Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 133
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-05-2010
    Postime
    59

    Prodi: “Shqiptarët janë evropianë, duhet të jenë edhe në BE”

    Prodi: “Shqiptarët janë evropianë, duhet të jenë edhe në BE”
    RomanoProdi në Torino shpreh kritika ndaj Europës: “ka ende vende, që megjithëseeuropiane, nuk bëjnë pjesë në BE”. Ndërsapër stinën e veprimtarive që po zhvillohen në Shqipëri “Dy popuj, një det, njëmiqësi” thotë që është shumë larg realitetit të fakteve, dhe që shqiptarët“trajtohen si aziatikët, afrikanët apo amerikanët e jugut, por ata janëevropianë”.

    Romë, 8 maj 2010 - I ftuar në Politeknikumin eTorinos për të folur për BE-në, Romano Prodi ka prekur të gjitha ngjarjetpolitike dhe ekonomike, dhe mes të tjerash ka shprehur qartë denë e tij që “NëEuropë ka ende vende që nuk bëjnë pjesë në BE, por që kanë qenë gjithnjëeuropiane dhe që tani duhet të hyjnë”. Madje ai thotë me bindje që në BE nuk kapasur përfshirje të nxituara shtetesh të reja, përkundrazi ky proces duhetpërmbyllur me vendet e tjera duke filluar nga ato ballkanike.

    Duke sjellë shembull konkret, Prodi thotë që“me gjithë kooperimin e suksesshëm mes Italisë e Shqipërisë prej 20 vjetëve,ende sot e kësaj dite shqiptarët që jetojnë në Europë duhet të përtërijnëdokumentin e tyre të qëndrimit, e nëse nuk arrijnë ta përtërijnë nuk mund tëqëndrojnë në vendin Europian, edhe pse Europa është atdheu i tyre”. Dhe shton:“trajtohen si aziatikët, afrikanët apo amerikanët e jugut, por ata janëevropianë”.

    Sot shqiptarët i kërkojnë Italisë të përpërshpejtojë e mbi të gjitha të mbajë premtimet e bëra për integrimin e tyre nëEuropë, por ndërkaq nuk gëzojnë as liberalizimin e vizave.

    “Veprimtaritë që po zhvillohen në Tiranë për20 vjetorin e kooperimit në Shqipëri “Dy popuj, një det, një miqësi” janë shumëlarg realitetit të fakteve, pasi sot Rumania dhe Bullgaria, vende shumë largItalisë janë shtete anëtare të BE-së prej 3 vjetëve e gjysmë, ndërsa Shqipëriavetëm 70 km larg nesh duhet ende të presë vendimet e të tjerëve”. Dhe Prodiështë i bindur që Europa duhet të marrë sa më shpejt vendime mbi vendetBallkanike.
    ╔═══╗ ♪
    ║███║ ♫.
    ║ (●) ♫
    ╚═══╝

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-05-2010
    Postime
    59

    Berisha: Më 1 korrik lëvizim lirisht

    Dy ministrat e jashtëm, italiani Frattini dhe slloveni Zbodar i kanë dërguar një letër ministrit të jashtëm, të Spanjës, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së, Migel Moratinos
    Roma, 30 prill 2010 – Ministri i Jashtëm i Italisë Franco Frattini dhe ai i Sllovenisë Samuel Zbogar i kanë dërguar një letër ministrit të jashtëm të Spanjës, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së, Migel Moratinos, ku ndër të tjera thuhet "ne inkurajojmë dhe mbështesim fuqishëm gatishmërinë e Presidencës spanjolle për të njoftuar rrugën e hapur për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave për Shqipërine dhe Bosnje Hercegovinën në takimin e ministrave të Jashtëm që do të mbahet në Sarajevë në qershor".

    “Procesi që synonte realizimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE – vazhdohet në letër – shënoi hapa përpara gjatë viteve të fundit. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përshpejtuar me të vërtetë procesin e reformave me qëllim përmbushjen e kritereve dhe të kushteve të vendosura nga BE, duke arritur disa rezultate te rëndësishme”.

    Dy ministrat e Jashtëm që po ‘lobojnë’ për Shqipërinë kujtojnë në letër edhe deklaratën e përbashkët të miratuar nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Europian në nëntor 2009, i cili qartësisht i angazhon që të “shqyrtojnë një propozim për amendimin e Regullores KE Nr. 539/2001, lidhur me Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën, si një çështje urgjente".

    Madje ata sqarojnë që “duke pasur parasysh, procedurat e zgjatura të vendimmarrjes së përbashkët, ne na nevojitet të sigurojmë një punë në afat të organizmave përgatitore të Këshillit, duke i mundësuar Komisionit Europian të paraqesë propozimin e tij deri në fund të Majit 2010. Si rezultat, debati politik për amendimin e Rregullores do të vazhdojë në Këshillin e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në Qershor, duke i mundësuar Parlamentit Europian të përfundojë punën në fillim të vjeshtës”.

    “Në këtë kuadër, – përfundon letra – ne inkurajojmë dhe mbështesim fuqishëm gatishmërinë e Presidencës spanjolle për të njoftuar rrugën e hapur për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën në takimin ministerial të Sarajevës në qershor”.
    ╔═══╗ ♪
    ║███║ ♫.
    ║ (●) ♫
    ╚═══╝

  3. #3
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Berisha: Më 1 korrik lëvizim lirisht

    Kryeministri Sali Berisha duke folur nga Paskuqani, ka dhënë një datë fikse mbi liberalizimin e vizave si dhe ka komentuar situatën politike në vend.

    Duke deklaruar se vendi nuk ndodhet në krizë, Berisha ftoi socialistët të lënë, sipas tij, kafazin në të cilin janë futur.

    “Zotërinj dilni nga kafazi dhe tregojini Paskuqanit nëse ka krizë apo jo. Kriza zhvillohet në psikikën tuaj”, tha Berisha.

    Më tej kreu i ekzekutivit ka prekur edhe çështjen mjaft të ndjeshme për shqiptarët, siç është liberalizimi i vizave.

    “Në 1 korrik lëvizim lirisht dhe ju nuk do dini ç't'u thoni shqiptarëve”, vijoi më tej kryeministri Berisha.

    Kryeministri ndodhet në Paskuqan për të marrë pjesë në një ceremoni përurimi
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  4. #4
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga ^_BIM_BUM_BAM_^ Lexo Postimin
    Kryeministri Sali Berisha duke folur nga Paskuqani, ka dhënë një datë fikse mbi liberalizimin e vizave si dhe ka komentuar situatën politike në vend.

    Duke deklaruar se vendi nuk ndodhet në krizë, Berisha ftoi socialistët të lënë, sipas tij, kafazin në të cilin janë futur.

    “Zotërinj dilni nga kafazi dhe tregojini Paskuqanit nëse ka krizë apo jo. Kriza zhvillohet në psikikën tuaj”, tha Berisha.

    Më tej kreu i ekzekutivit ka prekur edhe çështjen mjaft të ndjeshme për shqiptarët, siç është liberalizimi i vizave.

    “Në 1 korrik lëvizim lirisht dhe ju nuk do dini ç't'u thoni shqiptarëve”, vijoi më tej kryeministri Berisha.

    Kryeministri ndodhet në Paskuqan për të marrë pjesë në një ceremoni përurimi

    Per mua ky tipi duhet te drogohet me pak se eshte e pamundur qe te dali hapur keshtu duke shitur Enderra.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    RRofte partia qe sfidon edhe Brukselin dhe i thote--Bruksel, hiqi vizat, se te Kuq te bej me boje!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    Per mua ky tipi duhet te drogohet me pak se eshte e pamundur qe te dali hapur keshtu duke shitur Enderra.
    willkommen i paradies city:

    popull i varfer,tall sumen ky VAMPIRI.
    dhe plehrat e mbeshtesin,kanceroz

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nuk ka faj, kur ke popull paskuqanas a bathorist kudo...keshtu eshte i mbushur ky vend fatkeqesisht, me shpellare e barbare qe zene toka, grabisin, vjedhin e perdhunojne, dhe politikanet u japin dekorata per krimet qe bejne.
    Bjerju Sali e te lumte dora, hypju Ed e te lumte palla se keto kafshe kete duan.

    Keni qene ndonjehere ne Paskuqan? Nje here me ka rene rasti te kaloj andej..O Zot, cfare barbarie, cfare mesjete! Dokumentaret per Kandaharin dhe Mogadishon mu duken me te mire se Paskuqani! Njerez te eger si bisha, te piste e analfabete! Ja kush do te marre viza per ne Evrope! Mjere Evropa!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 09-05-2010 më 14:37

  8. #8
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Po kur të hiqen ça do thoni pastaj? Do fusni 1000 militantë në grevë?
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #9
    ¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Nese do qe keshtu, e imagjinoni dot kolapsin qe do krijohej? Natyrisht qe jane qiqra ne hell, se mesa me kane treguar, njerez qe kane aplikuar per viza, procesi jo vetem qe nuk eshte moderuar ndopak, perkundrazi te nxijne jeten per nje vize me nje hyrje per ne Itali p.sh.
    Booooh, sa gjynah qe jemi si komb.

    Nuk ndodh ajo J.W. te jesh i bindur. Ka shume arsye qe flasin kunder. Mjafton te lexosh kushtet qe sjellin ne nje liberalizim te tille e ne si shtet nuk plotesojme asnje. :/

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    E ja dolen, po pastaj...... do flejn posht urave....apo....

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •