
Postuar mė parė nga
Etniku
TREGONJA DARINES SE NDOSHTA NUK E DIN MOS E NDRYSHON DHE BEN NDONJE LEK NGA INJORANTET QE I SHKOJNE MBRAPA
Kosova ėshtė shqiptare, mbetet shqiptare dhe i pėrket Shqipėrisė
Nė kuadrin e kaosit dhe tė shqyerjes nė mes klikave tė Jugosllavisė, Kosova dhe banorėt e saj shqiptarė gjenden kurdoherė tė ekspozuar ndaj rreziqeve tė mėdha.
Rivaliteti pėr dominimin nė mes serbėve dhe kroato-*sllovenėve, nė mes grupit tė Titos dhe atij tė Rankoviēit, ka reperkusionet e veta dhe pasqyrohet edhe nė Kosovė e nė viset e tjera shqiptare nė Jugosllavi (nė Maqedoni e nė Mal tė Zi).
Barbarizmat e mėparshme nė kurrizin e shqiptarėve nga klika Tito-Rankoviē dhe kėlyshėt e saj shqiptarė, tash, sa pėr sy e faqe dhe pėrkohėsisht kanė marrė njė formė tjetėr.
Politika e grupit fitues tė Titos nė Kosovė predikon se "tė gjitha tė kėqijat atje i ka bėrė Rankoviēi dhe UDB-ja, prandaj ato tash morėn fund"; "Titoja ėshtė shpėtimtari i kosovarėve"; "Titoja
u jep liri tė madhe dhe ka besim te shqiptarėt", prandaj mbėshten ata krerė qė Rankoviēi i kishte mėnjanuar; thotė qė "shqiptarė tė vini mė shumė nė drejtim", dhe kėta, hėpėrhė, nuk i shqetėsojnė kur kritikojnė njerėzit e UDB-sė.
Edhe pėr kalamanėt ėshtė e qartė, se politika titiste kundrejt shqiptarėve, ėshtė ajo e egra, e mėparshmja, por Titos nė kuadrin e pėrleshjes me serbėt e Rankoviēit, i duhet ta zbutė ca me shqiptarėt, i duhet qė kėta tė mos i nxjerrin telashe, dhe, mundėsisht deri sa tė forcojė pozitat, ti ketė nga ana e tij. Kjo ėshtė njė politikė koniunkturale e Titos, pėr tu kthyer shpejt tek e vjetra.
Titoja e di, dhe ėshtė i bindur se shqiptarėt e Kosovės janė armiqtė e tij nga mė tė vendosurit, dhe ata s'mund t'i bėjė kurrė me vete. Ai me vete ka vetėm disa krerė dhe jo popullin, dhe ėshtė mbi kėta krerė qė ai llogarit, me kėta ai pėrpiqet tė gėnjejė shqiptarėt.
Pra fitorja e popullit tė Kosovės deri nė vetėvendosje duhet tė vijė dhe tė organizohet, nė njė rrugė tė gjatė, plot vuajtje, mundime dhe sakrifica nga vetė populli dhe jo nga kėta krerė tė shitur shqiptarė.
Populli i Kosovės mund tė udhėhiqet drejt nė kėtė rrugė e tė fitojė tė drejtat e tij tė plota, vetėm nga revolucionarė tė vėrtetė shqiptarė kosovarė. Kjo ėshtė konditė absolutisht e domosdoshme pėr sukses.
Tė dhėnat qė dihen janė kėto: Kosova e viset e tjera shqiptare nė Jugosllavi, pjesė tė Shqipėrisė, u shkėputėn nga mėma e tyre prej fuqive imperialiste dhe iu dhanė mbretėrisė serbe. Kosova ėshtė shqiptare, mbetet shqiptare dhe i pėrket Shqipėrisė. Xhelatėt serbomėdhenj bėnė kėrdinė mbi shqiptarėt, pėr t'i shfarosur krejtėsisht. Shqiptarėt rezistuan heroikisht dhe gjenocidi i praktikuar nga shovinistėt serbo-malazezė nuk u dha rezultatet qė ata pritnin. Urrejtja e shqiptarėve kundėr serbėve dhe malazezėve, me tė drejtė, u ngrit nė kulm dhe s'ka dyshim qė kjo u zhvillua nė rrugėn nacionaliste. S'kishte si tė bėhej ndryshe, nė njė vend, ku s'kishte fare lėvizje komuniste. Dėshpėrimi i bie nė kėtė rrugė.
Popullin shqiptar tė Kosovės, Lufta Nacionalēlirimtare e gjeti tė papėrgatitur, dhe jo vetėm kaq, por ltalia fashiste, fashizmi gjerman dhe kuislingėt shqiptarė, pėrhapėn, pompuan dhe predikuan, duke marrė dhe masa konkrete, "Shqipėrinė e madhe". Kosova gjoja iu bashkua Shqipėrisė dhe kėshtu gjoja u realizua ėndrra.
Kjo natyrisht ishte njė blof, njė koniunkturė fashiste, pėr tė shuar nė Kosovė ēdo lėvizje, ēdo kryengritje antifashiste.
Ne komunistėt shqiptarė, nga ana jonė ndihmuam sa mundėm nė Kosovė qė populli tė ngrihet. PK e Jugosllavisė nuk e ndihmoi drejt popullin e Kosovės, bile e pengoi luftėn e vėrtetė nacionalēlirimtare tė tij dhe kjo u kuptua mė qartė mė vonė. Nė fillim lufta nacional-ēlirimtare e popullit tė Kosovės mbeti, si me thėnė, mė shumė luftė "kuadrosh" qė luftonin nė Kukės e nė Tropojė, nėn drejtimin e Partisė sonė. Mė vonė, pas ēlirimit tė Kosovės, tė Malit tė Zi e tė Dibrės, kėta "kuadro" i kaluan PK tė Jugosllavisė dhe udhėheqja e Kosovės kaloi nėn drejtimin e Beogradit.
Qė pas ēlirimit, klika e Titos me njė mijė mėnyra qė mė vonė u bėnė tė qarta pėr kėtė problem, neve na i vuri kufijtė te thana. Nėn maskėn e komunizmit e tė internacionalizmit ai bėri si deshi nė Kosovė e nė viset e tjera shqiptare nė Jugosllavi (nė Malin e Zi, nė Maqedoni). "Vetėdeklarimi" e "vetėvendosja" e popullit tė Kosovės pėr tė qenė pjesė pėrbėrse e Serbisė dhe pėr tė qėndruar e bashkuar me RFJ nuk ishte as "vetėdeklarim" as "vetėvendosje". Pėrkundrazi, siē doli mė vonė, gjithēka ishte bėrė me urdhėr e me diktat nga Beogradi.
Problemi i trojeve shqiptare tė Kosovės e i viseve tė tjera shqiptare nė Jugosllavi, tė aneksuara me forcė Jugosllavisė pėr ne ka qenė shumė delikat e kompleks. Ne, si shqiptarė e si kornunistė, me ndėrgjegje tė plotė, coptimin e atdheut tonė e kemi quajtur njė padrejtėsi shumė tė madhe historike. Pa u futur nė konsiderata historike tė sė kaluarės, faktet dėshmojnė se Shqipėria dhe populli shqiptar, me gjithė luftrat e vazhdueshme heroike pėr tė fituar lirinė dhe pavarėsinė, fuqitė e mėdha imperialiste dhe fqinjėt shovinistė u kanė bėrė padrejtėsi tė mėdha. Shqipėrinė e kanė gjymtuar nė tė gjitha anėt e kufijve tė saj dhe nė rrezik copėtimi ka genė e gjitha. Toka qė i pėrkasin Shqipėrisė, toka qė banohen nga shqiptarė, si Kosova, pjesė tė Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi iu bashkuan, padrejtėsisht, Jugosllavisė sė kralėve serbokroatė. Nga ēdo pikėpamje qė ta marrėsh kjo ka qenė e mbetet njė e vėrtetė e hidhur dhe etnia shqiptare e kėtyre trojeve pėr ne ka qenė dhe mbetet njė ēėshtje e padiskutueshme. Serbomėdhenjtė kanė zhvilluar njė politikė tė egėr shoviniste, antishqiptare nė kurriz tė shqiptarėve nė Jugosllavi, me qėllim qė t'i shfarosnin fizikisht e sa pėr tė drejta tė tjera as qė mund tė bėhet fjalė.
Ne jemi tė bindur se problemit nacional i jepet zgjidhje e drejtė vetėm nga teoria marksiste-leniniste, nga partitė komuniste, nga socializmi, prandaj kur nuk e njihnim akoma tradhtinė e Titos, ne e mendonim qė edhe problemi i Kosovės mund tė zgjidhej si duhet vetėm nga dy vendet tona, nga dy partitė tona, nga dy popujt tanė dhe nga vetė populli shqiptar autokton nė Jugosllavi. Ne duhej tė punonim qė tė piqej problemi derisa shqiptarėt nė Jugosllavi tė vendosnin vetė nėse donin tė bashkoheshin me atdheun e tyre socialist, Shqipėrinė, e, nėse do tė shpreheshin pėr kėtė, askush nuk duhej t'i ndalonte ata qė tė bashkoheshin. Njėkohėsisht ne mendonim se atyre duhej tu krijohej e drejta tė shpreheshin edhe pėr ndonjė zgjidhje tjetėr, pėr shembull, nėse do tė donin tė jetonin si republikė mė vete, apo tė bashkuar me tjetėrkend. Ky ishte qysh gjatė Luftės Nacionalēlirimtare mendimi ynė pėr problemin e Kosovės, por, nė atė periudhė, kryesore pėr ne ishte qė popujt tanė tė ngriheshin nė luftėn e pėrgjithshme kundėr pushtimit fashist.
Dhe ne kryem detyrėn tonė dhe jo vetėm brenda kufijve tanė. Qė pėrpara Ēlirimit shumė shqiptarė me komunistėt nė krye, e aq mė shumė kur dy divizione tė Ushtrisė sonė Nacionalēlirimtare shkuan nė ndihmė tė popujve tė Jugosllavisė, bijt e bijat e popullit tonė, pėrkrah luftėtarėve jugosllavė luftuan heroikisht dhe derdhėn gjakun e vet pėr ēlirimin e popujve tė Jugosllavisė.
Mė vonė kur tė krijoheshin kushtet e mundėsitė, mendonim ne me zemėr tė pastėr e duke u nisur nga mėsimet e marksizėm*leninizmit, kur nė pushtet tė vinin partitė komuniste, atėherė ēėshtja e Kosovės dhe e viseve tė tjera shqiptare nė Jugosllavi mund tė zgjidhej drejt e pėrfundimisht dhe sipas dėshirės sė vetė popujve. Ne, pra, niseshim nga ajo qė lėvizja nacionalēlirimtare jugosllave udhėhiqej nga njė parti komuniste, se kjo lėvizje ishte njė luftė popullore, antifashiste, pėrparimtare, pėr socializmin, prandaj nuk mund tė vihej imediatisht nė diskutim ēėshtja e kufijve tė vjetėr jugosllavė dhe nė mėnyrė tė posaēme ēėshtja e Kosovės dhe e viseve tė tjera shqiptare nė Jugosllavi.
Pikėpamjen e Partisė sonė Komuniste pėr kėtė problem tė madh, midis tė tjerave unė ia thashė qartė Titos, nė takimin qė pata me tė nė Beograd nė qershor tė vitit 1946. Kosova, i thashė Titos, dhe viset e tjera me popullsi shqiptare nė Jugosllavi, janė toka shqiptare qė fuqitė e mėdha padrejtėsisht ia shkėputėn Shqipėrisė; ato i pėrkasin Shqipėrisė dhe duhet t'i kthehen Shqipėrisė.
Titoja, pasi mė dėgjoi, m'u pėrgjigj se ishte dakord me pikėpamjet e mia, se edhe ata dėshironin t'ia kthenin Kosovėn Republikės Popullore tė Shqipėrisė, veēse kėtė nuk mund ta bėnin menjėherė, sepse reaksioni serbomadh dhe tė gjithė popujt e jugosllavisė nuk do ta kuptonin njė gjė tė tillė dhe do t'na nxirrnin telashe. Kėtė "pengesė" nxori Titoja, prandaj unė ia ktheva qė nė rast se nuk e kuptojnė sot, duhet ta kuptojnė nesėr.
Pra Titoja pranoi qė Kosova duhej t'i kthehej Shqipėrisė, por nė fakt ai blofoi, sepse kishte qėllime tė tjera ndaj Shqipėrisė dhe popullit shqiptar, qė u zbuluan mė vonė.
Populli i Kosovės nuk u pyet pėr tė ardhmen e tij. Ky ėshtė fakt. Dhe njė nga arsyet pėr tė cilat nuk u pyet, ėshtė gjoja se, siē thonė, "nė pėrgjithėsi" nuk mori pjesė nė Luftėn Nacionalēlirimtare. Kjo nuk ėshtė tamam kėshtu. Populli i Kosovės ėshtė trim, i guximshėm, por nuk u qartėsua e nuk u organizua politikisht nė kohėn e duhur. Kėtė edhe ne nuk e bėmė sa duhet dhe nuk kishim shumė mundėsi konkrete pėr ta bėrė. Por kėtė nuk e bėnė as jugosllavėt, pse Titoja e Tempoja nėn maskėn e komunistėve, ishin shovinistė e antishqiptarė tė egėr.
Kėshtu qė shumė njerėz nga populli kosovar, nė njė moment krucial tė historiė sė tij, u mashtruan nga ide tė vjetra, ku dominonin nacionalizmi shqiptaromadh, irredentizmi dhe besimi se zgjidhja e problemit do tė bėhej pėrpara nga "fuqitė e mėdha". Pas ēlirimit dhe "vetėvendosjes", titistėt vendosėn administratėn e tyre, organizuan "partinė", propagandėn dhe nėn maskėn e shovinizmit mė barbar, bėnė mbi shqiptarėt kėrdinė qė dihet.
Populli shqiptar i Kosovės gjatė gjithė kėsaj kohe, ka rezistuar, ka luftuar me mėnyrat e tij pėr t'i shpėtuar shfarosjes. Ai ėshtė mbrojtur me guxim e fuqimisht, politikisht dhe hapur nga ne, dhe jo vetėm me luftėn heroike qė i bėri titistėve tradhtarė.
Pėr fat tė keq, lufta e shqiptarėve tė Kosovės, pėr tė drejtat e tyre demokratike, nuk ėshtė e organizuar, nuk ėshtė e udhėhequr, ėshtė e ēoroditur politikisht dhe organizativisht. Ajo ndjek me shumė pak ndryshime tiparet e vjetra tė paraēlirimit. Dilet me parullat "luftė pėr tu bashkuar me Shqipėrinė", lejohet emigrimi nė masė nė Turqi, pa organizuar punėn qė asnjė tė mos lėvizė nga trualli i tė parėve, lejohet tė shesin tokėn, nuk luftohet sa duhet dhe si duhet pėr tė pėrfituar nga lėshimet qė titizmi ėshtė i detyruar tė bėjė, si shkolla shqipe etj., por organizohen "grupe sekrete" qė s'kanė asnjė sekret pėr udbashėt. Vazhdohet mė nė fund dhe kjo ka rėndėsi tė madhe, pa marrė nė konsideratė popujt e jugosllavisė, luftėn dhe rezistencėn e tyre, tė hapėt e tė maskuar, por me pikėpamje joreale, tė gjithė tė futen nė njė thes dhe mendohet se lufta e tyre do tė ketė sukses jashtė kuadrit dhe koniunkturave aktuale. Ēėshtja e Kosovės nuk ėshtė e lehtė dhe as nuk mund tė zgjidhet aq shpejt sa mendojnė disa kosovarė me vullnet tė mirė. Kjo ėshtė njė ēėshtje politike, nė radhė tė parė, dhe po u pa drejt politikisht atėherė ēdo gjė vihet nė rrugė tė drejtė, fillohet puna nga a-ja me durim, me kujdes dhe jo me rrėmujė e pa perspektivė tė qartė, se ku do tė shkohet dhe si do tė shkohet. Pėr sa i pėrket se ku dhe kur do tė mbėrrihet, ajo s'mund tė pėrcaktohet, se s'varet vetėm nga dėshira.
Populli i Kosovės duhet tė kuptojė nė mėnyrė tė qartė, se RP e Shqipėrisė nuk mund ta atakojė ose ta sulmojė Jugosllavinė. Nė qoftė se Jugosllavia atakon Shqipėrinė, ai ėshtė problem tjetėr. Shqipėria do tė mbrohet, do tė luftojė dhe do tė fitojmė. Atėherė edhe problemi i Kosovės do tė vihet krejt ndryshe.
Ekzistenca e RP tė Shqipėrisė, e fortė, e lirė dhe sovrane ėshtė njė fitore e madhe pėr popullin e Kosovės dhe luftėn tonė kundėr titizmit. Ata duhet ta konsiderojnė ate njė ndihmė tė rėndėsishme pėr ta, ta ndjekin zhvillimin e saj me kujdes dhe tė mėsojnė prej saj, tė kuptojnė nga rruga e Partisė sonė ē'do tė thotė politikė e drejtė dhe luftė e drejtė. Ndryshe, ata do tė gabojnė, do tė ėndėrrojnė, do tė ecin me iluzione, dhe do tė bien nėn goditjen e reaksionit titist.
Momentet aktuale, kur regjimi titist ėshtė nė krizė, dhe kur ėshtė i detyruar pėr arsyet qė thamė mė lart Tiu buzėqeshė shqiptarėve", populli i Kosovės dhe njerėzit e pjekur dhe politik tė tij, jo vetėm qė nuk duhet tė gėnjehen nga demagogjia titiste, por duhet tė pėrfitojnė. Si? Tė ngrihen me armė ? Ky do tė jetė njė gabim fatal dhe njė gjė e tillė s'mund tė ketė sukses, pa e pėrgatitur kėtė shumė kohė mė parė. Pėr luftė s'mjafton vetėm guximi dhe trimėria individuale. Revolucioni ėshtė njė ēėshtje nga mė seriozet, mė seriozja dhe ai pėrgatitet, pastaj shpėrthen, ai piqet, pastaj bėhet. Nuk mund tė shkohet nga parimi i gabuar antimarksist se "meqė shqiptarėt e Kosovės janė kundėr serbėve" kryengritja do tė marrė zjarr dhe do tė ketė sukses. Nė kėtė rrugė do tė ketė disfatė. Lufta e armatosur nė Jugosllavi duhet tė jetė njėkohėsisht dhe kryesisht kundėr regjimit reaksionar titist. Kjo s'mund tė bėhet pa popujt e Jugosllavisė dhe pa vėllazėrim me ta, pavarėsisht se kush e jep sinjalin, shqiptarėt, serbėt, malazezėt apo kroatėt, dhe natyrisht flas kurdoherė pėr kryengritėsit revolucionarė, dhe jo pėr rankoviēistėt e tė tjerė, qė edhe kėta mund tė dalin nė mal dhe tė luftojnė pėr qėllimet qė dimė.
"Lufta e izoluar e Shqipėrisė" me njė Jugosllavi tė tillė, ėshtė vetėvrasje.
Aktualisht ēėshtja pėr kosovarėt vihet qė tė pėrgatiten, tė pėrfitojnė nga kjo situatė, pėr tė forcuar pozitat nė vend, pėr tė kėrkuar me kėmbėngulje tė drejta demokratike legale mė tė mėdha, pėr t'i konsoliduar kėto tė drejta dhe tė gjitha kėto tė shėrbejnė si njėfarė baze pėr pėrgatitjen e pėrgjithshme e tė shumanshme. Udhėheqėsit shqiptarė nė Kosovė, megjithėse janė tė komprometuar dhe, kush mė shumė e kush mė pak, janė tė shitur te titizmi, ata prapėseprapė janė shqiptarė, por shovinistė shqiptarė, plus dhe revizionistė. Atyre nuk duhet me u pasė besim, por duhet me u gjetė pikat e dobėta (jo nė rrugė agjenturore, po politike) qė tė lėkunden, dhe qoftė edhe jashtė vullnetit e dėshirės sė tyre tė lejojnė nga zori, dhe nė rrugė legale, forcimin e pozitave tė shqiptarėve nė Kosovė e nė viset e tjera shqiptare. Por qė tė bėhet njė punė e tillė, pėr ta shtrydhur limonin e pėr ta flakur tej, duhen njerėz tė qartė politikisht dhe tė vendosur ideologjikisht nė rrugėn marksiste-leniniste. Kėta njerėz nė Kosovė duhet tė dalin nga populli, nga revolucioni, se, me sa dimė ne, dhe ne dimė shumė pak, tė gatshėm nuk gjenden.
Por zhvillimi progresiv, revolucionar do tė bėjė tė sajėn, medoemos do tė ēajė rrugėn dhe do tė shembė pengesat.
Ne do tė ndihmojmė me luftėn tonė tė drejtė vėllezėrit tanė kosovarė dhe gjithė popujt vėllezėr tė Jugosllavisė.
Enver Hoxha
19 shtator 1966
Krijoni Kontakt