Ja pse nuk e dua Rugoviqi!
Bota e ka njohur Kosovën në kohën e Ibrahim Rugovës vetëm si pjesë të Serbisë. A mos këtë e konsideroni ju sukses të Rugovës. Ibrahim Rugova ka nënshkruar marrëveshje kapitulluese me kryekriminelin Milosheviq. Vetëm të përkujtojmë marrëveshjen për arsimin që u bë në vitin 1996 në mes të kryekriminelit Milosheviq dhe Ibrahim Rugovës. Bashkësia ndërkombëtare kishte përgatitur sanksionet shtesë kundër Serbisë, mirëpo ishte kjo marrëveshje e cila e shtyu për disa vjet vendimin e pritur për ta sanksionuar edhe më shumë Serbinë. Vetëm dy ditë para mbajtjes së Grupit të Kontaktit në Bon të Gjermanisë, në të cilën ishte paraparë që sërish Serbisë t’i shtoheshin sanksionet, u nënshkrua aneks-marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për arsimin. Edhe kjo shkoi në favor të Serbisë dhe në dëm të Kosovës, sepse bashkësia ndërkombëtare mezi priste që të bëhej ndonjë hap sado formal në kuadër të ndonjë marrëveshje qoftë edhe formale, për t’i dhënë shans Serbisë dhe për ta shpëtuar nga sanksionet. Prandaj nuk është e vërtetë aspak se bota e njohu Kosovën përmes Rugovës. Bota e ka njohur Kosovën përmes Rugovës vetëm si epokën më të errët, më kapitulluese dhe më qyqare që ka përjetuar ndonjëherë populli shqiptar. Siç dihet, në kohën e “udhëheqjes” së Ibrahim Rugovës, dy policë serbë e torturonin gjithë Prishtinën, duke e plaçkitur, rrahur, maltretuar e çka jo tjetër. Sepse ishte Ibrahim Rugova i cili përditë lehte duke thënë se Serbia për 24 orë do të na shkatërrojë, prandaj duhet të durojmë! Ndërsa në anën tjetër Rugova deklaronte se “Kosova është vendi më demokratik në Evropën Juglindore!” Kjo ka qenë qesharake. Pas fillimit të aksioneve të armatosura të UÇK-së kundër forcave policore serbe në Kosovë, Rugova deklaronte se UÇK-ja është pjellë e Serbisë! Janë të njohura marrëveshjet dhe takimet e Rugovës me kryekriminelin Millosheviq në Beograd, të cilat e kanë dëmtuar shumë Kosovën dhe pasojat e të cilave ende po i vuajmë. Prandaj nuk është aspak e vërtetë se Kosovën bota e njohu përmes Rugovës. Nuk duhet harruar se në kohën kur Ibrahim Rugova ishte në Komitetin Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, ishin të burgosurit politikë, në krye me legjendarin e gjallë Adem Demaçin, që e ndërkombëtarizuan çështjen e Kosovës. Sepse bota e kishte të qartë përse Demaçi po vuante dënimin me burg të rëndë. Ishin demonstratat e vitit 1968, të vitit 1981, të vitit 1989, 1990, 1997, dhe sidomos lufta heroike e UÇK-së. Shi për këtë Kongresi Amerikan në vitin 1986 (kur Ibrahim Rugova angazhohej për vëllazërim-bashkimin titoist, sepse kështu e mësonte partia e tij Lidhja e Komunistave), aprovoi një rezolutë përmes të cilën kërkonte që Kosovës t’i njihej statusi i Republikës. Për të mos e zgjatur më shumë, sepse ka shumë e shumë argumente që me shifra e fakte flasin se Ibrahim Rugova vetëm dëme i ka shkaktuar Kosovës dhe popullit shqiptar, po e përfundoj me kaq, duke shtuar në fund se meritat më të mëdha i kanë mijëra e mijëra dëshmorë të rënë për liri, pavarësi të plotë të Kosovës dhe ribashkimin e të gjitha viseve shqiptare me Shqipërinë, në krye me kryekomandantin legjendar Adem Jashari, duke mbetur me shpresë dhe me ndihmën e Zotit të Madh se amaneti i dëshmorëve do të sendërtohet në vepër me ribashkimin e të gjitha trojeve në një shtet shqiptar. Në shtetin e përbashkët shqiptar do të respektohen edhe pakicat kombëtare.
1 DHJETOR 1997 -z.I.Rugova si kryetar i Kosoves i deklaron gazetes belge"LE SOIRE" se nuk ka asnje informat per ekzistimin e UÇk-es dhe se behet fjal per krijimin e saj nga sherbimet sekrete serbe.
15 DHJETOR 1997 ne te perjavshmen zvicerane "FACTS" Rugova do te deklaroj:se nuk ka asnje informat per UCK-en dhe se behet fjal per individ te frustruar.
NE JANAR 1997 -Rugova kerkon ndihmen e INTERPOLIT dhe FBI per ti ndjekur terroristet e UCK-es, sepse nuk i mjaftonte UDB-ja.
22 MARS 1998- kur Drenica digjej flak -I.Rugova mban zgjedhjet per tu zgjedhur "PRESEDNIK".
1 TETOR 1998- I.Rugova nuk i perkrah protestat studentore , duke qendruar indiferent si gjithnje.
PO NE VITIN 1998-I.Rugova nenshkruan marreveshjet e fameshme per arsim , per stadiume te futbollit dhe per cerdhe femijesh me SHEN EXHIDION dhe me palen serbe.
NE VITIN 1999- I.Rugova formon komisionin per te hetuar krimet e luftes qe paska bere gjoja UCK -ja.
PAS LUFTE -I.Rugova nuk u perkul kurre para deshmoreve te kombit, dhe nuk e njohu luften e UCK-es.Ai kurre nuk vizitoi memorialin e komandantit legjendar Adem Jashari.
NUK MUND TE MOS- permendi ketu deklaraten cinike te zonjes N.Kelmendi se "VIZITA E RUGOVES TEK JASHARAJT NUK E PERSHPEJTON PROCESIN E PAVARESIS SE KOSOVES.
Te gjitha keto mu kujtuan kur lexova ketu per takimin qe Rugovaberi me Milloshin. Dhe ki pis Rugova donte te dekoroje Komandantit legjendar.A thua si do te kete fytyr?
E dime te gjithe se ai ishte nje kryetar ANTI UCK,PACIFISTdhe QYQAR Kancerogjen.
A ka me kontradiktore se sa TRADHETARI te dekoroj KRYELUFTETARIN
Kjo ishte nje tragjedi qe po deshtu te luaj para syve te shqiptarve idijoti Rugova.
p,s,keto ishine veten disa fakte!
Me t'mira
Krijoni Kontakt