Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    PD kërkon veprim energjik në veri të Mitrovicës



    PD kërkon veprim energjik në veri të Mitrovicës

    Në një konferencë për media, nënkryetari i Partisë së Drejtësisë, Mr. Amir Ahmeti, deklaroi se ky subjekt politik mbështet fuqishëm paralajmërimin e Ministrit të Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi për veprimin e njësisë speciale të Policisë së Kosovës në veriun e vendit, si masë konkrete për vendosjen e kushtetshmërisë dhe ligjshmërisë në këtë pjesë të territorit shtetëror.

    “Me këtë rast PD apelon në misionin EULEX, misionin e Përfaqësuesit Ndërkombëtar Civil, dhe gjithë spektrin politik të vendit që të mbështet përpjekjet e Qeverisë për vendosjen e rendit dhe ligjit si veprim me rëndësi strategjike për të ardhmen e vendit dhe stabilitetin në rajon”, deklaroi Ahmeti.

    Partia e Drejtësisë konsideron se veprimi energjik në këtë drejtim paraqet parakusht për zhvillimin ekonomik të vendit dhe luftën kundër krimit të organizuar, dukeqenëse veriu i vendit qëmoti është shndërruar në vatër të kontrabandës dhe bashkëpunimit të kriminelëve nga të dy anët e kufirit.

    “Deklaratat emocionale të Presidentit të Serbisë paraqesin ndërhyrje të papranueshme në punët e brendshme të një shteti sovran dhe vërtetojnë rëndësinë e unitetit dhe mobilizimit maksimal të të gjitha potencialeve institucionale dhe politike të vendit për rivendosjen e rendit kushtetues në gjithë territorin e vendit”, deklaroi Ahmeti.

    Duke pasur parasysh se situatën e tensionuar politike në veriun e vendit, si dhe paraqitjen e modaliteteve të ndryshme për rregullimin e marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë – Serbi, Partia e Drejtësisë ritheksoi se korniza e vetme që siguron në mënyrë të plotë ruajtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare të qytetarëve të Kosovës në bisedimet e ardhshme është zbatimi i plotë i parimit të reciprocitetit sa u përket të drejtave shtetërore dhe kombëtare të qytetarëve Serb në Kosovë dhe të qytetarëve Shqiptarë në Serbi.

    Në lidhje me këtë, nënkryetari Ahmeti deklaroi: “Udhëheqja politike dhe institucionale e Kosovës duhet të insistojë tek faktori vendim-marrës ndërkombëtar se kjo është e vetmja bazë për bisedime ndërshtetërore që mund të rezultojnë me marrëveshje të drejtë, që do të siguroj paqen dhe stabilitetin në rajon. Qytetarët Shqiptarë në luginën e Preshevës nuk mund të konsiderohen si qytetar të rendit të dytë por si faktor të rëndësishëm të politikës dhe stabilitetit rajonal, që rezulton edhe nga Marrëveshja e Konçulit e shkurtit 2001 ndërmjet NATO-s dhe Ushtrisë Çlirimtare të Preshëvës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Vetëm trajtimi i barabartë i të drejtave kombëtare dhe shtetërore të Serbeve në Kosovë dhe të Shqiptarëve në Serbi mund të garantojë zgjidhje afatgjat dhe stabile të marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. /mesazhi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    -citim-- Bajram Rexhepi për veprimin e njësisë speciale të Policisë së Kosovës në veriun e vendit, si masë konkrete për vendosjen e kushtetshmërisë dhe ligjshmërisë në këtë pjesë të territorit shtetëror.

    Pajtohem më Ministrin B.Rexhepi----duhet vepruar ,diçka konkrete,

    Përshendetje

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Parole parole parole, 10 vet vetem parole

  4. #4
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Veprime energjike,shkyqje energjetike,kjo eshte- strategjia per Mitrovicen!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Prej kujt kërkon PD veprime energjike? Të huajt nuk duan, tanët nuk guxojnë prej të huajve. Kështu ka ngelur kjo pjesë në duart e kriminelëve që nga viti 1999.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •