Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    EULEX-i bastis PTK-nė

    EULEX-it pėrmes njė njoftimi pėr media bėri tė ditur se Njėsia ekzekutive e Policisė sė EULEX-it nė bashkėpunim me Task Forcėn Anti-Korrupsion tė Policisė sė Kosovės, janė duke kryer aktualisht bastisje nė tetė lokacione, duke pėrfshirė edhe Postė-Telekomin e Kosovės.

    Tri nga kėto lokacione janė nė Prishtinė, ndėrsa pesė tė tjerat nė Pejė, ndėrkaq kėto bastisje kanė tė bėjnė me ēėshtje financiare dhe tė korrupsionit nė lidhje me njė licencė tė telekomunikimit.

    “Nė sfond tė kėtyre hetimeve ėshtė bartja e njė licence pėr telekomunikim tė njė ORRMV (Operatori nė Rrjetin Mobil Virtual) nė vitin 2007 dhe 2008 ndėrmjet Dardafon Sh.p.k; Dardafon. NET. Sh.p.k dhe PTK-sė, e cila dyshohet se ėshtė bėrė nė mėnyrė tė kundėrligjshme”, thuhet nė njoftim.

    Prandaj, zyrat e kompanisė “Dardafon Sh.p.k”, kompanisė “Devolli grup Sh.p.k” kompanisė “Z-mobile” dhe banesat private tė pėrfaqėsuesve tė kėtyre kompanive janė duke u bastisur.

    Pėrveē kėsaj, disa zyra tė PTK-sė, nė veēanti zyra e kryeshefit Ekzekutiv dhe banesa private e tij, janė cak i bastisjeve. Po ashtu, kėto bastisje janė tė ndėrlidhura me njė hetim tjetėr tė dytė pėr korrupsion.

    Bastisjet janė autorizuar nga gjykatėsi i procedurės paraprake i EULEX-it./Telegrafi/
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Prishtinė, 15 korrik (pėrtėrirė) - Policia speciale e EULEX-it ka filluar sot, nė orėt e hershme tė mėngjesit, njė bastisje nė objektin qendror tė Postės dhe Telekomunikacionit tė Kosovės (PTK), nė Prishtinė. Dhjetėra hetues tė EULEX-it aktualisht ndodhen brenda ndėrtesės, sikundėr edhe para saj, disa edhe tė maskuar.

    Njoftimet mė tė fundit nga vendi i ngjarjes, ku ndodhet reporteri i Koha.net, bėjnė tė ditur se policia speciale e EULEX-it deri tash ka bastisur veturėn e drejtorit tė PTK-sė, Shyqri Haxha, ndėrsa momentalisht po bastis katin e katėrt tė objektit tė PTK-sė, ku ndodhet zyra e drejtorit Haxha. Gjithashtu ėshtė duke u bastisur edhe kati i dymbėdhjetė, ku ndodhen zyrat e prokurimit.
    Policia e EULEX-it nga andej po nxjerr materiale, tė cilat po i vendos nė automjetet e veta, me siguri pėr hetim tė mėtejshėm.
    Nuk ka informata nėse gjatė bastisjes ėshtė i pranishėm edhe drejtori, Shyqri Haxha.
    Njė numėr i punėtorėve tė PTK-sė, tė cilėt i kanė vendet e punės nė hapėsirat ku po zhvillohet bastisja janė dėbuar nga andej dhe po presin pėrfundimin e bastisjes, qė tė kthehen nėpėr zyra.
    EULEX-i ende nuk ka dalė me ndonjė prononcim pėr arsyet e kėsaj bastisjeje.

    PTK ėshtė apostrofuar shpesh pėr dukurinė e korrupsionit dhe tė shkeljeve ligjore tė fushės financiare.
    Misioni evropian pėr sundimin e ligjit nė Kosovė ka bėrė publike tash e njė kohė se po heton krimin e organizuar e korrupsionin, sidomos nė kompanitė publike, dhe nė qarqet e larta tė pushtetit.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Bastisjet nė PTK: Ēėshtje financiare e korrupsion


    Prishtinė, 15 korrik - Policia e EULEX-it po vazhdon ende bastisjen nė objektin qendror tė PTK-sė nė Prishtinė. Reporteri i Koha.net nga vendi i ngjarjes, thekson se burime tė sigurta i kanė konfirmuar se ėshtė bastisur edhe shtėpia e drejtorit tė PTK-sė, Shyqri Haxhės. Po ashtu ai merr vesh pėr bastisje tė Policisė sė EULEX-it nė 8 lokacione - 5 nė Pejė dhe tri nė Prishtinė. Bastisjet po bėhen me qėllim tė ndriēimit tė dyshimeve pėr kontrata tė paligjshme. Sipas burimeve, po bastiset Dardafone, Z-Mobile dhe Devolli Company. Hetimet po zvillohen rreth bartjes tė licencės sė telefonisė virtuale me Dardafone, e lidhur nė vitin 2007 2008.
    Ndėrkohė me njė komunikatė pėr publikun rreth kėtij aksioni, ėshtė prononcuar edhe EULEX-i.
    Njėsia ekzekutive e Policisė sė EULEX-it nė bashkėpunim me Task Forcėn Anti-Korrupsion tė Policisė sė Kosovės, janė duke kryer aktualisht bastisje nė tetė lokacione. Tri nga to janė nė Prishtinė, ndėrsa pesė tė tjerat nė Pejė, thotė komunikata e nėnshkruar nga Nicholas Hawton, zėvendėsshef i ZSHIP, dhe Blerim Krasniqi, U.D. zėdhėnėsi pėr drejtėsi. Kėto bastisje, sipas komunikatės, kanė tė bėjnė me ēėshtje financiare dhe tė korrupsionit nė lidhje me njė licencė tė telekomunikimit.

    Nė sfond tė kėtyre hetimeve ėshtė bartja e njė licence pėr telekomunikim tė njė ORRMV (Operatori nė Rrjetin Mobil Virtual) nė vitin 2007 dhe 2008 ndėrmjet Dardafon Sh.p.k; Dardafon. NET. Sh.p.k dhe PTK-sė, e cila dyshohet se ėshtė bėrė nė mėnyrė tė kundėrligjshme.

    Prandaj, zyrat e kompanisė Dardafon Sh.p.k; kompanisė Devolli grup Sh.p.k; kompanisė Z-mobile dhe banesat private tė pėrfaqėsuesve tė kėtyre kompanive janė duke u bastisur, thekson komunikata.

    Pėrveē kėsaj, disa zyra tė PTK-sė, nė veēanti zyra e kryeshefit ekzekutiv dhe banesa private e tij, janė cak i bastisjeve. Po ashtu, kėto bastisje janė tė ndėrlidhura me njė hetim tjetėr tė dytė pėr korrupsion.

    Bastisjet janė autorizuar nga gjykatėsi i procedurės paraprake i EULEX-it.

    Kėto hetime nė vijim janė duke u bėrė nėn mbikėqyrjen e Prokurorisė Speciale tė Kosovės (PSRK).
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anėtarėsuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    167
    jo bre se nuk vjedh drejtori, a ja keni a kryet qysh e ka...............
    Ma mir neser se dje

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    po ky haxha para disa ditesh asht dekorue si manegjer i forte!!
    pse euleksit i vjen inati se dekorohet haxha !!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    po ju ka ofrue bordit te ptk -se EU

    mbahu gani syla dhe demir cari

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2010
    Postime
    5
    Si nė Shtepi pa Pronarė


    Prokuroria dhe policėt e EULEX -it hynė nė Ministrin e Transportit tė Kosovės si tė ishte ajo shtėpi publike ku shkon me furgona policor, i nxjerr prostitutat dhunshėm nga dhomat e tyre dhe i ēon nė kontroll mjekėsorė qė tė vėrtetosh thash e thėniet se janė tė infektuara nga sėmundje venerike. E nė ndėrkohė, thuajse tė gjithė i duartrokitėn pėrkushtimit tė EULEX-it nė luftėn kundėr korrupsionit. Madje tė paktė ishin ata qė shtruan pyetjen parimore: si mund tė shpallėsh ndonjėrin publikisht si hajn, para se kėtė ta dėshmojė gjykata.
    Shkruan: Kim MEHMETI
    Sa herė qė kryeministrit tė Maqedonisė i ngecė puna, sa herė qė dėshiron ta fsheh atė qė nuk duhet parė nga populli, ai pėrgatitė ndonjė episod tė ri tė TV novelės me titull “Luftė kundėr korrupsionit”. Pra, sa herė qė donė ta ēojė popullin tė harrojė varfėrinė e skajshme dhe problemet politike qė ka shteti, Gruevski merr kordonėt policor, si dhe dy kamera, bastisė ndonjė spital, nga nxjerr dhjetėra mjekė tė dyshuar pėr korrupsion dhe vazhdon tutje duke u bėrė gati pėr episodin e ardhėm tė TV novelės sė tij. E nė ndėrkohė, qytetarėt e Maqedonisė kurrė nuk e dinė se ēka ai fshehė nė valixhet e veta, kurrė nuk e kuptojnė se pse tė gjithė angazhimet e tij, nė vend qė ta ēojnė shtetin pėrpara, atė e largojnė nga e mira e ėndėrruar. Gjithashtu, nė ndėrkohė, pjesa e Evropės qė mburret me vlerat e larta qytetare dhe juridike, nė shumė raporte tė saja, e paralajmėron Gruevskin se nuk ėshtė nė rregull tė dyshuarit t’i nxjerrėsh pėrpara gjyqit publik ende pa u dėshmuar fajėsia e tyre. Pra, Evropa e civilizuar, ia tėrheq vėrejtjen Gruevskit se duhet tė ketė kujdes e ta kuptojė se lufta kundėr korrupsionit nuk duhet pėrdorur si mjegull pėr t’i fshehur paaftėsitė tė pėrballesh me problemet mė tė mėdha tė Maqedonisė, siē ėshtė stabiliteti i shtetit, zgjidhja e problemit tė emrit... Apo, nė raportet e veta, institucionet evropiane, ia rikujtojnė Gruevskit tė mos bėj veprime qė shkelin vlerat demokratike: tė mos i linēojė njerėzit vetėm pėr ta mbuluar paaftėsinė tė bėjė diēka pėr tė mirė e shtetin, tė mos e nxjerrė individin pėrpara gjykatės mė tė pamėshirshėm – opinionit publike – para se tė dėshmohet fajėsia tij.
    Duke jetuar nė shtet ku ėshtė aq e shikuar TV novela e quajtur “Luftė kundėr korrupsionit”, kur pash kordonėt policore qė hynin e dilnin nga godina e Ministrisė sė Transportit tė Kosovės, mė shkoi mendja se mos vallė Gruevski ka marrė nė duar edhe prokurorėt dhe policėt e EULEX-it dhe tani ėshtė duke vepruar edhe nė Kosovė. Mbase hamendėsimet e kėtillė m’i nxiti sjellja aq arrogante dhe aq primitive e atyre qė kanė ardhur tė kultivojnė vlerat demokratike nė Kosovė, por tė cilėt, gjatė bastisjes sė Ministrisė sė Transportit tė Kosovės u sollėn thuajse Ministri dhe personeli i tij janė ngujuar nė kabinete e tyre dhe tė armatosur presin tė sulmojnė luftėtarėt kundėr korrupsionin. Apo, thėnė mė qartė: ajo qė shihja nė ekranet televizive, mė shumė mė rikujtonte veprimet e Gruevsik qė i shohė shpesh kėtu ku jetojė, e ku herė-herė, tė gjithė bėrtasin “kapeni hajnin”, duke dashur ashtu tė mos shohėsh ēka kanė nė valixhet e tyre, duke dashur ashtu tė mbulojnė paaftėsinė e tyre tė pėrballen me tė vėrtetėn se njė shtet qė nuk kontrollon tėrė territorin e vet, se nė njė shtet ku nuk dihet cili ėshtė i zoti i shtėpisė, se nė njė shtet ku ka nga dy palė ligje e standarde, pra se nga njė shteti tė cilin ēdokush e mbron sipas logjikės dhe interesit tė vet, nga ai shtet ndonjėherė mė sė shumti pėrfitojnė ata qė kanė ardhur ta mbrojnė vendin nga “hajdutėt” vendas.
    Ajo qė ndodhi nė Ministrin e Transportit tė Kosovė, mė sė miri dėshmon standardin e dyfishtė qė pėrdorin disa qarqe evropiane kur jemi nė pyetje ne ballkanasit. Standarde tė cilat janė krejt ndryshe pėr hapėsirat ku banojnė “tė mirėt e demokratėt” e kėtij kontinenti dhe plotėsisht tė kundėrt kur zbatohen nė kėto hapėsira ku banojmė “ne tė egrit e hajdutėt”, e zyrat e tė cilėve duhet hapur me shkelma dhe tė pėrcjellje nga kordonėt policore. Gjė qė tė ēon tė mendosh se mbase fytyra e vėrtetė e njė pjese tė Evropės perėndimore ėshtė jo qė shihet nė pjesėn e saj tė Ballkanit, e jo ajo e grimosura – e rrejshmja - ku pėrpilohen raportet pėr ne qė duam tė bėhemi pjesė e asaj qė jemi – Evropės. Dhe duke qenė e tillė, e sjellshme dhe demokratike pėr vetveten dhe e egėr dhe jo tolerante ndaj neve “ballkanasve”, nėpėr zyrat e veta Evropa perėndimore hynė ashtu si e do rendi: duke trokitur nė derė, duke tė treguar vendimin e gjykatės pėr bastisje. Ndėrkaq, nė zyrat tona hynė me kamera televizive, duke tė pėrplasur pėrpara gjykatėsit publik tė quajtur popull, qė tė mos mund tė shlyesh njollėn e turpit edhe sikur tė dėshmosh se je Profet, e jo mė njeri tė cilit, si gjithė tė tjerėve, mė lehtė mund t’i gjesh gabime se sa vepra tė admiruara.
    Prokuroria dhe policėt e EULEX -it hynė nė Ministrin e Transportit tė Kosovės si tė ishte ajo shtėpi publike ku shkon me furgona policor, i nxjerr prostitutat dhunshėm nga dhomat e tyre dhe i ēon nė kontroll mjekėsorė qė tė vėrtetosh thash e thėniet se janė tė infektuara nga sėmundje venerike. E nė ndėrkohė, thuajse tė gjithė i duartrokitėn pėrkushtimit tė EULEX-it nė luftėn kundėr korrupsionit. Madje tė paktė ishin ata qė shtruan pyetjen parimore: si mund tė shpallėsh ndonjėrin publikisht si hajn, para se kėtė ta dėshmojė gjykata. Por, mbase edhe mundet, posaēėrisht kur tė trajtojnė se i takon grupit e tė “egėrve” ku nuk ia vlen tė pėrdorėsh standarde civilizuese dhe ligjore, por ku duhet drejtėsinė ta trajtosh si ēėshtje qė duhet matur me atė se si ajo do ndikojė nėpėr dhomat ku populli i varfėruar pinė ēajė dhe mezi pret t’ia hedhėsh pranė kėmbėve kokėn e “hajdutit” qė e ka pru nė situatė tė pijė ēaj pa limon. Dhe mbase andaj kėsaj radhe EULEX-i veproi nė Kosovė ashtu siē vepron shpesh Gruevski nė Maqedoni: tė mos u pėrmbahet rregullave, por mė shumė rėndėsi t’i kushtojė efektit publikė. Qė do tė thotė, mbase nuk ėshtė e largėt dita kur prokurorėt dhe policėt e EULEXI-t do vijnė nė trajnim te Gruevski, apo edhe do i bastisin kabinetet ministrore jo duke u bazuar nė fakte, por duke u mbėshtetur nė anketa publike nėpėrmjet tė cilave populli do e caktojė se kush ėshtė “kryehajduti” i Kosovės.
    Ajo qė bėri EULEXI nė zyrat e Ministrisė sė Transportit tė Kosovės, ka shijen e hidhur pėr shumė arsye. Ndėr tė tjerat, edhe shkaku se bastisja u bė sikur Kosova tė ishte shtėpi pa pronar, thuajse tė zgjedhurit e popullit kosovarė janė “nė shkollė trajnuese” pėr t’u bėrė drejtues tė shtetit dhe andaj, ndaj tyre mund tė sillesh si trajnues tė cilit i lejohen tė gjitha, pėrfshi edhe logjikėn tė krijosh opinion se ndonjė nga ata ėshtė hajdut ordiner, e qė pastaj tė ofrosh dėshmi pėr krimin e bėrė. Pastaj, kjo ndėrhyrje e EULEX-it, e cila aq i joshi disa qarqe kosovare, dėshmoi deri ku shkojnė inatet personale, inate tė cilat Kosovėn e prunė deri aty sa nėse e kompletonin listėn e tė gjithė politikanėve qė ka sot ky shtet, vėshtirė se do gjesh njė politikanė tė vetėm i cili nuk ėshtė akuzuar publikisht pėr ndonjė veprim keqbėrės qė tė bėnė tė mos dalėsh nė rrugė nga turpi. Andaj, sikur kosovarėt ta kompletonin kėtė listė, ajo do i ēonte ta pyesnin veten se ku ēon ky proces i degradimit tė tė gjitha vlerave qė ka Kosova, do i ēonte tė pyesnin veten se mos vallė kjo do tė thotė se tė gjithė ata qė dje flijuan jetėn e tyre pėr lirinė Kosovės, kėtė e kanė bėrė qė sot asaj t’ia vjedhin ardhmėrinė? Pra, kur ta shihnin se lista e politikanėve kosovar pėrbėhet vetėm nga emra tė njollosur, kosovarėt do duhej ta pyesnin veten se kush e bėnė kėtė dhe vallė kjo do tė thotė se Kosova nuk ka burrėshtetas tė pjekur, apo se dikush donė t’ia thyej boshtin politikė kurrizor Kosovės dhe atė ta shpall si tė papjekur pėr shtetėbėrje? Dhe mė nė fund, nga ajo listė ata do e shihnin se atyre u kanė mbetur tė panjollosur vetėm heronjtė e vdekur. Me ēka kosovarėt do duhet t’u pėrgjigjen shumė pyetjeve, qė tė arrijnė deri te konstatimi se lufta e vėrtetė kundėr korrupsionit nė Kosovė do fillojė atėherė kur asaj do i prijnė vetė kosovarėt, e jo prokurorėt dhe policėt e EULEX-it. Sepse sikur tė ishte ndryshe, atėherė kosovarėt nuk do duhej tė votonin pėr t’i zgjedhur pėrfaqėsuesit e vet nėpėr institucionet shtetėrore, por do duhej tė shpallnin konkurs evropian pėr t’i zgjedhur ekspertėt qė do e drejtonin Kosovėn. Dhe nėpėrmjet atij konkurs, bar do mundeshin ta bėnin zgjedhjen e duhur dhe tė mos lejonin qė nė mesin e “mbikėqyrėsve” tė Kosovės tė ketė edhe tė atillė qė mendojnė se nė zyrat e pėrfaqėsuesve kosovar duhet tė hysh si nė shtėpi pa pronar, apo si nė shtėpi ku pronari nuk dinė tė kujdeset pėr tė. Apo qė tė mos ndodh qė nė Kosovė tė vijnė edhe tė atillė qė merren me kontrabandė tė cigareve dhe tė pijeve alkoolike, mbase duke menduar se kjo veprimtari ėshtė pjesė e traditės sė popujve tė Ballkanit.

    Mė shumė mund tė lexoni nė www.zeriikosoves.org

    www.zeriikosoves.org

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •