LETËR PËR TË DEVIJUARIT! NGA I DASHURI I TYRE IBLISI!

A më njeh?
Jam i dashuri juaj!
Iblisi.
Kam jetuar me ju o njerëz!
Kam ngrënë, pirë dhe fjetur me ju!
Dhe nuk keni dijeni për këto!
A të kujtohet, kur të mashtrova?!
Dhe u largove nga Xhenneti.
Prej atë herë All-llahu të ka dërguar vërejtje, por ti je nji injorant!
Ti më dëgjon vetëm mua!
Në qoftëse e don All-llahun, pse i kundërshton urdhërat e Tij?
Në qoftë se më urren, pse më dëgjon?!
Dhe pas krejt kësaj, dëshiron Xhennetin!?
Po, si jo!!!
Kam shumë vite përvojë, në mashtrimin dhe joshjen tënde, talljen me ty!
Dhe ti gjithmonë dukesh që je nji injorant!
Ti je nji copë balte ( me erë ), dhe gjithmonë do të jesh.
Mund të ta japi formën si të dua, edhe pse s’mundem të të bëjë asgjë!
Më së shumti se çka mund të bëjë është të të përshpëris, e ti me shpejtësi ndëgjon dhe bën atë që të them!
E dij se, nëqoftë se të them që të adhurosh ndonjë statujë, do ta refuzoje.
Do të mundohesh të jeshë fetar dhe i ndershëm ndaj Zotit tënd!
Por ti je nji rrenacak i madh! A s’është ashtu?
A s’të kam bërë që të adhurosh krejt çka ka rreth teje!
Përfshirë këtu vehveten tënde dhe krenarinë tënde?
Të kam bërë të adhurosh paratë, seksin, cigaren, muzikën, alkoolin, bixhozin etj., etj., etj..
Vetëm për hirë timin!
Të bëra me pas vetbesim,a?
Ndjehesh më mirë?!!!
A s’është në Kur’an, se ato që ti përmenda janë të ndaluara për ty???
Ti je që po e mashtron veten, o injorant!!!
Unë vetëm të jap kurajë që të bësh gjëra të neveritura!
Dhe ti më ndëgjon dhe vepron!
Pastaj!!!
Dëshiron të kthehesh në Xhennet???
Kurrë!!!!!!!!!
Unë jam i mallkuar dhe ti do të më përcjellësh!
Do të ndjeki, sepse kam mjaft kohë për ty!
O njeri, injorant!!!
Mendon se je i mençur, kur flet pranë të tjerëve me mendjemadhësi!
Dhe nuk e lejon vehten që të bije poshtë edhe në rast gabimi!
Kjo është prej meje se njëjtë jemi!
Ofendon të tjerët me padrejtësi!
Urren këdo që nuk është në mendimin tënd personal!
Kënaqesh në gjërat e kota!
Përgojon njerëzit!
Kjo është ajo që të kam mësuar unë, i dashuri yt Iblisi!
Aj mos u mërzit , o ijnorant se nuk të la vetëm!
Bashkë do ecim në dunja dhe në Zjarr do him bashk!
Mua flaka ndoshta nuk më djeg shum, se mua Zoti prej flakës më ka krijuar, por si do të jetë vallë halli yt???
Injoranti, injorant do mbetet, sepse nuk don që të përmirësohet!
Bash këta i kam ma lehtë me i deviju prej rrugës së drejtë!
Mbasi nuk mbrohen me atë që u'a ka dhënë Zoti i tyre!
O injoranti im, mbetsh mirë dhe mos më tradhto se unë të dua!
Jam i dashuri yt, Iblisi!