Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1

    Romani më i ri i shkrimtarit Rexhep Qosja "Bijtë e askujt"

    E Shtune, 05 Qershor 2010 06:12 | |
    Analiza

    “Bijtë e askujt” një roman polemizues i Qosjes

    Në këtë roman voluminoz historiografik, Rexhep Qosja anatemon me shumë personalitete të larta të politikës, të historisë dhe të artit.

    Vlerësimi i këtyre figurave sipas Qoses do të provokojë tek lexuesit dhe personat e anatemuar, reagime negative dhe do t`i nxisë të reagojnë në mënyrë të ndryshme sepse ky është një roman polifonik, me zëra që askush nuk mund të pajtohet tërësisht madje as edhe autori i romanit mund të mos jetë i bindur që ka lëshuar aq shumë rrufe në këtë roman dhe duhet të përgatitet për pritur kundërgoditjet. Romani “Bijtë e askujt” është botuar nga shtëpia botuese “Valdoli” në Prishtinë, në dy volume me rreth 1000 faqe.

    Romani më i fundit i Rexhep Qosjes ka nxitur polemika në Prishtinë. Debati ka mendime pro dhe kundra, të gjitha kundrejt romanit “Bijtë e askujt”. Kërshëria të shtyn të marrësh dy volumet e botimit prej 1000 faqesh. Që në fillim duhet thënë se ky libër është një eksperiment postmodern. Romani së pari dallohet për guximin që ka autori për t’i thënë idetë e tij troç. Qosja, përveç guximit letrar ka edhe guximin moral për të sfiduar historinë e letërsisë shqipe dhe historinë e shqiptarëve. Autori, këto operacione të shumta plastike të shoqërisë shqiptare i ka bërë nëpërmjet fateve tragjike të shqiptarëve në dy kohë: Në fatkeqësinë e Tarik Saraçit në kohën diktaturës komuniste dhe fatkeqësinë tjetër të Delina Dertit, nga demokracia e shpërdoruar shqiptare. Por fatin tragjik të këtyre personazheve, Rexhep Qosja e ruan brenda kontureve të atdheut të tij. Kjo me anën e metaforës së vdekjes së Tarik Saraçit, i cili gjatë kalimit të kufijve komunistë shkel në kufi një minë sovjetike dhe trupi i ndahet në dy pjesë dhe gjysma e trupit bie në tokën shqiptare e gjysma tjetër në pjesën kosovare. Këtu fillon spiritizimi si ironi ndaj komunizmit. Por në fakt, Qosja në këtë roman merret me dy forma të komunizmit, atë shqiptar dhe atë jugosllav, por duke e mbajtur pranë edhe demokracinë e ish-komunistëve, siç e quan ai demokracinë aktuale në Shqipëri. Por, romani ka rrjedhë të papritur dhe kalohet me elegancë nga një episod tek tjetri. Nushi, djali i Tarik Saraçit, i lutet Miran Bushatit që të shkruajë një roman për babain e tij. Ai është në dilemë pasi nuk e di nëse duhet të shkruajë letërsi apo histori. Nushi ka besim se duke shkruar për babain e tij do të ndriçohet jeta e të vdekurve dhe do të zbardhen krimet e të gjallëve.
    Romani
    Miran Bushati, që ka marrë misionin e të shkruarit të romanit për Tarik Saraçin, udhëton me avion për në Shqipëri, por rasti e sjell që bashkudhëtare me të në avion të jetë Delina Derti, e cila ka informacion të hollësishëm për Tarik Saraçin, i cili pasi ishte arratisur nga burgu i Burrelit, kishte kaluar kufirin dhe kishte hyrë në Kosovë. Më pas nga Kosova kishte shkuar Beograd, ku ishte inkuadruar në banda diversantësh drejt Shqipërisë vetëm për të parë familjen dhe për t’i bërë një sfidë regjimit komunist në Shqipëri. Këtu fillon tensioni dramatik në roman pas momentit kur romani i Miran Bushatit jep fatin e intelektualit shqiptar në kohën e diktaturës në dy shtete komuniste në Republikën Popullore të Shqipërisë dhe në Republikën Federative të Jugosllavisë. Fati i jetës së Tafik Saraçit ngjan me një gur që rrokulliset nëpër hone të thepisura. Në diktaturë është një vdekje për së gjalli. Dhe fati e sjell që ai të vdesë duke kaluar kufirin Kosovë -Shqipëri. Në vijën e kufirit shkel një minë dhe trupi i tij ndahet më dysh dhe gjysma bie në Kosovë dhe gjysma tjetër në Shqipëri.
    Historia
    Rexhep Qosja, duke krijuar në veprën e tij një metafiksion historiografik e problemizon historinë. Nëpërmjet përsiatjeve, konstatimeve e përshkrimeve të disa figurave e duke i sjellë në roman të polemizuara, i jep veprës statusin e romanit më problematik në Shqipëri. Lexuesit shqiptarë që janë mësuar me figura të idealizuar dhe disa figurave historike aktuale nuk mund të qëndrojnë të pandjeshëm ndaj ironizimit të demokracisë. Autori e sheh Shqipërinë si ekuivalente të demagogjisë, ndaj çmitizimi ose thjesht përshkrimi i figurave të njohura të çmitizuar zë vend të rëndësishëm në roman…Në roman ka kthesa të papritura nga njëra anë krahason komunizmin me inkuizicionin nga ana tjetër ai iu bën kritika të rrepta disa televizioneve servile në Shqipëri ndaj vlerësimit që ata bëjnë për fenë e krishterë. Duke e quajtur si një nga thirrjet më anakronike dhe servile të aktualitetit. Servilizmi fetar i nxit të fshehin përqindjen e vërtetë të myslimane në Shqipëri …( momenti kur i jepet Miran Bushati broshurën sapo zbret nga avioni.)
    Spiunët e djeshëm – patriotët e sotëm
    Më pas Rexhep Qosja merret me spiunët e djeshëm që tashmë janë bërë patriotë dhe ndaj shumë dukurive e paradokseve të tjera. Për hir të së vërtetës romani “Bijtë e askujt” është problematik pasi tejendanë përshkruhet nga një ironi dhe sarkazëm ndaj shumë figurave aktuale në Shqipëri. Ai tallet me liderët e dikurshëm komunistë dhe demokracinë në Shqipëri e quan “Demokracia e ish Komunistëve “po ashtu ironizon dhe me shumë figura të artit, politikës dhe fesë … Në kapitujt e mëposhtëm Qosja përcakton sipas tij, politikën aktuale në Shqipëri të cilën njerëzit e ndershëm e urrejnë për shkak të varfërisë, korrupsionit, krimit ndërsa mërgimtarët e urrejnë për shkak se atdheu i tyre nuk i ka trajtuar si bijë … Dëshpërimin ndaj atdheut Qosja e ilustron me një dialog të thjeshtë midis dy pleqve në avion. Edhe titulli i romanit është pak paradoksal : “Bijtë e askujt”. Vetë emri bir nënkupton edhe prindin, sepse secili është bir kundrejt prindit të tij. Mirëpo në këtë roman, biri mund të jetë i askujt. Ai e quan bir të mallkuar, bir bastard. I persekutuari Tarik Saraçi dhe i mërguari Miran Bushati janë bij të mallkuar për Qosjen, bij të askujt, sepse nuk i do vendi i tyre ku ata duan që të jetojnë. Të persekutuarit dhe të mërguarit e ndjejnë veten si bij të askujt, pasi Atdheu apo Mëmëdheu i ka mallkuar dhe persekutuar sikur të jenë kopilë të kombit.
    Shtypi shqiptar
    Autori në këtë roman nuk qëndron indiferent edhe ndaj shtypit shqiptar. Ai thotë se shtypi shqiptar bën tre hapa mbrapa dhe një hap para. Qosja në këtë roman edhe himnizuesit dhe sulmuesit e figurës së Skënderbeut, ngaqë nuk do mitizimin por as edhe zhvlerësimin, kritikon ëndërrimin e emrave të shqiptarëve nga turqishtja në italisht, greqisht, anglisht. Më pas Qosja i rikthehet polemikës së dikurshme mbi identitetin shqiptar nëpërmjet takimit të Miran Bushatit dhe Dalina Dertit dhe imzot Shtjefnin, ku mbron tezën e kahershme të identitetit shqiptar sipas të njëjtës linjë që bëri debatin me Kadarenë.
    Në këtë roman voluminoz historiografik, Rexhep Qosja anatemon me shumë personalitete të larta të politikës, të historisë dhe të artit. Vlerësimi i këtyre figurave sipas Qoses do të provokojë tek lexuesit dhe personat e anatemuar, reagime negative dhe do t`i nxisë të reagojnë në mënyrë të ndryshme sepse ky është një roman polifonik, me zëra që askush nuk mund të pajtohet tërësisht madje as edhe autori i romanit mund të mos jetë i bindur që ka lëshuar aq shumë rrufe në këtë roman dhe duhet të përgatitet për pritur kundërgoditjet. Romani “Bijtë e askujt” është botuar nga shtëpia botuese “Valdoli” në Prishtinë, në dy volume me rreth 1000 faqe.

    Ag Apolloni


    *******************

    BIJTË E ASKUJT”

    Roman I-II

    Romani më i fundit i Rexhep Qosjes “Bijtë e askujt” ka nxitur polemika të shumta. Kërshëria të shtyn të marrësh dy vëllimet e botimit prej rreth 900 faqesh. Që në fillim duhet thënë se ky libër është një eksperiment postmodern. Romani së pari dallohet për guximin që ka autori për t’i thënë idetë e tij shkoqur. Rexhep Qosja, përveç guximit letrar ka edhe guximin moral për të sfiduar historinë e letërsisë shqipe dhe historinë politike të shqiptarëve: të djeshmen dhe të sotmen.

    Në këtë roman voluminoz historiografik, Rexhep Qosja merret edhe me shumë personalitete të larta të politikës, të historisë dhe të artit. Vlerësimi i këtyre figurave do të provokojë te lexuesit reagime të ndryshme, negative dhe pozitive. Kjo është e kuptueshme sepse ky është një roman polifonik.

    Romani “Bijtë e askujt” është botuar nga shtëpia botuese “Valdoli” në Prishtinë, 2010.

    Në qoftë se e lexoni fund e krye, ky roman do t’u nxisë të mendoni gjatë, më shumë se ç’është i gjatë vetë romani.





    kontakti:

    E-mail: sh.b.valdoli@gmail.com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

    mob.: +37744 113702

    Posted by AGJENCIONI FLOART-PRESS



    Per"shqip.dk"shkodrani
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Çdo njeri që shkruan,po ta pyesësh,përgjigja e tij është se ai po shkruan të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.
    Të them të drejtën,e kam lexuar Qosen në disa shkrime.Nuk di përse ka kaq inat!

  3. #3
    fanatik i së vërtetës Maska e tomaras
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Çdo njeri që shkruan,po ta pyesësh,përgjigja e tij është se ai po shkruan të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.
    Të them të drejtën,e kam lexuar Qosen në disa shkrime.Nuk di përse ka kaq inat!
    Po a nuk ëstë për të pëlcitur o Beso? Të tjerët po vrapojnë e ne mezi po zvarritemi!

  4. #4
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar më parë nga tomaras Lexo Postimin
    Po a nuk ëstë për të pëlcitur o Beso? Të tjerët po vrapojnë e ne mezi po zvarritemi!
    Përshëndetje!

    Besoj se e di historinë tonë dhe ne gjithmonë jemi zvarritur sepse nuk e duam njëri tjetrin.
    Po të marr një shëmbull.
    Ne jemi vetëm antarë të këtij forumi dhe,po të ndjekësh debatet këtu,ka shumë inate dhe fyerje në një kohë që nuk na lidh asnjë lloj interesi.Kuptohet kur bëhet fjalë për politikën.
    Po atje ku ka interesa,sa mllefe e urrejtje ka?
    Dhe sa hapa të shpejtë mund të hedhësh kur ne pengojmë njëri tjetrin?!
    Klm

  6. #6
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Çdo njeri që shkruan,po ta pyesësh,përgjigja e tij është se ai po shkruan të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.
    Të them të drejtën,e kam lexuar Qosen në disa shkrime.Nuk di përse ka kaq inat!
    E cuditshme? Si mund te kte inat njeriu keshtu eee?
    Shqiperia ka lulezuar si para `90 edhe sot.
    Kosova eshte bere Zvicer e dyte.
    Shqiptaret ne Maqedoni jane aq te privilegjuar saqe ministri urdheron te mesojne maqedonisht ne klase te pare.
    Camerine na e kane falur.
    Ne te gjitha trevat shqiptare bolleku, arsimim dhe kultura po na shperthjne.
    Problem e kemi vetem me kenget qe i kemi turko-iraniano-indiane.

    Te gjitha keto merita te padikskutueshme te liderve politike por edhe te shoqerise shqiptare ne pergjithesi.
    Kush mund te jete i inatosur?

    Me siguri njerezit cinike, cmirezinj, ngaterrestare, te pakulturuar, rrufjane politike te atyre qe na duan te keqen shkurt njerezit e liq.

    Shyqyr Zotit qe nuk jane te gjithe te inatosur. Shyqyr Zotit ka edhe njerez te qete dhe te lumtur, qe kane sy te shohin Shqiperine Bombastike qe ka rritje te shfrenuar ekonomike.
    -

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    E cuditshme? Si mund te kte inat njeriu keshtu eee?
    Shqiperia ka lulezuar si para `90 edhe sot.
    Kosova eshte bere Zvicer e dyte.
    Shqiptaret ne Maqedoni jane aq te privilegjuar saqe ministri urdheron te mesojne maqedonisht ne klase te pare.
    Camerine na e kane falur.
    Ne te gjitha trevat shqiptare bolleku, arsimim dhe kultura po na shperthjne.
    Problem e kemi vetem me kenget qe i kemi turko-iraniano-indiane.

    Te gjitha keto merita te padikskutueshme te liderve politike por edhe te shoqerise shqiptare ne pergjithesi.
    Kush mund te jete i inatosur?

    Me siguri njerezit cinike, cmirezinj, ngaterrestare, te pakulturuar, rrufjane politike te atyre qe na duan te keqen shkurt njerezit e liq.

    Shyqyr Zotit qe nuk jane te gjithe te inatosur. Shyqyr Zotit ka edhe njerez te qete dhe te lumtur, qe kane sy te shohin Shqiperine Bombastike qe ka rritje te shfrenuar ekonomike.
    Përshëndetje!
    E para,nuk je i lutur të më citosh mua.
    E dyta,unë kam mendimin tim dhe ky është edhe qëllimi i temave.
    Nëse nuk të pëlqen mendimi im,unë nuk të detyroj.
    Sa për të tjerat që shkruan,jam i detyruar të lexoj edhe mendimin tënd.E pëlqej apo jo,është përsëri mendimi im.
    Klm

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2010
    Postime
    146
    Sinqerisht,me vjen keq per Regjepin! Ky eshte nje akademik i merituar dhe ishte pedagog i mire.Regjepi ka merita per punen e tij ne letersi,ai na afroi me lirindesit tane dhe keshtu arriti te kete respekt ne popull.Dihet qe ai e zhyti ne disa raste.
    Nganjehere,me behet qe ne gjenet tona ka dicka shume te dalldisur,dicka qe eshte e theksuar shume.Teper shume.Une per krenarine e kam fjalen.

  9. #9
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Përshëndetje!
    E para,nuk je i lutur të më citosh mua.
    E dyta,unë kam mendimin tim dhe ky është edhe qëllimi i temave.
    Nëse nuk të pëlqen mendimi im,unë nuk të detyroj.
    Sa për të tjerat që shkruan,jam i detyruar të lexoj edhe mendimin tënd.E pëlqej apo jo,është përsëri mendimi im.
    Klm
    Me falni, ju shqetesova?
    Nuk e perseris me, per koke te Sales.
    -

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •