Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 91
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar mė parė nga Zoti Basha Lexo Postimin
    PO cfare lidhje ka ketu historia? Ca njerez jetojne diku, pra eshte e drejta e tyre te vendosin se ku do perfhsihet toka e tyre. Pike. Permenda gje etni, fe apo histori une ketu?

    E pra, nese dikush mund te vertetoje qe serbet ne veri kane vjedhur tonen nga pronare te ligjshem (vertetim ne gjyq), atehere prona tu rikthehet pronarit. Nese jo, ti leme keto ide fashiste se ne shtepine e tjetrit nuk e bejme as un e as ti ligjin. Te ikin te vrasin veten.
    Jo pasha dajen, keto pune nuk rregullohen ashtu si thua ti. Nuk ndahen shtetet ashtu, qe secila lagje te kete autonomi ose te drejten e vetvendosjes. Nuk eshte kjo pune sikur: " hajde ti ndajme mollat, dy per ty dy per mua" . Kosova eshte shtet, dhe si i tille duhet te mbetet. Te gjithe qytetaret duhet ti kene te drejtat e barabarta, por edhe obligimet e barabarta.
    Kurse sa u perket vjedhjeve te pronave shqiptare matane ures, edhe kjo e vertete qendron, por ja qe su thot kush nje fjale te keqe. Me rregull do te ishte qe ata te largohen me stupc nga aty.
    Idete tona nuk jane fashiste. Per kete arsye edhe tu pergjigja ne ate menyre ne postimin e pare. Dhe tash veq sa e kuptova edhe me teper se ti ne fakt nuk je duke e kuptuar gjendjen atje. Serbet matan ures( disa) me te vertete jan ne shtepite e tyre, por ato shtepi dhe ato prona jan ne toke te Kosoves. Nuk eshte fashizem kur ti deshiron ta mbrosh shtetin tende mos te coptohet.
    Edhe njehere pra. Ata, por as minoritetet e tjera, nuk e kan dhe nuk do ta kene te drejten e vetvendosjes.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Minierat janė kėndej (edhe andej) por shkritoret janė andej.

  3. #43
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    Citim Postuar mė parė nga xani1 Lexo Postimin
    Minierat janė kėndej (edhe andej) por shkritoret janė andej.
    Nejse de me nis mi permend i ki edhe korpat e Zveēanit e ka shumė sende, mirėpo minierat (si kryesoret nė kėtė kontekst) janė nė pjesėn jugore.

    Ēdo tė mirė!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar mė parė nga gimche Lexo Postimin
    Ganimet, nuk e di sa je i informuar por pjesa e Trepēes (ari siē e quan ti) ėshtė nė pjesėn jugore tė Mitrovicės e jo nė atė veriore.

    Tė pėrshėndes!
    Eshte e vertete ajo cfare shkruan ti. Miniera e Trepces eshte ne jug, mirepo mos harro se ari e argjend me te madh se sa uji i pijes nuk ka. E pra, ne pjesen veriore eshte liqeni artificial qe furnizon 1/4 e Kosoves me uje te pishem. Furnizon edhe nje pjese shume te madhe te tokave pjellore.
    Pasuri tjeter jan malet pothuaja deri me sot kurre te shfrytezuara. Ne anen veriore eshte edhe qyteti antik Dardaniqi. Ne anen tjeter eshte edhe banja termale shume e shendetshme. Ne anen veriore jan edhe dhjetra fshatra te banuara kryekeput me shqiptar.
    Ne fund te fundit, ku me dite edhe sa " Trepca" fshihen nen keto bjeshke.

  5. #45
    Qosja: Tė mos qendrojmė indiferentė pėr ēėshtjen e Kosovės veriore

    Postuar mė datėn: 2007-12-28 13:43:40 nga admin1 :: Kategoria: Intervista

    » Opcionet pėr artikullin
    Bėj favorit kėtė artikull
    Pritoje kėtė artikull
    Dėrgo tek shoku/shoqja
    Shto koment kėtė artikull




    Ditėt e fundit tė viti 2007 janė periudhė kur bėhen vlerėsimet pėr zhvillimet dhe ngjarjet mė tė rėndėsishme tė viti. Kosova ndodhet shumė afėr zgjidhjes sė statusit tė saj politik pas dėshtimit tė bisedimeve gati dyvjeēare pėr kėtė ēėshtje. Pėr tė diskutuar kėto ēėshtje korrespondenti ynė nė Prishtinė Besim Abazi, intervistoi akademik Rexhep Qosjen, shkrimtar, studiues i letėrsisė dhe veprimtar i shquar politikė i Kosovės.

    Zėri i Amerikės: Zoti Qosja, Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara dėshtoi edhe njėherė pėr tė arritur njė konsensus lidhur me statusin politik tė Kosovės dhe tash kjo ēėshtje pritet tė zgjidhet jashtė Kėshillit tė Sigurimit. Si e shihni ju zhvillimin e mėtejmė tė kėtij procesi?

    Rexhep Qosja: Edhe para se tė paraqitej plani i Ahtisaarit nė Kombet e Bashkuara ėshtė ditur se Rusia do tė pėrpiqet tė kundėrshtojė miratimin e kėtij plani nė Kėshillin e Sigurimit. Kjo ėshtė bėrė e ditur atėherė kur ministri i jashtė rus Lavrov dhe pėrfaqėsuesi rus nė Kombet e Bashkuara kanė deklaruar se Kosova nuk ėshtė rast i veēantė. Me kėtė deklarim ata praktikisht e kanė kundėrshtuar qėndrimin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimit Evropian qė thotė se Kosova ėshtė njė rast i veēantė. E Kosova ėshtė njė rast i veēantė. Pikėrisht pse ėshtė rast i veēantė e bėnė tė mundshme njė trajtim tė veēantė tė ēėshtjes sė Kosovės. Kosova ėshtė rast i veēantė me historinė e saj dhe tė tashmen e saj. Kosova ėshtė pushtuar prej Serbisė nė vitin 1912. Edhe atėherė Kosova kishte njė numėr tė vogėl serbėsh. Pėrafėrsisht sa ishin serbė nė Kosovė nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar, 5 deri nė 7 pėr qind. Vetėm nė Kosovė e jo nė vendet e popujve tjerė qė lypin tė jenė tė pavarur si Kosova ėshtė e pranishme bashkėsia ndėrkombėtare me forcat e armatosura, KFOR-in dhe me administratėn ndėrkombėtare. Pse ėshtė e pranishme? Ėshtė e pranishme sepse Serbia deshi tė bėjė gjenocid nė Kosovė dhe pjesėrisht e bėri. Ajo mė sė pari bėri gjenocide familjare, u zhdukėn shumė familje dhe e dyta ajo deshi tė dėbonte shqiptarėt prej Kosovės. Sipas studiuesve bashkėkohorė, gjenocid nuk quhet vetėm shfarosja e plotė apo e pjesshme e njė populli apo edhe e njė grupi etnik, kombėtar e fetar. Gjenocid quhet edhe ndėrrimi i situatės ekzistenciale tė njė populli. E Serbia, regjimi i Millosheviqit bėri njė ndėrrim tė situatės ekzistenciale tė popullit shqiptarė nė Kosovė sepse i dėboi rreth njė milion shqiptarė. Kėto pra, e kaluara dhe e sotmja e bėjnė Kosovėn rast tė veēantė, qė duhet tė trajtohet nė mėnyrė tė veēantė, mbi parime tė veēanta pėr tė drejtėn e vetėvendosjes sė popullit tė Kosovės.

    Zėri i Amerikės: Por, a ėshtė Kosova mjaft e pėrgatitur pėr tė shpallur dhe pėr tė zbatuar pavarėsinė?

    Rexhep Qosja: Do tė ishte mirė qė ne, para shpalljes sė pavarėsisė t'i kemi tė kryera do punė, tė kemi ta themi kushtetutėn, tė kemi ligjet qė do tė fillojnė tė zbatohen menjėherė, sado njė numėr i ligjeve edhe sot zbatohen, tė kemi simbolet e Kosovės. Por, nė qoftė se nuk janė tė gjitha punėt e kryera, nuk duhet ndoshta edhe aq shumė tė shqetėsohemi. Shtetet janė shpallur, janė bėrė tė pavarura nė mėnyrat mė tė ndryshme. Ne mund tė marrim rastin e Shqipėrisė. Kur ėshtė bėrė Shqipėria e pavarur, as pėrafėrsisht nuk mund tė krahasohej me gjendjen e sotme tė Kosovės. Ishte larg, larg mė e papėrgatitur. Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi janė takuar nė Bukuresht, i kanė thirrė disa shqiptarė tė Rumanisė dhe janė marrė vesh tė shkojnė nė Vlorė dhe tė shpallin pavarėsinė. Aty i kanė thėnė Asdrenit tė shkruaj himnin kombėtarė dhe aty ėshtė shkruar himni kombėtar. E kanė angazhuar dikė, ndonjė grua qė tė pėrgatisė, tė qėndisė flamurin kombėtar dhe ėshtė qėndisur. Dhe prej andej, nė kėmbė, nė tren, me anije kanė mbėrritur nė Vlorė. Dhe e kanė shpallur pavarėsinė nė Vlorė. Ata qė kanė qenė nė Vlorė, kanė para objektin ku ėshtė shpallur pavarėsia, mund tė shohin se nė ēfarė gjendje ishte atėherė Shqipėria. Megjithatė, Shqipėria e shpallur nė ato kushte, ėshtė bėrė shtet. Edhe ne duhet tė pajtohemi me njė gjė. Shpallja e pavarėsisė, krijimi i shtetit sjell edhe vėshtirėsi. Sjell vėshtirėsi, sjell mundime, shtetet bėhen me mundime. Dhe ne ato mundime qė mund tė na shkaktohen, ato punė qė nuk i kemi kryer, nuk duhet shumė tė na dekurajojnė, apo s'duhet aspak tė na dekurajojnė. Kryesore ėshtė qė ne tė shpallim Kosovėn shtet dhe ai shtet te ecė mandej pėrpara.

    Zėri i Amerikės: Zoti Qosja, pėrmendėt shumė sfida qė mund tė paraqiten para Kosovės. Serbėt kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės dhe kanė paralajmėruar se do tė ndėrmarrin veprime kundėrshtuese, posaēėrisht nė veriun e vendit nė qoftė se shpallet pavarėsia e Kosovės. A rrezikohet nė kėtė mėnyrė tėrėsia tokėsore e Kosovės dhe cilat mund tė jenė zhvillimet pas saj?

    Rexhep Qosja: Nuk mund tė mendojmė pėr kėtė problem dhe s’duhet tė mendojmė indiferentė. Problemi i Kosovės veriore, i Mitrovicės veriore ėshtė njė problem i madh. Pėr tetė vjet ky problem nuk u zgjidh. Bashkėsia ndėrkombėtare, UNMIK-u kėtu dhe KFOR-i kėtu nuk kėmbėngulėn qė ta zgjidhin kėtė problem. Me shpalljen e pavarėsisė, ne nuk mund t'i parashohim te gjitha sjelljet e shtetit serb dhe tė serbėve nė atė pjesė tė Kosovės. Por, mund tė supozohet se ata do tė bėjnė disa veprime tė cilat mund t'i vėshtirėsojnė punėt tona dhe mund tė bėjnė disa veprime qė do tė donin ata tė dėmtojnė Kosovėn, tė dėmtojnė imixhin e saj, tė dėmtojnė aktin e shpalljes sė pavarėsisė. Ėshtė pra ky njė problem ndaj tė cilit ne duhet tė jemi shumė syēelė dhe shumė tė kujdesshėm. Bashkėsia ndėrkombėtare kur ta njohė Kosovėn do ta njohė Kosovėn si tėrėsi, nė kufijtė e saj ekzistues. U takon atyre qė janė kėtu, Kombeve tė Bashkuara, KFOR-it, apo nė vend tė Kombeve tė Bashkuara nesėr Bashkimit Evropian, qė tė inkuadrohen me kohė qė ky problem tė zgjidhet si duhet, qė Kosova tė njihet si tėrėsi dhe pushteti qendror i Kosovės tė shtrohet nė krejt hapėsirėn e saj. Sidoqoftė, unė nuk jam nė gjendje t'i parashoh tė gjitha tė mundshmet dhe tė pamundshmet nė pjesėn veriore tė Kosovės sot.

    Zėri i Amerikės: Pėrmendėt pak mė herėt edhe krijimin e shtetit tė ri shqiptar, d.m.th tė Shqipėrisė, vėshtirėsitė me tė cilat ėshtė pėrballur. Tash jemi nė prag tė krijimit tė shtetit tė ri tė Kosovės. Si e shihni ju bashkėpunimin ndėrmjet kėtyre dy vendeve dhe cili ėshtė dhe cili mund tė jetė roli i Shqipėrisė kundruall procesit pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės?

    Rexhep Qosja: Mund tė themi se sidomos prej luftės e kėndej, nė planin ndėrkombėtar, nė planin e politikės ndėrkombėtare, Shqipėria ka bėrė ēfarė ėshtė e mundshme pėr Kosovėn, pėr statusin e Kosovės. Megjithatė, ekziston edhe njė fushė tjetėr ku, them unė, nuk ėshtė bėrė sa duhet e si dihet as nė Shqipėri, as nė Kosovė pėr ēėshtjen e statusit tė Kosovės. Nuk ndihmohet statusi i Kosovės dhe Kosova vetėm nė politikėn e jashtme, vetėm nė planin ndėrkombėtar. Statusi i Kosovės, ėshtė dashur ta mendojnė kėtė edhe nė Shqipėri edhe nė Kosovė, ndihmohet edhe me gjendjen e brendshme. Fatkeqėsisht ėshtė krijuar njė imixh, apo ishte i krijuar njė imixh jo i dėshiruar pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi nė botė disa viteve tė fundit. Shqipėria do tė bėnte shumė, edhe Kosova edhe Shqipėria, pėr Kosovėn dhe statusin e Kosovės me qėndrueshmėrinė e brendshme, me politikėn e brendshme, me zhvillim demokratik tė brendshėm, me ngritjen e institucioneve vėrtetė demokratike, me veprimtarinė, funksionimin e shtetit juridik, me pasurimin e tė drejtave tė njeriut, me luftėn, mėnjanimin, ērrėnjosjen, aq sa ėshtė e mundshme e korrupsionit qė ėshtė bėrė njė faktor dėmtues pėr imixhin e shqiptarėve nė botė dhe nė pėrgjithėsi pėr zhvillimet tona politike. Bota thotė se aty ku ka korrupsion tė madh nuk mund tė ketė demokraci. Nė kėtė pikėpamje ėshtė dashur kujdes i madh, punė e madhe dhe njė syēeltėsi, njė angazhim i madh. Unė po marr njė rast tė fundit. Qeveria e Shqipėrisė ka ngritur njė problem tash, problemin e Akademisė sė Shkencave dhe ka formuar njė komitet pėr si thuhet reformimin e Akademisė pas njė viti. Para njė viti ėshtė aprovuar njė ligj, tashti paraqitet edhe njė ligj i ri i cili duhet tė aprovohet me procedurė tė shpejtuar dhe ėshtė formuar njė komitet pėr gjoja reformimin e Akademisė, i cili i nxjerr nga funksioni nė Akademi, akademikėt mbi 70 vjeē, domethėnė i bėnė nėpunės, do t'i bėjė nėpunės tė thjeshtė shtetėror. E dyta, komitet i jashtėm, pa anėtarė tė Akademisė, pa pranimin e Akademisė do tė zgjedhė akademikėt e ardhshėm. Komitet i cili do tė zgjedhė kryesinė e Akademisė, komitet i cili do tė zgjedhė kryetarin e Akademisė. Po kjo nuk bėhet nė botė. Kjo ėshtė cenim i rėndė i pavarėsisė sė institucioneve tė shkencės, i institucioneve tė arsimit qė bota demokratike i njeh. Pavarėsia e kėtyre institucioneve tė shkencės dhe tė arsimit nga shteti dhe nga feja, nuk diskutohet mė nė botėn demokratike. Ėshtė njė e arritur shumė shekuj pėrpara. Tashti me kėtė Shqipėria ē’bėnė? Praktikisht i jep njė pėrfytyrim, i jep botės njė pėrfytyrim jodemokratik, jo tė dėshiruar, tė keq pėr zhvillimet demokratike dhe politike nė jetėn kombėtare shqiptare nė pėrgjithėsi, fatkeqėsisht.

    Intervistoi Besim Abazi
    Prishtinė
    28-12-2007
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #46
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    Citim Postuar mė parė nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Eshte e vertete ajo cfare shkruan ti. Miniera e Trepces eshte ne jug, mirepo mos harro se ari e argjend me te madh se sa uji i pijes nuk ka. E pra, ne pjesen veriore eshte liqeni artificial qe furnizon 1/4 e Kosoves me uje te pishem. Furnizon edhe nje pjese shume te madhe te tokave pjellore.
    Pasuri tjeter jan malet pothuaja deri me sot kurre te shfrytezuara. Ne anen veriore eshte edhe qyteti antik Dardaniqi. Ne anen tjeter eshte edhe banja termale shume e shendetshme. Ne anen veriore jan edhe dhjetra fshatra te banuara kryekeput me shqiptar.
    Ne fund te fundit, ku me dite edhe sa " Trepca" fshihen nen keto bjeshke.
    Jojo u kuptu ajo punė, unė e permenda Zveēanin njė faktor shumė tė vogel se spo flasim pėr sendet tjera, masandej kjo ke veē sa pėr sqarim rreth asaj se ku gjinden minierat, ngase ka shumė prej nesh qė keto gjėra nuk i din
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim Postuar mė parė nga gimche Lexo Postimin
    Nejse de me nis mi permend i ki edhe korpat e Zveēanit e ka shumė sende, mirėpo minierat (si kryesoret nė kėtė kontekst) janė nė pjesėn jugore.

    Ēdo tė mirė!
    Nė mungesė tė shkritoreve, mineralet e Trepēės po shiten si koncentrate. Dihet dallimi nė ēmim i koncentratit dhe metalit

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar mė parė nga gimche Lexo Postimin
    Jojo u kuptu ajo punė, unė e permenda Zveēanin njė faktor shumė tė vogel se spo flasim pėr sendet tjera, masandej kjo ke veē sa pėr sqarim rreth asaj se ku gjinden minierat, ngase ka shumė prej nesh qė keto gjėra nuk i din
    Edhe une veq deshta me e skjaru pake o gimche. Jam i kesaje ane, e njof shume mire kete pjese, e qe besa e di edhe " angazhimin maksimal" te politikajve tane. Po me duket se na ka marre dreqi.

  9. #49
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    Citim Postuar mė parė nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Edhe une veq deshta me e skjaru pake o gimche. Jam i kesaje ane, e njof shume mire kete pjese, e qe besa e di edhe " angazhimin maksimal" te politikajve tane. Po me duket se na ka marre dreqi.
    Jo bre vlla mos ta nin, se qytetarėt nuk pajtohen me politikanėt sa i pėrket Mitrovicės, tjetra e di qė tash pėr tash e kemi tė humbur, por duhet t'i referohemi hartės sė Kosovės e cila gjindet edhe nė flamur shtetėror dhe e cila pėrfshinė atė pjesė si pjesė tė Kosovės, normal ky ėshtė aspekti diplomatik pėr tek ndėrkombėtarėt sepse shkive e di qė ski ēka ju thu.
    Me 22 Korrik merret vendimi i GJND-sė me anė tė tė cilit pėrfundimisht i ipet ultimatum Beogradit edhe qė nga ai moment lirisht mund tė startojnė strategjitė. Ndėgjom tek ēėshtja e strategjisė pėr veriun i vetmi qė mė ka pelqyer ka qenė Rrustem Mustafa i cili ka kundėrshtuar qė kjo strategji tė implementohet pa dhunė. Ai ka thanė se dhuna ėshtė pėr ata qė kundėrshtojnė e jo pėr popullatėn civile, pra nuk e prek atė qė e njeh Prishtinėn zyrtare, por atė qė ende mban emocione me dirigjim kah Beogradi.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

  10. #50
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-03-2010
    Postime
    60
    Si duket ketu disa ashkalinjo-maxhup se kane haberin si te diskutohet,po si po mund te diskutoni se....perveq te disa qe kane info te tjeret ma mire eshte mos me ia pa komentet.

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •