Policia e EULEX-it ka arrestuar sot Ilir Tolajn, kėshilltar politik i Bujar Bukoshit, aktualisht ministėr i Shėndetėsisė dhe zyrtar i LDK-sė.
Tolaj ka qenė edhe Sekretar i Pėrhershėm nė Ministrinė e Shėndetėsisė nė kohėn kur ministėr ishte Alush Gashi.
Burime tė Expressit nga policia tregojnė se Tolaj ėshtė arrestuar si i dyshuar pėr keqpėrdorim tė detyrės zyrtare si dhe pėrfitim tė pasurisė nė mėnyrė tė paligjshme.
Kėtė arrestim e konfirmojnė edhe zyrtarė tė misionit tė EULEX-it pėrmes njė komunikatė pėr media.
Duke mos pėrmendur emra ata tregojnė se sot nė Prishtinė ėshtė arrestuar njė ish-Sekretar Permanent i Ministrisė sė Shėndetėsisė i cili aktualisht punon si kėshilltar nė Ministrinė e Shėndetėsisė.
“Arrestimin e ka kryer policia e EULEX-it dhe policėt e Kosovės qė janė pjesė e Task Forcės Anti-Korrupsion, nė kontekst tė njė hetimi penal pėr shmangie tatimi”, thuhet nė njoftim.
Lidhur me kėtė rast janė kryer bastisje nė tri lokacione nė Prishtinė, pėrfshirė njė zyrė nė Qendrėn Klinike Universitare nė Prishtinė.
“Bastisjet janė autorizuar nga njė gjyqtar i EULEX-it i procedurės paraprake”, thuhet nė komunikatė. Sipas tyre, hetimet janė duke u kryer nga Policia e EULEX-it nėn mbikėqyrje tė zyrės sė Prokurorisė Speciale (PSRK-sė).
gazeta express
Krijoni Kontakt