-
Kundërshtarët e fesë Islame!
KUNDËRSHTARËT E FESË ISLAME!
Jemi në vitin e katërt të shpalljes. Pejgamberi a.s. po vazhdon t`i thërrasë njerëzit në islam. Tërë Meka kuptoi për “rrezikun” që po i kanoset nga kjo fe e re, në veçanti kur njerëzit veç po futen në të me të madhe. Shqetësimi I tyre u shtua edhe më shumë kur u kujtuan se tashmë u afrua koha e Haxhit
, e njerëzit do të vijnë për Haxh nga të gjitha fiset arabe, e ishin të bindur se Muhamedi do ta shfrytëzojë këtë rast e do t`ua paraqesë këtë fe të re haxhilerëve. Kështu që ata u bashkuan te Velid Bin Mugire, një idhujtar pagan me autoritet shumë të madh, shumë I pasur, por edhe i mençur, I shtyrë në moshë.
U tubuan tek ai të konsultohen mes vete. Velidi po u thotë: O ju njerëz, Haxhi u afrua, delegacionet e haxhilerëve tashmë arrijnë. Keni kujdes merreni të gjithë një vendim se si t`i presim njerëzit, çfarë t`u themi atyre në lidhje me Muhamedin, në mënyrë që mos ta përgënjeshtrojmë njëri-tjetrin.
Ata I thanë: Na thuaj pra çfarë t`u themi? Ai ua ktheu: Jo unë, por ju thoni. Ata thane: do të themi se punon me horoskop, një lloj falltari. Velidi u tha: Jo nuk është falltar, unë I njoh falltarët. Ata thanë: Atëherë pra po themi se është I çmendur.Velidi tha: Jo, nuk është I çmendur, ne e dimë se çfarë do të thotë të jesh i çmendur. Atëherë thanë, pra po themi se është poet. Ai ua ktheu: Unë e di se çka është poezia, ne vetë jemi poetë, nuk ka të bëjë kjo me poezinë. Ata thanë: Atëherë po themi se është magjistar.
Ai ua ktheu: Ne kemi parë magjistarë dhe e dimë se si veprojnë ata, ky nuk është I tillë. Atëherë I thanë: E çka të themi? Ai tha: Fjalët e tij kanë ëmbëlsirë, ato janë të bukura, tërheqëse, krejt çfarë thatë ju ato janë të pa vërteta, por megjithatë më së afërmi I bie të thoni: magjistar, erdhi me një magji të çuditshme, me të cilën ndan birin nga prindi, burrin nga gruaja, shkatërron familjen etj. Në lidhje me këtë Velidin zbritën një numër i madh i ajeteve kuranore të sures Mudethir.
U shpërndan dhe morën vendim që në krye të çdo rruge e cila të drejtonte në Mekë, të dalë nga një grup njerëzish e t`i presin haxhilerët të cilët do të vijnë e t`u thonë se Muhamedi është magjistar, keni kujdes nga ai. Një gjë të tillë e zbatuan.
Në krye të tyre natyrisht Ebu Lehebi, sa herë që Pejgamberi a.s të afrohej te ndonjë haxhi për t`ia paraqitur islamin, afrohej aty edhe Ebu Lehebi dhe I thoshte: Mos e dëgjoni këtë, ky është gënjeshtar, ky ka dalë nga feja. Mirëpo një gjë e tillë dikoi që të gjithë arabët të cilët kishin ardhur në Haxh të dëgjojnë për Pejgamberin a.s. dhe misionin e tij, kështu që fjala e tij u perhaps në tërë fiset arabe, sepse ata u munduan ta fshehin e most a kuptojnë të tjerët, në realitet ata veç sa e afirmuan, veç sa i bënë marketing, asgjë tjetër.
Subhanallah, një gjë e tillë ka ndodhur te shumë njerëz të mëdhenjë, ndodh edhe sot, sa here janë munduar armiqtë, apo kundërshtarët ta ulin duke I bërë antipropagandë, a në realitet vetëm sa e kanë afirmuar, vetëm sa e kanë bërë më të njohur ngase atë që e ngrit Allahu nuk ka kush që e ul. Mekasit pasi që u bindën se Muhamedi a.s. nuk e ka ndërmend ta lë misionin e tij, bile veç sa po vjen e po ngul këmbë më shumë në të, gjithashtu axha I tij Ebu Talibi nuk po e ndalon, vendosën t`i kundërvihen me tërë potencialin dhe metodat që i kishin, vetëm e vetëm ta gjunjëzojnë atë dhe ta mposhtin misionin e tij.
Prej këtyre metodave ishte edhe nënçmimi dhe tallja me të dërguarin e Allahut xh.sh, kështu që vendosën ta akuzojnë për të çmendur, siç na informon Kurani: “Dhe ata thanë: O ti që t`u shpallë përkujtimi (Kur`ani), me të vërtetë ti je i çmendur!” (Hixher: 6) dhe jo vetëm kaq, por e akuzuan edhe si gënjeshtar dhe magjistar: “Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thanë: “Ky është magjistar, rrenës”.(Sad: 4).
Mes krerëve mekas ka qenë edhe një qafir i quajtur me emrin Nader Bin Harith, I cili kishte shkuar në qytetin Hire të Perandorisë Persiane, ku kishte mësuar disa tregime të lashta nga mbretërit persianë dhe kur Muhamedi a.s. i fliste dikujt për islam, ky i shkonte prapa dhe posa ai e kryente, u afrohej e u thoshte: Dëgjoni o njerëz, Muhamedi nuk di më shumë e më mirë se unë.
E fillonte t`u rrëfente disa tregime të cilat I kishte mësuar më herët. Pastaj në fund u thoshte të pranishmëve: Cfarë mendoni, cili prej nesh po dim ë mire!? Jo vetëm kaq, por ky i mallkuar kishte blerë këngëtare, e vallëtare dhe i kishte sjell në Mekë, dhe nëse dëgjonte se dikush ka hyrë ne islam, apo po anon nga islami, urdhëronte një nga këngëtarët dhe vallëzuesit t`i vërsulet, të vallëzojë e këndoi derisa ta mashtrojë e ta tërheqë nga ajo bindje. Mekasit shkuan edhe më larg duke e lënduar edhe vetë personalitetin e Resulullahit a.s. Ata i hodhën mbeturina në shpinë përderisa ishte në sexhde duke u falur pranë Qabës. Pejgamberi a.s. vazhdoi të qëndrojë në sexhde, nuk e ngriti kokën fare.
Ndërkohë erdhi bija e tij, Fatimja, ia largoi babait të saj mbeturinat nga shpina, Pejgamberi a.s. ngriti kokën dhe filloi të lutet kundër tyre, tha: O Allah shkatërroi kurejshitët, tre here radhazi e përseriti. Kur e dëgjuan qafirët Pejgamberin a.s. duke u lutur, u frikësuan shumë, sepse ata kishin një bindje se lutja në Qabe nuk kthehet prapa.
Pejgamberi a.s. filloi të lutet kundër tyre me emra një për një: Ebu Xhehlin, Utbetu Bin Rebia dhe të tjerë, të cilët që të gjithë u vranë në luftën e Bedrit. Vlen të përmendet këtu se edhe gruaja e Ebu Lehebit, Umu Xhemil, nuk ishte aspak më e mire se burri i saj. Ajo mblidhte thera (gjemba) dhe ia hidhte Pejgamberit a.s.para derës së tij, që kur të dalë nga shtëpia t`i hyjnë në këmbë. Shtëpia e Pejgamberit a.s. ishte ngjitur me shtëpinë e Ebu Lehebit. Ata jo vetëm Pejgamberin a.s., por edhe ata të cilët hynin në islam talleshin me tan ë forma të ndryshme duke I konsideruar sit e marrë, të vobektë, njerëz që nuk logjikojnë mirë…e kështu me radhë.
Dhe sikur të kishin mjaftuar vetëm me tallje e me përqeshje do të ishte gjysma e të keqes, mirëpo ata vendosën të zhvillojnë tortura të mëdha ndaj secilit që ka hyrë apo hyn në këtë fe. Prej të cilëve patën fatin të torturohen rëndë veçojmë: Amar Bin Jasirin, I cili ishte nga të parët të cilët pranoi islamin, pas tij islamin e pranuan edhe babai dhe e ëma e tij, Jasiri dhe Sumeja. Kurejshitët I morën që të tre, i nxoren jashtë në mesditë, kur ishte vapa më e madhe dhe i torturuan. Sumeja, e ëma, e rëndoi Ebu Xhehlin me fjalë dhe ai qafir, pa u kujtuar fare, ia nguli shtizën në mes dy këmbëve në organet gjenitale dhe e la të vdekur, kështu që u bë dëshmorja apo shehidja e pare në islam.
Vazhduan ta torturojnë të birin Amarin duke i vënë një gur të rëndë në bark në mes të ditës, me fytyrë nga Dielli, e herë duke e djegur me zjarr, e herë duke ia future kokën në ujë dhe i thoshin nuk kemi për të lëshuar përderisa ta shash Muhamedin apo t`i lëvdosh zotat tanë, Latin dhe Uzan. Kështu që ai foli mirë për zotat e tyre nga torturat e mëdha dhe e liruan.
Por ai për këtë u mërzit shumë duke pasur frikë se mos ka bërë mëkat, I tregoi Pejgamberit a.s. për këtë rast, Pejgamberi a.s. e pyeti: Po si e ke ndjerë zemrën tënde kur ke folur keq për mua? Ai ka thënë: O i dërguar I Allahut, vallahi me plot iman dhe besim. Atëherë Pejgamberi a.s. ia ktheu: Nëse përsëri ta bëjnë ashtu, ti përsëri vepro njësoj. Habab Bin Eret-ti ishte një rob, ku punonte te një zonjë e Mekës. Ishte prej të parëve që pranoi islamin.
Zonja e tij porsa dëgjoi për islamin e skllavit të saj, u tërbua, nuk la metodë pa përdorur kundër këtij burri të madh. Jepte urdhër e, e shtrinin në tokë të zhveshur, pasi I hidhnin prush në tokë, Hababin r.a e tërhiqnin zvarrë mbi prush, derisa iu shkrinte dhjami i shpinës dhe nga dhjami I tij fikej prushi. Bilali r.a një burrë tjetër I madh prej burrave më të mëdhenj që pati njerëzimi ndonjëherë. Ishte skllav I ardhur nga Habeshia, Etiopia e sotme.
Pasi e pranoi islamin vuajti shumë. Kur Dielli ishte më I nxehtë, në mes të ditës, e shtrinin në tokë me fytyrë nga dielli dhe mbi gjoksin e tij vendosen një gur të madh. E rrihnin me kamxhik si shtazën dhe I thoshin tërhiqu nga feja e Muhamedit?Dikur nga dhimbjet e shumta nuk mund të fliste pos të thoshte: Ehad, ehad, që do të thotë se Allahu është Një Allahu është Një, deri sa kaloi pranë tij Ebu Bekri, i cili e bleu dhe e liroi.
Dhe shumë raste të tjera të dhunës dhe persekutimit të cilat u përdorën kundër atyre të cilët thoshin: La ilahe il-lallah Muhamedun Resulullah. Të gjitha këto vuajtje e persekutime nuk do të ndikojnë aspak në zmbrapsjen nga islami të atyre burrave të mëdhenj, e kush është ai I cili ka shijuar ëmbëlsirën e kësaj feje e pastaj del nga kjo fe!?.
Për zhvillimin e ngjarjeve të mëtejme do të shkruajmë javën e ardhshme, inshallah! Deri atëherë, selam alejkum ve rahmetullah!
(Fragmente nga libri "Rruga e ndriçuar")
Selam alejkum!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt