Ne e dimë por nuk mund të veprojmë. Ju mund të veproni, por nuk e dini.
Bota dhe tërë atë që e përmban ajo...
Prej ëndrrave të muslimanëve të hershëm është njëra e treguar prej Jasir ibn Nu’am i cili tha,
Një vajzë vdiq prej murtajës në el-Xhafir.
Babi i saj e pa në ëndërr pas vdekjes dhe e pyeti atë që ti tregoj atij për botën tjetër.
Ajo iu përgjigj:
“Babai im, kjo është një tematik e madhe që e ke rrokur.
Ne e dimë por nuk mund të veprojmë. Ju mund të veproni, por nuk e dini.
Pasha Allahun! Një apo dy vepra të madhërimit dhe një apo dy reqate të namazit në librin e veprave të mija...
..janë më të preferuara se sa bota dhe tërë atë që e përmban ajo”
(Ibn El-Kajimi Kitab Er-Ruh)
Transmeton Enesi radiallahu anhu se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: Allahu do ti thotë një personi të Xhehenemit i cili do ta marr dënimin më të vogël, “Po ta kishe tërë atë që është në tokë a do ta kishe dhënë si shpagim për ta liruar veten tënde (d.m.th. për ta shpëtuar vetën prej Zjarrit)?”
Ai do të thotë “Po”, pastaj Allahu do ti thotë:
“Derisa ishe në kurrizin e Ademit, Unë të kam kërkuar më pak se kaq (d.m.th. që mos ta adhurosh dikën tjetër pran Meje) por ti insistove që ti adhurosh të tjerët pranë Meje. ”
(Sahih el-Buhariu vëll.4, nr. 551)
Krijoni Kontakt