Close
Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 91
  1. #81
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar mė parė nga ardit mustafa Lexo Postimin
    e panjohura, bilem na drenicasit e dim se krahu i hashes asht ai qe e ndau mitrovicen. Une besoj se edhe ti e din se kur hyn forcat e NATOS flamurin e kan pas qit ne Shipol. Ka mbrri boll deri te ura e Ibrit. ka pas mundsi te Shipoli me kan kufini.
    Ximi,e keni nofken Ju?
    Nuk dij a je ne dijeni a jo?Por bashk me forcat e Nato-os shkuan edhe ca qytetar andej ures,por kurr me nuk u kthyen,njeri u gjend pas disa vitesh e tjetri ende numrohet si i zhdukur-pagjetur!Francezet erdhen bashk me telat gjembor i nderuar!Pas luftes kishte njerez me te medhenj se ,,Hasha''si e quani Ju!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga toni karlosi Lexo Postimin
    Njehere Francezi,pastaj Delli,tash edhe keshilltari i Kryeministrit.

    Veriu - opsion edhe statusi special?
    Kėshilltari politik i kryeministrit tė Kosovės, Dukagjin Gorani i ka deklaruar gazetės Blic pėr numrin e nesėrm se qeveria nė Prishtinė ėshtė e gatshme qė nė bisedimet me Beogradin tė arrihet deri te zgjidhja pėr serbėt nė veri tė Kosovės dhe se njė nga opsionet ėshtė statusi special “nė kuadėr tė kufijve tė Kosovės”.
    “Qeveria e Kosovės ka pėrsėritur disa herė gatishmėrinė qė me bisedime, negocime dhe marrėveshje tė gjendet zgjidhje optimale pėr veriun e Kosovės”, ka thėnė Gorani, transmeton agjencia FoNet.

    Ai ka deklaruar se kryeministri Thaēi qartė ka bėrė me dije se ekziston vėllim i gjerė i zgjidhjeve tė mundshme, nga tė cilat njėra ėshtė edhe statusi special.

    “Qeveria ėshtė e gatshme qė me anė tė marrėveshjeve tė arrihet zgjidhja optimale. Ēelėsi ėshtė nė duar tė komunitetit serb”, ka thėnė Gorani. /Telegrafi/



    Rrena i ka kembet shkurt
    o ju qe i gezoheni dhe u besoni thashethenave te serbve
    ----------------------------


    Kėshilltari politik i Kryeministrit tė Kosovės, Dukagjin Gorani


    Gorani demanton gazetėn ”Blic”, tė Beogradit

    Gazeta beogradase ”Blic”, ka publikuar lajmin se kėshilltari politik i kryeministrit tė Kosovės, Dukagjin Gorani i ka deklaruar kėsaj tė pėrditshme se qeveria nė Prishtinė ėshtė e gatshme qė nė bisedimet me Beogradin tė arrijė njė zgjidhje pėr serbėt nė veri tė Kosovės, dhe se njė nga opsionet ėshtė statusi special “nė kuadėr tė kufijve tė Kosovės”, transmeton agjencia FoNet. ...
    Postuar: 11:31:42 / 28.07.2010
    Mirėpo Gorani pėr “News Tv”, deklaroi se nė asnjė moment nuk e ka pėrmendur fjalėn “status special” nė intervistėn dhėnė gazetės “Blic”.

    “Mendoj se futja e kėtij termi brenda deklaratės sime ėshtė e qėllimtė dhe synon krijim tė hutisė si nė opinionin serb, ashtu edhe nė atė kosovar”, tha ai pėr “News Tv”.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Dukagjin Gorani: “Blici” ma shpifi “autonominė speciale pėr veriun”

    Publikuar: Sot, mė 28 korrik 2010





    Prishtinė, 28 korrik - Jam keqinterpretuar qėllimisht dhe rėndė nė deklaratėn time, dhėnė tė pėrditshmes beogradase Blic, mė 27 gusht, 2010, thuhet nė reagimin e Dukagjin Goranit, kėshilltar i kryeministrit tė Kosovės, ndaj gazetės “Blic” tė Beogradit, sipas tė cilės ky ka folur pėr gatishmėrinė e Kosovės pėr njė lloj autonomie speciale pėr veriun e Kosovės. “Mes tjerash, qėndrimeve tė mia i janė mveshur nocionet si “autonomi” dhe “status special” pėr komunitetin serb nė veri tė Kosovės. Kėto janė trillime tė gazetarit serb, i cili shkaktoi gabim tė qėllimtė pėrmbajtėsor – pėrkundėr tėrheqjes paraprake tė vėrejtjes qė tė jetė i kujdesshėm gjatė bartjes”,, thekson Gorani nė reagim.
    Ėshtė tepėr brengosės ky keqinterpretim i qėllimtė, meqė flet pėr njė kurs tė ri, dinak, tė opinionit serb karshi veriut tė Kosovės pas disfatės nė GJND. Me sa po vėrehet, pėrmes keqinterpretimeve tė kėtilla “autonomia” pėr veriun e Kosovės pėrpiqet tė konstruktohet si fakt politik dhe opsion tashmė i garantuar pėr komunitetin serb atje. Tutje, si i tillė, ky fakt i trilluar pėrpiqet tė shndėrrohet nė pikėnisje strategjike pėr ēfarėdo lloji tė bisedimeve tė mundshme teknike mes Prishtinės dhe Beogradit. Krejt nė fund, ėshtė e tepėrt tė pėrsėritet se kėtu bėhet fjalė po ashtu pėr pėrpjekjet e vazhdueshme pėr ta rrėnuar imazhin e kryeministrit tė Republikės sė Kosovės dhe tė Qeverisė qė udhėheq, thuhet nė demantin e Dukagjin Goranit.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pack: Veriu vetėm sipas Planit tė Ahtisarit

    Prishtinė, 28 korrik - Eurodeputetja Doris Pack, ka thėnė nė njė intervistė pėr Radio Kosovėn se pas shpalljes sė vendimit tė GJND-sė, situata nė veri duhet tė zgjidhet nė atė mėnyrė qė serbėt e kėsaj pjese ta pranojnė realitetin dhe tė fillojnė tė sillen ashtu si serbėt nė pjesėt tjera tė Kosovės.

    Pak tha se zgjidhja e problemit tė veriut tė Kosovės duhet tė bėhet sipas planit tė Ahtisarit dhe assesi ndryshe. Veriu ėshtė pjesė pėrbėrėse e shtetit tė Kosovės. Nė njė intervistė ekskluzive pėr Radio Kosovėn, Pack i bėri thirrje Serbisė tė lerė tė qetė serbėt e Kosovės.

    Pack e vlerėsoi tė drejt vendimin e GJND-sė pėr legjitimitetin e pavarėsisė sė Kosovės. “Pėr tė qenė mė e saktė, personalisht nuk kam pritur qė ai tė jetė kaq i qartė nė tekstin e tij. Serbėt qė e kanė kėrkuar pėrgjigjen nga kjo gjykatė tani e kanė marrė atė nė mėnyrė shumė tė qartė dhe tani duhet tė ballafaqohen me kėtė pėrgjigje, e kjo do tė thotė, se tani kur pavarėsia e Kosovės ėshtė shpallur e pėrligjur nga Gjykata ndėrkombėtare e Drejtėsisė, Serbia mė nuk mund tė sillet si mė parė me Kosovėn. Mendoj se vendimi i GJND-sė ėshtė njė rast i mirė pėr politikanėt e Serbisė qė tani tė instalojnė njė politikė tė arsyeshme nė raportet me Kosovėn”, ka thėnė Pack.

    Pack thotė se ka ardhur koha qė pesė vendet e BE-sė qė nuk e kanė njohur akoma pavarėsinė e Kosovės, ta bėjnė kėtė tani. “Kėta e kam kėrkuar edhe nė komunikatėn time menjėherė pas shpalljes sė vendimit tė GJND-ės. E kam thėnė se pesė shtet e BE-s nuk kanė mė tė drejtė tė sillen nė kundėrshtim me vendimin e 22 vendeve tjera, pro duhet tė ndjekin shembullin e tyre dhe ta njohin pavarėsinė e Kosovės. Pėr mė tepėr qė kėto pesė shtet janė pjesė e misioni EULEX , tė BE-sė, dhe po japin kontributin e tyre pėr vendosjen e shtetit ligjorė nė Kosovė. Tani ato duhet ta njohin pavarėsinė e Kosovės pas qė e kanė edhe bazėn ligjore qė u ka dhėnė GJND-ja. Unė llogarisė qė kėto vende tė ndėrrojnė qėndrimin e tyre pėrballė Kosovės”, ėshtė shprehur eurodeputetja Pack.

    E pyetur nėse ėshtė bėrė plotėsisht e qartė perspektiva evropiane pėr Kosovės dhe Serbinė pas vendimit tė GJND-sė, Pack ka thėnė se ajo ka qenė edhe mė parė, sepse problemi pėr proceset e integrimit nė BE, nuk ėshtė nė dorėn tonė por nė dorėn e vendeve qė duan tė integrohen nė BE. “Tė gjithė duhet ti plotėsojnė kushtet e kėrkuara pėr integrim pasi ne nuk mund t’i pranojmė asnjė vend ė nuk I plotėson kėto kushte tė kėrkuara nga BE-ja. Njė shtet qė nuk bashkėpunon me fqinj e vet nuk mund tė behėt pjesė e BE-sė. njė shtet qė nuk ka njė sistem funksional tė shtetit ligjore, gjithashtu nuk mund tė behėt pjesė e Bashkimit Evropian. Kjo do tė thotė se ēdo shtet duhet ti bėjė detyrat e shtėpisė, tė caktuara nga BE-ja dhe kur ti ketė kryer kėto detyra do ta ketė tė hapur rrugėn pėr integrim nė BE”.

    Eurodeputetja Pack beson nė fillimin e shpejtė tė dialogut midis Serbisė dhe Kosovės pėr zgjidhjen e problemeve tė qytetarėve. “Ėshtė detyre e ēdo politikani qė tė kujdeset pėr mirėqenien e jetės sė qytetarėt. Dhe tani pres nga Serbia qė tani para sė gjithash, tė zhbėjė strukturat paralele, tė cilat i pėrkrah nė Kosovė, nė mėnyrė qė t’i lėrė serbėt e Kosovės tė marrin vetė fatin e tyre nė dorė ashtu siē ndodhi nė shumė komuna ku janė mbajtur zgjedhjet lokale. Fakti qė nė shumė komuna, kryetarė janė zgjedhur qytetarėt serb dėshmon se serbėt janė tė aftė tė angazhohen nė jetėn politike dhe tė kujdesėn pėr perspektivėn e tyre. Prandaj edhe njė herė pėrsėrisė qė Serbia duhet tė heq dorė nga dirigjimi i serbėve tė Kosovės dhe t’ua lė Kosovėn atyre serbėve qė jetojnė aty”, ka thėnė Pack.

    Pack nė intervistėn pėr Radio Kosovėn tha se zgjidhja e ēėshtjes sė Veriut tė Mitrovicės duhet tu lihet nė duar tė vetė serbėve tė Kosovės. “Veriu, nuk ėshtė ndonjė rajon i ndarė i Kosovės, por ėshtė pjesė integrale e shtetit tė Kosovės. Prandaj edhe serbėt e Veriut duhet tė pranojnė realitetin i tillė ēfarė ėshtė, ashtu siē kanė bėrė serbėt nė komunat tjera tė Kosovės. Ata duhet tė pajtohen me faktin se Kosova ėshtė shtet i pavarur dhe se tė drejtat e parapara me planin e Ahtisarit vlejnė edhe pėr ta njėsoj. Nė anėn tjerė qeveria e Kosovės duhet tė bėjė gjithēka qė ėshtė nė dorėn e saj qė tė jetė njė qeveri e mirė, tė bėjė politikė tė mirė, tė luftojė korrupsionin si nė Veri tė vendit, ashtu edhe nė pjesėt tjera tė Kosovės. Dhe kėtė ta bėjė nė mėnyrė serioze”, ka pėrfunduar Pack
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    GJND ISHTE SHPALLI KOSoVEN SI FITIMTARE PoR ne realite kjo dotn akushtoj me veriun ashtu informatat po qarkullojne ju qe nuk besoni dote me quajni mua te qemndur por mos mendoni se dote kalome leht

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Status i veēantė pėr Veriun, ēmenduri politike

    Publikuar: E enjte 29 Korrik 2010, 4:47

    Mund tė ketė kreativitet dhe veprime afirmative, por statuse tė veēanta, autonomi, shkėmbime territoresh, ide tė ndarjes, duhen harruar njėherė e pėrgjithmonė. Ėshtė ēmenduri politike tė flasėsh pėr ide tė tilla pas opinionit tė GJND-sė”, thotė kreu i Qeverisė sė Kosovės, Hashim Thaēi nė njė intervistė ekskluzive pėr “Kosova Sot”. Lidhur me veprimet e politikės sė Kosovės pas GJND-sė, z. Thaēi ka thėnė se “ne nuk kemi bėrė shumė zhurmė nė pėrgatitje tė GJND-sė si institucione. Kemi punuar shumė me grupin tonė tė ekspertėve si Qeveri e Kosovės, si institucione tė Kosovės. E di se ka pasur skepticizėm nga individė tė ndryshėm, por kam qenė i bindur nė drejtėsinė e vendimeve tė institucioneve pėr Kosovėn. Ky legjitimitet u konfirmua publikisht nga opinioni i GJND-sė. Kjo ėshtė njė fitore historike pėr shtetin e Kosovės ėshtė njė fitore mbi padrejtėsitė historike, njė fitore pėr gjithė rajonin. Prandaj presim konsolidimin dhe forcimin e shtetit tė Kosovės, vazhdimin e njohjeve tė reja edhe nga pesė vendet e BE-sė qė do t’i bashkėngjiten 22 tė tjerave nė mėnyrė qė Brukseli definitivisht ta njohė nė mėnyrė unike shtetin e Kosovės. Vizioni ynė ėshtė vizion pėr implementimin e standardeve demokratike qė ėshtė domosdoshėm pėr t’u integruar nė strukturat e BE-sė tash sė shpejti presim marrjen e udhėrrėfyesit pėr liberalizimin e vizave pėr gjithė qytetarėt e Kosovės dhe tė njėjtėn kohė pėrmbylljen e marrėdhėnieve tregtare me BE-nė, por edhe hapjen e dialogut nė procesin e SA. Pres qė ta pėrmbyllim shpejt demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe pėr kėtė jemi dakorduar me kryeministrin Gjukanoviqi”. Sipas kryeministrit Thaēi, “pėr Kosovėn nuk ka neutralitet. Kosova ėshtė shtet i pavarur Sovran. Unė ftoj pesė vendet qė ta njohin Kosovėn sa mė shpejt. Ėshtė mirė qė tė gjitha vendet e kanė mirėpritur mendimin e GJND, tash ėshtė nė autoritetet e pesė vendeve se kur do tė marrin vendimin. Sa mė shpejt qė e marrin kėtė vendim e ndihmojnė Kosovėn, Brukselin, rajonin, e ndihmojnė tė ardhmen e fuqizimit tė vlerave evropiane”. Thaēi ka pohuar se “pas takimit me zėvendėspresidentin amerikan Bajden, kam pasur njė bisedė telefonike me baroneshėn Eshton, e cila mė ka prezentuar se nė emėr tė Brukselit, BE-ja e mirėpresin mendimin e GJND-sė, dhe se presin hapjen e njė kapitulli tė ri pėr tė ardhmen evropiane tė Kosovės gjithė rajonit, por edhe relacioneve nė mes dy vendeve Kosovės dhe Serbisė”. Ai ka pohuar se “Prishtina ėshtė e gatshme pėr bashkėpunim ndėrshtetėror, por jo pėr dialog pėr ēėshtje tė brendshme”."Pėr mua Kosova ėshtė interes nacional si tėrėsi dhe nuk ka pjesė tė veēanta tė rėndėsisė sė veēantė. E gjithė Kosova ėshtė e rėndėsisė sė jashtėzakonshme, ėshtė vendi ynė dhe duhet tė investojmė nė ēdo cep tė shtetit tonė. E kam treguar kreativitetin tim nė kuptim afirmativ pėr ndėrtimin e shtetit demokratik dhe multietnik dhe integrimit tė komunitetit serb, sikurse ėshtė me rėndėsi jetike qė tė integrojmė tė gjitha komunitetet nė nivel institucional dhe shtetėror. Pikėrisht ky kreativitet dhe puna e drejtpėrdrejt me komunitetin serb ka bėrė qė tė organizojmė zgjedhje tė lira edhe nė Shtėrpcė edhe nė Graēanicė, Partesh dhe sot kemi liderė tė zgjedhur serbė, me tė cilėt mund tė punohet dhe investohet. Pra kemi implementuar dokumentin Ahtisari mbi 90 qind pėr qind dhe mesazhi imė ėshtė qė edhe serbėt nė Veri gradualisht duhet tė integrohen nė jetėn institucionale. Pra, do tė vazhdojmė para sė gjithash me rendin dhe ligjin, goditjen e krimit dhe kontrabandės nė Veri qė janė multietnikė, me organizimin e zgjedhjeve nė tri komuna, me formimin e komunės sė re dhe pastaj me zhvillimet socioekonomike. Pa ligjshmėri nuk mund tė ketė investime ekonomike. Kėshtu qė do tė mund tė ketė kreativitet dhe veprime afirmative, por statuse tė veēanta, autonomi, shkėmbime territoresh, ide tė ndarjes, duhen harruar njė herė e pėrgjithmonė. Ėshtė ēmenduri politike tė flasėsh pėr ide tė tilla pas opinionit tė GJND-sė", ka thėnė Thaēi.Sa i pėrket inicimit tė Serbisė tė njė rezolutė nė Asamblenė e KB, kryeministri Thaēi thekson se “nuk ėshtė shqetėsuese. Ne po bėjmė pėrgatitje pėr hapat tanė tė mėtutjeshėm, por si gjithmonė pa zhurmė, por tė bindur dhe sigurt nė fitore tė mėtutjeshme”. (Intervistėn e plotė mund ta lexoni nė numrin e sotėm tė “Kosova Sot”)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Veriu i Kosoves, Ahtisaari, ambasadori Fitou dhe kryeministri Thaēi

    Nga Nexhmedin Spahiu



    Kishte kohe qe disa ambasadore te me kishin thene ne mirebesim se kryeministri Thaēi ka pranuar qe te bisedoje me Beogradin per statusin e Veriut te Kosoves. Fillimisht kete e kam kuptuar si intrige te tyre per personalitetin e Kryeministrit apo edhe ndoshta provokim ndaj meje se apo marr turr qe kete ta beje publike. Nuk e bera publike, thjesht per shkak te karakterit tim qe kur tjetri ta thote nje gje konfidence (mirebesim) nuk bene te dalesh i pabese.
    Dyshimet e mia per kete u hoqen sapo vete kryeministri ne nje fjalim drejtuar kombit tha se “duhet te kihen parasysh specifikat e Veriut te Kosoves dhe se kerkohen ide te reja”. Ishte ky shqelm i rende Planit te Ahtisaarit dhe Kushtetutes se Kosoves nga ana e kryeministrit Thaci, pasi as Plani i Ahtisaarit as Kushtetuta e Kosoves nuk njohin rajon specifik te Kosoves por gjithe Kosova percaktohet si nje territor unik. Beogradi nuk mbeti prapa ne pjesen e vet te kesaj loje. Vrasja e mjekut me perkatesi etnike boshnjake, plagosja e 11 serbeve si dhe atentati mbi jeten e deputetit Petar Milletiq, i treguan botes se Prishtina nuk e kontrollon Veriun e saj me shume se sa te beje ndonje sherr atje, dhe ne fund, per t’i dhene vulen gjithe kesaj erdhi deklarata e pasens politik e ministrit Bajram Rexhepi se do te dergoje njesite speciale ne Veri te Kosoves. Ne vend se ato t’i staciononte kahere atje dhe te mos bezante, ai duke thene se do t’i dergoje atje ia beri te
    ditur opnionit se nuk e ka ndermende ta beje kete gje. Ne nje situate te tille, gjate nje debati te nxehte ne RTK, u soll muhabeti qe une u detyrova ta permend ate qe me kishin thene disa ambasadore: se kryeministri Thaēi kishte pranuar qe te bisedoje me Beogradin per statusin e Veriut te Kosoves. Prita qe kryeministri te perpiqet ta demantoje kete deklarate timen qe ne fakt ishte akuze per tradheti ndaj vendit. Por kryeministri nuk e mori kete mundim. Perkundrazi, ambasadori francez Zhan Fransua Fitou e tha publikisht ne nje interviste ne “Zeri” ate qe mua disa ambasdore tjere ma kishin thene me pare ne
    konfidence. Te nesermen reaguan forcat politike kosovare, por per habi jo ndaj kryeministrit qe ka pranuar te bisedoje per kete pune, por ndaj Ambasadorit Fitou qe e beri kete publike edhe pse asnjeri nuk e permendi emrin e ambasadorit francez. Edhe vete zevendes kryeministri Kuēi, u deklarua se qeveria nuk e ka diskutuar kete pune (cka ketu mund te jete e vertete) por ai nuk mohoi se kryeministri ka peshtjelle ketu pune.
    Ēeshtja eshte se ēfare faji ka ketu Ambasadori Fitou qe sulmohet nga politikanet kosovarė? Perkundrazi, ai u tregua miku me i mire i Kosoves, qe i tha publikut ate qe tjeret po ia ziejne ēorben e bosnjizimit (konfederalizimit) te saj dhe se i tregoi publikut kosovar se ne kete corbe eshte vete kryeministri i tyre Hashim Thaci. Ambasadori Fitou meriton nje falenderim te madh nga populli i Kosoves.
    Por pse gjerat po rrokullisen kaq shpejt? Me 22 korrik shpallet vendimi i GJND-se i cili ka gjase te duket pak a shume keshtu: Shpallja e Pavaresise se Kosoves nuk ishte e ligjshme, por shteti i Kosoves tashme eshte nje realitet. Ne kete eshte i bindur edhe Beogradi. Rrjedhoje e kesaj eshte ajo hajt te shohim se cfare eshte ky realitet. Realiteti eshte se shteti i Kosoves funksionon ne Prishtine (me korrupsion, me nje milion te meta tjera, por funksionon) por nuk funsionon ne Veri te Kosoves (nuk funksionon pothuaj fare, ngjarjet e fundit po i rikujtojne botes kete fakt).
    Rrjedhim i kesaj eshte se ceshtja e Kosoves ende nuk eshte e zgjidhur si problem. Kjo do te thote qe plani i Ahtisaarit nuk po funksionon dhe qe duhet kerkuar tjeter plan. Dhe Plani i Ahtisaarit mund te konsiderohet i deshtuar pasi qeveria Thaēi dhe ajo e Tadiqit kane punuar kunder ketij plani. Esenca e Planit te Ahtisaarit ishte qe shteti i Kosoves te krijoje ca komuna te reja serbe ne jug te Kosoves ne kembim te marrjes se kontrollit te saj ne Veri te Kosoves. Qeveria Thaci ngaqe interesat e Kosoves ia shiti Beogradit krijoi
    komunat e reja pa e marre kontrollin mbi Veriun e Kosoves. Ky proces duhej te zhvillohej paralelisht, por u zhvillua vetem ne nje kahje, ate kunder interesit te Kosoves. Nuk mund te thuhet se Qeveria Thaci kete e beri nga naiviteti. Tashme Beogradi e ka ngritur pazarin teper lart: bosnjizimi (konfederalizimi) i Kosoves ne kembim te njohjes. Dhe kete tashme kryeministri Thaci e ka pranuar pa dijenine e popullit te Kosoves.
    Ky pazar nuk eshte aspak interes i Kosoves. Kosova ka mundesi reale akoma te
    qendroje te plani i Ahtisaarit dhe kushtetuta e saj, por per kete duhet nderroje kryeministrin. Me nderrimin e kryeministrit biejne poshte edhe marreveshjet e tij sekrete, dhe mbesin ne fuqi vetem ato marreveshje qe jane publike. Kjo eshte e vetmja menyre qe Kosova ta ngrise pazarin e saj para bisedimeve te pashmangeshme me Beogradin.

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Status i veēantė pėr Veriun, ēmenduri politike



    keti far spahiut ja ka tregue populli me vot vendin
    e tash ai edhe zagart rreth ti duhet te lehin diqka
    po kush po jau rras more
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga guri79 Lexo Postimin
    Veriu i Kosoves, Ahtisaari, ambasadori Fitou dhe kryeministri Thaēi

    Nga Nexhmedin Spahiu



    Dyshimet e mia per kete u hoqen sapo vete kryeministri ne nje fjalim drejtuar kombit tha se “duhet te kihen parasysh specifikat e Veriut te Kosoves dhe se kerkohen ide te reja”. Ishte ky shqelm i rende Planit te Ahtisaarit dhe Kushtetutes se Kosoves nga ana e kryeministrit Thaci, pasi as Plani i Ahtisaarit as Kushtetuta e Kosoves nuk njohin rajon specifik te Kosoves por gjithe Kosova percaktohet si nje territor unik.
    po si more nuk i vjen marre kesaj mbeturine jugosllave
    niher e ka kritikue planin e Ahtisarit
    tash kishe po e mbroi

    po ky jugosllav po punon me te madhe per ta ēpik kombin Kosovar


    guri79
    mendime e ide te ketyre jugosllave ke siell gjithmon ne forum
    pra u beson dhe i perkrah qfar punoi e thoin keto ndytesira
    urime haaaaa

    Llapi



    Veriu i Kosoves – interviste me Nexhmedin Spahiun
    Planin i Ahtisaarit po e shkele realiteti ne teren dhe ate ne drejtim te kundert me vullnetin e shumices

    2. Focus: A mendoni se po thellohet ndarja mes shqiptarve dhe serbev ne Kosoves edhe me shume?

    Nexhmedin SPAHIU: Sigurisht. Nje gje e tille eshte e sanksionuar edhe me planin e Ahtisaarit dhe kjo ishte pjesa me e negative e planit te Ahtisaarit. Por tani realiteti ne teren po e zhvlereson planin e Ahtisaarit dhe ate ne dem e edhe me te madh te interesave te Kosoves. Qe tani mund te konsiderohet se plani i Ahtisaarit eshte tejkaluar.


    5. Focus: A mendoni se mund t’i mbijetoj ketyre sfidave pakoja e Ahtisarit pa pesuar ndryshime ose pa u hedhur posht krejtesisht?

    Nexhmedin SPAHIU : Kete e thash me lart. Pakon e Ahtisaarit po e zhvlereson realiteti ne teren.
    Fatkeqesisht ne drejtim te kundert me ate qe e deshiron shumica e qytetareve te Kosoves.

    http://www.dardamedia.com/dardamedia/?p=1443





    Kombi ''Kosovar''








    Kombi "Kosovovar"
    Nga Faik Krasniqi

    Mbreme ne oret e Vona te nates, ndoqa ne TV TopChannel, emisionin e gazetarit Alban Dudushi, mich temen''Kosovo-apo Shqiptar''.
    Ne kete-Emission je te debatuar rretha kesaj teme, ishin te ftuar analistet e njohur nga Kosova, Halil Matoshi dhe Nexhmedin Spahiu, qe njeheresh njihen edhe si ithtar te flakte pro krijimin e Kombit Kosovo'''', analisti i njohur nga Shqiperia, Adri Nurellari, si dhe disa analist dhe analiste te tjere, nga Shqiperia dhe Kosova. Debati ishte MJAFT i nxehte ndermjet analisteve te lartepermendur, dhe me se shumti me la pershtypje analisti Adri Nurellari, qe polemizonte ashper mir Matoshin dhe Spahiun, kunder idese se Reifen pro krijimin e Kombit Kosovo'''', qe padyshim ishin sulme mir se te arsyeshme qe Benin kunder Reifen edhe analistet e tjere, por edhe udheheqesi i ketij Emisioni Alban Dudushi.
    ALAMET analista si 'Halil Matoshi dhe Nexhmedin Spahiu, bashke mir shume analist te tjere nga Kosova, qe po tentojne ta krijojne kombin e ri''Kosovo'', mich ose pa dashjen e Reifen, po behen perkrahes te idese se Rankovicit pro shkombetarizimin e shqiptareve te Kosoves, dhe krijimin e Kombit Kosovo''''.
    Keta naive qe jane me te angazhuar Madhe pro krijimin e dickaje qe eshte artificiale, nuk kane llogaritur qe mir krijimin e kombit''Kosovar'', automatikisht po behet edhe shkombetarizimi klasik i shqiptareve ne Maqedoni, nga shqiptar ne maqedonas, shqiptaret Mal ne te zi, nga shqiptar ne malazez, si dhe shqiptaret ne Lugine te Presheves, nga shqiptar ne Serbe.
    Me kujtohet ne emisionin''OPINION''te Blendi Fevziut, ish-lideri i-Partei-se, Arber Xhaferi pate thene, ne Shqiperi Thone jane shqiptar, ne Kosove-kosovar, kurse ne (shqiptaret) ne Maqedoni, cka dreqin jemi. Une personalisht gjithmone e kam ndier Veten te ofenduar, kur Vellezerit e mi nga Shqiperia, mich quajshin kosovar'''', por sa te ofenduar ndihen shqiptaret ne Maqedoni, Mal te zi dhe Lugine te Presheves, Herzog i quajtur, maqedonas, malazez dhe Serb.
    Kam hasur shpesh te lexoje ne gazetat e Shqipėrisė, ku shkruanin, shkrimtari dhe publicisti maqedonas, Kim Mehmeti, dhe po ta LEXON nje i huaj Keto shkrime naive ne gazeta, cfare te tun mendoje pro z.Kim Mehmetin, se a eshte shqiptar apo maqedonas , natyrisht qe do te mendoje se eshte maqedonas, dhe mir Keto budallalleqe po shkombetarizojme intelektualet tane, dhe pjesen shqiptare qe jetojne Jashte kufinjeve te Shqipėrisė.
    Keta analiste mir qe te Madhe po angazhohen pro t'ju krijuar nje identitet te ri Kombetar rreth 3 Milionen shqiptareve ne Kosove, duhet ta speisen nga pervojat ne te kaluaren, mich krijimin e kombeve artificiale, sepse ato Kombe te tilla ashtu si krijohen mir vone edhe zhduken.
    Rastin konkret e kemi kombin''maqedonas'', si te krijuar komb Luftes pas se Dyte boterore nga TITO, dhe sot ju ka humbur Rruga ne oborr, ku nga shume shtete fqinje po ju mohohet identiteti Reifen Kombetar i, i krijuar artificialisht, dhe Kjo mund te ndodhe edhe mir ne me vone, qe te kemi probleme mich identitetin Ton Kombetar, si dhe disa maqedonasit Kombe te tjera artificiale.

    Kombi kosovar” = “Kombi jugosllav” – ėshtė antitezė e kombit shqiptar


    Shkruan: Prof.Dr. Mehdi Hyseni
    Para ca kohe “njė astrolog politik” shqiptar pat deklaruar se “Kosova ende nuk ėshtė e bėrė si atdhe”(!) Vėrtet, edhe pse kjo tezė ėshtė e shprehur nė formėn e metaforės dhe alegorisė sarkastike, kjo ėshtė e tepėrt dhe e papranueshme, sepse me fatin e kombit dhe tė atdheut nuk ka lojė, as taktizime politike pėr qėllime egoiste personale a grupore, ideologjike, partiake dhe pushtetore nė favor tė interesave tė huaja armiqėsore. Mirėpo, duket se “sahati i lig” i provokimeve tė panevojshme tė kombit dhe tė atdheut shqiptar, ende nuk e ka thėnė fjalėn e fundit. Fatkeqėsisht, kėtė konstatim tonin e provon edhe kjo tezė negative antikombėtare e ” kryemuratorit tė ri” tė “kombit kosovar”, Nexhemdin Spahiu, i cili para tėrė kombit shqiptar dhe para tėrė botės ka marrė guximin qė tė nxjerrė kėtė konluzion tė gabueshėm : “shqiptarėt e Kosovės akoma nuk janė komb, por do tė bėhen me kismet prej Zotit…” (Shekulli, 6.02.2006). (!?) – Kjo tezė e “kombit kosovar” (ndoshta) mund tė jusitifikohet vetėm nga politika zyrtare e Beogradit (me mbėshtetėsit e saj: Boris Tadiqin, Vojisllav Koshtunicėn, Vuk Drashkoviqin, Nebojsha Ƈoviqin, Mirsolav Sholeviqin…,etj.) dhe nga politika propagandistike antishqiptare e Kishės Ortodokse Serbe me vladikėn Artemije Radosavleviq nė krye, por vetėm atėherė pasi tė jetė nėnshkruar “autonomia e kushtėzuar” e Kosovės. Ndryshe, pėr shkencėn, pėr drejtėsinė dhe pėr kombin shqiptar dhe Shqipėrinė Etnike, teza “kombi kosovar” e Nexhmedin Spahiut, nuk do tė pranohet, as nuk do tė jetėsohet pėr jetė tė jetėve, pavarėsisht nga intrigat dhe ofendimet e tij nė adresė tė intelektualve shqiptarė me grada shkencore nė krye me Akademikun e shquar Rexhep Qosja, tė cilėt (njėsoj sikurse politika obskurantiste dhe gjenocidale e Serbisė sė djeshme dhe tė sotme) i paska “halė nė sy” edhe Nexhmedin Spahia “eureka” e “kombit kosovar”. Ata qė nė forma tė ndryshme i shpifin dhe i pėrbuzin intelektualėt e mirėfilltė shqiptarė me grada shkencore, nė veēanti tė rangut tė figurės sė ndritshme shqiptare, Akademik Rexhep Qosja, ata vėrtet, edhe duhet tė ndėrtojnė “kombin kosovar”, por jo nė Kosovė, por dikund nė thellėsi tė Serbisė gjenocidale, e cila po ashtu sikurse N.Spahiu dhe disa tė tjerė, i ka urrjetur dhe likuiduar shqiptarėt e arsimuar me grada shekncore qė kėtu e 100 mė parė. Ky,edhe ėshtė shkaku dhe pasoja kryesore, pse edhe sot,pas 100 vjet robėrie nėn Serbi, shqiptarėve sėrsih po i kanoset rreziku i “bastardimit” edhe si komb i arsimuar dhe i qytetėruar, edhe si etni, edhe si shtet i lirė dhe i pavarur nė Ballkan. Ky rrezik nuk ėshtė i pranishėm vetėm nga ana e kolonialistėve serbo-sllavė, por njėkjohėsisht edhe nga ana e injorantėve shqiptarė, tė cilėt dalin me teza dhe koncepte tė tilla antikombėtare dhe antishkencore se “Kosova akoma nuk ėshtė atdhe”; se “Kosova ende nuk ėshtė komb, por do tė bėhet…” etj. Mjerė kombi, shteti dhe atdheu shqiptar qė pret “shpėtimin”, “qytetėrimin” dhe “pėrparimin” shkncor, kombėtar dhe shtetėror nga autorėt e tillė, tė cilėt pohojnė dhe mbrojnė tezat e tyre antishkencore dhe antishqiptare se shqiptarėt e Kosovės “ende nuk janė bėrė komb, as atdhe”(!?) -Zoti i “shpėrbleftė” pėr veprat e kėtilla antikomb dhe antiatdhe shqiptar tė gjithė ata, tė cilėt ende nuk e kanė qartė se ekziston vetėm njė KOMB SHQIPTAR dhe njė SHQIPƋRI ETNIKE nė Gadishullin Ballkanik.

    Natyrisht, me bekimin e Zotit tė Madhėruar dhe tė Plotfuqishėm, shqiptarėt e Kosovės, pėrkatėsisht tė Shqipėrisė Etnike qėmoti kanė statusin e kombit shqiptar e gjysma prej tyre ka edhe shtetin e vet. Shqiptarėt janė tė krijuar si njė komb dhe, kurrė nuk do tė kenė shans tė rikrijohen nė dy kombe shqiptare nė Ballkan, sepse deri tani askund nė botė nuk ka ndodhur njė fenomen i tillė konvertues qė nga njė komb i vetėm, tė krijohen dy kombe tė ndryshme ashtu siē parashikon ” teoria astrologjike” e autorit tė “kombit kosovar”, Nexhmedin Spahiu. Kombi nuk ndryshohet me gjithė dėshirat e shfrenuara tė dallkaukėve tė ndryshėm me vizion kosmopolit pėr pėrfitime dhe promovime tė tyre personale a grupore. Natyrisht, feja mund tė ndryshohet, por jo edhe kombi. Natyrisht, njė komb mund t’i ketė dy a mė shumė shtete ose 50 shtete siē janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, por tė tė gjitha pėrbėhen vetėm prej NJƋ KOMBI, qė quhet kombi amerikan. Pėrndryshe, sikur tė ishte e besueshme dhe e bazueshme shkencėrisht teza “komb kosovar”, atėherė edhe Amerika do tė pėrbėhej nga 50 kombe tė ndryshme me prapashtesėn “kosovare” amerikane. Pėr kėtė arsye, as Rexhep Qosja e as intelektualet e tjerė shqiptarė me grada shkencore, nuk kanė nevojė qė tė shterohen, duke hyrė nė “njė thes” me autorin e “kombit kosovar”, sepse nuk ekziston asnjė argument valid, qė mund tė diskutohet me tė, pėr shkak se ai nuk iu bindet argumenteve shkencore tė akademikėve shqiptarė, as tė huaj, se procesi i krijimit tė kombit shqiptar qėmoti ka pėrfunduar pa lindur nexhmedinėt dhe mbėshtetėsit e tjerė tė tezės “kombi kosovar”. Tė pabindurit dhe ata qė ende nuk besojnė se ekzison vetėm NJƋ KOMB SHQIPTAR, le t’u drejtohen me ” trajtesat” dhe me “librat” e tyre “shkencore” kėtyre institucioneve: (1) Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, (2) Akademisė sė Shkencave tė Kosovės,(3) Institutit Etnologjik, (4) Institutit Albanologjik, (5) Institutit tė Historisė…,etj. nė Kosovė, pėrkatėssisht nė Shqipėri , sepse vetėm kėto institucione shkecnore janė kompetente dhe e kanė pėr detyrė qė autorit apo autorėve tė “kombit kosovar” t’iu japin pėrgjigjen nė mėnyrė tė kualifikuar dhe nė formė tė prerė dhe, vetėm me shkrim mbase etika profesionale, kombėtare dhe atdhetare nuk lejon qė tė debatohet nė ndonjė formė tjerė, duke polemizuar me tezat absrakte dhe vulgare tė dallkaukėve, qė kanė pėr qėllim vulgarizimin dhe zvetėrimin (konvertimin) e KOMBIT dhe tė SIMBOLEVE EKZISTUESE KOMBƋTARE SHQIPTARE. Njė problematizimi tė tillė absurd pėr qėllime politizuese dhe profiterizuese tė individėve dhe tė grupeve tė ndryshme tė interesit me prirje tė prishjes sė vlerave kombėtare shqiptare, duhet t’i japė fund si shkenca, ashtu edhe politika shqiptare nė mbarė hapėsirat e Shqipėrisė Etnike, si dhe nė hapėsirat e diasporės shqiptare. Mjaft, tanimė, nuk u ngopėm me tri fe, por tani po duam edhe “tri kombe” tė ndryshme a?! – Mjaft! Mjaft! Se tėrė armiqtė shekullorė dhe tėrė bota e pėrparuar po qeshin dhe po ēuditen me eksperimentet tona antikombėtare dhe antishtetėrore. Kush tė dojė le ta ndėrrojė fenė, por KOMBIN SHQIPTAR nuk mund ta ndėrrojė, as nuk mund ta rikrijojė, qoftė ai edhe Nexhmedin Spahiu nga gjysmė Mitrovica e Shqipėrisė Etnike. Me shkatėrrimin e ish-Jugosllavisė sė Titos, dhe tė Serbisė sė madhe tė kriminelit Slobodan Milosheviq, ka marrė fund edhe cirku me shpikjen e “kombit kosovar” dhe tė konevrtimit tė simboleve ekzistuese tė identitetit kombėtar shqiptar (flamuj tė ndryshėm “me uje dhe pa yje”) sipas politikave dhe ideologjive tė ndryshme antishqiptare. Edhe sipas historisė, edhe sipas zakonit, edhe sipas kushtetutės tendencat e bastardimit tė vlerave tė idenitetit kombėtar dhe shtetėror shqiptar janė tė paprekshme dhe tė pakorrigjueshme nga ana e individėve, e grupeve apo e partive tė ndryshme. Ƈdo korrigjim mė tė vogėl tė tyre, mund ta bėjė vetėm populli shqiptar me referendum ose me plebishit, sepse vetėm populli ėshtė i vetmi titullar legal dhe legjitim pėr formimin, ndryshimin dhe revizionimin e vlerave tė tij kombėtare dhe shtetėrore e askush tjetėr nuk ka atė tė drejtė tė ngrejė propozime, iniciativa ēoroditėse sikurse kjo e N. Spahiut “kombi kosovar”, qė ėshtė nė funksion tė rikrijimit, pėrkatėsisht tė rishkyerjes sė KOMBIT SHQIPTAR nė favor tė krijimit tė ri tė “kombit multietnik kosovar”(serbė, malazeze, turq, romė, hashkalinj etj.). Pra, me njė fjalė, pavarėsisht nga qėllimet indivudale apo grupore, provokimi pėr t’i bastarduar vlerat vitale tė KOMBIT SHQIPTAR, mbart edhe konsekuenca tė dėnueshme me ligj mbase as KOMBI,as ATDHEU SHQIPTAR nuk ėshtė pronė individuale, as grupore, por zotėrim KOLEKTIV i mbarė KOMBIT SHQIPTAR dhe i SHQIPƋRISƋ ETNIKE! Kėto fakte, duhet t’i ketė pasur parasysh “zbuluesi” i “kombit kosovar”, sepse askush nuk e gėzon tė drejtėn e monopolizimit tė Kosovės dhe tė asnjė pjese tė Shqipėrisė Etnike, veēėse KOMBIT SHQIPTAR SI KOLEKTIVITET.
    * * *
    Nė Kosovė ka mbi 90% shqiptarė, tė cilėt janė pjesė e pandashme e kombit shqiptar tė Shqipėrisė Etnike. Prandaj, shqiptarėt e Kosovės nuk janė pjesė e natyrshme, as pėr nga historia, as pėr nga territori, as pėr nga gjuha, as pėr nga kultura, as pėr nga tradita, as pėr nga raca, as pėr nga qytetėrimi e as pėr nga etnia
    qė me pjesėtarėt e etnive tė tjera(serbė, malazezė, truq, romė, kroatė etj.), tė krijojnė njė komb tė pėrbashkėt, tė quajtur “komb kosovar”, tė “zbuluar” nga Nexhmedin Spahiu sipas modelit tė bankrotuar tė “kombit jugosllav” tė ish-RSFJ-sė Titos (1943-1989). Pra, nė Kosovė jeton njė pjesė kombit shqiptar, qė quhen kosovarė sipas toponimit etnik Kosovė (por nė asnjė mėnyrė nuk identifikohet me emėrtimin “komb kosovar”, tė trilluar nga N. Spahiu). Nė Drenicė jeton njė pjesė e kombit shqiptar, qė quhen drenicarė, por nuk janė “komb drenicar”, por banorė tė Drenicės me komb shqiptar. Gjithashtu, nė Tetovė, nė Kėrēovė, nė Tepelenė, Tuz, Llap etj. jeton njė pjesė e kombit shqiptar, por ata nuk janė “komb tetovar”, nuk janė “komb kėrēovarė”, nuk janė “komb tepelenas”, nuk janė “komb tuzian”, nuk janė “komb ulqinak” etj.etj.Prandaj, mbi asnjė kriter metodologjik shkencor tė pėrkufizimit tė nocionit tė kombit, nuk mund tė merret si paradigmė krijimi i “kombit kosovar”, sepse ka tė bėjė me tė gjithė banorėt e Kosovės, qė njihen si “kosovarė”, jo si “komb kosovar”(!?) – Fenomeni kosovarė, drenicarė, korēarė, llapjanė, tetovarė, dibranė…, etj. nuk ka asnjė lidhje me nocionin komb, por me shtrirjen toponomistike tė vendbanimeve tė tyre, qė janė pjesė tė territorit integral tė Shqipėrisė Etnike dhe tė KOMBIT SHQIPTAR.
    Politikisht, ashtu siē po kėrkojnė standardet e dyfishta tė politikės ndėrkombėtare, nocioni “shtet kosovar”
    multietnik mund tė krijohet nė tė ardhmen, nė qoftė se Kosovės nuk i njihet e drejta e subjektivitetit juridik ndėrkombėtar. Mirėpo, njėkohėsisht, mbi asnjė bazė tė qėndrueshme nuk mund tė krijohet njė “komb kosovar”, se as shqiptarėt, as serbėt, as kroatėt, as hashkalinjtė, as turqit, as boshnjakėt nuk do tė pranojnė, qė identitin e tyre kombėtar, ta shkrijnė si “fluska e sapunit” nė njė tė ashtuquajtur “komb kosovar” tė “antropologut-konstitucionalistit” N.Spahiu, sepse paraprakisht e kanė provuar “kismetin” e tyre nė “kombin jugosllav” multietnik dhe multipluralist tė ish-Republikės Socialiste Federative tė Josip Broz Titos, ku mė sė shumti ėshtė djegur kombi shqiptar e jo “kombi kosovar”, sepse nė atė ngrehinė artificiale nuk kishte vetėm shqiptarė tė Kosovės, por kishte edhe shqiptarė tė Malit tė Zi, edhe shqiptarė tė Anamoravės, edhe shqiptarė tė Maqedonisė, qė tė gjithė i pėrkisnin dhe i pėrkasin vetėm NJƋ KOMBI, e ky ėshtė KOMBI SHQIPTAR e jo kursesi “kombi kosovar” (!!!)* * *Hedhja nė opinion e tezės “komb kosovar” ėshtė vetėm njė provokim i keq me primesa serbo-jugosllave, qė do tė ndikojė mė se negativisht jo vetėm sot nė procesin e mėtejmė tė pavarėsimit tė plotė tė Kosovės, por edhe nesėr nė procesin e ēlirimit, tė pavarėsimit dhe tė ribashkimit tė shqiptarėve tė territoreve tė tjera indigjene tė Shqipėrisė Etnike. Teza “komb kosovar” e N. Spahiut bazohet nė klishe stereotip tė pluralizmit tė vetėqeverisjes sė Jugosllavisė socialiste tė Eduard Kardelit dhe tė Josip Broz Titos, sepse edhe ata, sikurse Nexhemedin Spahiu ishin “vizionarė internacionalistė” ngase provuan qė ta ndėrtojnė njė “komb jugosllav” pluralist (serbė, kroatė, sllovenė, shqiptarė, maqedonė, hungarezė, boshnjakė, malazezė, bullgarė, rusinė, sllovakė, turq etj.), ashtu sikurse mė pas Nexhmedin Spahiu “kombin kosovar”. Mirėpo, edhe pse ata ishin diē mė shumė tė arsimuar shkencėrisht dhe tė avancuar politikisht dhe diplomatikisht sesa N.Spahiu ynė si analist i “ngjareve politike” tė tregut lokal tė gjysmė Mitrovicės (ishin dy nga arkitektėt dhe udhėheqėsit kryesorė tė ndėrtimit dhe tė drejtimit tė ish-Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė pothuajse dyzet vjet rresht) patėn dėshtuar nė realizimin e konceptit tė “kombit jugosllav”. Arsyeja kryesore e falimentimit tė “kombit jugosllav” tė Titos dhe tė Kardelit ishte se nė hapėsirat e jugosllavive tė vjetra dhe tė reja (1918-1990) kurrnjėherė nuk kishte figuruar njė komb i tillė, i njohur dhe i quajtur me emrin “komb jugosllav”. Kėshtu qė, si nė aspektin antropologjik, historik, etnik, kulturor, gjuhėsor, material, shpirtėror, qytetėrues, ashtu edhe nė atė juridik ligjor e kushtetues ishte vetėm njė sajesė artificiale me prapavijė tė thellė tė politikės shfyrtėzuese dhe asimiluese tė identitetit kombėtar tė
    popujve tė pėrfshirė nė kuadrin e ish-Jugosllavisė sė Titos. “Kombi jugosllav” nė veēanti ishte me pasoja katastrofike pėr kombin shqiptar, tė cilit i mohohej njohja e sė drejtės si komb dhe si shtet shqiptar (jo si “komb kosovar” nė asnjė mėnyrė), tė njohur me emrin Shqipėria Etnike. Nė kėtė kontekst, duhet tė shikohet edhe “eureka” e “kombit kosovar” tė Nexhmedin Spahiut, i cili pėr shkak tė mungesės sė edukatės dhe tė arsimimit tė mirėfilltė tė historisė gjenealogjike dhe civilizuese tė KOMBIT SHQIPTAR, ka dalė nė opinion me “kombin kosovar”(!?)
    Ja, “arsyetimi” i hipotetikės abstrakte dhe propagandistike tė N.Spahiut pėr “kombin kosovar”: “shqiptarėt e Kosovės akoma nuk janė komb, por do tė bėhen me kismet prej Zotit…”(Shekulli, 6.02.2006). Ƈfarė teze e gabuar kjo, si nė sfondin e historisė kombėtare, ashtu edhe tė sė drejtės ndėrkombėtare(!) E vėrteta ėshtė kjo: si shqiptarėt e Kosovės, ashtu edhe tė gjithė shqiptarėt e tjerė nė Ballkan si KOMB SHQIPTAR janė krijuar qėmoti me shekuj, por nga armiqtė e tyre serbo-sllavė dhe evropianė, gjysmės sė tyre (50%) ende nuk iu njihet e drejta e krijimit tė shtetit kombėtar shqiptar, qė quhet Shqipėria Etnike. Pra, edhe shqiptarėt e Kosovės janė pjesė e KOMBIT SHQIPTAR dhe tė Shqipėrisė Etnike, por ende nuk janė shtet mė vete, edhe pse janė komb shqiptar. Ky status ekzsitues i Kosovės nė asnjė mėnyrė nuk nėnkupton se ata nuk janė komb apo nuk kanė atdheun e tyre. Ata i kanė qė tė dy kėto komponente, por iu mungon vetėm njohja ndėrkombėtare e shtetit tė tyre e jo, nė asnjė mėnyrė njohja e tyre kombėtare dhe atdhetare, siē pohojnė injorantėtė e paudhėzuar tė ēėshtjes kombėtare shqiptare, tė shtytur dhe tė mashtruar nga tezat e huaja “moderne” dhe “demokratike” antishqiptare, qė janė tėrėsisht komplementare me konceptin e “kombit jugosllav” qė,nė veēanti (ndėr tė tjera) kishte pėr qėllim pėrthithjen e identitetit kombėtar shqiptar nė favor tė politikės kozmopoliste, tė quajtur “bashkim-vėllazėrim” jugosllav pėr t’i sunduar dhe shfrytėzuar
    ekonomikisht, politikisht dhe mbi bazėn kombėtare, jo vetėm shqiptarėt e Kosovės, por edhe tė Maqedonisė, edhe tė Malit tė Zi, edhe tė Anamoravės.
    Prandaj, pėr kėtė “zbulim epokal” tė nocionit “komb kosovar” tė N. Spahiut, nuk duhet tė harxhohet asnjė minutė kohė as nė rrafashin shkencor, as nė atė politik, sepse ai nuk ka tė bėjė fare me ndriēimin dhe me mbrojtjen e interesave dhe tė vlerave fundamentale tė KOMBIT SHQIPTAR dhe tė Shqipėrisė Etnike, por ai ka tė bėjė me “hallet” e minorteteve etnike, pėrkatėsisht me ndėrtimin e “shtetit kombėtar kosovar” tė tyre nė llogari tė territorit, tė kombit dhe tė shtetėsisė etnike sė Kosovės shqiptare. Mirėpo, si pėr shqiptarėt e Kosovės, ashtu edhe pėr tė gjithė shqiptarėt e tjerė brenda dhe jashtė trojeve etnike shqiptare, duhet tė kihet parasysh fakti se ekziston vetėm NJƋ KOMB, e ky ėshtė KOMBI SHQIPTAR e jo “KOMBI KOSOVAR” , i trilluar nga njė diletant politik i “KOMBIT KOSOVAR”, nocion ky i barasvlershėm me nocionin “kombin jugosllav” tė ish-RSFJ-sė sė Josip B. Titos(!)

    Ia vlen t’i rikujtojmė “zbuluesit” dhe mbėshtetėsit e kėsaj teze se plotėsisht janė nė rrugė tė gabuar antikombėtare dhe antishkencore ngase nuk ka asnjė gjasė reale qė tė ndėrtohet kurrfarė “kombi kosovar” kundruall KOMBIT SHQIPTAR , ngase MURI KOMBƋTAR SHQIPTAR (as teorikisht, as praktikisht) nuk mund tė pranojė ndonjė trup tė huaj shtesė, siē po imponohet nė mėnyrė tė verbėr dhe iracionale teza e huaj serbo-jugosllave “komb kosovar”, sepse pėrmbajtja e kėtij nocioni skandaloz dhe abstrakt pėrveē shqiptarėve, pėrfshin edhe serbėt, malazezėt, romėt, turqit, hashkalinjtė etj. nėn njė “ambrellė” shumėkombshe kosovare, qė ėshtė antitrup i KOMBIT SHQIPTAR. Domethėnė, pėrpos kombit shqiptar (mbi 90%) “kombi kosovar” ėshtė njė konglomerat i fundėrrinave tė etnive tė ndryshme kosovare(serbė,malazezė etj.), tė cilat na pėrkujtojnė tė kaluarėn e hidhur historike tė Kosovės, pėrkatėsisht tė Shqipėrisė Etnike tė kolonizuar nga kombet e tyre tė njohura kolonialiste dhe imperialiste. Prandaj, nė asnjė kuptim shkencor dhe real “kombi kosovar” nuk nėnkupton kombin shqiptar, por njė “entitet mulat”, tė pėrbėrė prej disa minoriteteve tė ndryshme, qė quhet “multietni kosovare”.

    Sa mė sipėr, deri sa nuk ėshtė bėrė vonė pėr fatin e Kosovės dhe tė shqiptarėve tezat, draftet, librat , debatet nė temėn e trilluar me titull “kombi kosovar”, duhet tė futen nė “dhe” sa mė parė, sepse nga ai arsenal vetėvrasės, do tė pėrfitojnė vetėm armiqtė KOMBIT SHQIPTAR; vetėm armiqtė e KOSOVƋS SƋ PAVARUR, pėrkatėsisht tė SHQIPƋRISƋ ETNIKE TƋ PAVARUR DHE TƋ RIBASHKUAR.
    info@mitrovicapress.net
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    guri79
    mendime e ide te ketyre jugosllave ke siell gjithmon ne forum
    pra u beson dhe i perkrah qfar punoi e thoin keto ndytesira
    urime haaaaa
    Mos e demto shendetin Llap se me t kap, t rrehi dhe me kamer te regjistroj dhe e qes videon n forum more bullash...

Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •