Prishtinë, 9 korrik - Në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Tony Blair është shprehur tejet i kënaqur me mikpritjen që i kanë bërë kosovarët dhe pranoi se nuk e kishte paramenduar një pritje të tillë, duke thënë “ju jeni më të sjellshëm me mua sesa ka qenë parlamenti im”.
Në fillim të fjalimit, Blair shkëputi disa komente nga takimi me ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. “E kujtoj sot takimin me Rugovën në Downing Street. Me vete kishte një gur të çmuar që ma dhuroi të njëjtin e mbaj edhe sot. Më foli shumë për Kosovën, nuk bërtiste, ishte shumë i urtë dhe më foli me sinqeritetin më të madh. Më luti dhe më tha: ‘Mos lejo që njerëzit e mi të vuajnë në Kosovë’. Unë i premtova se do ta ndihmoj”.
O LLap,
Si jane ndier sot "qlirimtaret e tu kusuves " kur e kane degjuar fjalimin e Blair-it kur thote se baba i shtetit te Kosoves eshte Dr.Rugova ??.
Krijoni Kontakt