Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7

Tema: Kėshilla

  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Kėshilla

    KĖSHILLA

    Selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!

    Kėtė temė po e hap pėr me shkruar ēdo besimtar kėshilla prej Kur'anit, Sunnetit, sahabėve dhe dijetarėve..
    Me qėllim qė tė pėrfitojmė nė kėshilla dhe ti pėrhapim ato kėshilla edhe tė tjerėve.

    O robi i All-llahut, bėhu i kujdesshėm!


    " Ėshtė e vėrtetė se ai ( Kur'ani ) ėshtė fjalė qė dallon - gjykon. Nuk ėshtė ai i parėndėsishmi ( lojė e kotė )!" ( El- Gashije, ajeti 13-14 ).

    All-llahu s.v.t., thjotė:

    " E ti kėshillo aty ku kėshilla bėn dobi. " ( El-A'la, ajeti 9 ).

    "...ti kėshillloje me kėtė Kur'an atė qė ka frikė kėrcėnimit Tim. " ( Kaf ).

    Ibėn Abasi r.a., kėtė e komentoi kėshtu:

    " U bėn dobi robėrve tė All-llahut, por jo armiqve tė All-llahut. "

    " Do tė kėshillohet ai qė ka frikė. " ( El-A'la ).


    Ai i cili do ta pranojė kėshillėn, ėshtė ai i cili i frikėsohet All-llahut s.v.t., nga zemra dhe e di se Ditėn e Ringjalljes do ta takojė All-llahun s.v.t..

    "E do t'i shmanget asaj, ai qė ėshtė shumė i keq, e do tė hyjė nė zjarrin e madh. Dhe aty as n uk do tė vdesė, as nuk do tė jetojė. " ( El-A'la ).

    Kjo do tė thotė se ai nuk do tė vdes, qė tė mos lirohet nga dhimbjet dhe ai nuk do tė jetojė njė jetė, e cila i sjell dobi, por ajo ėshtė njė jetė qė e dėmton, pasi ai gjendet nė dėnim dhe torturė. ( Kurtubi dhe Ibėn Kethir. )

    Selam Alejkum.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ramazan_it : 11-07-2010 mė 03:29

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Hadith:

    “Kėshillohuni ndėrmjet veti qė me gratė tė silleni mirė, sepse ato janė nė shėrbim tek ju, ju nuk dispononi diē tjetėr prej tyre pos kėsaj (shėrbimit), pėrpos nėse haptas bėjnė diē tė pamoralshme, e nėse bėjnė – ndani nga shtrati dhe rrihni me njė rrahje qė nuk i dėmton (fizikisht). Nėse bėhen prapė tė dėgjueshme, atėherė mos kėrkoni mėnyrė tjetėr pėr t'i shtypur (ndaj tyre silluni mirė si mė parė). Ju keni tė drejta ndaj grave tuaja dhe gratė tuaja kanė tė drejta ndaj jush. Gratė tuaja nuk guxojnė nė shtratin tuaj ta pranojnė tjetėrkėnd, e as ta lejojnė nė shtėpinė tuaj atė qė ju nuk e doni.Kurse e drejta e tyre nė ju ėshtė qė tė kujdeseni mirė pėr to, t'u jepni ushqim dhe t'i veshmbathni si ka hije.”

    Hadith:

    Njė njeri i ka thėnė Lajmėtarit a.s.:

    “Mė kėshillo!” Lajmėtari a.s. i tha: “Mos u zemėro!” Njeriu kėtė e pėrsėriti disa herė pėr kėshillė, por Lajmėtari a.s. ēdoherė ia pėrsėriste: “Mos u zemėro!”

    Hadith:

    “Banorė tė Xhennetit janė tre persona: udhėheqėsi i drejtė qė u pėrmbahet kėshillave, njeriu i mėshirshėm zemra e tė cilit ėshtė e butė pėr ēdo tė afėrm dhe pėr ēdo musliman, si dhe njeriu i pastėr e i ndershėm, i cili ka shumė fėmijė.”

    Hadith:

    “Lajmėtari a.s. na mbajti njė kėshillė prej sė cilės u dridhėn zemrat dhe lotuan sytė.” “Ju porosis t'i druani All-llahut, ta dėgjoni dhe t'i nėnshroheni edhe nėse pėrpiqet t'u mashtrojė njeri. Ai qė prej jush do tė jetojė (mė gjatė) do tė shohė kundėrshtime tė shumta. Andaj ju pėrmbajuni sunnetit tim dhe sunnetit tė hulefai rashidinėve tė cilėt u udhėzojnė ngase janė tė udhėzuar. Shtrėngone atė (sunnetin) me dhėmballat tuaja e (mos e lėshoni). Ruanu nga shpikja e gjėrave (nė fe) ngase ēdo shpikje ėshtė lajthim.”

    Selam alejkum!

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Gjashtė kėshilla tė dobishme

    Njė herė njė njeri shkoi te dijetari dhe kėrkoi kėshillė nga ai. Dijetari i tha: “Po tė t’i bėsh kėto gjashtė gjėra asnjė njeri nuk mund tė tė bėj keq ty”.

    - Kur tė bėsh gjynah mos ha nga risku i Atij (Allahut)! A ėshtė e drejtė tė hash nga riskun i Tij e pastaj tė bėsh padrejtėsi?

    - Po deshe ta kundėrshtosh Atė, dil jashtė mbretėrisė sė Tij! A ėshtė e drejtė tė jetosh nė mbretėrinė e Tij e mė pas ta kundėrshtosh Atė.

    - Po deshe ta kundėrshtosh Atė, mos bėj gjynahe nė vende ku mund tė tė shohė Ai! Bėj gjynahe aty ku nuk tė sheh dot! Nuk ėshtė e drejtė tė jetosh nė mbretėrinė e Tij, tė hash nga risku i Tij dhe tė bėsh gjynahe aty ku mund tė tė shoh Ai.

    - Kur tė vijė meleku qė merr shpirtra, kėrkoi atij leje derisa tė bėsh teube (pendohesh)! Atė melek nuk mund ta dėbosh dot, prandaj bėj teube para se tė vij ai! Koha e duhur pėr tė bėrė teube ėshtė ky moment, sepse meleku qė merr shpirtra vjen papritur.

    - Kur tė vijnė nė varr dy melekėt, Munkeri dhe Nekiri, pėr tė tė marrė nė pyetje, dėboi ato qė tė mos marrin nė pyetje! Njeriu qė kėrkoi kėshillė tha: “Kjo gjė ėshtė e pamundur”. E dijetari tha: “Atėherė pėrgatiti qė tani pėrgjigjet e pyetjeve tė tyre”.

    - Nė Ditėn e Kiametit kur Allahu xh.sh. tė urdhėrojė: “Ata qė kanė bėrė gjynahe tė hyjnė nė Xhehennem!” ti mos prano tė shkosh! Burri tha: “Po atje nuk do tė ma dėgjojnė fjalėn”, pas kėsaj njeriu e kuptoi menjėherė se ēfarė donte t’i shpjegonte dijetari, menjėherė bėri teube dhe nuk doli nga fjala derisa ndėrroi jetė.


    Selam alejkum!

  4. #4
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    PESĖ GJĖRAT QĖ E SHKATĖROJNĖ ZEMRĖN!

    Pesė gjėrat, qė e shkatėrrojnė zemrėn janė:

    1. Ndejat e shumta me njerėz,

    2. Shpresa,

    3. Tė lidhurit ngushtė me dikė tjetėr, pos Allahut,

    4. Tė ngopurit nga ushqimi dhe

    5. Gjumi.


    Kėto pesė gjėra janė prej gjėrave mė shkatėrruese tė zemrės.



    1. Ndejat e shumta me njerėz



    Pasojat qė lė tė ndenjurit e shumtė me njerėz, janė mbushja e zemrės me avullin e frymėmarrjeve tė njerėzve, derisa ajo tė nxihet. Kėshtu, ajo e obligon njė person tė tillė nė ndonjė ndasi, pėrēarje, brengė, hall, dobėsim si dhe bartjen e ndonjė gjėje, qė ėshtė i paaftė ta bartė prej lodhjes qė ka nga shoqėria e keqe. Obligon, po ashtu, nė humbjen e interesave tė tij dhe nuk do tė ketė kohė tė merret me to, pėr shkak tė angazhimit tė tij me ta dhe me problemet e tyre. Kėshtu qė ideali i tij do tė nė kėrkesat dhe nė dėshirat e tyre. Atėherė njė
    njeri i tillė, ēfarė i mbetet tė veprojė pėr Allahun dhe botėn e Ahiretit?! Pėrveē kėsaj, sa tė ligė ka sjellė ndenja e shumtė me njerėz, dhe sa dhunti ka larguar? Sa sprova ka sjellė e sa tė mira ka zhvlerėsuar? Sa goditje ka sjellė dhe nė sa sprova ka hedhur? A thua vallė, kush ėshtė epidemia e njerėzve pėrveē njerėzve?! Ndjenjat, qė bėhen nė formė tė dashurisė reciproke nė kėtė botė, dhe nė formė tė plotėsimit tė nevojave njėri me tjetrin, kur tė dalin nė shesh tė vėrtetat Ditėn e Gjykimit, shndėrrohen nė armiqėsi dhe, nga ndjenja e madhe pėr pendim, njė personi i tillė do tė kafshojė duart, ashtu siē paralajmėron Allahu i Madhėrishėm:


    “Atė ditė zullumqari do t’i kafshojė duart e veta dhe do tė thotė:“I mjeri unė, ta kasha marrė rrugėn e Pejgamberit!” O shkatėrrimi im, ah tė mos e kasha bėrė filanin mik! Nė tė vėrtetė, pasi e gjeta rrugėn e drejtė, ai mė largoi mua prej asaj, e djalli ėshtė ai qė njeriun e humb dhe e lė tė vetmuar.” (El Furkan, 27,28 dhe 29)

    Allahu po ashtu thotė:

    “Atė ditė shokėt e ngushtė do tė jenė armiq tė njėri-tjetrit, pėrveē atyre qė ishin tė sinqertė nė miqėsi.” (Ez Zuhruf, 67)

    Ibrahimi, alejhis selam, I tha popullit tė vet:

    “Ju pėrqafuat, veē Allahut, idhuj vetėm sa pėr bashkėjetesė mes jush nė jetėn e kėsaj bote, e nė ditėn e kiametit (ndryshon gjendja) ju do tė refuzoni njėri-tjetrin dhe do tė mallkoni njėritjetrin; fundi juaj ėshtė zjarri, pėr ju nuk do tė ketė ndihmėtarė.” (Ankebut, 25)

    Kėshtu qėndron ēėshtja me tė gjithė ata qė marrin pjesė me ty nė njė ēėshtje apo interes. Kanė dashuri reciproke, pėrderisa ndihmojnė njėri-tjetrin nė realizimin e atij interesi. Me tė pėrfunduar procesi i atij interesi, vjen pendimi, dėshpėrimi, dhembja etj., dhe dashuria e mėhershme shndėrrohet nė urrejtje, mallkim, dhe pėrēmim ndaj njėritjetrit. Kriteri i dobishėm nė ēėshtjen e ndejave ėshtė tė rrish me njerėz nė raste mirėsie si nė namazin e xhumasė, namazet me xhematė, nėpėr bajrame, nė Haxhillėk, nė tubimet e kėrkimit tė diturisė, nė xhihad, nė kėshillime etj. Dhe duhet tė distancohesh nga njerėzit nė ēėshtje tė kėqija si dhe kureshtje tė panevojshme. Nėse e kėrkon nevoja qė patjetėr tė pėrzihesh me njerėz nė ēėshtje tė pandershme dhe nuk ke fare mundėsi qė tė distancohesh, tė kesh shumė kujdes e tė mos pajtohesh me ta dhe tė kesh durim pėr mundimin qė ta bėjnė, sepse ata patjetėr do tė mundojnė, pasi ti nuk ke fuqi dhe nuk je ndihmės. Mirėpo ky mundim do tė sjellė pas vetes krenari dhe dashuri pėr ty. Do tė madhėrojnė dhe do tė kesh lėvdata prej tyre, prej besimtarėve dhe prej Zotit tė botėve. Nė tė kundėrt, pėlqimi yt me ta do tė sjellė pėrulje dhe urrejtje pėr ty. Do t’i humbasė vlerat tua dhe do tė kesh pėrēmim prej tyre, prej besimtarėve dhe prej Zotit tė botėve. Pra, durimi nė mundimet e tyre ėshtė mė i mirė, ka tė ardhme mė tė mirė dhe pasuri mė tė vlefshme. Ndėrsa, nėse e kėrkon nevoja qė tė rrish me njerėz pėr ēėshtje asnjanėse e tė lira, orvatu me zell, qė tubimin ta shndėrrosh, nėse ke mundėsi, nė tubim ku respektohet Allahu.



    2. Shkatėrruesi i dytė, udhėtimi nėpėr detin e shpresės



    Deti i shpresės ėshtė njė det pa bregdet. Det, nė tė cilin udhėtojnė njerėzit e dėshtuar. Siē thuhet, “shpresa padyshim ėshtė kapitali i tė falimentuarve”. Valėt e shpresave tė rrejshme dhe iluzioneve tė kota, luajnė vazhdimisht me lundruesin e tyre, ashtu siē luan qeni me cofėtinėn. Shpresa ėshtė malli i ēdo shpirti tė ligė dhe tė ulėt, i cili nuk ka vendosje tė saktė qė me te t’i arrijė realitetet e jashtme. Pėrkundrazi, e ka zėvendėsuar atė vendosje me shpresa iluzioni, dhe secili sipas gjendjes, tė cilėn e shpreson. Dikush shpreson forcėn dhe pushtetin, dikush shpreson tė shėtisė dhe tė bėjė turizėm nėpėr vende tė ndryshme, dikush shpreson pasuri dhe gjėra tė vlefshme, dikush tjetėr shpreson nė femra etj. Dhe kėshtu, shpresuesi krijon njė pamje qė e kėrkon nė veten e tij, dhe arrin ta realizojė atė duke ndier kėnaqėsi me fitimin e saj. Pėrderisa ai ėshtė nė kėtė gjendje, kur tė gdhihet nga gjumi I mashtrimit, i gjen duart e tij tė “mbushura” me kashtė (kot). Ndėrsa, ai qė ka vendosmėrinė tė lartė, shpresat e tij qėndrojnė rreth diturisė, besimit dhe veprės qė tė afron te Allahu. Shpresat e kėtij tė fundit janė besim, dritė dhe urtėsi, kurse shpresat e atyre tė tjerėve janė tradhti dhe mashtrim. Pejgamberi, lavdėrimi dhe shpėtimi I Allahut qofshin mbi tė, i ka lavdėruar shpresuesit e gjėrave tė mira, e nė disa raste e ka krahasuar shpėrblimin e tyre me shpėrblimin e praktikuesve tė atyre shpresave.



    3. Shkatėrruesi i tretė, tė lidhurit ngushtė me dikė tjetėr, pos Allahut


    Ky ėshtė absolutisht shkatėrruesi mė I madh i zemrės. Nuk ka pėr zemrėn diē mė i dėmshėm se ky dhe asgjė nuk e shkėput nga interesat dhe kėnaqėsia mė shumė se ky shkatėrrues. Kur njeriu lidhet ngushtė me dikė tjetėr pos Allahut, Allahu e dorėzon atė njeri tek ai, me tė cilin ėshtė lidhur dhe ia nėnshtron atij. Nė kėtė mėnyrė, njė njeri i tillė, me lidhjen e tij dhe me pėrqendrimin e tij me dike tjetėr pos Allahut, e ka humbur arritjen e synimit tė tij prej Allahut. I tilli as fatin e tij prej Allahut e as shpresėn e tij prej atij me tė cilin ėshtė lidhur, nuk i ka arritur. Allahu ka thėnė:

    “Dhe ata nė vend tė Allahut adhuruan zota tė tjerė pėr t’u krenuar me ta. Pėrkundrazi,ata (idhujt) do tė tėrhiqen prej adhurimit tė atyre dhe do tė bėhen armiq tė tyre.” (Merjem, 81 dhe 82)

    Allahu po ashtu thotė:

    “Po, shkojnė e nė vend tė Allahut adhurojnė zota tė tjerė me shpresė se do tė ndihmohen prej tyre.Ata nuk mund t’u ndihmojnė atyre, por kėta (idhujtarėt) u janė bėrė ushtri e gatshme e tyre.” (Jasinė, 74 dhe 75)

    Pra, njerėzit mė tė poshtėruar janė ata qė lidhen me dikė tjetėr pos Allahut. Ajo qė humb njė njeri i tillė prej interesave, lumturisė dhe shpėtimit tė tij ėshtė mė shumė sesa ajo qė e ka arritur prej atij, qė ėshtė lidhur me te.Ajo qė ka arritur bile, ėshtė e pambrojtur nga zhdukja dhe shkatėrrimi. Ai qė lidhet me dikė tjetėr pos Allahut, i ngjason shembullit tė atij qė mbrohet nga vapa apo acari nėn hijen e shtėpisė sė merimangės, e cila ėshtė shtėpia mė e dobėt. Nė pėrgjithėsi, duhet ditur se baza e shirkut (rivalitetit tė Allahut) dhe themeli mbi tė cilin ngrihet, ėshtė tė lidhurit me dikė tjetėr pos Allahut. Qortimi dhe poshtėrimi, i takojnė pastaj personit tė tillė, siē thotė Allahu:

    “E mos shoqėro me Allahun ndonjė zot tjetėr, e tė bėhesh i qortuar i pa pėrkrahur.” (El Israė, 22)

    i qortuar, pra, d.m.th., tė mos ketė kush qė tė lavdėrojė, ndėrsa i pa pėrkrahur, d.m.th., tė mos ketė ndihmės pėr ty. Dikush nga njerėzit mund tė jetė i pa pėrkrahur, por i lavdėruar, si p.sh. ai qė ėshtė shtypur padrejtėsisht. Dikush mund tė jetė i qortuar, por i ndihmuar, si p.sh. ai qė mbizotėrohet mizorisht. Dikush pra, mund tė jetė edhe i lavdėruar, po edhe I ndihmuar, si ai qė ka arritur dhe zotėron vlera nė mėnyrė tė ligjshme. Ndėrsa, shirkbėrėsi, qė lidhet me dikė tjetėr pos Allahut, ėshtė nė grupin e katėrt, i cili ėshtė mė i ulėti nga kėta grupe, pra, as i lavdėruar e as i ndihmuar.



    4. Shkatėrruesi i katėrt prej shkatėrruesve tė zemrės, ushqimi



    Ky shkatėrrues ėshtė dy llojesh:

    1. Ushqim qė shkatėrron vetvetiu, siē janė gjėrat e ndaluara haram.Tė tillat po ashtu janė dy lloje: a) tė ndaluarat pėr tė drejtėn e Allahut siē janė; cofėtina, gjaku, mishi i derrit, mishi i shtazėve dhėmbėmprehta etj. Dhe b) tė ndaluarat pėr tė drejtat e njerėzve, si p.sh. ushqimi i vjedhur, I uzurpuar, i plaēkitur, i marrė pa dėshirėn e pronarit etj.

    2. Ushqimi qė shkatėrron kur konsumohet me masė tė tepruar, tė ngopurit e tepėrt etj. Ky ushqim i tepėrt e pasivizon konsumuesin nga adhurimet dhe e angazhon nė praktikėn e konservimit tė ushqimit nė stomak derisa tė “triumfojė”. Kur tė triumfojė, do tė angazhohet me shėrimin e lėvizjes sė asaj rezerve, me tė mbrojturit nga dėmi i saj dhe me mundimin nga pesha e saj. Ai qė lidhet me dike tjetėr pos Allahut, I ngjason shembullit tė atij qė mbrohet nga vapa apo acari nėn hijen e shtėpisė sė merimangės, e cila ėshtė shtėpia mė e dobėt. 1 Qė nė esencė ėshtė i lejuar hallall.

    Kjo gjė do t’ia forcojė materiet epasioneve dhe rrugėt e qarkullimit tė shejtanit dhe do t’i zgjerojė ato, sepse shejtani qarkullon nė njeriun nėpėr kapilarėt e gjakut. Agjėrimi ia ngushton rrugėt shejtanit, e edhe ia mbyll, kurse tė ngopurit ia shtron rrugėt dhe ia zgjeron. Ai qė ha shumė, ai edhe pi shumė. Ai qė pi shumė pastaj edhe fle shumė. Njė njeri i tillė humb edhe mė tej shumė. Nė hadithin e njohur I Dėrguari, lavdėrimi dhe shpėtimi I Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė:

    “Njeriu nuk mbush ndonjė enė mė keq se qė e mbush barkun e tij. Do t’i mjaftonin njeriut disa kafshata qė ta mbajė kurrizin (trupin) e tij. E nėse duhet qė patjetėr tė hajė mė shumė,atėherė 1/3 le tė jetė pėr ushqim, 1/3 pėr pije dhe 1/3 pėr frymėmarrjen e tij.”



    5. Shkatėrruesi i pestė, gjumi i tepėrt



    Gjumi i tepėrt e vdes zemrėn, e rėndon trupin, e humb kohėn dhe sjell pakujdesi dhe pėrtaci tė shumta. Ka gjumė qė ėshtė shumė i urryer dhe ka qė ėshtė i dėmshėm pa kurrfarė dobie. Gjumi mė i dobishėm ėshtė kur nevoja pėr tė ėshtė e madhe. Gjumi i fillimit tė natės ėshtė mė i lavdėruar dhe mė i dobishėm se ai i fundit tė saj. Gjumi i mesit tė ditės ėshtė mė i dobishėm se ai i dy skajeve tė saj. Sa mė afėr mėngjesit apo mbrėmjes tė bėhet gjumi, pakėsohet dobia e tij dhe shtohet dėmi e sidomos gjumi nė kohėn e ikindisė dhe nė fillim tė ditės, pėrveē ai qė nuk ka fjet natėn. Urrehet gjumi nė mes tė namazit tė sabahut dhe lindjes sė diellit, sepse ajo ėshtė kohė e fitimeve. Sipas vlerėsuesve tė mirėfilltė tė adhurimit, tė bėhet adhurim nė kėtė kohė ka vlerė tė madhe edhe ata qė tėrė natėn e kanė kaluar me adhurim, nuk do t’i lejonin vetes tė ulen deri sa tė lindė dielli. Pėr shkak se kjo kohė ėshtė fillimi i ditės dhe ēelėsi i saj. Ėshtė koha e zbritjes sė rrizkut, arritjes sė hises sate si dhe ardhja e begatisė.Aty ndėrtohet dita dhe me gjykimin e asaj pjese do tė gjykohet e tėrė dita. Andaj gjumi nė atė kohė duhet tė jetė si gjumi i tė detyruarit. Nė pėrgjithėsi, gjumi mė i drejtė dhe mė i dobishėm ėshtė gjumi i gjysmės sė parė tė natės dhe pjesa 1/6 e fundit prej natės. Ky ėshtė gjumi mė i drejtė sipas mjekėve. Ēka shtohet mbi kėtė masė apo mungohet, shkakton sipas tyre nė natyrė devijime, varėsisht sipas ndryshimeve tė bėra. Prej gjumit, qė gjithashtu nuk bėn dobi ėshtė gjumi nė fillim tė natės, menjėherė pas perėndimit tė diellit (pas namazit tė akshamit) e deri sa tė largohet e zeza e natės sė plotė (pas jacisė). Pejgamberi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, e ka rrejtur gjumin nė kėtė kohė. Pra ky gjumė ėshtė i urryer nga aspekti i sheriatit dhe ai i natyrės. Prej Allahut kėrkohet ndihmė!

    Selam alejkum!

  5. #5
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Mėsoje kėtė emėr tė bukur,e gjithė bota do jetė e ytja!..

    Kuptimi i emrit El-Fettah

    Emri El-Fettah do tė thotė:

    „Dikush qė hap“.

    Qė tė hapėsh, duhet tė kesh dicka tė mbyllur mė parė. Nėse dera ėshtė e hapur, ėshtė e papranueshme tė thuash:

    „Po shkoj tė hap derėn.“

    Emri i Zotit „El-Fettah“ ka tre kuptime:

    -I pari ėshtė qė tė hapėsh cdo gjė qė ėshtė e mbyllur. Kėshtu, El-Fettah ėshtė Ai qė hap cdo gjė qė ėshtė e mbyllur dhe e pamundur. Ai largon brengat, zgjidh hallet, lehtėson vėshtirėsitė... Nėse tė mbyllen tė gjitha dyert, o vėlla dhe oj motėr, shko dhe kėrkoji El-Fettahut tė ndihmojė. Nėse tė gjithė njerėzit tė thonė se nuk ka mė shpresė, nėse tė errėsohet bohta pėrreth, nėse halli qė tė ka rėnė shtohet cdo cast, nėse lotėt tė rrjedhin pa pushim prej hallit qė tė ka rėnė, nėse shpresat janė kėputur... shko tek El-Fettahu. Nėse dicka e tillė ngulitet thellė nė zemrėn tėnde, nėse e njeh Zotin me kėtė emėr, tė siguroj se je njeriu mė i fuqishėm dhe mė i qetė nė botė. Trokit nė derėn e Tij, pėrulu para Tij me pėrkushtim, lėre syrin tė lotojė dhe i thuaj:

    „O El-Fetta, tek Ti kam ardhur.“

    Thotė Zoti i Madhėrishėm nė Kur'an:

    „Atė qė All-llahu ua dhuron njerėzve nga mėshira e Tij, nuk ka kush qė mund ta pengojė, e atė qė Ai e ndal, nuk ka kush qė mund ta lirojė vec Tij; Ai ėshtė Ngadhėnjyesi, i Gjithėdijshmi...“ (El-Fatir: 2)

    Nėse Zoti t'i ka hapur dyert e tė mirave, nuk ka mundėsi qė t'i mbyllė kush dhe e anasjellta. Kush mund ta hapė njė derė qė e ka mbyllur Zoti?! Dhe kush mund ta mbyllė njė derė qė e ka hapur Zoti pėr ty?!


    Ai i sėmurė qė vuan nga njė sėmundje e pashėrueshme, atij qė doktorėt ia kanė prerė shpresat pėr tė jetuar, atij qė i janė mbyllur dyert e shpresės..., le tė shkojė tek El-Fettahu dhe t'i kėrkojė shėrim. Nėse shpresat pėr jetė t'i ka prerė doktori, dije se jeta ėshtė nė dorėn e El-Fettahut.


    Profeti savs nė betejėn e Bedrit ishte shumė i shqetėsuar. Muslimanėt ishin vetėm treqind veta, ndėrsa mekasit mbi njė mijė. Muslimanėt kishin vetėm dy kalorės, kurse mekasit mbi njėqind tė tillė. Nėse do tė thyeshin nė kėtė betejė, e ardhmja e Islamit dhe e muslimanėve do tė ishte shumė e zymtė dhe e pashpresė. I gjendur para njė situate tė tillė, Profeti savs ngriti duart nga qielli, saqė i dukeshin edhe sqetullat, dhe filloi tė lutej me pėrkushtim. Duke u lutur, atij i ra pėrtokė edhe xhybeja qė kishte mbi supe. Ai lutej:

    „O Zot! Tė lutem mbaje premtimin qė mė ke dhėnė!“

    Ebu Bekri r.a. Kur e pa Profetin savs tė shqetėsuar dhe duke u lutur me gjithė shpirt, i erdhi keq dhe filloi ta qetėsojė duke i thėnė:

    „Qetėsohu, o i Dėrguari i Zotit! Pa dyshim qė Zoti do e mbajė premtimin qė tė ka bėrė!“ Mė pas, Profeti savs u tha luftėtarėve muslimanė:

    „Gėzohuni, pasi shoh Xhibrilin a.s. Tė hipur mbi kalė, qė udhėheq njė mijė melekė tė tjerė. Ata kanė ardhur tė luftojnė me ju sot.“


    Kėshtu u erdhi ndihma dhe fitorja muslimanėve.

    Kėto fjalė ua themi atyre qė hallet dhe problemete u kanė zėnė frymėn.

    Tregohet se Ibnu Tejmije kur kishte pėr tė gjykuar rreth njė cėshtjeje me rėndėsi, dilte nė shkretėtirė, shtrihej pėrtokė, vendoste fytyrėn pėr dheut dhe lutej gjatė qė Zoti i Madhėrishėm ta ndihmonte pėr t'i dhėnė zgjidhje cėshtjes. Ai vetė tregon:

    „Nuk kthehesha nė shtėpi, pa m'u kujtuar zgjidhja e problemit.“

    O vėlla dhe oj motėr!

    A e kujton se sa herė El-Fettahu t'i ka hapur dyert e mėshirės, kur hallet dhe telashet kishin arritur kulmin?

    Sa herė tė ka ndodhur kjo, edhe pse nuk e ke kėrkuar?

    Pėrse i ke harruar kėto mirėsi?

    Kthehu pas dhe vėshtroje jetėn tėnde nga fillimi!

    A i kujton problemet qė ke hasur?

    A e kujton sa herė je grindur me gruan tėnde dhe gati jeni ndarė?

    A e kujton qė gati nuk u martove me njė njeri tė papėrshtatshėm?

    A i kujton problemet qė kishe kur studioje nė universitet?

    A e kujton grindjen mes teje dhe babait tėnd?

    A e kujton se si e zgjidhi Zoti i Madhėrishem?

    Tė gjitha kėto probleme janė zgjidhur, edhe pse nuk ia kėrkove El-Fettahut.

    Po sikur t'ia kėrkoje dhe t'i ishte lutur?

    Kėshtu, shohim se kuptimi i parė i emrit „El-Fettah“ ėshtė kur problemi dhe halli tė zgjidhet kur tė janė mbyllur tė gjitha dyert dhe i ke prerė tė gjitha shpresat.

    -Kuptimi i dytė i kėtij emri ėshtė kur dyert e shpresės hapen qė nė fillimet e problemit. Nėse ti kėrkon tė hapėsh njė kompani, kėrkon tė martohesh..., tė nevojitet njė pėrkrahje dhe njė ndihmė. Pėr kėtė, tė duhet ndihma dhe pėrkrahja e El-Fettahut, prandaj shko dhe trokit nė dyert e Tij. Zoti ėshtė El-Fettah kur hallet dhe telashet ta kanė zėnė frymėn. Ai ėshtė El-Fettah edhe nė fillim tė halleve dhe problemeve. Cdo hall dhe shqetėsim i ri, hyn tek cėshtjet e sė fshehtės, tė cilėn nuk e di vetėm se Zoti:

    „Ai ka celėsat e sė fshehtės, askush tjetėr nuk i di perveė Atij.“ (El-En'am:59)

    Nėse kėrkon tė martohesh me filanen, kėrkoji El-Fettahut qė tė udhėzojė drejt asaj qė ėshtė mė e mirė pėr ty. Nėse ke pėrfunduar universitetin, dėshiron tė punėsohesh, por nuk ke gjetur akoma punė, drejtoi duart drejt qiellit dhe lute El-Fettahun.

    Ditėn qė po pėrgatisja kėtė temė, fala sabahun nė Qabe dhe fillova tė bėj tavaf. Gjatė gjithė kohės sė tavafit, lutesha:

    „O El-Fettah, na i hap dyert e suksesit dhe tė mirave tė Tua!“

    Kur pėrfundova rrotullimin e shtatė, pashė se drita e agimit filloi tė ndricojė dhe thashė me vete:

    „Ndihma dhe hapja e dyerve tė suksesit, po manifestohet me lindjen e agimit!“

    Le tė pėrpiqemi ta shohim gjithėsine me sy tjetėr, o vėllezer dhe motra. Thotė Zoti nė Kur'an:

    „A e shihni qė nėse Zoti e bėn ditėn natė tė errėt deri nė Ditėn e Kijametit, kush ėshtė ai zot tjetėr qė mund t'ju sjellė dritė pėrvec All-llahut?“ (El-Kassas:71)


    -Kuptimi i tretė i emrit El-Fettah shfaqet kur grindjet dhe zėnkat mes teje dhe njerėzve tė tjerė arrijnė kulmin, edhe pse je i pafajshėm.

    Oj motėr, nėse ty tė ėshtė bėrė padrejtėsi, ėshtė shpifur pėr ty, tė kanė pėrgojuar dhe njerėzit i kanė besuar, kėrkoji El-Fettahut tė ndihmojė. Kush tjetėr, vec El-Fettahut, mund qė ta ndihmojė dhe pėrkrahė tė drejtėn? Thotė Zoti nė Kur'an:

    „Zoti ynė, vendos mes nesh dhe mes popullit tonė gjykimin Tėnd tė drejtė, se Ti je mė i miri Gjykatės.“ (El-A'raf:89)

    „Thuaj: „Zoti ynė na tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtėsi gjykon mes nesh, se Ai ėshtė Gjykatės i Drejtė, i Dijshėm.“ (Es-Sebe:26)

    Me kuptimin e tretė, Zoti i Madhėrishėm e bėn tė drejtėn tė trijumfojė, sido qė tė jetė situata. Kurrė mos u mėrzit, o vėlla dhe oj motėr, edhe pse tė gjithė flasin dhe shpifin kundėr teje, edhe pse cėshtjen tėnde e trajtojnė mediat..., pasi El-Fettahu do tė qėndrojė perkrah teje. O vėlla qė ėshtė shpifur kundėr teje, ėshtė komplotuar kundėr teje, je akuzuar pa tė drejtė..., nėse je i pafajshėm dh enė tė drejtė, mos u dėshpėro. Shko tek El-Fettahu, bjeri nė sexhde dhe lutu:

    „Zoti ynė, vendos mes nesh dhe mes popullit tonė gjykimin Tėnd tė drejtė, se Ti je mė i miri Gjykatės.“

    Aisheja r.a., gruaja e Profetit savs, u akuzua pėr cėshtje nderi padrejtėsisht. Kėtė akuzė e thurrėn dhe e pėrhapėn hipokritėt. Pėr njė muaj rresht, kėto akuza u bėnė objekt i bisedave tė banorėve tė Medines. Profeti savs i gjendur para njė situate tė ngatėrruar, ku nuk kishte prova, u ngjit nė minber dhe u tha muslimanėve:

    „O ju njerėz! Kam dėgjuar se diuksh (Abdull-llah ibnu Ubej ibnu Seluli) mė ka lėnduar nė familjen time. Deri sot nuk di pėr familjen time vec gjėra tė mira dhe pėr kėtė kanė dėshmuar edhe tė tjerė...“

    Kjo bėri qė tė fillojnė zėnkat dhe grindjet me fjalė mes pjesėtarėve tė fiseve Eus dhe Hazrexh. Cėshtja vetėm sa pėrkeqėsohej dhe Profeti savs nuk dinte c'te bėjė. Kurse Aishja r.a. Tregon dhe thotė:

    „Unė qaja ditė e natė.“

    Njė ditė Profeti savs shkon nė shtėpinė e Ebu Bekrit r.a., ku qėndronte Aisheja r.a., dhe e pyet:

    „Nėse ke vepruar dicka haram, kėrkoji falje Zotit! Nėse je e pafajshme nga ajo qė thonė, dije se Zoti do e shpallė pafajėsinė tėnde.“

    Tregon Aishja r.a.:

    „Unė nuk dija si t'u pėrgjigjesha. Nėse do t'u thoja se jam e pafajshme, ata nuk do tė mė besonin. Kurse, nėse do pranoja dicka qė nuk e kam vepruar do e besonin. Shpresa ime e vetme ishte qė Profeti savs tė shihte njė ėndėrr ku t'i tregohej pafajėsia ime.“

    Por El-Fettahu e vėrtetoi pafajėsinė e saj me ajete kur'anore qė lexohen deri Ditėn e Kijametit.


    El-Fettahu tė ndihmon para se t'ia kėrkosh.

    Sa herė je akuzuar padrejtėsisht dhe ka qenė Zoti Ai qė ta gjidhi gjuhėn dhe je mbrojtur denjėsisht?

    Sa herė tė ka ndodhur qė nuk ke ditur si ta mbrosh veten dhe dinjitetin tėnd, ndėrsa Zoti i Madhėrishėm ka cuar dikė tjetėr qė tė ka pėrkrahur?

    Sa herė kanė folur nė interesin tėnd, pikėrisht armiqtė e tu mė tė egėr?

    Sa herė t'i k ahapur dyert e suksesit El-Fettahu?

    Sa herė ke qenė nė halle dhe tė ka nxjerrė prej tyre?

    Sa herė tė ka ardhur ndihma e Tij, nė nismat dhe iniciativat e reja qė ke ndėrmarrė dhe sa herė suksesin qė ke pasur ia ke atribuar vetes tėnde?

    Zoti ėshtė El-Fettah kur hallet, vėshtirėsitė dhe telashet ta kanė zėrė frymėn.

    Ai ėshtė El-Fettah qė nė fillim tė cdo nisme tė ndihmon dhe tė pėrkrah.

    Ai ėshtė El-Fettah kur tė tjerėt sillen padrejtėsisht ndaj teje.

    E gjithė jeta jonė ėshtė e lidhur me emrin El-Fettah.

    A nuk e meriton qė ta duam El-Fettahun tonė?

    El-Fettah nuk ėshtė vetėm pėr zgjidhjen e halleve dhe problemeve.

    El-Fettah ėshtė dhe pėr ata qė kėrkojnė tė kryejnė Haxhin dhe nuk kanė mundėsi ekonomike.

    Nėse El-Fettahu dėshiron qė tė kryesh Haxhin kėtė vit, kush ėshtė ai qė mund tė ta refuzojė vizėn?

    A ėshtė e vėshtirė pėr El-Fettahun qė tė ti sigurojė paratė e nevojshme?!

    Si duhet t'i ndėrtojmė lidhjet tona me emrin El-Fettah?

    Cilat janė kushtet qė tė na vijė ndihma nga El-Fettahu?


    -El-Fettahu kėrkon prej teje tė punosh pėr zgjidhjen e problemit deri nė castet e fundit.

    Kjo, pasi ti nuk e di kur do tė vijė ndihma. El-Fettahu mund ta vonojė ndihmėn e Tij, pėr tė vėnė nė sprovė kėmbėnguljen, besimin dhe durimin tėnd. Ai e vonon ndihmėn, me qėllim qė tė sprovojė kėmbėnguljen tonė dhe adhurimin ndaj Tij. Shumė njerėz tė thonė se u luta gjatė gjithė Ramazanit, lexova Kur'an, u fala shumė..., por zemrėn e kam akoma tė ashpėr dhe tė ngurtė. Ajo akoma nuk mė ėshtė zbutur dhe akoma nuk mė rrjedhin sytė lot nga pėrkushtimi pėr Zotin e Madhėrishėm. Kėtė Zoti e bėn me qėllim qė ti tė vazhdosh ta lusėsh dhe tė shpresosh pėr njė kohė tė gjatė, me qėllim qė tė sprovojė kėmbėnguljen dhe sigurinė tėnde. Dicka e tillė i ngjan zgjatjes sė periudhės sė kursit tė makinės, mė qėllim qė tė pėrfitosh sa mė shumė.

    Njė i ditur thotė:

    „Mos u largo nga dera e Zotit, edhe sikur tė pėrzėnė. Mos e ndėrpre kėrkimin e faljes, edhe sikur tė mos ta pranojė. Nėse e hap derėn pėr njerėzit e mirė, hyr edhe ti si i paftuar. Shtrija dorėn dhe thuaji: „Jam njė nevojtar qė kėrkon mėshirėn Tėnde.“

    Shpeshėherė Zoti i Madhėrishem e vonon pranimin e lutjes, pasi Ai dėshiron tė tė shohė duke pritur pranė ders sė Tij.

    Nėse njė person i padėshiruar tė con zile nė telefon, ti nuk ia hap. Por nėse ai vazhdon tė coje zile, ti patjeter qė do tė detyrohesh t'ia hapėsh dhe t'i flasėsh. Njė derė qė trokitet shpesh dhe me forcė, patjetėr do tė hapet. Nėse kjo ndodh me krijesat, c'mendon pėr Krijuesin El-Fettah?! Prandaj, qėndro pranė derės sė Zotit tė Madhėrishem, lute, qaj, kėrkoji ndihmė dhe mos u mėrzit, edhe nėse ndihma tė vonohet. Vazhdo tek dera e Tij, derisa lutjet tė pranohen dhe ndihma tė vijė.

    Vetė emri El-Fettah tė mbush me shpresė. Ku ka sėmundje qė mund t'i rezistojė dėshirės sė El-Fettahut pėr shėrim?! Ku ka problem qė nuk zgjithet pėr El-Fettahun?! El-Fettah pėrmban shpresėn mė tė madhė. Nėse ke nevojė pėr pak besim dhe shpresė, kujto sa mė shpesh emrin El-Fettah dhe lute me kėtė emėr.

    O vėlla, kurrė mos i humb shpresat, sepse Zoti do e ndihmojė kėtė umet.


    El-Fettahu kėrkon tė punosh deri nė castet e fundit, me qėllim qė tė sprovojė besimin dhe kėmbėnguljen tėnde.


    -El-Fettahu e sjell ndihmėn nė atė formė qė ti nuk e imagjinoje dot.

    Jusufi a.s. U burgos pėr nėntė vite rresht. Ishte pikėrisht burgu nga ku i erdhi, mė pas, ndihma e Zotit tė Madhėrishem. Nėse nuk do tė ishte burgosur, ai nuk do tė ishte takuar me shėrbėtorin e mbretit, i cili do t'i tregonte mbretit mbi jusifin a.s. qė komentonte ėndrra.

    Nėse do tė kishte dalė nga burgu mė parė, ndoshta nuk do e gjente dot mbreti pėr t'i komentuar ėndrrėn dhe nuk do tė kishte mundėsi tė bėhej ministėr. Shumė gjėra nė jetėn tonė i shohim si probleme, telashe, dobėsi dhe vuajtje, ndėrsa ato mund tė jenė kulmi i ndihmės hyjnore.

    -Ai u jep zgjidhje problemeve dhe halleve me gjėrat mė tė thjeshta.

    Tė ndihmon me njė fjalė, me njė pikė loti, me njė ajet Kur'ani, nė njė cast tė vetėm...Mund ta lexosh njė ajet prej njėzet vite rresht. Vjen njė moment kur ti e lexon dhe tė vijnė mendime dhe komentet qė ndryshojnė jetėn tėnde.

    Tregon njė njeri, i cili mė parė nuk ka pasur asnjė lidhje me fenė. Njė ditė – tregon ai – po shkoja nė punė dhe, teksa kaloja pranė njė kafeneje, dėgjova zėrin e magnetofonit qė kėndonte Kur'an. Nė ato caste, lexuesi i Kur'anit po lexonte ajetin:

    „Kujtoni kur u thamė melekėve t'i pėrulen nė sexhde Ademit. Tė gjithė u pėrulėn pervec Iblisit, i cili ishte nga xhindėt dhe theu urdhėrin e Zotit.“ (El-Kehf:50)

    Unė vazhdova tė ec, por pa i kushtuar vėmendje, pasi nuk mė interesonte. Por, papritur, ajeti pasardhės mė zgjoi nga harresa: „A e bėni atė dhe pasardhėsit e tij miq tuaj, duke qenė se janė armiqtė tuaj?! Sa zgjedhje e keqe ėshtė kjo pėr tė padrejtėt!“ (El-Kehf:50)

    Nė ato caste, u ndala dhe fillova tė mendohem rreth kėtij ajeti. Si ka mundėsi qė unė gjatė gjithė kėtyre viteve e kam bėrė shejtanin mikun tim?! A ka zgjedhgje mė tė keqe se kjo?! Krejt papritur pashė se fillova tė pėrsėris me vete:

    „O Zot, pas kėsaj dite, nuk do tė ndėrroj mė me Iblisin!“


    Njė nga shokėt e mi mė tė dashur, para se tė udhėzohej nė rrugė tė drejtė, udhėtonte nga njėri shtet nė tjetrin pėr tė luajtir buxhoz dhe pėr tė vepruar gjėra tė ulėta. Njė nga miqtė e tij, i thotė njė ditė:

    „O filan! Ke kaq kohė qė udhėton pėr kėnaqėsitė e kėsaj bote. Pėrse nuk bė njė udhėtim pėr hatėr tė Zotit?!“ - „E ku duhet tė udhėtoj?!“ - e pyeti i habitur. - „Shko dhe kryej njė Umre!“ - iu pėrgjigj ai. Nga kjo fjalė, ai shkon dhe kryen Umren dhe praktis tė gjitha gjynahet e mėparshme.


    Kėrkoji castet e ndihmės dhe zgjidhjes sė El-Fettahut, o vėlla dhe oj motėr!

    Mos nėnvleftėso asgjė, qoftė kjo edhe njė fjalė pa rėndėsi. Mos e nėnvleftėso agjėrimin, namazin, adhurimin..., qėndro gjithmonė i kujdesur.

    -Kur u jep zgjidhje problemeve, e bėn nė mėnyrė tė qartė.

    Nėse zgjidhja dhe ndihma ėshtė e zakonshme, njeriu mendon se dicka e tillė erdhe nga pėrpjekjet e tij. Kurse zdjihja dhe ndihma e El-Fettahut ėshtė e tillė, saqė nuk e pėrfytyroje:

    „Ne tė dhamė njė fitore tė qartė.“ (El-Fet'h:1)

    Haxhereja u pėrpoq dhe u lodh duke kėrkuar zgjidhje pėr hallin qė i kishte rėnė. Ajo u ngjit dhe zbriti nė dy kodrat pėrreth shtatė herė. Ajo qė kėrkonte ishte pak ujė pėr djalin e saj, Ismailin a.s.. Kurse zgjidhja e El-Fettahut ishte e tillė qė nga ky ujė do tė pinin njerėzit deri nė Diten e Kijametit. Pėr tė vlerėsuar pėrpjekjet e Hxheres, zgjidhja dhe ndihma e Zotit tė Madhėrishem erdhi dhe ishte njė mrekulli. Ishte njė zgjidhje jo vetėm pėr Haxheren dhe djalin e saj, por pėr tė gjithė njerėzit qė vizitojnė Qabenė deri nė Ditėn e Kijametit.


    A e do tani El-Fettahun?

    A je i sigurtė dhe i bindur nė zgjidhjen e halleve prej Tij?

    Cilat janė detyrat dhe obligimet tona kundrejt emrit El-Fettah?

    -Pėrulje dhe pėrkushtim

    -Shprese, besim, siguri dhe optimizėm nė kėtė emėr.

    O vėlla dhe oj motėr, shpresoni fuqishėm se El-Fettahu do e ndihmojė kėtė umet. Njė ndihmė e tillė mund tė jetė gjatė kėsaj kohe, por qė ne nuk e ndiejmė.

    -Ji ēelės pėr tė mirėn.

    Ka shumė njerėz qė janė celėsa tė sė mirės dhe kycė tė sė keqes.

    Bėhuni edhe ju, o vėlla dhe oj motėr, nga kėta njerėz.

    Hapni tė mirat dhe mundėsitė qė keni pėr t'i ndihmuar njerėzit, me qėllim qė t'ju ndihmojė edhe juve El-Fettahu.

    El-Fettahu nuk tė ndihmon dhe nuk t'i zgjidh hallet qė ke vetėm nė kėtė botė, por edhe nė botėn tjetėr. Nė ēastet qė do tė hysh nė varr, ke mė shumė nevojė pėr ndihmėn e El-Fettahut.

    Nuk janė tė gjithė varret errėsirė dhe frikė. Nuk janė tė gjithė varret gjarpėrinj, akrepa dhe tmerr. Teksa robi shikon vendin e tij nė Xhennet, ai fillon dhe e lut Zotin:

    „ O Zot, afroje Ditėn e Kijametit, me qėllim qė tė takohem me familjen dhe me tė dashurit e mi.“

    El-Fettahu ėshtė me ty nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Eshtė me ty kur azkuzohesh pa tė drejtė. Eshtė me ty kur tė bėhet padrejtėsi. Eshtė me ty kur telashet dhe hallet ta kanė zėnė frymėn. Eshtė me umetin musliman, edhe pse ai po pėrjeton gjendje dobėsie.


    Ky ėshtė Zoti ynė, El-Fettah.

    Selam alejkum!

  6. #6
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Shtatė kėshilla pėr pėrmirėsimin e lidhjes sate me Kur’anin


    A je ti prej atyre qė, thuajse, asnjėherė nuk e prekin Kur’anin? Ose e lexon atė pėr ēdo ditė, por nuk e ndjen se ka ndonjė ndikim nė ty ashtu siē duhet tė ketė? Cilido qoftė shkaku, ekzistojnė disa kėshilla modeste tė cilat mund tė tė ndihmojnė qė tė lidhesh me Kur’anin.

    E para.

    Para se ta prekėsh atė, kontrolloje zemrėn tėnde. Qė tė kemi vėrtetė dobi nga Kur’ani, para duhet kontrolluar zemrat tona, pėrgjithėsisht, para se ta prekim Librin e Allahut. Sinqerisht, pyete veten, pse e lexon atė? A vetėm se tė gjesh ndonjė informacion i cili mė pas do tė largohet nga koka? Kujto qė tė Dėrguarin, Muhammedin, s.a.v.s., gruaja e tij e ka pėrshkruar si “Kur’ani qė ec”, me fjalė tė tjera, ai jo vetėm se e ka lexuar dhe recituar Kur’anin, por atė e ka gjallėruar.

    E dyta.

    Merr abdes. Marrja e abdesit ėshtė pėrgatitje e mirė mentale e fizike dhe do tė ta kujtoj qė ky nuk ėshtė libėr i thjeshtė qė ti e lexon. Do tė komunikosh me Allahu, kurse pastėrtia duhet tė jetė prioritet kur komunikon me Tė.

    E treta.

    Pėr cdo ditė lexo vetėm nga pesė minuta. Shpesh mendojmė se duhet tė lexojmė, sė paku, njė orė nga Kur’ani. Nėse nuk je mėsuar vazhdimisht tė lexosh, atėherė kjo ėshtė e tepėrt pėr ty. Fillo me nga pesė minuta nė ditė. Nėse e bėn hapin e parė, do tė vėresh, nėse do Zoti, se ato pesė minuta do tė shndėrrohen nė dhjetė, pastaj gjysmė ore, e pastaj njė orė, por mund edhe mė shumė.

    E katėrta.

    Mundohu ta kuptosh atė qė e lexon. Ėshtė mirė leximi pesė minutash i Kur’anit nė gjuhėn arabe, mirėpo duhet ta kuptosh atė qė e lexon. Mundohu tė gjesh njė pėrkthim tė mirė tė Kur’anit nė gjuhėn tė cilėn mė sė miri e kupton. Bėre shprehi tė pėrhershme qė ta lexosh pėrkthimin e asaj qė atė ditė e lexon.

    E pesta.


    Kujto se Kur’ani ėshtė mė “interaktiv” prej CD-ve. Nė kohėn “interaktive” tė CD romeve dhe programeve kompjuterike shumė njerėz mendojnė se mė librat janė pasive dhe tė bezdisshme. Mirėpo, Kur’ani nuk ėshtė i tillė. Kujto vetėm, kur lexon Kur’an, ti “komunikosh” me Allahun, xh.sh. Ai tė drejtohet, prandaj ke kujdes.

    E gjashta.

    Mos e bėn shprehi vetėm ta lexosh, por edhe ta dėgjosh. Sot ka audiokaseta dhe CD tė shumta tė cilat pėrmbajnė Kur’an, kurse pjesa dėrmuese e tyre janė edhe tė pėrkthyera. Kjo ėshtė e mirė pėr volkmenin, CD playerin ose kasetofonin tėnd nė veturė, gjersa je duke u vozitur pėr nė punė ose kur tė kthehesh prej saj. Shfrytėzoje kėtė si shtesė tė leximit tė pėrditshėm tė Kur’anit, e jo si zėvendėsim pėr tė.

    E shtata. Bėn dua. Gjatė leximit tė Kur’anit lutju Allahut tė tė udhėzoj. Qėllimi yt duhet tė jetė qė, sinqerisht, pėr dashurinė ndaj Allahut, tė komunikosh me Tė gjatė leximit, t’i kuptosh dhe t’i zbatosh fjalėt e Tij hyjnore. Lutju Allahut qė, tė tė ndihmoj dhe tė tė udhėzoj, ndėrsa Kur’anin e ke mjetin mė tė mirė qė kėtė ta arrish.

    Selam alejkum!

  7. #7
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Ndal me veten o njeri !

    Ndal me veten o njeri dhe llogarite mirė pėr lėshimet qė i ka bėrė nė raport me All-llahun, Krijuesin e tij, dhe thuaj:

    " O shpirti im! Pashė All-llahun pendohu para se tė mos kesh mundėsi pėr tu penduar…! Mjaftė mė o shpirtė me ato epshe dhe mėkate…!"

    NDALIM RRETHI - QARKU!

    O musliman…Nisu pėr nė rrugė kah All-llahu s.w.t duke u penduar dhe bėrė mirė dhe mos u kthe pas qė tė humbėsh pas udhėzimit, por, lute Allahun s.w.t., pėr pendim, vendosmėri nė fe dhe ngulmėri nė tė vėrtetėn. Ēdoherė pėrserite duanė:

    " O Allahu im! O Rrotullues i zemrave dhe shiqimeve! M'a pėrforco zemrėn time nė fenė Tėnde! "

    NDALOHET HYRJA!

    Mos hy nė asnjė vend, i cili ėshtė shkak pėr t'i bėrė All-llahut s.w.t. mėkat dhe mos vė hapa me kėmbėn tėnde pėr t'i bėrė mėkat Krijuesit tėnd.

    " Mos iu qas asaj pėr tė cilėn nuk ke njohuri, pse tė dėgjuarit, tė pamurit dhe zemra, pėr tė gjitha kėto ka pėrgjegjėsi. " ( Isra 36)

    Ditėt sillen ndėrsa vitet shkojnė…Bėhu kureshtar pėr shfrytėzimin e kohės nė tė mira, ibadetet dhe gjėra qė tė afrojne tek All-llahu, Zoti i qiejve dhe tokės…Shpeshto leximin e Kur'anit para se tė jeshė histori pėr ata qė vijnė pas teje, tė cilėt pėrveē emrit tėnd dhe All-llahu e pastė meshiruar! ,nuk pėrmendin gjė tjetėr .

    KUJDES!

    Kujdes…Sepse shejtani t'a zbukuron rrugėn derisa tė tė shpie nė humnerė …! Mbrohu me All-llahun s.w.t. dhe kėrko ndihmė prej Tij nga djalli i mallkuar si dhe gurrėzoje atė me ajetet e ashpėrta sepse kurthat e shejtanit janė tė dobėta…!

    VEND PĖR LIDHJE-THIRRJE TELEFONIKE!

    Ēdoherė tė jeshė nė lidhje me All-llahun s.w.t., duke falur namazin, bėrė dhikr ( pėrkujtuar All-llahun ) dhe duke bėrė dua…apo ēdo gje qė i forcon lidhjet tua me Allahun s.w.t..
    NĖse tė brengos diē, shpejto tė lidhesh -jesh nė kontakt me All-llahun s.w.t. (duke falur namaz) sepse Ai ėshtė Ndihmėtari mė i mirė.

    NDAL!

    Ndalu para se t'a fillosh ēdo punė dhe pyete veten:

    A thua vallė ėshtė kjo mė mire pėr mua? A ėshtė pėr hirė tė All-llahut s.w.t? Apo bėhet pėr hire tė njerėzve…!


    PĖRPARA KE RRUGE TĖ NGUSHTĖ!

    Ke kujdes!...Pėrpara ke rrugė tė ngushtė, nuk zė mė shumė sesa njė njeri me qefin…Lute All-llahun s.w.t., tė jesh prej atyre qė i'u zgjerohet vendi i tyre dhe pastrohen mėkatet e tyre me ujė, borė dhe akull dhe mundohu pėr kėtė….Kėrko mbrojtje nga All-llahu s.w.t., prej errėsirės, ngushtimit…dhe puno pėr kėtė vend qė tė tė zgjerohet…!

    KTHESĖ E DETYRUESHME!

    Ti je i obliguar tė ecėsh rrugės sė vepėrmirėve, zbatuar fjalėn e All-llahut s.w.t.:

    " Ti (Muhammed) pėrqėndrohu vendosmėrisht ashtu si je i urdhėruar, e bashkė me ty edhe ata qė u penduan (prej idhujtarisė), e mos tejkaloni (kufijtė e caktuar), se mė tė vėrtetė Ai ėshtė shikues i asaj qė veproni."

    KALIM KĖMBĖSORĖSH!

    Zgjidhe shokun tėndė nė kėtė udhėtim tė dunjasė, sepse shoku ėshtė tėrheqės ( pėr nė zjarrė apo xhennet) dhe dije se miqtė do tė jene armiq tė njeri tjetrit pėrveē tė devotshmėve.


    " Dhe se kjo ėshtė rruga (feja) Ime e drejtė (qė e caktova pėr ju), pra pėrmbajuni kėsaj e mos ndiqni rrugė tė tjera e t'ju ndajnė nga rruga e Tij. Kėto janė porositė e Tij pėr ju, ashtu qė tė ruheni." (el-En’am, 153)

    Selam alejkum.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •