Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Arrestohet Ilir Tolaj nga EULEX-i



    Policia e EULEX-it ka arrestuar sot Ilir Tolajn, kėshilltar politik i Bujar Bukoshit, aktualisht ministėr i Shėndetėsisė dhe zyrtar i LDK-sė.

    Tolaj ka qenė edhe Sekretar i Pėrhershėm nė Ministrinė e Shėndetėsisė nė kohėn kur ministėr ishte Alush Gashi.

    Burime tė Expressit nga policia tregojnė se Tolaj ėshtė arrestuar si i dyshuar pėr keqpėrdorim tė detyrės zyrtare si dhe pėrfitim tė pasurisė nė mėnyrė tė paligjshme.

    Kėtė arrestim e konfirmojnė edhe zyrtarė tė misionit tė EULEX-it pėrmes njė komunikatė pėr media.

    Duke mos pėrmendur emra ata tregojnė se sot nė Prishtinė ėshtė arrestuar njė ish-Sekretar Permanent i Ministrisė sė Shėndetėsisė i cili aktualisht punon si kėshilltar nė Ministrinė e Shėndetėsisė. “Arrestimin e ka kryer policia e EULEX-it dhe policėt e Kosovės qė janė pjesė e Task Forcės Anti-Korrupsion, nė kontekst tė njė hetimi penal pėr shmangie tatimi”, thuhet nė njoftim.

    Lidhur me kėtė rast janė kryer bastisje nė tri lokacione nė Prishtinė, pėrfshirė njė zyrė nė Qendrėn Klinike Universitare nė Prishtinė.

    “Bastisjet janė autorizuar nga njė gjyqtar i EULEX-it i procedurės paraprake”, thuhet nė komunikatė. Sipas tyre, hetimet janė duke u kryer nga Policia e EULEX-it nėn mbikėqyrje tė zyrės sė Prokurorisė Speciale (PSRK-sė).

    gazeta express

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    edhe ky far keshilltari paska shit leshin !!
    bujar bukoshi duhet arrestuar gjithashtu nese nuk tregon tregimin e 3%!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Thaēi: Imazhi i shtetit ndėrtohet duke luftuar korrupsionin


    Policia e EULEX-it ka arrestuar sot Ilir Tolajn, kėshilltar politik i Bujar Bukoshit, aktualisht ministėr i Shėndetėsisė dhe zyrtar i LDK-sė. Tolaj ka qenė edhe Sekretar i Pėrhershėm nė Ministrinė e Shėndetėsisė nė kohėn kur ministėr ishte Alush Gashi.Arrestimin e Ilir Tolajt Kryeministri Hashim Thaēi e ka cilėsuar tė martėn si fillim tė suksesshėm ndaj luftės kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar.

    Nga Jeton Musliu mė 13.07.2010 nė ora 10:29
    ( E plotėsuar) Arrestimin e Ilir Tolajt Kryeministri Hashim Thaēi e ka cilėsuar tė martėn si fillim tė suksesshėm ndaj luftės kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar.

    “Dėshiroj tė theksoj se pėrgjegjėsia ėshtė individuale e secilit. Unė do tė respektojė dhe do tė punojė maksimalisht nė moton zero tolerancė ndaj korrupsionit dhe krimit tė organizuar kudo dhe ndaj kushdo qoftė”, ka thėnė Thaēi.

    Ai nuk ėshtė i shqetėsuar nėse ky rast i arrestimit tė njė pjesėtari tė qeverisė sė tij mund ta dėmtojė imazhin.

    “Imazhi i shtetit tė Kosovės ndėrtohet duke e luftuar korrupsionin. Prandaj po ndodhė lufta kundėr korrupsionit, e cila nuk do tė jetė e lehtė dhe nuk do tė jetė e shkurtėt. Do tė jetė me vėshtirėsi, e gjatė, por me sukses tė plotė. Pėr kėtė i garantoj gjithė qytetarėt”, tha ai.

    I pyetur se deri kur do tė tolerojė qė brenda kabinetit tė tij qeveritar do tė lejohen tė punojnė njerėz tė dyshuar pėr krim dhe korrupsion, Thaēi tha se nuk duhet pėrzier politika me drejtėsinė.

    “Objektiva ime edhe nė fjalimin drejtuar Kombit para njė muaji ėshtė vendosmėria e plotė qė tė jemi nė ballė tė luftės ndaj korrupsionit, krimit tė organizuar dhe ndaj gjitha dukurive negative. Nė kėtė drejtim nuk do tė ketė asnjė kompromis”, ka thėnė Thaēi.


    Arrestohet Ilir Tolaj

    Policia e EULEX-it ka arrestuar sot Ilir Tolajn, kėshilltar politik i Bujar Bukoshit, aktualisht ministėr i Shėndetėsisė dhe zyrtar i LDK-sė.

    Tolaj ka qenė edhe Sekretar i Pėrhershėm nė Ministrinė e Shėndetėsisė nė kohėn kur ministėr ishte Alush Gashi.

    Burime tė Expressit nga policia tregojnė se Tolaj ėshtė arrestuar si i dyshuar pėr keqpėrdorim tė detyrės zyrtare si dhe pėrfitim tė pasurisė nė mėnyrė tė paligjshme.

    Kėtė arrestim e konfirmojnė edhe zyrtarė tė misionit tė EULEX-it pėrmes njė komunikatė pėr media.

    Duke mos pėrmendur emra ata tregojnė se sot nė Prishtinė ėshtė arrestuar njė ish-Sekretar Permanent i Ministrisė sė Shėndetėsisė i cili aktualisht punon si kėshilltar nė Ministrinė e Shėndetėsisė. “Arrestimin e ka kryer policia e EULEX-it dhe policėt e Kosovės qė janė pjesė e Task Forcės Anti-Korrupsion, nė kontekst tė njė hetimi penal pėr shmangie tatimi”, thuhet nė njoftim.

    Lidhur me kėtė rast janė kryer bastisje nė tri lokacione nė Prishtinė, pėrfshirė njė zyrė nė Qendrėn Klinike Universitare nė Prishtinė.

    “Bastisjet janė autorizuar nga njė gjyqtar i EULEX-it i procedurės paraprake”, thuhet nė komunikatė. Sipas tyre, hetimet janė duke u kryer nga Policia e EULEX-it nėn mbikėqyrje tė zyrės sė Prokurorisė Speciale (PSRK-sė).
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Mos u bėni merak pėr Ilirin. Nuk e mbajnė. Pse mos ka qenė i panjohur, para se ta bėjnė kėshilltar, e mė heret sekretar permanent. Akuzohet pėr pėrfitim tė paligjshėm, pėr fshehje tatimi nga biznesi. Po tė tillėt mund tė mos pagujanė se tė tjerėt i gjobitin nė vend. Me kėto arrestime vetėm po bėjnė bujė, kinse po bėjmė diēka.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Rėndi i parė i arrestimeve
    Pas paralajmėrimeve tė shumta, EULEX filloi ekzekutimin e listės sė personave nėn hetime pėr korrupsion dhe krim tė organizuar. Tė martėn, pėr abuzime financiare, u arrestua Ilir Tolaj, si dhe Fahredin Gashi pėr “Rastin Bllaca”. Gjatė javės, priten edhe arrestime tė tjera.

    Nga Nebih Maxhuni mė 14.07.2010 nė ora 8:29
    Ilir Tolaj, kėshilltar i Ministrit tė Shėndetėsisė, Bujar Bukoshi, ėshtė arrestuar tė martėn nė shtėpinė e tij nė Prishtinė.

    Tolaj, i cili ishte Sekretar i Pėrhershėm nė Ministrinė e Shėndetėsisė, sipas EULEX’it, dyshohet pėr shmangie tė tatimit.

    Ilir Tolaj ėshtė arrestuar nga Policia e EULEX-it.

    Zyrtarė tė kėtij misioni, duke mos pėrmendur emrin, kanė konfirmuar arrestimin e njė personi, tė cilit i janė referuar vetėm si zyrtar i lartė i Ministrisė sė Shėndetėsisė.

    Megjithėkėtė, ata kanė sqaruar se i arrestuari ėshtė njė ish-Sekretar Permanent i Ministrisė sė Shėndetėsisė, i cili aktualisht punon si kėshilltar nė Ministrinė e Shėndetėsisė.

    “Arrestimin e ka kryer Policia e EULEX-it dhe policėt e Kosovės qė janė pjesė e Task Forcės Anti-Korrupsion, nė kontekst tė njė hetimi penal pėr shmangie tatimi”, thuhet nė njoftimin zyrtar tė EULEX-it.


    Lidhur me dyshimet ndaj Ilir Tolajt, EULEX-i ka kryer bastisje nė tri lokacione nė Prishtinė, duke pėrfshirė edhe zyrėn e tij nė Klinikėn Infektive
    nė Qendrėn Klinike Universitare.


    “Bastisjet janė autorizuar nga njė gjyqtar i EULEX-it, i Procedurės Paraprake”, thuhet nė komunikatėn zyrtare. Sipas EULEX-it, hetimet janė duke u kryer nga policia e tyre, nėn mbikėqyrjen e Zyrės sė Prokurorisė Speciale (PSRK-sė).

    Menjėherė pas arrestimit tė Tolajt, ka reaguar ministri i Shėndetėsisė, Bujar Bukoshi, i cili ka thėnė se ėshtė i gatshėm tė bashkėpunojė me organet e drejtėsisė nė lidhje me kėtė rast.

    “Ministria e Shėndetėsisė dhe ministri Bukoshi, nė garantim tė transparencės sė plotė, ka ofruar bashkėpunimin e Ministrisė sė Shėndetėsisė me EULEX-in dhe Zyrėn e Prokurorisė Speciale tė Kosovės pėr adresimin e ēėshtjeve qė lidhen me garantimin e ligjshmėrisė pėr ēdo rast, pa e prejudikuar epilogun e hetimeve pėr rastin nė fjalė”, thuhet nė komunikatėn zyrtare tė kėsaj ministrie.

    Ministri Bukoshi ka thėnė pėr Express se rreth orės 9 e 30 minuta, nė zyrėn e tij, ėshtė njoftuar pėr arrestimin e Tolajt, nga ana e njė prokurori tė Prokurorisė Speciale.

    “Kam qenė nė zyrė dhe ka ardhur njė prokuror dhe mė ka njoftuar se kėshilltari im ėshtė arrestuar nėn dyshimin pėr shmangie tė tatimit”, ka thėnė Bukoshi pėr Express.

    Ai po ashtu deklaroi se nuk ka qenė nė dijeni qė Ilir Tolaj ka qenė duke u hetuar nga policia dhe Prokuroria Speciale.

    “Unė kėtė e kam kuptuar sot nga ai prokuror. Nuk dua tė prejudikoj pėr asgjė. Ne do tė bashkėpunojmė me organet e drejtėsisė”, ka thėnė ministri Bujar Bukoshi.

    Sipas tij, pritet qė nė ditėt e ardhshme tė informohet se pėr ēfarė dyshimesh ėshtė arrestuar Tolaj.

    Shemsedin Dreshaj, drejtor i Klinikės Infektive nė QKUK, e ka konfirmuar pėr Express se ėshtė bastisur zyra e Ilir Tolajt nė kėtė klinikė.

    “Mund tė konfirmoj se zyra e tij nė infektivė ėshtė bastisur”, ka thėnė Dreshaj, pa mundur tė sqarojė nėse policėt e EULEX-it kanė marrė ndonjė gjė nga kjo zyrė.

    Ndėrkohė, arrestimin e Ilir Tolajt, Kryeministri Hashim Thaēi e ka cilėsuar si fillim tė suksesshėm ndaj luftės kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar.

    “Dėshiroj tė theksoj se pėrgjegjėsia ėshtė individuale e secilit. Unė do tė respektoj dhe do tė punoj maksimalisht nė moton zero tolerancė ndaj korrupsionit dhe krimit tė organizuar, kudo dhe ndaj kujtdo qoftė”, ka thėnė Thaēi.


    Ai nuk ėshtė i shqetėsuar nėse ky rast i arrestimit tė njė pjesėtari tė Qeverisė sė tij mund ta dėmtojė imazhin.


    “Imazhi i shtetit tė Kosovės ndėrtohet duke e luftuar korrupsionin. Prandaj, po ndodh lufta kundėr korrupsionit, e cila nuk do tė jetė e lehtė dhe nuk do tė jetė e shkurtėr. Do tė jetė me vėshtirėsi, e gjatė, por me sukses tė plotė. Pėr kėtė i garantoj gjithė qytetarėt”, tha ai.


    Ndėrkohė, shefi i Grupit parlamentar tė LDK’sė, Ismet Beqiri, ka thėnė se si subjekt politik, ata kanė dėgjuar vetėm nga mediat pėr arrestimin e anėtarit tė tyre, nė kėtė rast Ilir Tojalt.

    Beqiri tha pėr Express se drejtėsia do ta kryejė punėn e vet, duke mos dashur tė hyjė nė detaje pėr fajėsinė ose pafajėsinė e Tojalt.

    Sipas tij, LDK’ja mbėshtet organet e drejtėsisė nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar.
    “Ne zyrtarisht nuk jemi njoftuar nga askush pėr kėtė arrestim, pėrveē qė kemi dėgjuar nė media. Si subjekt politik, ne mbėshtesim organet e drejtėsisė qė ta kryejnė punėn e vet”, ka thėnė Beqiri.

    Sipas Ismet Beqirit, LDK’ja nuk ėshtė mbledhur pėr tė diskutuar arrestimin e Ilir Tolajt. Ai ka thėnė se ėshtė faza fillestare.

    Ky arrestim pritet tė jetė vetėm fillimi, bazuar edhe nė deklaratat e mėhershme tė ushtruesit tė detyrės tė kryeprokurorit tė EULEX-it.

    Ndėrkohė, burime tė Expressit tregojnė se brenda javės, EULEX-i pritet tė kryejė edhe arrestime tė tjera.

    FSSHK
    Drejtues nga Federata e Sindikatave tė Shėndetėsisė sė Kosovės (FSSHK) kanė pėrkrahur ēdo iniciativė dhe veprim konkret tė institucioneve vendore dhe misionit EULEX pėr zhvillimin e luftės kundėr korrupsionit.

    Kėtė mbėshtetje pėr institucionet e rendit, FSSHK-ja e bėri pėrmes njė kumtese pėr media dhe pas arrestimit tė ish-sekretarit permanent nė Ministrisė e Shėndetėsisė, Ilir Tolaj.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar mė parė nga fattlumi Lexo Postimin


    Policia e EULEX-it ka arrestuar sot Ilir Tolajn, kėshilltar politik i Bujar Bukoshit, aktualisht ministėr i Shėndetėsisė dhe zyrtar i LDK-sė.

    Tolaj ka qenė edhe Sekretar i Pėrhershėm nė Ministrinė e Shėndetėsisė nė kohėn kur ministėr ishte Alush Gashi.

    Burime tė Expressit nga policia tregojnė se Tolaj ėshtė arrestuar si i dyshuar pėr keqpėrdorim tė detyrės zyrtare si dhe pėrfitim tė pasurisė nė mėnyrė tė paligjshme.

    Kėtė arrestim e konfirmojnė edhe zyrtarė tė misionit tė EULEX-it pėrmes njė komunikatė pėr media.

    Duke mos pėrmendur emra ata tregojnė se sot nė Prishtinė ėshtė arrestuar njė ish-Sekretar Permanent i Ministrisė sė Shėndetėsisė i cili aktualisht punon si kėshilltar nė Ministrinė e Shėndetėsisė. “Arrestimin e ka kryer policia e EULEX-it dhe policėt e Kosovės qė janė pjesė e Task Forcės Anti-Korrupsion, nė kontekst tė njė hetimi penal pėr shmangie tatimi”, thuhet nė njoftim.
    Lidhur me kėtė rast janė kryer bastisje nė tri lokacione nė Prishtinė, pėrfshirė njė zyrė nė Qendrėn Klinike Universitare nė Prishtinė.

    “Bastisjet janė autorizuar nga njė gjyqtar i EULEX-it i procedurės paraprake”, thuhet nė komunikatė. Sipas tyre, hetimet janė duke u kryer nga Policia e EULEX-it nėn mbikėqyrje tė zyrės sė Prokurorisė Speciale (PSRK-sė).

    gazeta express
    ----------------------
    Dr.Ilir Tolaj,nuk ka shansė tė bjen nė burg pėr siē thuhet :"shmangje tatimi...",e brockulla tė kėtilla….!
    Doktori ia ka shkelė themren dikujt tė madh....qe shumė kohė....
    Qė nga momenti i suspendimit tė tij arbitrarė nga posti i Sek. tė Pėrherėshėm tė MSH nė prillin e vitit tė kaluar,dr. Iliri nuk e ka ndalė luftėn e tij personale pėr rehabilitim tė emrit tė tij nga akuzat e shėmtuara tė mveshura nga pushtetarėt aktual dhe tė djeshėm,e qė dr. Iliri i njeh moti,nė luftė e nė paqė,nė kamje e skamje,nė gėzim e nė mort....moti,kur kėta bajlozat e sotshėm shisnin farmerka....
    Ndoshta edhe mund tė gabohem,por me sa mė kujtohet doktori ka pas paralajmėruar padi penale private ndaj Qeverisė Thaēi, ish ministrit Alush Gashi dhe personalisht Hashim Thaēit.
    Ka disa zėra qė thonė se- mu dje ka qenė dashur tė mbahet njė seancė paraprake rreth padisė sė tij kundėr Thaēit...!!!

    ARRESTIMI I TIJ ,NATYRISHT ĖSHTĖ MESAZH I QARTĖ EDHE PĖR QYQET E LDK-sė,QĖ NUK KANĖ K..QE,TI THONĖ KURR MJAFT KĖTIJ NĖNĒMIMI QĖ PO UA BĖNĖ pdk-JA E THAĒ-HALIT-KRASNIQIT...
    -----------
    Ps.Ka edhe nga ata tė LDK-sė, qė i gėzohen arrestimit tė tij,si njė nga sfidantėt kryesor tė nomenklaturės aktuale tė kėsaj partie, nė prag tė zgjedhjeve partiake.....

    Dr. Bukoshi,do tė duhej ta ketė kuptuar mesazhin..

    dr. Bujar,kur njė ministri i arrestohet kėshilltari kryesor politik dhe miku personal,nė ēdo vend e popull normal,ai minister jep dorėheqje menjėherė….more vesh !

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ilir Tolaj lirohet me kusht

    Nga Nebih Maxhuni mė 14.07.2010 nė ora 17:54
    Lirohet nga arresti Ilir Tolaj, kėshilltar i ministrit tė Shėndetėsisė, Bujar Bukoshi.

    Pasi ka paguar 50 mijė euro kaucion, Tolaj ėshtė lėshuar pėr nė shtėpi, ndėrkohė qė procedura e rregullt gjyqėsore vazhdon.

    "Me propozimin e prokurorit special tė EULEX-it pėr caktimin e masės sė paraburgimit, para fillimit tė seancės ėshtė arritur marrėveshja me prokurorin, avokatin mbrojtės dhe tė dyshuarin Ilir Tolaj, qė tė pranohet dorėzania nė vlerė prej 50 mijė euro dhe me aktvendimin e posaēėm gjyqtari i procedurės paraprake ka vendosur qė Tolaj tė lirohet nga masa e arrestit", tha Tmava.

    Gjithashtu, ai ka bėrė tė ditur se me tė njėjtin aktvendim ėshtė vendosur qė t’i konfiskohet pėrkohėsisht pasaporta e Mbretėrisė Britanike dhe pasaporta e UNMIK-ut tė cilėn e ka poseduar Tolaj.

    Sipas avokatit Bajram Tmava, ish sekretari i pėrhershėm nė MSH, ėshtė arrestuar pėr veprėn penale tė shmangies sė tatimit nė periudhėn 2004-2008.

    Nė kėtė rast bėhet fjalė pėr njė marrėveshje tė nėnshkruar ndėrmjet Qeverisė sė Zvicrės dhe Ilir Tolajt, nė lidhje me kontrollimin e pensionistėve.

    Ilir Tolaj ishte arrestuar mbrėmė nga Policia e EULEX-it.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim Postuar mė parė nga xani1 Lexo Postimin
    Mos u bėni merak pėr Ilirin. Nuk e mbajnė. Pse mos ka qenė i panjohur, para se ta bėjnė kėshilltar, e mė heret sekretar permanent. Akuzohet pėr pėrfitim tė paligjshėm, pėr fshehje tatimi nga biznesi. Po tė tillėt mund tė mos pagujanė se tė tjerėt i gjobitin nė vend. Me kėto arrestime vetėm po bėjnė bujė, kinse po bėjmė diēka.
    Po e citoj vetveten qė ju ta shihni ēka kam thėnė nė mėngjes. Doli e saktė.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Po tė pyeteshin Sejdiu e Thaēi, nuk do tė isha emėruar kėshilltar i Bukoshit

    Prishtinė, 16 korrik 2010 (Kosovapress) Koha 10:23

    Ish-sekretari permanent i Ministrisė sė Shėndetėsisė, njėherėsh kėshilltar i ministrit tė Shėndetėsisė Ilir Tolaj, ka thėnė nė njė intervistė pėr Kosovapress se arrestimi i tij nėn dyshimin pėr shmangie tatimi ka prapavijė politike dhe se ėshtė bėrė me qėllim tė njollosjes sė personalitetit tė tij. Nė lidhje me akuzat pėr shmangie tatimi, ai thekson se asnjėherė askush nuk i ėshtė drejtuar me kėrkesėn pėr tė paguar tatim nė tė ardhura. Sipas Tolajt, sikur tė ishin pyetur presidenti Fatmir Sejdiu, apo kryeministri Hashim Thaēi, ai nuk do tė ishte emėruar kėshilltar i ministrit tė Shėndetėsisė Bujar Bukoshi.

    Kosovapress: Jeni ndėr zyrtarėt e parė politik qė jeni arrestuar nga EULEX-it, pse u arrestuat?

    Tolaj: Ajo qė mė ėshtė paraqitur mua ėshtė pėr shkak tė shmangies nga tatimi, bėhet fjalė pėr njė periudhė tė tė ardhurave qė kam pasur nė vitet e mėhershme, nga viti 2004, 2005, 2006 dhe 2007.

    Kosovapress: Ju kishit dijeni mė parė pėr kėtė dosje?

    Tolaj: Jo. Unė kam pasur dijeni pėr disa hetime qė janė zhvilluar nė vitin 2008, tė cilat edhe nė atė kohė kanė qenė plotėsisht tė pabaza, tė cilat nė vitin 2008 janė udhėhequr nga hetues vendorė dhe qė kanė qenė mė shumė nė shėrbim pėr tė arsyetuar shkarkimin tim nė atė kohė nga pozita e sekretarit tė pėrhershėm nė Ministrinė e Shėndetėsisė, gjegjėsisht pėr tė dhėnė njė justifikim pėr njė vendim tė tillė tė kundėrligjshėm, por asnjėherė nuk ėshtė pėrmendur kjo. Mendoj se kjo ėshtė mė tepėr si njė rezultat i pafuqisė ose pamundėsisė pėr tė gjetur diēka diku tjetėr qė me ēdo kusht tė gjendet diēka pėr tė justifikuar njė veprim tė tillė, i cili ka ndodhur dje.

    Kosovapress: Keni pasur ndonjė informatė nga Administrata Tatimore lidhur me pagesėn e tatimit?

    Tolaj: Asnjėherė. Llogaria ime ėshtė e hapur si llogari private. Kjo ėshtė llogari nė bankat e Kosovės, jo nė ishujt Kaiman ose nė ndonjė ishull tjetėr, ku unė kam dashur tė fsheh tė ardhurat e mia dhe t’i shmangem tatimit. Mua asnjėherė askush nuk mė ėshtė drejtuar me njė kėrkesė pėr tė paguar tatim nė tė ardhurat e mia. Tė drejtėn t’u them ndoshta ėshtė mė shumė neglizhenca ndoshta ėshtė njė e imja pėr ta ndjekur njė punė tė tillė, apo edhe pa informim lidhur me pagimin e atyre kontributeve, por si do tė jetė edhe gjithė ato kontribute, tė cilat duhet unė t’i paguaj pėr ato tė ardhura, nuk janė tė asaj vlere qė arsyetojnė as atė veprim tė policisė sė EULEX-it, e as arrestimin, e as shqyrtimin e kėsaj ēėshtje nė njė gjykatė e nivelit ēfarė ka qenė.

    Kosovapress: Ju nė tė njėjtėn ditė keni pasur tė shkoni nė njė proces gjyqėsor. Po ashtu, edhe avokati juaj ka thėnė se e tėrė kjo ka prapavijė politike. Ēfarė mendoni ju?

    Tolaj: Ju e dini qė unė me kohė qė nga paslufta e deri tash kam qenė kritikues i ashpėr i tė gjitha atyre lėvizjeve nė politikė, por edhe nė shoqėrinė tonė, tė cilat janė dukuri dhe sjellje devijuese nga ēdo aspekt. Unė kam qenė njė prej kritikuesve mė tė hershėm edhe tė dhunės sė pasluftės, por edhe tė keqpėrdorimeve qė janė bėrė nė emėr tė luftės. Tek e fundit, edhe veten e konsideroj si pjesėtar aktiv nė kohė tė luftės dhe pėr kėtė arsye ka qenė plotėsisht e papranuar qė dikush mbi bazėn e meritave tė njė periudhe, e cila ka qenė e vėshtirė pėr tė gjithė ne, tani ta keqpėrdorė atė nė kohėn e paqes.

    Nuk jam ndalur me kėto kritika. Disa muaj mė herėt, gjithashtu, kam kritikuar nė mėnyrė jashtėzakonisht tė ashpėr dhe kryeministrin dhe ministrat tjerė tė korruptuar, gjegjėsisht, tė dyshuar pėr korrupsion tė nivelit jashtėzakonisht tė lartė. Kur merret parasysh ky fakt qė tė njėjtėn ditė edhe unė kam pasur tė paraqitem nė gjykatė tė nivelit mė tė ulėt pėr padinė qė kam bėrė ndaj qeverisė dhe Hashim Thaēit, si kryeministėr pėr shkarkimin tim tė kundėrligjshėm dy vjet mė herėt, kur keni parasysh tentativėn qė me ēdo kusht tė gjinden diēka pėr gjashtė muajt e mi nė MSH, ndėrsa pėr njė sekretar tė pėrhershėm qė rastisi tė jetė edhe familjar i presidentit Sejdiu, pėr gjashtė-shtatė vite sa ishte nė MSH-sė nuk u bė asnjė hetim, asnjė pikėpyetje pavarėsisht qė ēdokush e di qė punėt nuk kanė qenė aspak mirė dhe se kjo gjendje e shėndetėsisė ėshtė rezultat i njė menaxhimi jashtėzakonisht tė dyshimtė dhe tė keqe tė atij personi nė atė kohė.

    Ashtu si edhe fakti qė njė orė e gjysmė- dy orė pas arrestit tim, kryeministri me pompozitet del dhe e pėrshėndet njė gjė tė tillė, ndėrsa pėr rastin Limaj nevojitet ditė e ditė e javė qė tė prononcohet, nuk lė asnjė arsyetim tjetėr pėrpos tė themi se prapa gjithė kėsaj ka qenė njė arsye thjesht politike qė pėr qėllim ka pas tė njollos personalitetin tim, po nė tė njėjtėn kohė tė ēon njė mesazh jashtėzakonisht tė keq, tė rrezikshėm pėr shoqėri se ēdokush qė ka guximin t’i denoncojė gjėrat e kėqija ėshtė nė mėshirė tė njerėzve me influencė, tė cilėt janė nė gjendje tė bėjnė me lajthitje edhe njė institucion ndėrkombėtar, i cili kishte dashtė tė bėhet siē ėshtė EULEX-i.

    Kosovapress: Mendoni se EULEX-i ka rėnė pre e qarqeve politike nė Kosovė?

    Tolaj: Nuk mund ta them atė. Mendoj qė ėshtė jashtėzakonisht diskutabile roli i EULEX-it, por ndoshta ėshtė mė mirė tė them qė ėshtė vėnė nė lajthitje, ėshtė vėnė nė lojė tė tjerėve lidhur me rastin tim. Personi i njėjtė i cili ka udhėhequr hetimet e vitit 2008 ishte edhe tash nė kuadėr tė Task Forcė dhe me kėtė rast tregon njė vazhdimėsi tė tentativės qė me ēdo kusht tek unė tė gjendet diēka pėr tė arsyetuar veprimet e tilla, tė cilat janė jashtėzakonisht tė vrazhda dhe jashtėzakonisht tė pabaza.

    Kosovapress: Ju keni paguar kaucion 50 mijė euro pėr lirimin tuaj me kusht. E patėt tė vėshtirė t’i gjeni paratė?

    Tolaj: Nė rastet e tilla mobilizohet gjithė familja, shoqėria dhe gjinden ato. Nė fakt, pėr mua ka qenė jashtėzakonisht e rėndėsishme qė sa mė shpejt tė dal nga aty. Mendoj qė ajo shumė nuk korrespondon me veprėn, por nė qoftė se prokuroria e ka parė njė gjė tė tillė, me qenė se ishte propozim i prokurorit tė EULEX-it, edhe avokati im e ka pranuar dhe unė si palė nė atė rast e kam pranuar njė gjė tė tillė.

    Kosovapress: Ju jeni liruar me kusht dhe avokati Tmava ka thėnė se procedura gjyqėsore do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen. Mendoni se nga e gjithė kjo do tė dilni i pafajshėm?

    Tolaj: Sė pari, ėshtė vetėm njė dyshim, shmangie nga tatimi. Organet e policisė dhe gjyqėsisė po e hetojnė rastin dhe unė nuk jam aspak kundėr kėtij vendimi. Kam thėnė se jam i gatshėm t’i nėnshtrohem vendimit tė Gjykatės dhe ekspertizės tatimore pėr obligimet tatimore qė eventualisht mund tė kem ndaj Administratės tatimore. Dua tė them se ky ėshtė rasti i vetėm nė Kosovė qė ndonjėherė dikush ėshtė vėnė para gjyqit nė atė mėnyrė pėr shmangie nga tatimi. Nė Kosovė administratės tatimore i kanė me qindra miliona, afėr 400 milionė, borxhe individė dhe kompani tė ndryshme kanė borxhe me 4-5 milionė dhe asnjėherė askush prej tyre nuk ėshtė marrė nė kėtė mėnyrė dhe nuk ėshtė vėnė para gjyqit nė kėtė mėnyrė. Gjithashtu, mund t’ju them me pėrgjegjėsi tė madhe se nėse analizohet edhe pasuria e njerėzve nė pushtet qė janė nga paslufta e deri tash, nuk e besoj se asnjėri qė i plotėson kriteret pėr njė pagim tė obligimeve tė veta tatimore pėr pasurinė e patundshme dhe tė tundshme, tė cilėn e kanė krijuar brenda kėtyre dhjetė vjetėve. Kjo lė njė dyshim dhe shije tė hidhur nė krejt kėtė proces qė ėshtė bėrė kundėr meje. Sido qė tė jetė, obligimi i cili rrjedh nė atė rast qė do tė jetė me siguri se mė pak se 10 mijė euro ėshtė i pėrballueshėm pėr mua dhe nuk ka kurrfarė problemi.

    Kosovapress: Nė tė ardhmen do t’i ktheheni punės si kėshilltar?

    Tolaj: Unė kur kam shkuar ta bėj punėn e kėshilltarit, kam shkuar me kėrkesėn e ministrit Bukoshi dhe gjithashtu vazhdimi i punės do tė jetė ēėshtje e vlerėsimit tė pėrbashkėt tė kėsaj pune. Edhe atėherė fillimisht kam shkuar pėr shkak tė faktit se Bukoshi ėshtė ministėr i Shėndetėsisė dhe jo pse kam shkuar nė njė Qeveri tė udhėhequr nga Thaēi, apo pse Fatmir Sejdiu ėshtė president i Kosovės. E thashė nė njė rast, po e them edhe tash se ndoshta po tė ishin pyetur kėta tė dy tė fundit, unė as qė isha emėruar kėshilltar i ministrit Bukoshi./Intervistoi: Vjollca Dana/

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin

    Thaēi: Imazhi i shtetit ndėrtohet duke luftuar korrupsionin


    Policia e EULEX-it ka arrestuar sot Ilir Tolajn, kėshilltar politik i Bujar Bukoshit, aktualisht ministėr i Shėndetėsisė dhe zyrtar i LDK-sė.
    ta luftojne korrupsionin qe c'ke me te, por kur akuzat i ngrejne organet e huaja dhe arrestimet behen po nga te huajt atehere gjithcka eshte pikepytje ....... ????

    uroj qe Eulex-i mos ta shperdoroje detyren edhe me Thacin
    "They will not control us, We will be victorious"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •