Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Maqedonisë i iku treni për në BE

    Shkup, 26 korrik - Të martën vendet anëtare të BE-së do të fillojnë negociatat aderuese me shtetin e ri kandidat, Islandën. Ndërkaq, Maqedonia do të marrë kartonin e kuq të radhës. Asaj sërish i iku treni për në BE.
    Kjo ditë për Maqedoninë mund të ishte historike, nëse qeverisja aktuale do të arrinte një zgjidhje kompromisi me Athinën për kontestin e emrit. Por edhe do të zbatonte reformat e parashtruara nga Komisioni Evropian. Analistët dhe njohësit e zhvillimeve në vend thonë se Maqedonia u tregua e shurdhër ndaj diplomatëve të huaj, të cilët sugjeronin zgjidhje urgjente për çështjen e emrit.
    Emri pa dyshim do të jetë në rend të ditës së mbledhjes së nesërme, ndërsa presidenca belge do ta sqarojë Shkupin zyrtar se nuk mund ta bindë Greqinë të pranojë fillimin e negociatave me Maqedoninë pa zgjidhjen e emrit. Komisioni Evropian do t’i sqarojë Maqedonisë se shtyrja e kontestit të emrit e rrezikon edhe progresin e reformave.
    Burime për agjencinë e lajmeve INA bëjnë të ditur se nëse do të vazhdojë ngecja e reformave, Maqedonia mund të humbë edhe rekomandimin e KE-së për negociataqë iu dha në tetor të vitit të kaluar.
    Në lidhje me pritjet nga takimi i ardhshëm i Këshillit për stabilitet dhe asociim, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Vasko Naumovski tha se nga BE-ja pritet vlerësim objektiv dhe fer për të arriturat e vendit
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ndërkaq, Maqedonia do të marrë kartonin e kuq të radhës. Asaj sërish i iku treni për në BE.
    Macedonia leviz lirshem ne Europe. Kush eshte ai gazetar qe trillon te tilla gjera?
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,756
    Maqedonis i ka ik treni!!!!!....Po neve qe na ka ik stacioni,se shinat i kan vjedh.....

  4. #4
    E dua letërsinë Maska e eralni
    Anëtarësuar
    01-10-2004
    Vendndodhja
    Roma
    Postime
    151
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Macedonia leviz lirshem ne Europe. Kush eshte ai gazetar qe trillon te tilla gjera?
    Po normalisht se Europa eshte ajo viza 90-ditore per turist .Sa ta mendoni keshtu me mire mos u fusni fare ne Europe ,se per viza turistike paskeni pas nevoje.

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Kur te flitet per IRJM, duhen mbajtur parasysh disa gjera, si

    - stadi i arritur duhet krahasuar me ate te vendeve fqinje te "kalibrit" te saj, si puna e Shqiperise apo Kosoves;

    - konstitucioni etno-demografik i saj, me te pakten nje te treten Shqiptare, te cilet e kane humbur "pusullen", rolin dhe ndikimin determinant ne politiken e atij shteti;

    - luajaliteti i politikan-shtetareve maqedonas, te cilet jane te vendosur te mbajne nje shtet si puna e IRJM duke pretenduar emrin e Maqedonis, pavarsisht nderhyrjeve te "faktorit nderkombetar" dhe kundershtimit te Greqise; me keta lloj politikane apo shtetare Europa me kenaqesi dialogun dhe marreveshjet;

    - mbeshtetja "pa zhurme" qe i ben Bullgaria etnise maqedonase, ashtu dhe afiniteti qe tregon Turqia ndaj IRJM-se; si mund te spjegohet mos-zbatimi i Mareveshjes se Ohrit?

    Ka edhe faktore te tjere, por nje gje eshte paradoksale: nje shtet i sajuar si puna e IRJM, me nje ekzistence prej me pak se dy dekadash, eshte me prane Europes se sa Shqiperia - mire thote dikush me siper, Shqiperise po i iken edhe stacioni!

    Shqiptaret kane se çfare te mesojne prej perkushtimit te elites maqedonase apo malaziase per shtet-formim dhe shtet/komb mbajtje!

  6. #6
    E dua letërsinë Maska e eralni
    Anëtarësuar
    01-10-2004
    Vendndodhja
    Roma
    Postime
    151
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin

    Po mire po kush nga kto "shtete" na paska kalu me shume probleme se Shqiperia me lufte civile me pritje qe i ben Kosoves gjate luftes kemi ngel cik mbrapa ne po te pakten me nder.Se kto jane Serbira te vogla satelit se vetem ke kto "shtete" su derdh i pik gjak.Prandaj mundesisht vetem me kta mos na krahaso.

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga eralni Lexo Postimin
    Po mire po kush nga kto "shtete" na paska kalu me shume probleme se Shqiperia me lufte civile me pritje qe i ben Kosoves gjate luftes kemi ngel cik mbrapa ne po te pakten me nder.Se kto jane Serbira te vogla satelit se vetem ke kto "shtete" su derdh i pik gjak.Prandaj mundesisht vetem me kta mos na krahaso.
    nga ç'po lexoj prej postimit tend, ne paskemi tregues shume te ndryshem krahasimi, ashtu edhe per indikacion trenash e stacionesh. Me mirekuptim.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •