perSHENDETje
Kete teme e hapa me qellim qe te qartesojme ikonen qe kemi ne Shqiptaret per kombin , per kulturen dhe per "pashaporten" tone perball te "tjereve".
Kam 4 vjet qe ndodhem ne mergim dhe ketu njeriu e ndjen me mire se c'fare do te thote atdhe. Ketu ku ndodhem, ne Greqi, shume here "shqiptar" do te thote njeri i pa shkolle, keqberes etj.
Sepse ketu nacionalizmi eshte nje "problem real". Ne te njejten kohe pertej kufijve , ne Shqiperi, shume jane ata qe besojne se "Shqiptar" do te thote : populli me i vjeter ne Ballkan , qe ka kulturen me te paster gjuhen me te vjeter e cila nganjehere behet nena e gjuheve te tjere. Nje here duke biseduar me disa bashke'atdhetar ne Athine (njerez te pjekur) u cudita kur degjova se ne Shqiptaret qekemi raca me e paster ("ne dhe Gjermanet") dhe se ne jemi "pasqyra e Ilirve" kur i pyes keta persona si ishin Iliret me thone se ishin te gjithe bjonda sybojqell por kishte dhe ca syjeshil dhe trupgjata. Gjeja par qe mendova ishte: "po une c'fare jam, meqe nuk jam bjond, po gjysma e shtetasve Shqiptar c'far jane (se dhe ata nuk jane "bjonda te gjat").
Shume jan dhe ata Shqiptaret qe e kan ndare kombin me zona dmth, ne malesi raca eshte me e paster kurse ne Shqiperine e Mesme jane perzier me Turqit , thu ti se para Turqve nuk kaloje pushtues tjeter ne Ballkan. Te gjithe keta njerez une i quaj nacionalista (jo patriot). Sipas nacionalistave prej'ardhja e kombit tone shkon akoma me larg, arine deri te Pellasget. Dhe duke permendur Pellasget dhe bemat e herojve te ndryshem (te cilet rojne vetem ne mite) mundohen ta ngrine sa me lart istorine tone , thu ti se ka nevoje istoria jone per bemat e tyre.
Po kush eshte prej'ardhja jone?
Qe te pergjigjemi ketu duhet ne fillim te sqarojme disa gjera:
1) raca te pastra mbi toke nuk ekzistojne (flijeni mendjen) sidomos ne Ballkan qe ka qene perhere synim i shume pushtuesve. Keta jane disa nga popujt dhe pushtuesit qe shkelen mbi Gadishullin Ilirik (emri i Ballkanit nga Romaket) .... dhe ne Iliri: Greket, Maqedonsit, Romaket, Visigot'thet , Ostrogot'thet, Unnet, Abbaret, Ungret, Bullgaret (fis turk) , Sllavet, Franget, Normandet, Kryqezatat Latine, Venediksit, Katalanet, Selxhuket, Osmanllijte etj. Keta peushtues jo vetem kaluan ne ballkan po shume here dhe u perqendruan aty me shekuj ose u bene popuj te tij. Pra eshte e pamundur te mos kemi ardhur ne kontakt me keta popuj.
2) As gjuhe te pastra 100 %nuk ekzistojne mbi toke , dhe gjuhet me te largeta ,qe mund te mendoni ,kan ardhur ne kontakt me gjuhe te tjera sepse fakti qe ato fliten nuk i len te mos vijne ne kontakt me te tjera gjuhe psh. ne shume gjuhe europiane mund te gjesh fjale perse megjithese Persia (Irani) ndodhet matan Gjirit Persik disa fjale jane ..."angari" "parajse" e shume te tjera.
3)Cdo kulture ka biresuar elemente nga nje kulture tjeter, sepse popujt perhere vijne ne kontakt sado e madhe te jet largesia (psh. midis tregetise dhe luftrave) me te vertet rengjethese eshte kur degjon se: ne Ameriken Latine jane gjetur shkronja finikase, ne Sicili jane ndertuar pallate te stilit normando-arab , ne Amerike jane gjetur idhuj dhe ene Vikingesh, ne Finland jane gjetur monedha arabe dhe shume fakte te tjera te cilat tregojne bashkjetesen midis kombeve.
Pra eshte e pamundur qe ne Shqitaret te jemi rast i vecant. Gjithashtu sipas numrimeve te mija kam gjetur se ne brezin e 8 (dmth. para 250 vjetesh) une kisha mbi 200 para'ardhes, dhe fakti qe une nuk njof asnjerin prej tyre me ben qe te mos mohoj se disa prej tyre mund te ishin: Serb, Grek, Ebrej, Turq, Arab e c'fare lloi te dush.
Te gjitha keto nuk i'a u them me qellim qe te mohojme istorine tone .Mendoj se me mire per ne eshte , te lidhemi fort "me ate qe jemi" dhe jo me ate qe "duam te jemi", se mbase ne fund do shohim se eshte me mire keshtu.
PO KUSH JEMI NE TE VERTET NE SHQIPTARET? Ketu secili mund te jap mendimin e vet.
Une per vete kur degjoje "Shqiptar" nga njehere me rengjethet mishi jo per shkakun se jemi populli "me i vjeter" , "me i zgjuar", populli "me i bukur" dhe ku ta di une por per shkakun se jemi nga popujt me te vuajtur (te radha jane familjet shqiptare qe nuk kan asnjelloj problemi) dhe ky eshte shkaku qe gjysma e Shqiptarve sot ndodhemi ne mergim. Jemi popull i varfer , popull qe rojti ne skllaveri per vite me radhe. Por aman keto gjera nuk kan mudnur te hedhin poshte virtytet tona, si mikpritja, thjeshtesia , atdhedashuria , traditat e shume te tjera. Per keto virtyte duhet te luftojme qe t'i ruajme akoma e jo "per kodrat pas bregut".
Fund , shume mergimtare sot jemi viktima te racizmit pra mos behemi edhe ne racista, se nuk ka gje me te dhimbshme se sa te ndajne me vete njerezit. Po te mendojme te gjitha keto besoje se do "shkojme me te vertet perpara", nacionalismi vetem mbrapa te con.
falemiNDERit
Krijoni Kontakt