Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    El-hanefij
    Anëtarësuar
    24-04-2004
    Vendndodhja
    Ne 3 shtete
    Postime
    35

    Dispozita e ngritjes së duarve gjatë lutjes (duasë) pas namazit

    Pyetja: Cila është dispozita e ngritjes së duarve gjatë lutjes pas namazeve farze, pasi të përfundohet me tesbihët? A refuzohet veprimi për atë që e bënë këtë vepër rregullisht? A ekzistojnë kundërthënie mes dijetarëve për këtë çështje? Allahu ju shpërbleftë.

    Përgjigjja:

    Falënderimi i takon Allahut xh.sh., salevatet dhe selamet mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij… e më pas:

    Lutja (duaja) pas namazeve farze është veprim i ligjësuar, për shkak se vërtetohet nga Pejgamberi s.a.v.s. përmes shumë haditheve. Lidhje me këtë Imam Buhariu në Sahihun e tij ka një titull me emrin “lutjet pas namazit”. Hafidh (Ibni Haxher Askalani) në veprën e tij thotë: Në këtë kapitull u bëhet demant atyre që pretendojnë se lutjet pas namazit nuk kanë bazë në sheriatin islam. Këta pretendues supozimin e tyre e mbështesin në hadithin e regjistruar te Imam Muslimi, me transmetim nga Abdullah b. Harithi, e ky nga Aisheja r.a. e cila ka thënë: Pejgamberi s.a.v.s kur jepte selam (në namaz) nuk qëndronte më shumë se sa të thuhet fjala: All-llahum-me entes-selamu ve minkes-selamu tebarekte ja dhel xhelali vel ikrami”.

    Përgjigja ndaj kësaj është se qëllimi me mohimin (nuk qëndronte) është se ai nuk qëndronte në atë pozicion që ishte para selamit më gjatë se sa thuhej kjo fjali. Kjo vërtetohet me faktin ngase është vërtetuar se Pejgamberi s.a.v.s. kur përfundonte me namazin, kthehej nga sahabët e tij- nga xhemati. Andaj, lutjet të cilat transmetohen se i ka bërë Pejgamberi a.s. i ka bërë duke qenë i drejtuar kah sahabët – xhemati.

    Hafidhi regjistron edhe fjalët e Ibni Kajimit nga vepra “El-Hedju”, fjalë këto nga të cilat disa dijetarë kuptuan se ai absolutisht ka mohuar ligjësimin e lutjes pas namazit. Pastaj Hafidhi shpjegon se pretendimi për mohimin e ligjësimit të lutjes pas namazit, absolutisht është e papranuar. Këtë ai e vërtetoi me disa argumente të transmetuara nga Pejgamberi s.a.v.s.

    Në mesin e atyre argumenteve është edhe hadithi i Muadh b. Xhebelit të cilit Pejgamberi a.s. i kishte thënë: “O Muadh, pasha Allahun unë të dua, andaj pas çdo fundi të namazit mos e le pa e thënë: O Zoti im, më ndihmo mua në dhikrin Tënd, në falënderim ndaj Teje dhe në formën e mirë të adhurimit” Hadithin e regjistron Ebu Davudi, Nisaiju, kurse Ibni Hibani dhe Hakimi e kanë cilësuar hadith Sahih.

    Hadithi i Zejd b. Erkamit i cili ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. që lutej në fund të çdo namazi duke thënë: “O Zoti im, Ti je Zoti i jonë dhe Zoti i çdo sendit…” Ebu Davudi dhe Nisaiju.

    Hadithi i Suhejbit i cili ka thënë se kur largohej nga namazi thonte: “ O Ztoti im, më përmirëso mua fenë time…”. Regjistroi Nisaiju kurse Ibni Hibani e cilësoi hadith Sahih.

    Pastaj Hafidhi tha: nëse thuhet se me fjalën në fund të namazit është për qëllim afër fundit të tij, e që është teshehudi, pra brenda namazit, atëherë themi: Transmetohet në hadithe dhe potencohet për dhikrin –lutjen në fund të çdo namazi, e me këtë sipas konsenzusit është për qëllim pas namazit, andaj çështja ekziston kështu derisa të vërtetohet e kundërta e saj. Imam Termidhiu regjistron hadithin e transmetuar nga Ebu Umamete, se Pejgamberit s.a.v.s. i është thënë: O i Dërguari i Allahut, cila lutje është më e pranuar?. Pejgamberi a.s. tha: “ lutja në pjesën e fundit të natës dhe lutja pas namazeve farze”.

    Hafidhi më pas shpjegon se atë që e thotë Ibni Kajimi, nënkupton se mohimi i ligjësimit të lutjes pas namazit ndërlidhet me vazhdueshmërinë e namazliut duke qenë në drejtim të Kiblesë pas selamit, andaj nëse ai me fytyrën e tij kthehet kah xhemati, në këtë rast nuk i ndalohen lutjet-duatë. Përfundojnë fjalët e Hafidhit.

    Pra, ashtu si u shpreh Hafidhi, se Ibni Kajimi pasi e mohoi ligjësimin e lutjes pas namazit ka thënë: Vetëm se ekziston një moment i bukur, e ai është atëherë kur namazliu kur të përfundojë me namazin e tij, e përmend Allahun xh.sh. duke i thënë dëshminë,(shehadetin) pastaj Subhanallah 33 herë, Elhamdulilah 33 herë dhe Allahu Ekber 33 herë, me dhikre të ligjësuara, dhe sipas tij është e preferuar (mustehab) që ti dërgojë salevate dhe selame Pejgamberit s.a.v.s, e pas kësaj ai mund të lutet me lutje çfarë të dëshirojë, deri në fund të fjalës së tij.

    Si përfundim i kësaj del fakti se lutjet -duatë pas namazit janë të ligjësuara, mirëpo edhe këto lutje sikur edhe sunetet tjera mund që ndonjëherë të lëshohen pa zbatuar, me qëllim që xhemati i thjeshtë të mos mendojë se këto lutje pas namazit kanë dispozitën obligative (vaxhib ose farz).

    Andaj, nëse tani e ke të qartë se lutjet pas namazit kanë bazë në sheriat, atëherë duhet të dish edhe një fakt tjetër se parimisht lutësi duhet ti ngritë duart gjatë lutjes së tij.

    Nga ky parim, pra ngritja e duarve gjatë lutjes, nuk mund të largohemi me përjashtim në rastet të cilat Pejgamberi s.a.v.s. praktikonte mos ngritjen e duarve para njerëzve, dhe njëkohësisht nuk ka transmetim se ai i kishte ngritur duart siç është rasti me lutjen gjatë namazit, me lutjen në Hutben e xhumasë etj.

    Andaj në lutjet tjera ngritja e duarve është veprim i ligjësuar sipas Islamit. Kjo vërtetohet nga Pejgamberi s.a.v.s me hadithe të shumënumërta. Në mesin e atyre haditheve është edhe hadithi i transmetuar nga Ebu Musa el Eshariu i cili është i regjistruar te Buhariu dhe Muslimi si dhe në Sahihat tjerë, ku thuhet: Pejgamberi a.s. kërkoi ujë, mori abdes e pastaj i ngriti duart dhe tha: “O Zoti im, fali robërit e ebu Amirit, derisa ia pashë të bardhën e nënsjetullës së tij”.

    Hadithi tjetër i regjistruar te Imam Buhariu me transmetin nga Ibni Omeri r.a. për ngjarjen e Halidit kur kishte urdhëruar që secili të mbysë robin e tij të luftës. Kur Pejgamberi a.s. u informua për këtë rast, i ngriti duart dhe tha: O Zoti im, unë i jam pafajshem para Teje për atë që e ka bërë Halidi (dy herë).

    Këto dy hadithi Imam Buhariu i ka përfshirë në koleksionin e tij, kurse në shpjegimin e këtyre dy hadithe Hafidh (Ibni Haxher Askalani) thotë: hadithi i parë i kundërshtonë ata që thonë se nuk ngriten duart kështu lartë vetëm se në lutjen për shi (istiska), kurse hadithi i dytë hedhë poshtë tezën e atyre që thonë se duart nuk duhet ngritur fare në lutje vetëm se në lutjen për shi (istiska).

    Të vepruarit me hadithin Sahih i transmetuar nga Enesi i cili thotë: Pejgamberi a.s. nuk i kishte ngritur duart në asnjë lutje me përjashtim të lutjes për shi (istiska). Harmonizimi mes këtij hadithi dhe haditheve të tjera të transmetuara në këtë lëmi, bëhet në formën se mohimi i ngritjes së duarve është cilësi e veçantë, e nuk mohon ngritjen esenciale, e këtë e sinjalizuam te hadithi i cili flet për lutjen e shiut. Pra, ngritja e duarve te lutja për shi (Istiska) është ndryshe nga ngritja e duarve në lutjet e rëndomta, sepse ngritja e duarve te lutja për shi bëhet në nivel të fytyrës, kurse te lutjet e tjera duart ngriten në nivel në kraharorit. Çështja është e qartë sepse është vërtetuar në të dy rastet se Pejgamberi a.s. i ngrite duart derisa i dukej e bardha e nënsqetullës.

    Pamja e të bardhës së nënsqetullës është më e mundur te lutja për shi se sa te lutja e rëndomtë, sepse te lutja për shi shuplakat e duarve janë të kthyera nga toka kurse te duatë e rëndomta shuplakat e duarve janë të kthyera kah qielli.

    Imam Mundhiriu thotë: Harmonizimi mes haditheve është i arsyeshëm, porse aspekti i vërtetimit të ligjësimit të ngritjes së duarve është më i fuqishëm, e veçanërisht me numrin e shumtë të haditheve që flasin për ngritjen e duarve gjatë lutjes. Pra imam Mundhiriu kishte tubuar shumë hadithe në këtë drejtim, dhe nga ai i kishte marrë Imam Neveviju në veprën e tij “El Edhkaru” dhe “fi shrhi mudhib” Gjithashtu hadithe të tilla ka koleksionuar edhe Imam Buhariu, që ne do të përmendim disa prej tyre:

    1.Hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejreja r.a. i cili ka thënë: Erdhi Tufejl b. Amri te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: Vërtetë Devsi ka bërë mëkat, lutju Allahut xh.sh. për ta. Pejgamberi s.a.v.s., i ngriti duart dhe tha: O Zoti im, udhëzoje Devsin” Hadithi gjendet te dy Sahihat.

    2.Hadithi i Xhabirit r.a. i cili ka thënë: Tufejl b. Amri kishte emigruar, dhe i rrëfeu ngjarjen e një burri i cili kishte emigruar me të, e Pejgamberi s.a.v.s. i ngriti duart dhe u lut për ta. Hadithi është me sened Sahih i regjistruar te Imam Muslimi.

    3.Hadithi i Aishes r.a. e cila ka thënë: E kam parë të dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke u lutur me duar të ngritura dhe thonte: O Zoti im, vërtetë unë jam njeri…” Hadithi është me sened Sahih.

    4.Nga hadithet sahihë që i ka regjistruar koleksionuesi në titullin “pjesa në ngritjen e duarve” është edhe hadithi ku Pejgamberi a.s. kishte ngritur duart dhe ishte lutur për Othamnin r.a..

    5.Imam Muslimi ka regjistruar edhe hadithin e transmetuar nga Abdurrahman b. Semrete, në ngjarjen e nxënies së diellit ku thotë: Shkova te Pejgamberi a.s. e ai ishte duke u lutur me duar të ngritura.

    6.Ngjashëm për këtë rast transmeton edhe Aisheja r.a. e cila thotë: …Pastaj i ngriti duart (Pejgamberi a.s.) dhe u lut..

    7.Hadithi tjetër i transmetuar po ashtu nga Aisheja r.a. e cila flet për lutjen e Pejgamberit a.s. që e kishte bërë te varrezat Beki, dhe i kishte ngritur duart gjatë lutjes tri herë…

    8.Hadithi i gjatë i transmetuar nga Ebu Hurejreja r.a. me rastin e çlirimit të Mekës, ku thotë: Pejgamberi a.s. i ngriti duart dhe filloi të lutet..”

    9.Hadithi i transmetuar nga Ebu Humejdi i cili flet për ngjarjen e ibni Lutbijes ku thotë: Pastaj i ngriti duart aq lartë saqë ia pashë të bardhën e nënsjetullës së tij dhe tha: All-llahume hel bellegtu”.

    10.Hadithi i transmetuar nga Abdullah b. Amri se Pejgamberi a.s. përkujtoi thënien e Ibrahimit a.s. dhe Isas a.s., i ngriti duart dhe tha: All-llahumme ummetii”

    11.Në hadithin e transmetuar nga Omeri r.a. ku thotë: Të dërguarit të Allahut s.a.v.s. kur i zbrite shpallja para fytyrës së tij ndihej një zhurmë sikur zhurma e bletës, andaj kur një ditë i zbriti shpallja atij, pasi u lirua nga gjendja e pranimit të shpalljes, u drejtua drejt Kiblesë, i ngriti duart dhe u lut. Hadithin e regjistron Termidhiu, Nisaiu dhe Hakimi.

    12.Hadithi i transmetuar nga Usame i cili thotë: isha hipur pas Pejgamberit a.s. në Deve në Arefat, e ai i ngriti duart dhe u lut, andaj duke ecur lakoi deveja e tij, kurse freni i ra mbi qafë, e Pejgamberi a.s. me njërën dorë e kapi frenin derisa tjetrën e kishte të ngritur. Nisaiu me sened të mirë.

    13.Hadithi i transmetuar nga Kajs b. Sa’di i regjistruar te Ebu Davudi, ku thuhet: Pastaj i ngriti duart Pejgamberi a.s. dhe thonte: O Zoti im, selamet dhe mëshira jote le të jetë mbi famaialjen e Sa’d b. Ubedes. Senedi i mirë.

    Në këtë drejtim ekzistojnë edhe shumë hadithe të tjera. Sa i përket hadithit të regjistruar te Imam Muslimi me transmetim nga Amare b. Ruvejbete se ai e kishte parë Bishr b. Mervanin duke i ngritur duart, dhe e kishte qortuar atë duke i thënë: Unë vërtetë e kam parë të dërguarin e Allahut s.a.v.s. i cili nuk ngrite më shumë se këtë, dhe sinjalizoi për gishtin tregues. Imam Taberiu tregon se disa e kishin kuptuar hadithin vetëm sipërfaqësisht dhe thanë: Sunet është që thirrësi të ngritë vetëm një gisht. Mirëpo ai u përgjigjet atyre duke u thënë: Ky hadith transmetohet për ligjëruesin gjatë ligjërimit të tij, e kjo na bëhet e qartë nga konstrukti i hadithit, andaj ky hadith nuk ka të bëjë me ndalesën e ngritjes së duarve gjatë lutjes, sepse ngritja e duarve është vërtetuar me argumente të shumtë, e veçanërisht me hadithin e regjistruar te Ebu Davudi dhe Termidhiu me transmetim nga Selmani ku Pejgamberi a.s. ka thënë: Vërtetë Zoti juaj është i gjallë dhe fisnik, ai turpërohet nga robi i Tij kur ai ngritë duart drejt Allahut që ta kthejë dorë zbrazët.

    Në fund, pas tërë këtyre argumenteve me lehtësi konstatohet se lutja pas namazeve është çështje e ligjësuar dhe e vërtetuar me argumente autentike islame. Gjithashtu vërtetohet se ngritja e duarve gjatë lutjes është po ashtu çështje e ligjësuar dhe e vërtetuar me argumente autentike, andaj secili që lutet pas namazeve le t’i ngritë duart gjatë lutjes, e ajo që pretendon dikush të mposhtë këtë duke thënë se ngritja e duarve është veprim i urryer, mposhtet me argumentet që i paraqitem deri tani.

    ____________
    Islamweb.net
    Mevsuatul fetava
    Numri i fetvas: 5340
    Data e fetvas: 01, 06, 1999

    Përktheu ga arabishtja:
    Jusuf ZIMERI

    http://breziiri.com/2010/07/10/dispo...e-pas-namazit/
    www.breziiri.com - Per nje brez te ri, me nje mentalitet te ri!

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Selam alejkum Mehasi,

    Pyetja:
    Selamun alejkum, a është bid’at duaja publikisht me imam pas çdo namazi, siç është në xhamitë tona, kur imami i ngreh duart me gjithë xhematin dhe bën dua pa zë, e ka raste edhe me zë. A lejohet dhe a ka argument, apo është e kundërta? Dhe cili është rregulli i bërjes së duasë pas një namazi farz, ngase disa njerëz bëjnë dua, derisa disa të tjerë bëjnë vetëm tesbih? Zoti ju shpërbleftë!

    Përgjigjja:
    Falënderimi dhe mirënjohja i takojnë Allahut të Plotfuqishëm, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë deri në Ditën e Kijametit.
    Lidhur me ngritjen e duarve gjatë duasë publikisht me imam pas çdo namazi, sa dimë ne, nuk është transmetuar prej të Dërguarit të Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), apo prej ndonjërit prej sahabëve se ndonjëri prej tyre ka ngritur duart dhe ka bërë dua pas një namazi farz. Andaj bazuar në këtë del se kjo është bid’at, ngase i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Kushdo që bënë diçka që nuk është në përputhje me këtë çështje tonën (Islamin), ajo do t’i refuzohet.” (Shënon Muslimi). Si dhe ka thënë: “Kushdo që shpikë çfarëdo qoftë në këtë çështje tonën (Islamin), e që nuk është pjesë e saj, ajo do t'i refuzohet”.
    Pas tërë kësaj themi se bërja e duasë pas namazeve farze nuk është Sunet nëse bëhet duke i ngritur duart, pa marrë parasysh se a bëhet kjo vetëm nga ana e imamit, apo prej ndonjërit nga xhemati, apo bëhet nga të gjithë së bashku.
    Ndërsa, bërja e duasë pa ngritjen e duarve dhe pa bërjen e saj bashkërisht në xhemat është në rregull, ngase argumentohet nga i Dërguari i Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) se ka bërë dua para dhe pas namazit.
    E njëjta aplikohet edhe në bërjen e duasë pas namazeve nafile, sepse nuk ka argument që tregon se kjo nuk duhet bërë, edhe nëse njeriu i ngren duart, sepse ngritja e duarve është një prej shkaqeve të pranimit të duasë. Por, kjo nuk duhet bërë gjithmonë, por vetëm ndonjë herë, sepse nuk është raportuar se i Dërguari i Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) i ngriste duart duke bërë dua pas çdo namazi nafile.
    Andaj praktika e besimtarit duhet gjithmonë të jetë në përputhje me Sunetin e të Dërguarit të Allahut, për të cilin edhe Allahu i Madhëruar thotë: “Në të vërtetë, në të Dërguarin e Allahut ju keni shembullin e mirë për ta pasuar”. (Ahzabë, 21).
    Këtu duam të cekim edhe një çështje shumë me rëndësi. Dallimi mes dispozitës islame (hukmit), e cila është bazë dhe e pandryshueshme, si rasti konkret dispozita e ngritjes së duarve gjatë duasë pas çdo namazi, dhe dhënies së fetvasë për një problematikë, e cila po ashtu mund të lidhet edhe me ngritjen e duarve gjatë duasë pas çdo namazi. Që do të thotë se dispozita (hukmi) nuk ndryshon asnjëherë, ngase ajo është e bazuar në argumente të shëndosha të Sheriatit, ndërsa fetvaja mund të ndryshojë kohë pas kohe, por assesi nuk bie ndesh me parimet themelore të Sheriatit. Nganjëherë duke shikuar interesin e përgjithshëm dhe rrethanat, fetvaja mund të jepet edhe në shpërputhje me dispozitën e rregullt (hukmin), por me ndryshimin e rrethanave mund të ndryshohet edhe fetvaja dhe të kthehet në bazë (hukm). Ose thënë ndryshe fetvaja e parë (në shpërputhje me hukmin) mund të jetë edhe si parapërgatitje për orientimin e njerëzve në dispozitën bazë nëse ka pengesa për të arritur direkt në të.
    Fjala vjen thënia e duasë me zë pas pesë namazeve ditore ose namazeve sunete të rregullta apo nafile, ose thënia e duasë bashkërisht si praktikë e rregullt, është bid’at i qortueshëm, sepse nuk është vërtetuar prej të Dërguarit të Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) apo prej sahabëve të tij, Allahu qoftë i kënaqur me ta, të kenë bërë diçka të tillë. Kushdo që bënë dua pas një namazi farz ose namazi sunet të rregullt me xhemat është duke shkuar kundër rrugës së Ehlu Sunnetit, dhe kush thërret në të kundërtën e kësaj bën shtrembërim të fakteve.
    Por, ajo që vërehet në teren dëshmon një praktikë që nuk përputhet me Sunetin e të Dërguarit, andaj dhe nuk duhet nxituar që ata të sulmohen dhe të etiketohen si kundërshtarë të Sunetit. Përkundrazi duhet të kemi respekt dhe duhet bashkëvepruar që reciprokisht të mësojmë dhe praktikojmë Sunetin e Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) edhe me këtë rast. Shumë prej tyre nuk e dinë dispozitën islame lidhur me këtë, e disa e bazojnë këtë veprim në disa fetva të mëhershme të disa hoxhallarëve, të cilat fetva janë bërë përditshmëri dhe si traditë që pasohen gjeneratë pas gjenerate. Dhe mu për këtë duam të shohim pse disa hoxhallarë kanë dhënë fetva të tilla, qoftë në kohën e Perandorisë Osmane, më herët apo më vonë. Ata duke parë gjendjen e njerëzve, e sidomos të atyre të sapofutur në Islam, kanë dhënë fetva të përkohshme që lejohen të bëhen disa veprime derisa të mësohet xhemati me praktikimin e formave që kanë të bëjnë me namazin, para dhe pas tij. Në këtë rast është edhe duaja pas namazit, po ashtu theks të veçantë ka edhe forma e bërjes së tesbihëve, që këta hoxhallarë dhanë këto fetva që të veprojnë njerëzit në këtë mënyrë derisa të mësohen, e më pastaj ata të vazhdojnë vetë në praktikimin e drejtë të këtyre ceremonive pasi që të mësojnë hukmin bazë. Por, e keqja është se njerëzit edhe pas informimit lidhur me këto veprime, ata vazhduan të përcjellin këtë traditë gjeneratë pas gjenerate deri në ditët e sotme. Qëllimi i atyre hoxhallarëve ka qenë i mirë, dhe Allahu i di qëllimet e secilit, dhe për atë kohë ndoshta edhe ka qenë e nevojshme të veprohet ashtu, por me ndryshimin e atyre rrethanave duhet të ndryshohet edhe ajo fetva dhe të kthehen në hukmin bazë. Ndoshta është bërë edhe për shkak të analfabetizmit dhe mungesës së literaturës përkatëse në gjuhën e popullit. E që sot, rrethanat janë krejtësisht tjera, por edhe mundësitë janë më të favorshme, si ekzistimi i literaturës së bollshme, njerëzit dinë shkrim-lexim, mundësitë teknike e materiale janë të mëdha e shumë e shumë përparësi tjera, andaj dhe patjetër që për çdo veprim duhet të kthehemi e të bazohemi në Sunetin e Pejgamberit alejhi selam sa të kemi mundësi. Allahu e di më së miri!

    Bahri Curri, 04.04.2007
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 15-07-2010 më 08:47

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Abdulrrahmani
    Anëtarësuar
    15-08-2009
    Postime
    129
    Në fund, pas tërë këtyre argumenteve me lehtësi konstatohet se lutja pas namazeve është çështje e ligjësuar dhe e vërtetuar me argumente autentike islame. Gjithashtu vërtetohet se ngritja e duarve gjatë lutjes është po ashtu çështje e ligjësuar dhe e vërtetuar me argumente autentike, andaj secili që lutet pas namazeve le t’i ngritë duart gjatë lutjes, e ajo që pretendon dikush të mposhtë këtë duke thënë se ngritja e duarve është veprim i urryer, mposhtet me argumentet që i paraqitem deri tani.
    absolutisht e pa kontestueshme, dhe ky ramazani qe u mundua por deshtoi, nuk ndjek asnje shkolle juridike apo medhheb, por shkollen e te pa shkollve, te ashtuquajturve "selefi" apo vehabi sic njihen nga ulemaja e ahli sunnetit dhe xhematit.
    www [.] sunnipath [.] com
    www [.] vehabizmi [.] com

  4. #4
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Ngritja e duarve në lutje!

    Prej I'atidasë në lutje është edhe një bidat i njohur në trevat tona, i cili kryhet pas namazeve farze, e ai është: "Ngritja e duarve në lutje pas namazeve farze, qoftë me xhemat apo vetmas".
    Mirëpo, para se ta sqarojmë kotësinë e këtij bidati, së pari duhet të flasim rreth legjitimitetit të ngritjes së duarve në lutje, si dhe rreth formave dhe vendeve të ngritjes së tyre, e pastaj edhe rreth disa bidateve të cilat kryhen në dhikret (përkujtimet) pas farzeve, prej tyre edhe ai i ngritjes së duarve pas faryeve me xhemat apo veçmas.

    a) Legjitimiteti i ngritjes së duarve në lutje
    Ngritja e duarve në lutje nga Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem është transmetuar në hadithe të shumta mutevatir-grupore, në vende të ndryshme. Këtë realitet e ka cekur Imam Neveviu rahimehullah si dhe Sujutiu rahimehullah në "Tedribu er-Ravi" (2/180), sa që thotë se numri i tyre ka arritur në njëqind (100) hadithe.
    Vendimi i ngritjes së duarve është Mustehabb me Ixhma', dhe është prej normave të lutjes dhe prej shkaqeve të pranimit të lutjes, përveç se në një rast, në hytben e xhumasë nuk lejohet ngritja e duarve si për hatbin, poashtu edhe për xhematin, vetëm nëse hatibi në këtë hytbe të xhumasë lutet për të rënë shi.

    b) Format e ngritjes së duarve në lutje
    Ngritja e duarve në lutje bëhet në tri forma, varësisht prej llojit të lutjeve që e bën:

    - Nëse lutja është e llojit të kërkesës së ndonjë gjëje nga All-llahu subhanehu ve teala, atëherë në këtë rast duart ngriten deri tek supet apo afër tyre, duke i bashkuar ato, dhe shuplakat e duarve të jenë të kthyera kah qielli, kurse shpina e tyre për toke.
    - Nëse lutja është vetëm "Istigfar"-kërkim falje mëkatesh, atëherë në këtë rast ngritet vetëm gishti tregues i dorës së djathtë.
    - Nëse lutja është lutje e sinqertë apo "Ibtihal"-lutje frike me përkushtim të madh, atëherë -në këtë rast- zgjaten duart lart mbi kokë e më shumë, derisa të duket bardhësia e nënsqetullave.

    E tërë kjo, ka bayë në hadithet të cilat i transmeton Sahabiu i njohur Abdullah ibn Abbasi radijaAll-llahu anhuma (merfuan dhe mevkufen); hadithet gjenden në Sunenin e Ebu Davudit dhe në "ed-Dua" të Taberaniut.
    Shejh Albani rahimehullah hadithet i ka cilësuar si të sakta në Sahih Ebu Davud (1321, 1322, 1324), si dhe në "es-Sahiha" (595, 2491).

    c) Vendet në të cilat zbatohen këto forma të ngritjes
    1. Forma e parë e ngritjes së duarve në lutje është në lutjet absolute legjitime dhe ato të pakufizuara. Pastaj në kunutin e Vitrit, në Istiska poashtu, në gjashtë vendet e ngritjes në Haxh, apo edhe në vende tjera ligjore.

    2. Kurse forma e dytë (e ajo ishte ngritja e gishtit tregues) është e veçantë në raste përkutimi All-llahun e Madhëruar, në hytbe në minber kur bëhet dua, kur lëvizet gishti në teshehud, por jo ashtu siç veprojnë hanefitë!; tëcilët kur të arrin tek dëshmia, ata e drejtojnë gishtin si aludim në njëshmërinë e Allahut. Mirëpo, kjo nuk ka bazë në sunnetin e pastër të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem!
    Sa i përket ngritjes së duarve në hytbe të xhumasë nga ana e ligjëruaesit dhe xhematit, kjo është e qortuar dhe nuk ka bazë në traditën e Pejgamberit sal-llAll-llahu alejhi ve sel-lem, por sipas sunnetit -në hytben e xhumasë- është vetëm ngritja e gishtit tregues.
    Qortimi i ngritjes së duarve në hytbe është transmetuar në Sahihun e Muslimit, ku transmetohet se Ammaretu ibn Ruejbe kur kishte parë Beshër ibn Mervanin në minber me duar të ngritura, kishte thënë: "All-llahu i shëmtoftë ato dy duar! Vetëm se e kam parë Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem se nuk shtonte më shumë se duke bërë me dorën e tij kështu, dhe ngriti gishtin e tij tregues".
    Hoxha i Islamit, Ibn Tejmije rahimehullah në librin e tij "el-Ihtijarat el-Ilmijeh" (48) thotë: "Dhe ndalohet per Imamin ngritja e duarve gjatë lutjes në hytbe, ngase Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem kur lutej (në minber) bënte me gisht vetëm"

    Pra, ky është sunneti i Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem në ngritjen e duarve në hytben e xhumasë, kurse nëpër xhamitë tona disa prej hatibave brenda ligjëratës i ngrisin më shumë se dy herë!! Dhe këtë e konsiderojnë prej normave të hytbes, bile nëse ndodh ndonjë lëshim i këtyre normave të tyre nga ndonjë hatib paksa më i shkolluar i tyre, xhemati këtë e qorton, dhe kjo çështje diskutohet deri në xhumanë tjetër!!!

    3. Forma e tretë është në raste të lutjeve frike, sikur në rast se kemi frikë nga okupimi i armikut, apo diçka të tillë, ose pas namazit të "kerkim shiut" (istiska), sa që në këso raste Muhammedit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem i është parë bardhësia e nënsqetullave të tij.

    Selam alejkum.

  5. #5
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Gabimet që kanë të bëjnë me ngritjen e duarve:

    Prej tyre: mosngritja e duarve në format e ligjëruara me tekst:

    Si p.sh.:

    - zbritja e tyre të ndara,
    -zbritja poshtë supeve deri në kërthizë, apo më poshtë,
    -ngritja e tyre të ndara dhe me gishta të drejtuara kah kibla, kurse dy gishtat e mëdhej nga qielli,
    -kthyerja e duarve mnë anë të ndryshme,
    -dridhja e duarve dhe kryerja e lëvizjeve të ndryshme të panevojshme gjatë lutjes, si luhatja me trup gjathtas-majtas,
    -fshyrja e fytyrës me to,
    -fshirja e gjoksit me duar pas lutjes, apo e pjesëve të tjera të trupit, përveç fshirjes se trupit në tërësi pas këndimit të tri sureve të fundit të Kur'anit para gjumit, ashtu siç ka vepruar Pejgamberi s.a.v.s.,
    -fshirja e duarve njërën me tjetrën pas kryerjes së lutjes,
    -ngritja e duarve mes ikametit dhe tekbirit fillestar,
    -si dhe ngritja e duarve pas namazeve farze me xhemat apo vetmas.

    Vazhdon inshAllah...

  6. #6
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Ngritja e duarve pas namazit farz është një gjë e kotë sipas sheriatit,respektivisht është një BIDAT ( prej gjashtë bidateve të njohura, të cilat kryhen në dhikret pas farzeve, si: lutja me xhemat, leximi i lutjes me zë nga Imami, fshirja e fytyrës me to, kryerja e dhikrit pas faljes së sunnetit të fundit të drekës, akshamit dhe jacisë, gjë që edhe kjo është prej bidateve, ngase prej sunnetit është kryerja e dhikrit menjëherë pas farzit vetmas e jo me xhemat, dhe pastaj falja e sunneteve nëpër shtëpit e tyre ), i cili nuk ka bazë në fe fare, ngase atë nuk e kanë bërë as Pejgamberi s.a.v.s., e as shokët e tij.

    Kjo është një vepër e shpikur, të cilën duhet larguar nga mesi ynë, ngase siç kemi thënë edhe më herët se Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë:

    " Kushdo që bën një vepër që nuk është sipas Fesë tonë, ajo është refuzuar. "

    Pejgamberi s.a.v.s., asnjëherë nuk i ka mësuar sahabët që të ngrisnn duart në lutje pas namazeve farz siç bëhet tek ne! Dhe sikurse t'i kishte mësuar ashtu, patjetër që ky mësim do të ishte trensmetuar tek umeti i tij s.a.v.s., por, diçka e tillë nuk ka!

    Mënyra se si erdhi deri tek këto bidate pas farzeve:

    Ekzistojnë disa hadithe në të cilat kryesit e këtyre bidateve mbështeten në to, por, ata nuk vlejnë për tu mbështetur në to, për shkak të dobësisë së tyre, qoftë në sened, apo nga ana e të argumentuarit me to. Këto hadithe njëherit kanë qenë edhe si rrugë dhe mënyrë e ardhjes së këtyre bidateve tek muslimanët dhe futja e tyre në përdorim me bindje se ato janë prej adhurimeve-dhikreve të ligjëruara me tekst.

    Ato hadithe janë:

    1. Hadithi i parë: Nga Enesi r.a. trasm.. se pEjgamberi s.a.v.s., ka thënë:

    " Nuk ka rob i cili shtrien duart pas çdo namazi dhe thotë: All-llahumme Ilahi.... hadithi".

    Hadithine transm., Ibn Sunni në " Amelu el-Jevmi ve el-Lejleti " nr. 138, mirëpo hadithi është i dobët për shkak se senedi i tij është i mbushur me njerëz ( metruk ), të dobët dhe të panjohur, andaj edhe nuk argumentohet me këtë hadith. ( Tas'hihu ed-Dua fq.440 )

    2. Hadithi i dytë: Transm., nga Abdulla ibn Zubejri r.a.: " Se ai kishte parë një njeri që kishte ngritur duart para se të përfundojë namazin dhe lutej; pasiqë e kreu atë, ai i tha atij: " Vërtetë Pejgamberi s.a.v.s., nuk i ngrite duart vetëm pasiqë mbaronte namazin e tij. "

    Hadithin e transm., Taberaniu në " el Mu'axhemu el-Kebir " (13;129), mirëpo edhe me këtë hadith nuk argumentohet për shkak se senedi i këtij hadithi është i këputur, ngase ka këputje në mes du transm., të këtij hadithi, në mes Muhammed ibn Ebu Jajha el-Eslemij dhe mes sahabiut Abdullah ibn Zubejrit r.a.. Përveç kësaj, ibn Ebu Jahja është metruk, bile ibn Abdul Berri rahimehullah, për këtë thotë se ka Ixhma', si dhe transmetuesi nga ai Fudajl ibn Sulejmani është i dobët.

    3. Hadithi i tretë, është hadithi i Jezid ibn el-Esved el-Amirij r.a., i cili ka thënë: " E kam falur Pejgamberin s.a.v.s., namazin e sabahut dhe pasi që dha selam i kthye (me fytyrë kah ai ). "

    Hadithin e transm., Imam Ahmedi në Musnedin e tij ( 4;160-161 ) dhe të tjerët. Mirëpo, siç e vëren edhe lexuesi se këtu nuk ka nevojë të flitet rreth saktësisë së këtij hadithi, ngase vetë hadithi nuk ka të bëjë fare me bidatet për të cilat jemi duke folur, porse, këtëhadith e kemi sjellur këtu për shkak se në librin " Sunnijetu ref'u el-Jedejn fi ed- Dua beade es-Salavat el-Mektubeh " të Muhammed ibn AbdurRahmanit (ka vdekur më 1258 H ), është përmendur ky hadith i transm., nga Musannefi i ibn Ebu Shejbeh, por me një shtojcë të shtuar nga vetë autori i atij libri, e jo nga Musannefi i ibn Ebu Shejbeh, sepse ajo shtojcë nuk gjendet aty.

    Ajo shtojcë e shpifur është. " ... dhe ngriti duart e tij e u lut."


    Edhe në ato hadithet e sipërpërmendura nga Mehasi nuk tregon askund për ngritjen e duarve pas namazeve farz, sipas asaj që e kam vërejtur unë:

    1.Hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejreja r.a. i cili ka thënë: Erdhi Tufejl b. Amri te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: Vërtetë Devsi ka bërë mëkat, lutju Allahut xh.sh. për ta. Pejgamberi s.a.v.s., i ngriti duart dhe tha: O Zoti im, udhëzoje Devsin” Hadithi gjendet te dy Sahihat.

    2.Hadithi i Xhabirit r.a. i cili ka thënë: Tufejl b. Amri kishte emigruar, dhe i rrëfeu ngjarjen e një burri i cili kishte emigruar me të, e Pejgamberi s.a.v.s. i ngriti duart dhe u lut për ta. Hadithi është me sened Sahih i regjistruar te Imam Muslimi.

    3.Hadithi i Aishes r.a. e cila ka thënë: E kam parë të dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke u lutur me duar të ngritura dhe thonte: O Zoti im, vërtetë unë jam njeri…” Hadithi është me sened Sahih.

    4.Nga hadithet sahihë që i ka regjistruar koleksionuesi në titullin “pjesa në ngritjen e duarve” është edhe hadithi ku Pejgamberi a.s. kishte ngritur duart dhe ishte lutur për Othamnin r.a..

    5.Imam Muslimi ka regjistruar edhe hadithin e transmetuar nga Abdurrahman b. Semrete, në ngjarjen e nxënies së diellit ku thotë: Shkova te Pejgamberi a.s. e ai ishte duke u lutur me duar të ngritura.

    6.Ngjashëm për këtë rast transmeton edhe Aisheja r.a. e cila thotë: …Pastaj i ngriti duart (Pejgamberi a.s.) dhe u lut..

    7.Hadithi tjetër i transmetuar po ashtu nga Aisheja r.a. e cila flet për lutjen e Pejgamberit a.s. që e kishte bërë te varrezat Beki, dhe i kishte ngritur duart gjatë lutjes tri herë…

    8.Hadithi i gjatë i transmetuar nga Ebu Hurejreja r.a. me rastin e çlirimit të Mekës, ku thotë: Pejgamberi a.s. i ngriti duart dhe filloi të lutet..”

    9.Hadithi i transmetuar nga Ebu Humejdi i cili flet për ngjarjen e ibni Lutbijes ku thotë: Pastaj i ngriti duart aq lartë saqë ia pashë të bardhën e nënsjetullës së tij dhe tha: All-llahume hel bellegtu”.

    10.Hadithi i transmetuar nga Abdullah b. Amri se Pejgamberi a.s. përkujtoi thënien e Ibrahimit a.s. dhe Isas a.s., i ngriti duart dhe tha: All-llahumme ummetii”

    11.Në hadithin e transmetuar nga Omeri r.a. ku thotë: Të dërguarit të Allahut s.a.v.s. kur i zbrite shpallja para fytyrës së tij ndihej një zhurmë sikur zhurma e bletës, andaj kur një ditë i zbriti shpallja atij, pasi u lirua nga gjendja e pranimit të shpalljes, u drejtua drejt Kiblesë, i ngriti duart dhe u lut. Hadithin e regjistron Termidhiu, Nisaiu dhe Hakimi.

    12.Hadithi i transmetuar nga Usame i cili thotë: isha hipur pas Pejgamberit a.s. në Deve në Arefat, e ai i ngriti duart dhe u lut, andaj duke ecur lakoi deveja e tij, kurse freni i ra mbi qafë, e Pejgamberi a.s. me njërën dorë e kapi frenin derisa tjetrën e kishte të ngritur. Nisaiu me sened të mirë.

    13.Hadithi i transmetuar nga Kajs b. Sa’di i regjistruar te Ebu Davudi, ku thuhet: Pastaj i ngriti duart Pejgamberi a.s. dhe thonte: O Zoti im, selamet dhe mëshira jote le të jetë mbi famaialjen e Sa’d b. Ubedes. Senedi i mirë.

    Pra e lus Mehasin dhe ata që mendojnë njësoj si Mehasi, që ti hapyn një sy këtyre haditheve me vëmendje dhe të na i tregojnë se ku i kanë argumentet e asaj që flitet në këtë temë: Dispozita e ngritjes së duarve gjatë lutjes (duasë) pas namazit!!!

    Hmmm, mu kujtua një gjë tjetër se nuk e paskan përmendur edhe se duhet fërkuar fytyrën mbas lutjes!!!!
    Apo ndoshta e kanë kuptuar dhe nuk e kanë përmendur!!!

    Shpresojmë që ta kuptojnë edhe këtë që nuk duhet me i ngrejtë duart pas namazit farz ma andej, inshAllah!

    Se pastaj, ndoshta pas këtij bidati, të na bijnë nji bidat tjetër siç është edhe mevludi, se këta mesuguri kanë argumente edhe për atë???!!!!

    Selam alejkum nga Ramazani!

  7. #7
    El-hanefij
    Anëtarësuar
    24-04-2004
    Vendndodhja
    Ne 3 shtete
    Postime
    35
    O ramazan,
    E kot do te ishte te futesha me ty ne debat ne kete teme. Besoje se eshte mjafte fetvaja sa per ta arsyetuar veprimin tone te ngirtjes se duarve.
    Po c'te bejme, inshallah Allahu do na shperbleje sipas qellimeve qe i kemi.
    www.breziiri.com - Per nje brez te ri, me nje mentalitet te ri!

  8. #8
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Mehasi selam alejkum.

    Ajo fetvaja e juaj pa argumente mu nuk më duet, mbasi ti dhashë sqarimet e dijetarëve të Ehli Sunnetit dhe nuk të kërkova unë që të debatosh na mjafton All-llahu s.v.t. që t'i lutemi Atij që të na e sjell të vërtetën në pah. Se për mua është e qartë se ajo ngritja e duarve në namazet farz ( ashtu siç e veprojnë tek na është bidat dhe nuk ka argumente që Pejgamberi s.a.v.s. e ka vepruar nji gjë të tillë.
    Mbetsh mirë o Mehasi dhe mos ma mer për keq se feja don dituri dhe argumente nga Kur'ani dhe Sunneti. E jo nga tradita dhe vetpëlqimi.

    Selam alejkum!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •