FIFA në bashkëpunim me Adidas, kanë shpallur nominimet për futbollistin më të mirë të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Nominimet i prezantuan sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke, i cili me këtë rast tha se ky Kampionat Botëror ishte i veçantë dhe aty morën pjesë futbollistët më të mëdhenj të globit. Ai është ndarë i kënaqur me ecurinë e Botërorit.
Atë e shoqëroi drejtori i Adidas, Herbert Hainer që tha, “Ne jemi të kënaqur me këtë Botëror, pasi kemi pasur dy ekipe me brendin tonë në gjysmëfinale dhe tani një është në finale. Do të kemi përfitime prej më se 1.3 miliardë eurosh dhe natyrisht jemi shumë të kënaqur me këtë Botëror”.
Më pas të nderuarit shpallën dhe të nominuarit për futbollistin më të mirë të Kupës Botërore, Afrika 2010, të cilët janë:
Diego Forlan (Uruguai)
Asamoah Gyan (Ganë)
Andres Iniesta (Spanjë)
Lionel Messi (Argjentinë)
Mesut Ozil (Gjermani)
Arjen Robben (Holandë)
Bastian Shweinsteiger (Gjermani)
Wesley Sneijder (Holandë)
David Villa (Spanjë)
Xavi (Spanjë)
Futbollisti më i mirë i Botërorit nga këto nominime do të zgjidhet nga mediat e mbarë globit, ndërsa ky çmim do të ndahet në natën e finales, të dielën, në stadiumin Soccer City të Johannesburgut.
Unë për vete këtë Gyan do ta kisha heq po ashtu edhe Robben...
Iniesta dhe Xavi janë të mirë gjithënjë po shumë nuk u treguan po ashtu edhe Messi s'bëri ndonjë gjë të madhe...
Özil është ende i ri për këtë çmim
Për veti mendoj se duhet ta kishte fitua Schweinsteiger por Villa, Snejder, dhe Forlan janë pretendent të fortë...
Ju cilin do ta kishit heq nga kjo liste dhe cilin do ta kishit vendosur dhe cili duhet të fitoje këtë çmim?
Përmirësim: Lojtari më i ri i mirë do të zgjeshet po ashtu pas finales kandidat janë:
Thomas Müller
Andre Ayew
Giovani Dos Santos
...
Krijoni Kontakt