(postuar me pare tek forumi i vjeter nga Katana)
KTHIM
Kur kishin pėrdhunuar Lindėn, ai priste tek kangjellat e parkut tė lodrave duke shtėrnguar faqoren qė ia kishte mbushur vėllai me konjak dhe ndėrtuar nė mendje se si mund tė shpalosej nata e parė qė do tė kalonin bashkė. Bėnte ftohtė. Linda do tė vinte nga pas shkollės sė baletit dhe do tė dilte nė rrugėn pėrballė piterisė me xhama tė thyer. Kishte ēaste qė pėrfytyrimet ia merrnin frymėn me njė rrahje tė fortė nė gjoks dhe njė lehtėsi tė ēuditshme nė kokė. I dukej sikur aty pranė tij shtrihej njė perde e padukshme qė e ndante nga njė botė tjetėr. Duhej njė kombinim i rastėsishėm forcash, njė ngjarje a njė aksident qė ta fuste nė botėn tjetėr. Ideja se ishte kaq pranė hyrjes nė atė botė-hije, padurimi pėr ta hedhur hapin dhe frika se mos diēka shkonte ters nuk e linin tė qetė. Pastaj kishte momente qetėsie kur para sysh i dilte vija e vogėl qė shfaqej nė gushėn e saj kur ulte kokėn mbi libra. I faniteshin dhėmbėt e saj tė mėdhenj kur qeshte. Fijet qė i ishin vjedhur bishtalecit aty ku i mbaronin flokėt dhe fillonte qafa e bardhė. Sa e kishte pritur Lindėn atė mbrėmje!
Kur ishte larguar me valėn e parė tė refugjatėve pas fillimit tė trazirave kujtonte se nuk do tė kishte mall pėr tė ardhur prapė. I ulur nė hambarin e anijes mes njė gruaje qė i jepte vjedhurazi gji fėmijės dhe njė bixhozxhiu qė ankohej se i kishte lėnė ato pak dollarė qė kishte marrė me vete pėr faj tė ortakut, nuk shihte rrugė tjetėr veēse tė humbte diku nė njė qytet tė madh. E dinte se nuk do ta donte njeri shumė me ato xhinset e veta tė lira dhe fytyrėn e hequr tė njė lindori. Por anonimiteti i qytetit tė madh dhe kufiri me tė cilin do ta ndante gjuha e huaj do t'i krijonin njė hapėsirė tė tijėn pa kokėēarje dhe njohje tė mėparshme.
Nina ishte njeriu i parė tė cilit i kishte folur nė atė qytet. Nina kishte ardhur para dhjetė vjetėsh nga Rusia me nėnėn e saj balerinė. Nėna ishte martuar pėrsėri me drejtorin e njė agjencie tė madhe reklamash dhe banonte nė njė shtėpi si kėshtjellė buzė lumit. Nina kishte njė punė tė mirė. Punonte nė zyrėn e punėsimit tė qytetit sepse dinte rusisht dhe mund tė ndihmonte emigrantėt rusė. Paratė qė i merrte ndonjėherė nėnės ose njerkut i pėrdorte pėr tė blerė bojra, kavaleta, dhe korniza pėr pikturat qė bėnte nė kohėn e lirė. Ajo i dėgjonte gjithnjė me kujdes pėrshtypjet qė i krijonin atij pikturat e saj tė inatosura por vetėm njė herė i kishte kėrkuar t'i pėrsėriste fjalėt dhe kishte filluar ta ndryshonte bojėn me tė cilėn kishte pikturuar lumin.
Ditėn e parė qė filloi kursin pėr tė mėsuar gjuhėn e shkruar shkoi tė blente njė akullore me Renatėn. Renata e nuhati se ai nuk fitonte shumė prandaj kėmbėnguli t'i paguante akulloret. Kur u ndanė, ajo e ftoi pėr drekė tė djelėn ndėrkohė qė ai ende po mendohej tė gjente njė mėnyrė pėr ta falenderuar pėr akulloren. Pas drekės tė djelėn biseduan pėr orė tė tėra pėr rrugėt ku kishte kaluar fėmijėrinė, pėr udhėtimin me anije, pėr prindėrit e tij dhe pėr Siēilinė. Renata ishte nga Siēilia. Ajo nuk kishte shumė kohė qė kishte ardhur dhe banonte me vėllain e saj, njė mi kompjuterash tepėr i shėndoshė qė punonte pėr IBM-nė. Renata i thoshte se Sirakuza nuk ndryshonte shumė nga qyteti i tij. Asaj nuk i pėlqente jeta nėn njė strehė me vėllain dhe gruan e tij por e dinte se nuk kish ē'tė bėnte nė Siēili. Renata nė fakt i thoshte shpesh se nuk duhej tė kthehej. Jeta e tij ishte nė kėtė qytet. Po tė kthehej, do tė humbiste kot. Si nė Siēili, i thoshte ajo. Mbrėmjet me Renatėn kalonin si pa kuptuar. Tė dy e flisnin ende keq gjuhėn e huaj por u pėlqente qė mund tė flisnin pa vrarė mendjen pėr gabimet.
Pastaj erdhi njė periudhė vetmie. Problemi nuk qe se s'po takonte dot ndonjė vajzė. Nė fakt nė punėn e re kishte shumė vajza qė e kishin ftuar tė shkonte nė mbrėmjet e tyre. Por ai e ndjente veten tė lodhur nga metroja, parqet boshe, reklamat qė ndėrprisnin orė e ēast filmat, sirenat e autoambulancave, rap-i dhe vera e lirė. Vendosi tė kthehej. Pėr pak kohė.
Nė aeroport e priti nėna dhe vėllai. Babai nuk dilte dot se kishte kohė qė ishte sėmurė. Nėna iu duk e lodhur dhe e plakur. Sikur kishte jetuar nė njė botė ku koha ecte me shpejt. Kur shihte rudhat qė i kishin dalė nė cepat e syve donte ta merrte dhe ta shtėrngonte fort nė krahė por e ndjente veten tė paralizuar. Nė kokė i gėlonin mijėra mendime tek shihte fshatarėt qė ecnin buzė pistės sė aeroportit, makinat e vjedhura qė parakalonin makinėn e tyre, magazinat me blloqe betoni gri qė ishin ngritur nė tė hyrė tė qytetit. Por nuk i dilte asgjė nga goja. Ndjehej sikur ta kishin fshehur pas njė xhami tė trashė qė i pengonte tė gjitha zhurmat. E dinte se tė tjerėt nuk e dėgjonin dot.
Tė nesėrmen doli nėpėr qytet. Nga kafenetė e vogla qė kishin mbirė nė parqet e qytetit dėgjoheshin zėra tė ējerrė. Kur u gjend para kangjellave tė parkut tė lodrave, vendosi tė ndalte pak. Bėnte ftohtė si atė ditė kur kishte pritur Lindėn. Kangjellave u kishte rėnė boja e zezė vende-vende. Tek ky vend koha i kishte mbetur borxh pėrjetėsisht. I kishte marrė diēka qė i pėrkiste atij, vetėm atij dhe nuk kishte dreq qė ta gjente pėrsėri. Ndoshta jo, mendoi. Ndoshta Linda do tė kishte ecur me tė rrugėve tė lagėshta tė qytetit, do ta kishte lėnė ta puthte dhe t'i shtėngonte gjinjtė pa pranuar tė vinte me tė. Ndoshta tė puthurat nuk do tė shkonin mė larg se herėn e fundit qė kishin qenė bashkė. Linda do qeshte. Do vraponte me tė nėn pishat e rėnduara nga shiu dhe nė fund fare do t'i thoshte se i duhej tė ikte. Po ta donte me tė vėrtetė, do tė priste. Disa fėmijė me kuti cigaresh nė duar ia ndėrprenė mendimet. Jo, tundi kokėn kur njėri prej tyre i zgjati njė paketė.
Vėllai i kishte thėnė dy ditė mė vonė se Linda ishte nė spital. Po tė donte, i kishte thėnė se do tė vinte me tė deri tek dera e dhomės spitalit. Gijthēka kishte ndodhur rrufeshėm kur Linda kishte dalė nga pallati dhe kishte marrė rrugėn pa drita pėr nė qendėr tė qytetit. Vėllai kishte marrė vesh se disa banorė tė apartamenteve buzė rrugės i kishin dėgjuar britmat e saj por kishin pasur frikė tė dilnin jashtė. Askush nuk e kishte parė targėn e makinės apo sa veta ishin brenda. Ishte dimėr dhe qyteti mė tė shumtėn e kohės nuk kishte drita. Grupe njerėzish tė armatosur vėrtiteshin rrugėve. Shumė veta thoshin se ishin adoleshentė qė kishin dalė jashtė kontrollit ngaqė shkollat nuk punonin. Disa tė tjerė thoshin se njerėzit me xhakoventat e zeza, flokėt e gjata dhe tė palara, dhe pantallonat e gjera nė fund nuk ishin nga qyteti.
Ato ditė nuk e mbante shtėpia. Edhe prindėrit duhej ta kishin marrė vesh sepse nuk i thoshin gjė kur kthehej pas mesnatės. Kthehej nė kėmbė nga qendra e qytetit duke kėrkuar njė shpjegim. Nuk gjente dot ndonjė shpjegim. Mos vallė Linda buzėqeshte mė tepėr se duhej dhe tė tjerėt e merrnin buzėqeshjen e saj si flirt? Mos duhej tė kishte shkuar ai ta merrte vetė nga shtėpia deri nė qendėr megjithė kėmbėnguljen e saj qė fqinjėt tė mos i shikonin bashkė? Mos vallė duhet tė kishin lėnė njė vend takimi pranė shtėpisė sė saj? Ai do ta shpėtonte po t'i kishte dėgjuar britmat. Po cilėt ishin kėto kafshė? Vėllai duhej tė takohej patjetėr me ata shokėt e tij tė tetėvjeēares qė ishin bėrė huliganė profesionistė. Ata mund ta gjenin se cilėt kishin qenė nė atė makinė. Bota i dukej herė e madhe me mijėra shtigje dhe vrima ku mund tė humbisnin plehrat qė mbante dhe herė tepėr e vogėl, sikur nuk kishte vend pėr tė. Me tė marrė vesh se ishin hapur portet dhe mijėra refugjatė po largoheshin me anije, mori me vete disa fotografi dhe iku pa i thėnė gjė as vėllait as prindėrve.
Pas shtatė vjetėsh, qyteti kishte ndryshuar shumė. Rrugėt e varfra por tė pastra ishin bėrė rrugė tė varfra dhe tė ndyra. Restorantet ishin tė mira dhe baret kishin mė tepėr pije. Vėllai e ēoi nė njė bar pranė xhamisė ku mblidhej me shokėt. I pėlqeu. Iu desh t'i shpjegonte barmanit se martini ėshtė koktej me xhin ose vodka dhe vermuth. Ulur nė tryezėn pranė xhamave tė barit, vėllai i tregoi se me tė marrė letrat e tij kishte shkuar ta takonte Lindėn, por nuk e kishte gjetur dot. Fqinjėt e saj i kishin thėnė se Linda kishte shkuar sė bashku me prindėrit dhe vėllain e vogėl tek disa kushėrinj nė Kosovė. Kishte shkuar pėrsėri pas gjashtė muajsh. Askush nuk e dinte se ku ishte familja e Lindės. Apartamentin e kishte blerė njė mėsues anglishteje i cili e pėrdorte pėr kurse. Kishte pyetur shoqet e shkollės por edhe ato nuk dinin gjė. Tezja e vetme qė kishte Linda nė qytet nuk gjendej gjėkundi.
Fillimisht ndjeu njė farė lehtėsimi qė nuk do ta takonte Lindėn sepse nuk dinte ē't'i thoshte dhe si tė vepronte. Por pastaj u mėrzit sepse gjithēka iu duk si njė shaka pa shije. Sikur gjithēka kishte ngjarė nė mendjen e tij dhe nuk ekzistonte asnjė frymė pėr tė vėrtetuar tė kundėrtėn. Ah sikur tė gjente njė provė se kishte dashur njė vajzė prej mishi e kockash, se edhe ajo e kishte dashur ndoshta po aq shumė, se do ta kishin kaluar natėn bashkė. Linda kishte humbur nė rapullimėn e ndryshimeve tė viteve qė ai nuk kishte qenė nė vendin e tij. Nuk e dinte se kė tė kapte pėr fyti, kė tė qėllonte me grusht. Ndoshta kuptimi i vetėm i kėtij kthimi kishte qenė tė zbulonte se nė tė vėrtetė e kishte kapėrcyer atė perden qė ndjente dikur pas kangjellave duke pritur Lindėn. Veēse bota pas saj nuk ishte njė vorbull ndjenjash, njė kaleidoskop dashurish dhe takimesh. Pas saj gjithēka ishte pjesė e njė rezistence tė pėrkohshme ndaj humbjes.
Dita e kthimit po afronte. Filloi tė dilte mė shpesh pėr tė regjistruar gjithēka nė kujtesė sepse nuk i dihej kur do tė kthehej prapė. I vinte pėr tė qeshur kur shikonte rrugėve vajza me minifunde dhe fshatarė qė shisnin dru me gomarė. Nė qendrėn e qytetit kishin ndėrtuar njė park lojrash ku kishte mė shumė tė rritur se fėmijė. Parkun e vjetėr tė lojrave e kishin mbyllur. Kudo qė tė shkoje nuk i shpėtoje dot baltės. Njė baltė e kuqe qė ishte zhgyer e lidhur aq mirė sa dukej sikur nuk tė lėshonte. Bashkia nuk dėrgonte mė kamiona pėr tė mbledhur plehrat por vazhdonte t'u paguante rrogat tre orkestrave tė qytetit. Nė bulevardin pranė stacionit tė trenave ishin hapur disa butikė ku gjeje kostume Piérre Cardin. Brenda butiqeve vinte erė byreqesh nga byrektoret e vogla tė ndėrtuara aty pranė. Vendi nuk e kishte humbur akoma kėrshėrinė pėr tė mėsuar ē'ndodh nė botė: nė ballkone pėrveē druve tani shikoje edhe antena satelitore. Nuk kishte jetuar me qytetin e tij tė lindjes gjatė ndryshimeve. As qyteti nuk kishte jetuar me tė gjatė ndryshimeve tė tij.
Njė ditė para se tė kthehej, shkoi nė barin e vogėl pranė xhamisė dhe u ul duke pritur vėllanė. Ndoshta tė gjithė arrijnė njė pikė nė jetė ku mėsojnė se ecin tė vetmuar nė rrugėt qė kanė zgjedhur. Po s'tregojnė. Barmani iu afrua. Mori njė zarf nga tabakaja dhe ia la nė tryezė. "Pėr ty," i tha dhe i shkeli syrin. E ndoqi me sy pėr pak ēaste se mos thoshte gjė tjetėr pastaj mori zarfin nė dorė dhe e ktheu nga ana tjetėr. Mbante emrin e tij. E njohu menjėherė shkrimin. Pa e hapur, e ndjeu se Linda ishte po aq reale sa flokėt qė e ēponin nė qafė kur kishte dalė nga berberi. Ajo e kishte dashur po aq sa ai. E palosi zarfin me kujdes dhe e futi nė xhepin e brendshėm te xhaketės.
January 1996
© Aleksander Dardeli
Krijoni Kontakt