Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1

    Thumbs down Skenari i Beogradit për Kosovën pas GJND-së

    Beograd, 16 korrik – Me bërjen publike të opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të enjten e ardhshme, do të nisë “akti përfundimtar” i lobimit diplomatik serb, qëllimi i të cilit është që në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të miratohet një rezolutë që kërkon negociata të reja për statusin e Kosovës, shkruan e përditshmja beogradase “Blic”.
    Sipas kësaj gazete, në këto negociata të reja “Beogradi do të kërkojë që veriu i Kosovës, ku serbët janë shumicë, të fitojë atë që do ta marrë edhe pjesa tjetër e Kosovës, në jug të Ibrit: pavarësinë apo nivel të lartë të autonomisë”.
    “Presim që opinioni juridik i gjykatës të jetë një fitore për Serbinë, ndërsa rezoluta të cilën do t’ia propozojmë Asamblesë së Përgjithshme është e tillë që do të jetë turp të votohet kundër saj. Besojmë se shumë vende që e kanë njohur Kosovën do të përmbahen nga votimi kundër kësaj rezolute”, citon “Blici” një burim të vetin, i cili thekson se rezultati i atij votimi është shumë i pasigurt, meqë vendet më të fuqishme të botës, me Amerikën në krye, momentalisht janë shumë të angazhuara që të parandalojnë miratimin e rezolutës serbe në OKB.
    “Blic” më tutje shkruan se derisa kryetari i GJND-së, Hisashi Owada, nuk e bën publik mendimin e gjykatës, të enjten e ardhshme, në orën 15:00, “praktikisht nuk do të dihet përmbajtja e plotë e atij dokumenti”, por, “në bazë të informative që janë në dispozicion deri më tash, në Beograd konkludojnë se kjo gjykatë do të thotë se në vepër është shkelje e së drejtës ndërkombëtare”.
    “Nga përmbajta e dokumentit të gjykatës, i cili pritet se do të jetë voluminoz, do të varet edhe përmbajtja e rezolutës serbe”, shkruan “Blic”.
    “Një pjesë e rëndësishme e rezolutës do të jetë shpjegimi i vendimit të gjykatës. Praktikisht, lufta kryesore në Asamblenë e Përgjithshme do të jetë pikërisht rreth interpretimit të opinionit këshillëdhënës të gjykatës që gjithsesi se do të ketë edhe disa shtesa në favor të palës kosovare. Detyra jonë kryesore është që për rezolutën serbe të përfitojmë shumicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, gjë që nuk do të jetë aspak e lehtë”, ka thënë për “Blic” një burim nga maja e pushtetit në Serbi.
    Gazeta më tutje shkruan se kohët e fundit janë shtuar presionet ndaj Beogradit që të heqë dorë nga propozimi i rezolutës së re në OKB, ndërsa zyrtarëve serbë vazhdimisht u thuhet se “plani i tyre për Kosovën është i dëmshëm për vetë Serbinë dhe se kështu ajo do ta humbasë edhe atë që tashmë e ka në tavolinë, ndërsa nuk është duke u ofruar edhe aq shumë – autonomia për veriun e Kosovës, enklavat dhe manastiret serbe”.
    Për më tepër, gazeta e lidh me këtë edhe deklaratën e ambasadorit francez në Prishtinë, Jean Francois Fitou, i cili citohet të ketë thënë se çështja e veriut të Kosovës mund të zgjidhet me një “autonomi të fortë”, për çka, sipas tij, ka sens edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
    Në anën tjetër, në Beograd thonë se janë të vetëdijshëm që Prishtina dhe përfaqësuesit e shteteve më të fuqishme të botës opinionin e GJND-së do ta paraqesin si fitore dhe konfirmim të pavarësisë së Kosovës.
    Madje, duke u thirrur në burime diplomatike në Prishtinë, “Blic” shkruan se autoritetet e Kosovës kanë planifikuar të organizojnë festë nëpër rrugët e kryeqytetit pas shpalljes së opinionit të GJND-së, sepse duan që “pamja e fitores” të shihet në mbarë botën.
    “Pritet po ashtu presion medial nga shumica e mediave botërore, duke u nisur nga CNN-ja, sepse kështu do të lehtësohet lobimi kundër miratimit të rezolutës serbe”, shkruan “Blic”.
    Gazeta më tutje citon edhe komandantin e KFOR-it, Markus Bentler, të ketë thënë se paqeruajtësit në Kosovë kanë plan veprimi për periudhën para dhe pas shpalljes së opinionit të GJND-së, dhe se në bashkëpunim me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të shtojnë prezencën në terren, posaçërisht në veri të vendit.
    Hapat e Serbisë pas shpalljes së opinionit të GJND-së:

    1. Pallati i Paqes në Hagë, 22 korrik, ora 15:00

    Opinionin këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të bëhet publik nga presidenti i kësaj gjykate, Hisashi Owada, ndërsa séanca do të transmetohet drejtpërdrejt, në tërësi, përmes ueb-faqes së gjykatës (www.icj-cij.org) në gjuhën franceze dhe angleze. Debati para gjykatës ka nisur më 1 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa gjatë nëntë ditëve mendimin e vet në lidhje me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës e kanë dhënë 29 delegacione.

    2. Gusht – përmbyllja e betejës diplomatike për rezolutë të OKB-së

    Detyra e Serbisë është që të mbajë tensione rreth çështjes së Kosovës dhe të përfitojë shumicën e vendeve të botës që të votojnë në favor të rezolutës serbe, me të cilën do të kërkohen negociata të reja. Themeli i kërkesës është që paqja në rajon nuk mund të arrihet nëse “njëra palë i humb të gjitha, ndërsa pala tjetër i fiton të gjitha”. Insistohet në mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare. Nëse në OKB miratohet rezoluta e Serbisë, do të ndërpritet përfundimisht procesi i njohjeve të Kosovës dhe do të pamundësohet anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke nisur nga OKB.

    3. Pallati i OKB-së, New York, fillimi i shtatorit

    Asambleja e përgjithshme e OKB-së e shqyrton opinionin e GJND-së. Serbia paraqet rezolutën me të cilën kërkohen negociata të reja rreth Kosovës. Vendoset me shumicë të thjeshtë votash. Çështja e Kosovës ka arritur para Gjykatës në Hagë me kërkesë të Serbisë, pas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në favor të rezolutës që e pati paraqitur asokohe Serbia, me të cilën me gjithë kundërshtimin e Amerikës dhe të fuqive tjera të perëndimore të botës, është kërkuar mendimi rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, kanë votuar 77 vende, kundër kanë qenë 6, ndërsa 74 kanë qenë të përmbajtura.

    4. Negociatat Beograd-Prishtinë

    Serbia kërkon nisje nga pika “ku është ndalur” gjatë negociatave të pasuksesshme në Vjenë. Asokohe, Serbia ofronte “më shumë se autonomi, më pak se pavarësi”. Beogradi tani ofron një “marrëveshje fer: nivel të njëjtë të pavarësisë apo autonomisë për jug, si edhe për veri të Kosovës. Në lojë është edhe një pjesë e Luginës së Preshevës, me popullatë shqiptare shumicë. Negociatat duhet të sjellin te një rezolutë e OKB-së me të cilën ajo marrëveshje do të vulosej.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Ndarja në fjalor
    Mundësia e ndarjes së Kosovës vazhdon të mbetet një opsion permanent nën tavolinë. Beogradi po planifikon ta promovojë këtë ide edhe nëpër qendrat europiane, për ta nxjerrë më vonë si temë në bisedat eventuale me Kosovën. Zyrtarët në Prishtinë vazhdojnë ta kundërshtojnë fuqishëm.


    Nga Shpend Limoni më 16.07.2010 në ora 9:14
    Mundësia e ndarjes së territorit në veri të lumit Ibër nga pjesa tjetër e Kosovës po aktualizohet kohëve të fundit gjithnjë e më shumë.

    Ky opsion është hedhur poshtë publikisht për një kohë të gjatë nga zyrtarë të ndryshëm perëndimorë e madje edhe nga analistë të shumtë që merren me Kosovën.

    Sido që të jetë, zërat për ndarjen e mundshme vazhdojnë të vijnë nga Serbia në prag të shpalljes së mendimit këshillëdhënës për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

    Shumëkush këtë e sheh si një manovër të Serbisë për ta prezantuar çështjen e statusit si temë të pakryer. Por, nëse ky opsion “shitet” pse jo edhe për të rrëmbyer një copë të territorit të Kosovës.
    Zyrtarët serbë publikisht nuk e kanë përmendur opsionin e ndarjes, por analistët thonë se prapa shkrimeve në mediat serbe për këtë temë qëndrojnë zyrtarët më të lartë serbë.

    Sipas vlerësimeve të analistëve serbë, tashmë zyrtarët e Beogradit kanë filluar të shfrytëzojnë udhëtimet zyrtare për të promovuar këtë opsion dhe se në fshehtësi ata janë duke shpresuar se ndarja edhe mund të ndodhë.

    Gazeta beogradase “Blic” ka shkruar të enjten, duke u thirrur në burime se pas shpalljes së opinionit nga GJND, Serbia do të lobojë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së që të miratohet një rezolutë me të cilën do të kërkohen bisedime të reja për statusin e Kosovës.

    “Në këto negociata Beogradi do të kërkojë që veriu i Kosovës, ku shumicë janë serbët, të fitojë atë që ka fituar pjesa tjetër e Kosovës në jug të Ibrit: pavarësi ose autonomi të shkallës së lartë”, ka shkruar kjo gazetë, duke u thirrur në burime të nivelit të lartë në Beograd.

    Në Serbi nuk presin që kjo iniciativë të kalojë lehtë për shkak të ndikimit të sponsoruesve të pavarësisë së Kosovës në OKB, me Amerikën në krye. Synimi i Serbisë, sipas njoftimeve, është që bisedimet për ndarjen të fillojnë “aty ku kanë mbetur” si dhe të ofrohet një marrëveshje e drejtë.

    “Beogradi tani ofron një marrëveshje të drejtë një shkallë të njëjtë të pavarësisë ose autonomisë për jugun sikurse edhe për veriun e Kosovës. Në lojë është edhe një pjesë e Luginës së Preshevës me shumicë shqiptare”, thuhet në planin serb të cilën e prezanton “Blic”.

    Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, bashkë me Ministrin e Jashtëm të Serbisë Jeremic, dhe me Zëvendëskryeministrin Bozidar Djelic të enjten kanë qëndruar në Bruksel ku thuhet se edhe pritet ta shpalosin këtë opsion.

    Cedomir Antic, analist serb, ka thënë për seksionin serb të Deutche Welle se autoritetet në Serbi shpresojnë se ndarja do të ndodhë.

    “Mendoj se autoritetet tona në mënyrë të fshehur shpresojnë për njëfarë korrektimi kufijsh dhe për një ndarje simbolike të Kosovës dhe Metohisë. Kjo pandërprerë demantohet nga shtetet europiane. Është e qartë se çështja e ndarjes pandërprerë dhe në mënyrë joformale shtrohet sado që të gjithë i ikin asaj. Unë nuk e di se pse dikush do të demantonte diçka të cilën Serbia zyrtarisht e mohon gjithmonë. Kush atëherë e propozon këtë nëse vendet europiane e demantojnë e Serbia nuk e do këtë (ndarjen)?”, ka thënë Antic.

    Edhe analisti tjetër Predrag Simic ka vlerësuar se aktualisht gjithçka është në tavolinë që nga ndarja e deri te shkëmbimi i territoreve.

    Mediat serbe kanë cituar edhe Ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Fitou, i cili ka thënë se nuk përjashtohet mundësia e zgjidhjes së çështjes së veriut me anë të një autonomie të fortë për të cilën, sipas tij, ka mirëkuptim edhe Kryeministri Hashim Thaçi. Ambasadori francez ka thënë se vendi i tij dhe shtetet tjera me ndikim nuk duan ndarjen ose ndonjë status të veçantë me anë të të cilit Kosova nuk do të ishte Kosovë.

    Zyrtarët kosovarë kanë hedhur poshtë mundësinë e ndarjes.

    Zëdhënësi i Qeverisë Memli Krasniqi ka thënë se nuk ka se çka tu shtojë fjalëve të Kryeministri Thaçi i cili në vazhdimësi është duke kundërshtuar ndarjen.
    “Qëndrimi ynë është i qartë dhe mbetet i njëjtë”, ka thënë ai.

    Ndërsa, duke komentuat shkrimet në mediat serbe të cilat kohëve të fundit merren shumë me çështjen e ndarjes, Krasniqi ka thënë se asgjë nuk është zyrtare.
    “Krejt këto janë burime anonime, të njerëzve të pavarur, jozyrtarisht. Askush në BE e as në Serbi zyrtarisht nuk flet për këtë. Edhe kjo që po i referoheni sot është me burime anonime”, ka thënë ai.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-12-2009
    Postime
    44
    Nuk kam koment. Nuk e besoj një gjë të tillë...

  4. #4
    Ketyre muajve, ne Shqiptaret duhet jemi syhapur, dhe nese ne te vertet behert ajo qe beogradi deshiron pra ndarjen e pjeses veriore me ndihmen e ca shteteve pro serbe ( franca, italia, rusia, spanja e tjera) ta ndajne nga pjesa tjeter e Kosoves. Atehere edhe plani i Ahtisarit bie, dhe ne duhet kerkuar Luginen e Presheves dhe bashkimin me Shqiperine, dhe sipas gjitha gjasave kjo do behet. Jemi gjalle e do shofim.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Schpresa
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    14
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Ketyre muajve, ne Shqiptaret duhet jemi syhapur, dhe nese ne te vertet behert ajo qe beogradi deshiron pra ndarjen e pjeses veriore me ndihmen e ca shteteve pro serbe ( franca, italia, rusia, spanja e tjera) ta ndajne nga pjesa tjeter e Kosoves. Atehere edhe plani i Ahtisarit bie, dhe ne duhet kerkuar Luginen e Presheves dhe bashkimin me Shqiperine, dhe sipas gjitha gjasave kjo do behet. Jemi gjalle e do shofim.
    Te jesh i bindur se serbet nuk jane kunder kesaj qe thua ti, ne te vertet ky eshte plani i tyre. Duke u bazuar ne vleren e veriut te Kosoves, duhet te jesh teper i krisur te mos e ndrrosh me nje regjion te varfer sic eshte Lugina e Presheves.

    Athua do te vije nje dite kur shqiptaret do te pushojne te luajn vallet serbe? Te mjeret ne per mjeranet qe kemi zgjedhur te na perfaqsojne.


    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Mundësia e ndarjes së Kosovës vazhdon të mbetet një opsion permanent nën tavolinë.
    Nuk e kuptoj se pse thoni se ndarja e Kosoves eshte opcion nen tavoline, kur ai ne fakt eshte mbi te?!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Schpresa : 16-07-2010 më 07:33

  6. #6
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Shkembimi i territoreve per mendimin tim duket versioni me i pamundur.Besoj se realisht edhe vete serbet e kane opsionin e fundit fare...ose ndoshta thjesht presion, pra jo nje version real.
    Korigjimi i kufijve eshte Mankthi i Europes. Kufijte europiane qe nga Irlanda e Veriut e deri ne Cameri, qe nga Polonia e deri ne Spanje jane ngritur mbi interea politike te superfuqive dhe aspak mbi realitetin nacional-ekonomik. Serbet e dine kete prandaj e perdorin si shantazh ndaj Europes.
    Sa per Presheven mund te jete vertet e varfer por eshte rruga qe lidh Serbine me Maqedonine, pra eshte krahine strategjike per Serbine prandaj nuk do ta leshoje kurre nga dora.

    Edhe "pavaresia" e veriut nuk i intereson Serbise. Veriu i Kosoves nuk mund te ekzistoje si shtet i pavarur qe dmth t`i bashkohet Serbise dhe atehere Jugut i ngelet rruga e hapur per bashkim me Shqiperine. Kjo dmth serish versioni i pare i korigjimit te kufijve. Edhe ky mendoj se eshte version shantazhues.

    Te dyja keto "versione" duan ta shpien statusin e Kosoves tek "versioni i trete" qe eshte plani i vertete serb:
    Autonomi e gjere per Veriun qe praktikisht do ta shnderronte Kosoven ne Bosnjen e dyte. Pra nje Kosove ekonomikisht dhe politikisht krejtesisht te varur nga Beogradi. Pra synimi eshte qe Veriu i Kosoves te luaje hapur rolin qe ka luajtur deri me sot (sic ka bere edhe Republika Serbe) e destabilizimit politik dhe ekonomik dhe zyrtarizimin e varesise nga Beogradi.
    Kjo eshte "me shume se autonomi, me pak se pavaresi....me kryeqytet Beogradin".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kavir : 16-07-2010 më 09:04
    -

  7. #7
    DitariEkonomiOpinioneKulturaSportZIPPolitikëShoqër iBallkan&Botë“Novosti”: 8:7 për Kosovën në GJND?

    16-07-2010 21:09 CET Në Pallatin e Paqes në Hagë para paraqitjes së mendimit për Kosovën, sipas një njoftimi nga gazeta “Novosti”, është paraqitur një triler i vërtetë. Ajo që është më e rëndësishmja, pas gjithë kësaj rrëmuje, siç shkruan “Veçernje Novosti”, ka sinjale pozitive se vendimi përfundimtar do të shkojë në të mirë të Beogradit.

    Sipas burimeve të afërta me ekipet ligjore dhe diplomatët në Hagë, mësohet se në votimet parapake të pesëmbëdhjetëshes, rezultati ishte 8:7 në favor të qëndrimeve që përfaqësojnë Serbinë. Atëherë kur u bë ky votim kishte marrë pjesë edhe gjykatësi kinez, i cili në ndërkohë doli në pension. Raundi i dytë i votimeve kaloi pa arbitrin kinez, kështu që rezultati ishte i barabartë: 7:7. Në atë moment, presidenti i Gjykatës, japonezi Hisashi Owada, nuk deshi ta shfrytëzonte të drejtën e tij të “votimit të artë”, mirëpo, edhe po të votonte, do
    ta bënte këtë kundër Serbisë, dhe vota do t’i shkonte Prishtinës, shkruan “Novosti”.

    Megjithatë, Beogradi pas raundit të parë ka siguruar një avantazh për ‘ta mbajtur frymën më gjatë’ pasi që atëherë u përcaktua se në cilën anë është mendimi i shumicës ku si rezultat u zgjodhën edhe dy gjykatës të cilët, së bashku me presidentin, vendosën rezultatin në letër. Në këtë mënyrë, siç shkruan “Dnevnik”, teksti doli i skicuar pozitivisht për Serbinë. Mirëpo, pas votimit përfundimtar. pasoi deklarata e gjyqtarëve për secilin paragraf veç-e-veç. Por, rreth kompromisit të arritur brenda pallatit të Hagës, nuk dihet ende asgjë, por kjo gjë do të bëhet e ditur më 22 korrik.

    Nuk dihet as fakti se si votuan cilët gjykatës, mirëpo, siç ka mësuar “Novosti”, disa gjykatës që vijnë nga vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës kanë diskutuar kundër interesave serbe, dhe anasjelltas.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #8
    GJND-ja test i madh për KosovënDrilon Zogaj | 16-07-2010 16:26 CET Prishtinë. Mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) rreth legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës konsiderohet pikë kthese në drejtime të kundërta, për të gjitha palët e interesuara rreth zhvillimeve të mëtejshme që kanë të bëjnë me statusin e Kosovës. Ndërkohë që udhëheqësit në Prishtinë janë të bindur se opinioni final i GJND-së, i cili do të publikohet më 22 korrik, do të jetë në favor të konsolidimit të shtetit të Kosovës, në Beograd tashmë janë hartuar planet për pengimin e mëtejshëm të procesit të njohjeve të Kosovës, pas kësaj dite.

    Ndërsa analistë ndërkombëtarë nuk hezitojnë të paralajmërojnë dhjetëra njohje të shtetit të Kosovës pas vendimit të GJND-së.

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur bindjen se opinioni i GJND-së do të jetë në përputhje të plotë me interesat dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Gjatë seancës së Kuvendit, Thaçi ka thënë se pas këtij opinioni do të ketë një fazë të re për Kosovën në drejtim të konsolidimit të shtetit e institucioneve dhe integrimit të vendit në strukturat euroatlantike. Po ashtu, kryeministri tha se vendimi i GJND-së do të hapë një fazë të re edhe në rritjen e numrit të njohjeve si dhe relacionet ndërfqinjësore, përfshirë edhe zgjidhjen e çështjeve teknike me Serbinë. “Qeveria e Kosovës beson se çdo veprim dhe vendim i institucioneve të Kosovës ka qenë dhe është plotësisht i drejtë dhe në përputhje me vullnetin e qytetarëve të vendit”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet ndërkombëtare dhe se vendi është në fazën përmbyllëse të pavarësisë së mbikëqyrur.

    Kurse, Qeveria e Beogradit tashmë ka hartuar
    strategjinë e veprimeve rreth Kosovës pas mendimit të GJND-së. Menjëherë pas shpalljes së këtij të fundit me 2 korrik, diplomacia serbe parasheh fillimin e një lobimi diplomatik që do të ketë për qëllim votimin e rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së përmes së cilës kërkohen bisedime të reja me Kosovën. Në këto bisedime, Beogradi do të kërkojë që pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës të marrë të njëjtën gjë sikurse edhe pjesa në jug të lumit Ibër, pavarësi apo shkallë të lartë të autonomisë. Detyra kryesore e Beogradit do të jetë që për rezolutën serbe të fitohet shumica e votave në Asamble, e cila nuk do të jetë e lehtë.

    Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, ka konfirmuar vazhdimin e përpjekjeve serbe kundër pavarësisë së Kosovës. Duke e quajtur moment i së vërtetës opinionin e GJND-së, ai ka thënë se kjo nuk do të jetë faza e fundit e luftës së Serbisë. “Gjykata do t’ia dërgojë mendimin Asamblesë së Përgjithshme në shqyrtim, kurse beteja për shumicën në institucionin e njëjtë do të jetë shumë më e vështirë, bile më e vështirë se ato të deritashmet”, ka thënë ai.

    Ndërsa eksperti i së drejtës ndërkombëtare në universitetin “Cambridge”, Marc Weller, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se qëndrimi i GJND-së mund të nxisë rreth 30 shtete që shumë shpejt ta njohin pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, nëse qëndrimi i GJND-së nuk do të jetë shumë i prerë, siç presin shumica, atëherë do të ketë gjithnjë e më pak durim në Kombet e Bashkuara, për përpjekjet e Serbisë, sepse tashmë i ishte dhënë një rast që çështjen ta dërgonte në Hagë. “Pra, nëse GJND-ja nuk dënon në formë të qartë shpalljen e pavarësisë së Kosovës, kjo me të drejtë ose jo, do të konsiderohet indikacion i aspiratës së Kosovës për pavarësi”, ka thënë Weller.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #9
    Të shpëtojmë çka mundemiNë të gjitha qarqet e politikëbërjes në botë po mbështetet ideja që pas përfundimit të mendimit të GJND-së të fillojnë bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, për t’i zgjidhur disa çështje të “apostrofuara” si teknike. Mirëpo, çka nënkuptojnë bisedimet teknike askush në e di me saktësi, për faktin se deri më tani nga frazeologët politikë në Kosovë, në Serbi, por edhe nga ndërkombëtarët shpjegohen në mënyra të ndryshme.

    Bashkësia ndërkombëtare insiston me çdo kusht që të (ri)nisin bisedimet Prishtinë-Beograd për t’i zgjidhur të gjitha çështjet që e lehtësojnë jetën e qytetarëve në Kosovë. Çështje teknike ndërkombëtarët fillimisht i cilësojnë të gjitha çështjet që lehtësojnë jetën e qytetarëve të të dyja vendeve. Ata këtu përmendin gjykatat, qarkullimin e lirë të qytetarëve, trashëgiminë kulturore, bashkëpunimin në fusha të tjera edhe në atë të të pagjeturve, ndërsa kur përmendet çështja e Mitrovicës dhe problemet në “veriun e rebeluar”, tërhiqen mbrapa.

    Ndërsa “rastësisht” kur përmendet çështja e Luginës së Preshevës dhe ideja që në këto bisedime “teknike” të zgjidhet reciprokisht edhe çështja e shqiptarëve atje, ndërkombëtarët por edhe kosovarët, apriori deklarohen se kjo çështje nuk bën të ndërlidhet. Pra, sipas logjikës “teknike” del teknikisht se bisedimet janë si ai “Shtrati i Prekustit”, në të cilin “akomodimi” është fatal.

    Edhe në Prishtinë deklarojnë se me Serbinë vetëm biseda “teknike”.

    Por, cilat janë bisedime teknike?

    Gjykatat në veri po dalin se janë plotësisht politike. Qarkullimi i njerëzve është plotësisht politik. Hulumtimi i varrezave masive është çështje kryekëput politike, sepse është presidenti serb Tadiq ai që ka stopuar hulumtimin
    e varrezës në Rashkë. Marrëveshjet policore po ashtu janë politike, kufiri po se po. Atëherë çka po mbetet çështje teknike? Vetëm vendi ku do të takohen palët dhe vendet ku do të ulen negociatorët, kush në krye të vendit, kush e merr fjalën i pari dhe në fund “amini” nëse eventualisht do të këtë.

    Madje me këtë logjikë, edhe parashikuesi i basteve “oktapodi Paul” do ta parashikonte, se “negociatat s’do të kenë epilog”.

    Kjo do të ndodhë për faktin se Serbia në vazhdimësi po kërkon bisedime për statusin e Kosovës, pasi që sipas tyre, statusi nuk është kapitull i mbyllur, ndërsa në të mund të shkruhet e rishkruhet sikurse në “papirus” derisa të harxhohet boja. Madje kjo çështje është bërë sintagmë demagogjike, patologjike e politikës në Beograd.

    Atëherë një është e sigurt, se bisedime do të ketë. Mirëpo si në “okarinë”, këtë çështje do ta orkestrojnë ndërkombëtarët, edhe për formatin, edhe për konceptin, edhe për nivelin, edhe për konsekuencat e më paskajshme, madje edhe për statusin që do marrë veriu i Kosovës.

    Atëherë nëse lidershipi kosovar ka rezon dhe i nuhat rreziqet, duke e vlerësuar paraprakisht se “shfaqja nuk do të ketë happy end”, duhet të shpëtohet ajo që mund të shpëtohet. Në këtë rast në kuadër të këtyre bisedimeve “teknike”, të insistohet me çdo kusht që të zgjidhet në korrelacion çështja e Luginës së Preshevës me veriun e Kosovës.

    Ndërsa, nëse Kosova pret që çështja e bisedimeve të rrjedhë spontanisht, atëherë është rreziku që përllogaritja të na dalë si ajo “ëndrra e Nasradinit”....“Nasradini kishte parë ëndërr që dikush po jepte nëntë grosh, ai kundërshtuake duke i kërkuar dhjetë. Kur i del gjumi e sheh që ka qenë në ëndërr, atëherë i mbyll sytë, i zgjat duart mbi jorgan, duke thënë se edhe me nëntë grosh është i kënaqur”.

    15-07-2010 | 17:08 CET SHKRUAN Milaim Shefkiu
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #10
    Hedh një kashtë e dalin gjashtëKur është lumi i qetë, mjafton të hedhësh një gur sado të vogël në atë sipërfaqe dhe, menjëherë, të pasojnë valët rrethore, të cilat ta tërheqin vëmendjen... Kështu ndodh edhe në realitetin tonë politik që është në vrojtim të përhershëm nga fqinjët serbë, të cilët me atë përvojën ideologjike mesjetare, në mënyrë të pandërprerë e bartin gajlen e Kosovës dhe i bëjnë ato përpjekjet e vazhdueshme (gjithashtu mesjetare) për gllabërim të ndonjë pjese. Duke mos u kënaqur me lojën shekullore mbi kurriz të shqiptarëve, dhe duke qenë të bindur se ata që i mashtruan me dekada për, gjoja, të drejtën mbi Kosovën, domethënë të huajt, tashmë e kuptuan lojën, dhe e pranuan Kosovën shtet – serbët aktivizuan kuzhinën të përgatisë gjella tjera.

    Ajo kuzhinë (serbe) ka funksionuar gjithmonë, por tash vazhdon me bylmes tjetër, në atë stilin bulevardesk: - n’e hangshin! Dhe, shih, tash njerëzit tanë po e hanë atë gjellë në mënyrën siç dëshirojnë serbët. Po e hanë sidomos mediet, dhe atë në mënyrë spektakulare, duke trumbetuar; duke shfrytëzuar çdo hapësirë informimi, e sidomos ekranet televizive, përmes intervistave, etj., etj., duke i obliguar njerëzit të shprehen se çfarë mendimi kanë rreth këmbimit të territoreve, që paska dalë si ide nga ana serbe, dhe nuk thuhet – nga kuzhina serbe. Kjo është e tmerrshme, dhe ky tmerr vjen në shprehje aq më tepër kur kihen parasysh “yryshet” serbe, të cilët kurrë nuk u ngopën; kurrë nuk pushuan së shkeluri mbi rehatinë shqiptare. Ajo kuzhinë e tyre vazhdon të sajojë gjella, kurse ne i harrojmë gjellët e deritashme të tyre nga të cilat gjithmonë kemi qenë të helmuar. Ndërkaq (ata) presin të helmohemi edhe me këtë gjellën e fundit mbi këmbimin e territoreve: Mitrovicë-Preshevë. Dhe sigurisht se do të helmohemi mirë e mirë nëse bëhemi pre e naivitetit të rezonimit politik.

    Ajo që harrohet, duhet të përsëritet. Nëse vërtet i kemi harruar provat e deritashme të bëra nga fqinjët, mund të bëhemi viktimë edhe këtij karremi të fundit të tyre, përmes të cilit (ata) i kanë parasysh përfitimet e mëdha: terrenet e xeheve, ujërat e lëvizshme (Ibri, bie fjala) dhe rezervuarët, siç është Liqeni i Gazivodës. Dhe kjo domethënë mbyllja e arterieve të Kosovës; zënie e frymës...

    Logjika e këmbimit është në traditën historike serbe, e zbatuar sa e sa herë, duke u nisur nga tokat, arat, shtëpitë... Kjo logjikë është paraprijëse e logjikës së marrjes me forcë, siç ndodhte në kohën e reformave të vendosjes së serbëve në tokat e Kosovës. E do rasti të përmendet shembulli që flitet nga përvoja e atyre që kanë pësuar me humbjen e pasurive dhe të jetëve: serbi ta merr tokën dhe pret reagimet. Nëse ai reagim është individual, nuk mërzitet, ndërkaq nëse reagimet marrin shtrirje dhe për këtë merr vesh bota, marrësi i tokës zgjedh mënyrën për
    t’u treguar para opinionit se është solidar: thërret për bisedë dhe thotë se, i shtyrë nga ndjenja humanitare, ia “fal” gjysmën e tokës atij të cilit, në mënyrë arbitrare, ia kishte rrëmbyer. Kësisoj nga hajni shndërrohet humanist.

    Kjo logjikë e tyre vazhdon të jetë aktuale dhe, në vend se (edhe bota e jashtme) të mendohet për shpagimin e gjitha atyre dëmeve të bëra në Kosovë, kërkon formën e këmbimit të territoreve, kurse ne që menjëherë e hëngrëm karremin – vazhdojmë të trumbetojmë, duke harruar se kthim mbrapa nuk ka dhe se e vetmja detyrë jona është që të luftohet ajo që mund të luftohet, që po përmblidhet me një nocion të vetëm – korrupsion.

    Nomenklatura politike serbe e ka hedhur këtë propozim para marrjes së (ndonjë) vendimi në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Kaq i është dashur, duke ditur se (nga ana jonë) është përvoja e zanatit të bibave. Mjafton një fishkëllimë dhe, bibat, kudo qofshin nxjerrin zërat e tyre të paartikuluar, zëra veç për ndotje të qetësisë. Nga ana tjetër, është e ditur se bibat në familjen e shpezëve janë njësoj si gomarët në familjen e shtazëve. Ec e mos u shqetëso kur i sheh e dëgjon njerëzit tanë të cilët, sikur duke mos pasur me se të merren tjetër, tërë energjinë e humbin rreth kësaj teme. O burrani, do të thoshte i ndjeri dhe i çmuari Anton Çetta: kur nuk keni (e dini) çfarë të thoni – heshtni e mos u merrni me punë që u shkojnë për shtati atyre të asaj kuzhine me gjellët e stërpikura me helm.

    Meqë është fjala për Preshevën, para se të pështjellojmë nëpër hapësira gazete, në emisione radiosh e në emisione televizive, ta kemi parasysh se ajo pjesë quhet Kosova Lindore, domethënë gjithmonë ka qenë pjesë e këndejshme dhe se për pjesën tënde nuk është e logjikshme të këmbesh ndonjë pjesë tjetër tënden. Mandej, në atë ambient shqiptarësh, duke qenë përherë nën trysninë serbe, dhe këta të fundit as kanë provuar t’i integrojnë shqiptarët duke respektuar të drejtat e tyre, edhe në kohën e komunizmit (konkretisht, në vitin 1957) kanë provuar të bëjnë diçka drejt bashkimit dhe, në krye të asaj ideje ishte grupi politik (i formuar atëherë) me emrin Partia Shqiptare për Bashkimin e Tokave Shqiptare, në krye të të cilit ishin Metush Krasniqi, Mark Gashi (babai i poetit Mirko Gashi) etj., që u “nderuan” me burgime të gjata.

    Shumë më vonë (konkretisht më 16 shkurt 1992) u mbajt referendumi i bazuar në tri propozime, në formën e pyetjeve: A jeni për autonomi territoriale e politike? A jeni për bashkim me Kosovën? Dhe - A jeni për autonomi territoriale e politike me të drejtë bashkimi me Kosovën? Propozimi i fundit ishte pranuar me shumicën e votave. Fill pas kësaj prove, e dimë, erdhi në shprehje edhe UÇPMB, që kishte programin për të cilin pranonte vetëflijimin, por jo për farë këmbimi.

    (Autori është shkrimtar dhe redaktor i kulturës në gazetën “Zëri”)

    SHKRUAN Ibrahim Kadriu
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •