lesho mbi syte tane, te frikesuar, siguri, mbi shpirtrat e shqetesuar, qetesi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtesi” “O Zot! Mundesoji syve te mi ta shohin Driten Tende dhe te humburve ta gjejne rrugen e drejte” “O Zot! Shuaji pershperitjet e zerit te se keqes, prej nesh, dhe largo nga ne ēdo gje qe shpie ne pesimizem dhe ne shkaterrim” “O Zot i Madh! Na bej prej atyre qe frikesohen vetem prej Teje dhe prej asgjeje tjeter, e mos na bej prej atyre qe frikesohen nga ēdo gje tjeter perveē Teje”

    “Zoti ynė, unė jam robi Yt, i biri i robit tėnd, i biri i ummetit Tėnd. Fati im ėshtė nė duart Tua, e kaluara ime nė sundimin Tėnd, drejtėsia nė mua ėshtė pėrcaktimi Yt. Tė lutem me tė gjithė emrat, me tė cilėt ke quajtur Veten, dhe tė cilėt i ke shėnuar nė Librin Tėnd, apo me tė cilėt ndonjėrėn prej krijesave Tuaja ke mėsuar, apo pėr vete i ke mbajtur, bėje Kur’anin pranverė tė zemrės sime, dritė tė gjoksit tim, duke mė larguar nga dėshpėrimi dhe brenga.”



  2. #2
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Nuk ju kuptoj pse mirreni me genjeshtra??

    Ndoshta jane histori te bukura por jane genjeshtra, dhe askush nuk deshiron me besu genjeshtra.

    Me thuaj ti kush qenka ne xhehnet e ne xhehnem para dites se gjykimit ??

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •