Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-09-2006
    Postime
    22

    Une po kthehem...

    Une Po Kthehem
    Kurse Ti Mos Shko

    Une po kthehem, me deshironi mirseardhje ndersa nga frika se po me lendoni mos me pyetni se ku isha.
    Ehhh ku ishaa…
    Ku isha do te iu tregoj vet, me qellimin se ju nuk do te lejoni veten tuaj te shkoj atje.


    Jam nje djal i ri ne te njezetat (njezet e pak vjet), qysh kur isha femi kisha deshire qe te behem hoxhe, si femij i nje familje me tradite jo te keqe fetare vazhdimisht thoja se kur te rritem do te behem hoxhe.
    Qysh nga fundi i shkolles fillore fillova ta fal namazin dhe nuk leja namaz te me ikte, ehhh imanin qe e kisha shkoja per ta fal namazin e drekes e mezi prisja te vinte ikindia.
    Per te mos e zgjatur shume perfundova shkollen fillore vazhdova shkollen e mesme e me pas edhe fakultetin. Nuk mu plotsua deshira qe te behem hoxhe dhe vazhdova fakultetin ekonomik. Gjate studimeve isha i apasionuar pas shkences se ekonomise rregulla te se ciles vazhdimisht i lidhja duke bere komparacione me ajete dhe hadithe te ndryshme.
    Sigurisht se ne fakultet ishim te dyja gjinit te perziera, si shume prej te rinjeve as une, nuk arrita qe ta ulja shikimin dhe t’i pergjigjesha fjales se All-llahut dhe Pejgamberit a.s. per uljen e shikimit. Gjithnje duke thene se edhe nese shikoj nga veprimi do te ruhem gjithsesi.
    Nuk shkoi shume gjate dhe une duke mos ruajtur shikimin, pash nje vajze e cila me magjepsi, me nje shikim dhe nje buzqeshje shume terheqese nuk arrita dot te permbahem pa e shikuar mire e mire. Erdha ne shtepi por mendja vazhdimisht me rrinte tek ajo vajze. Nuk u permbajta dot, fillova kerkimin deri sa arrita te kontaktoj me te permes Email-it dhe msn. Fillova te bisedoja me te, e edhe kur isha larg kontaktit me te mendja vetem te ajo me rrinte. Fillova qe te qendroja deri naten vone duke biseduar ne MSN e jo rralle me ikte dhe namazi i sabahut e ndonjehere edhe i drekes, e sa me shume qe bisedoja e sa me shume e njihja aq me shume doja ta takoja. Dhe keshtu pas shume perpjekjeve dhe nje kohe bukur te gjate arrita qe te takohesha me te. Vetem qendrimi prane saj me beri qe te ndihesha mbret.
    Filluan keshtu bisedat me intenzive dhe takimet me te shpeshta e sa me shume kohe kalonte une aq me afer qellimit qe te jem me te isha, e poashtu sa me shume kohe kalonte une aq me larg All-llahut isha.
    Pas nje kohe shume te gjate dhe jo normale arrita qe te behesha bashk me te. Filluam te kalonim dhe dukeshim se ishim te lumtur, te gjithe na kishin lakmi dhe ishim shembull per te gjithe. Sa here qe ne shoqeri flitej per nje lidhje shembulli ideal ishim ne.
    Une isha shume i kenaqur me te dhe me dukej se qdo gje qe e doja ajo e kishte, mirpo e gjithe kjo vinte nga ajo pritja e gjate qe te jem me te dhe tani me dukej se qdo gje ishte ne rregull.
    Ishte ne rregull qe ajo me shume te ishte me shoqerine e saj se sa me mua, ishte ne rregull qe ajo rregullisht te ishte ne diskoteka dhe clube te ndryshme e jo rralle te konsumonte dhe alkool, ndersa un ku isha un.
    Une fillova qe mezi ta falja vetem namazin e xhumase, namazet tjera u bene te renda per mua. Fillova qe t’i tregoja dhe sqaroja asaj fene islame e ajo nuk kishte gje kunder, perkundrazi tregonte se nuk ka degjuar per keto gjera dhe se i pelqenin shume dhe filloj qe te kishte interesim goxha te madh per fene. Mirpo gjithsesi ky interesim ishe vetem gjate kohes sa ishte me mua ndersa pasi qe ndahej nga une ne diskotekat e saja te preferume ajo pinte alkool kercente e mbase edhe takonte ndonje simpati te vjeter.
    Dhe keshtu perderisa ajo vazhdimisht tregonte interesim per fene qe te me hynte ne qef mua ndersa ne realitet vazhdonte te ishte ajo qe kishte qene, tek un po ndodhte nje gje krejtesisht e kundert. Une me nuk isha ai djaloshi qe falte namazin me rregull e qe iu permbahej rregullave tjera.
    Dhe keshtu deri sa kaloi ajo faza ku per mua syte ishin te mbyllur dhe cdo gje qe bente ajo ishte ne rregull.
    Ne momentin kur une fillova t’i vereje keto gjera dhe qe tja them asaj ajo ndryshoj teresisht deri ne ate mase sa nje dite kerkoi qe te ndahemi. Dhe ashtu u be.
    Ka kohe qe jam ndare nga ajo por nuk e kam harruar, dhe pas nje kohe jo te gjate filluam te flasim prap dhe me disa fjale ajo arrite te ma ndrronte mendjen dhe une u bera i gatshem qe prap te filloja nje lidhje me te dhe ajo prap filloi duke me thene se prej qe jemi ndare nuk ka kush te me flet per fene dhe se ndien mungese te madhe per kete dhe gjera te tilla ne menyre qe prap te me beje per vete.
    Gjera te tilla nuk jane te papritura, ta zeme takimi me mua e veshur me pantollona te gjate dhe bluze dhe menjehere pas ndarjes nga une pas 10min e takoj ne qytet me minifund shum te shkurt, aktrimi para meje.
    E gjithe kjo me ndodhi nga nje leshim i vogel prej te cilit une rash ne nje sprove te cilen sun e kalova dot.
    Nga gjithe kjo une perfitova vetem vuajtje e mundim, largim nga Zoti, renje ne harame te ndryshme duke perfshire edhe zinane.
    E tani une vendosa qe me as mos te flas per ribashkimin me te, te pendohem tek All-llahu per gjithe kete, te kerkoj zgjidhje nga All-llahu.
    Prandaj une iu drejtova juve vellezer e motra te dashur musliman me kerkesen per pranimin e serishem ne mesin tuaj edhe pse nuk u largova krejt prap isha shum larg jush, kerkoj nga ju qe te me pranoni ne mesin tuaj, dhe ju keshilloj qe te keni kujdes dhe te mos bini ne sprova te tilla.
    Une erdha u ktheva e ju asesi mos shkoni ku isha une...

    Deshmoj dhe betohem ne Zotin se ngjarja eshte e vertet dhe me ka ndodhur mua. Per arsye personale ky shkrim duhet te jete anonim. I lus te gjithe vellezerit musliman te cilen jane te njohur me ngjarjen qe pas leximit mos te permendin emra te protagonisteve te ngjarjes.
    Poashtu Betohem se qellimi i keti shkrimi eshte qe nga ajo qe pesova une te mesoni ju dhe une bashke.

    Selam Alejkum,


    Me Respekt
    i kthyeri

  2. #2
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anėtarėsuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Une jam Shqiptar musliman pershendetjet e mia vlejne vetem ne Shqip mire se vjen o vella Shqiptar ky forum eshte per Shqiptare
    lexova dhe ngjarjen tende sipas shkrimit tend me te vertete me vjen keq ,te uroj suksese se nuk eshte edhe fundi i botes aty,bota eshte interesane sa te keqija ka ka edhe aq te mira
    Pra mire se erdhe prape me Rrespekt nga une USA NR1



  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu, vėllau im Hardware!

    E lexova me vėmendje atė qė tė ka ndodhur dhe shumė jam i prekur pse je bėrė pre e shejtanit tė mallkuar! Ajo qė ndodhi, ka ndodhė dhe nuk mundemi me e kthy pas, por atė qė mund tė bėjmė pėr tė ardhėshmen duhet me e studiuar mirė se metėvėrtetė ėshtė pėr tė ardhur shumė keq kur nji njeri bije nė tė njėjtėn gropė dy herė!

    Vėllau im, unė desha vetėm me ti dhanė disa kėshilla si vėlla musliman!

    Desha tė tė kėshilloj qė tė kesh frikė All-llahun s.v.t., dhe tė pendohesh menjėherė pėr atė qė ke bėrė dhe duhet tė tė vjen keq pėr atė qė tė ka ndodhur ( duhet zemėruar ) dhe tė mos e lėsh veten asnjėherė qė tė bish aq poshtė qė tė loz shejtani me ty. Kur tė jesh i sulmuar nga ndjenjat, kėrko mbrojte tek All-llahu s.v.t., ( Eudhubilahi-min-shejtani-raxhim ) dhe lutju All-llahut s.v.t., qė tė mos tė sprovojė me sprova qė s'mund ti durosh.

    Largoju bashkimit me femra dhe zgjidhe shoqnin e hajrit, vazhdo namazet dhe mos i le pėr asēfarė arsye ato, dhe fali edhe sunnetet, sepse ato i pėrforcojnė farzet. Lexo sa mė tepėr pėr ta marė pėrgjegjen mė tė sigurtė pėr atė qė tė ka ndodhur, kėshtu do tė jesh mė i vendosur qė tė mos bish mė edhe njiherė tjetėr nė kurthin e shejtanit tė mallkuar.

    Lutju All-llahut s.v.t. qė tė Tė fal pėr gabimin qė ke bėrė!

    Gjithashtu edhe unė do ti lutem All-llahut s.v.t., qė tė Tė falė dhe lus All-llahun qė ty tė gjesh nji nuse qė ka frikė All-llahun ( e devotshme ), tė bashkoftė me tė dhe tė pasuroftė me shum fėmij tė hajrit dhe i dhashtė bereqet familjes tėnde.

    Lus All-llahun s.v.t., qė tė gjithė ato qė kanė lexuar kėtė postim qė tė marin mėsim qė tė kenė kujdes dhe tė mos bėhen pre e shejtanit.

    Dhe sė fundi lus All-llahun s.v.t., qė tė na bėjė tė kemi poėrfundimin e mirė dhe tė na bėjė qė tė jemi prej atyre qė fituan Xhennetin Firdevs, inshAllah.

    Selam alejkum nga vėllau yt ramazani.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ramazan_it : 14-07-2010 mė 18:35

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    120
    Ne se je penduar sinqerisht te All-llahu dua te dishe se All-llahu fale shume eshte meshirues.
    Kurse une ty si vella te keshilloj te mos kthesh koken mbrapa dhe harrrosh ate lavire se nuk ia vlen te hargjosh kohe per tipa kaq te ulet (dyftyrsha).

    Alejkum selam

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •