Dashuria ndaj All-llahut


Ibn ul Kajjim al Xheuzijje, ka pėrmendur dhjetė Arsye, qė sjellin dashurinė e All-llahut ndaj robit dhe dashurinė e robit ndaj Zotit. ( Kėto dhjet janė ):

E para: Leximi i Kur’anit, duke medituar per domethėnien e tij dhe tė pėrpiqurit pėr ta kuptuar pėrmbajtjen e tij.

E dyta: T’I afrohesh All-llahut, duke bėrė vepra vullnetare ( nafile ) mbas veprave tė obliguara. Kjo ėshtė kėshtu, siq ceket nė hadithin kudsi: ”Ai vazhdon tė mė afrohet edhe mė tepėr me anė tė veprave vullnetare, qė e shton edhe mė tepėr dashurinė Time ndaj tij, e kėshtu Unė filloj ta dua atė.” ( transmetuar nga Buhariu. )

E treta: Tė kujtuarit vazhdueshmėm tė All-llahut nė gjitha gjendjet me gjuhė, Zemer dhe me vepra. Madhėshtija e dashurisė sė secilit perballė All-llahut, pėrcaktohen prej kėtyre gjėrave.

E katerta: Gjėrat, tė cilat i do All-llahu, t’u japėsh pėrparėsi, nėse jemi pėrfshirė me epshet tona, pėrballė atyre gjėrave qė i duam ne.

E pesta: Zemra, qė ėshtė e etur mbas emrave dhe atributeve tė All-llahut dhe Zemra qė shėtit nė kopshtin e Diturise. ( kėrkon dituri. )

E gjashta: T’i veshtrojmė fshehtėsit dhe dukshmėrit e All-llahut siq janė Bujaria, Miresia dhe Dhuntia.

E shtata: Dhe kjo ėshtė mė e mrekullueshmja prej tė gjithave, qe personi ta ketė Zemren e butė, tė nėnshtruar dhe tė jetė shpirtmirė para All-llahut.

E teta: Tė qėndruarit vetėm me All-llahun, kur tė zbret nė tė tretėn natės, duke lexuar librin e Tij dhe kur perfundon kėtė ( lexim ) me kėrkim faljeje dhe pėr pranimin e pendimit.

E nenta: Tė qėndruarit me tė dashurit dhe tė sinqertit ( robėt e All-llahut ) duke pėrfituar nga frutet qė posedojnė bisedat e tyre . Dhe tė mos flasėsh, perveq nėse ėshtė e dobishme ose e di qė kjo pėrmirėson gjendjen tėnde dhe do jetė i dobishme pėr tė tjerėt.

E dhjeta: T’ju largohesh ēdo gjėje, cila vėhet ndėrmjet zemres dhe All-llahut.

Kėto dhjetė gjėra do t’i sjellin tė dashurit tė arrijnė shkallėn e vėrtet tė dashurisė. Kjo do t’i sjell tek i Dashuri ( All-llahu ) i tyre.


Imam Ibn ul Kajjim al Xheuzijje
Marrur nga Konspekti: Makdaridsch as-Saalikin,Pjesa. 3, faqe. 17-18.

Selam alejkum!