Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Topalli zgjidhet zv/Presidente e Unionit Ndërparlamentar Botëror



    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli është zgjedhur zëvendës Presidente e Unionit Ndërparlamentar Botëror (IPU). Ajo është përzgjedhur ndër 155 Kryetarë të parlamenteve të të gjitha vendeve të Botës, anëtarë të IPU-së, kanë njoftuar sot për kombëtaren "Bota sot", zyrtarët e UPI në Gjenevë.

    Znj.Luisa Ballin, shef për komunikim e UPI-së, duke konsideruar një sukses për Shqipërinë dhe shqiptarët zgjedhjen e zonjës Topalli në krye të kësaj organizate botërore i ka deklaruar gazetës kombëtare “Bota sot” se:" IPU-ja është një ndër organizmat më të rëndësishëm të politikës botërore, i cili ka në fokus dialogun ndërparlamenar dhe bashkërendimin e agjendave në përballimin e sfidave me interes global, si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut".

    Në cilësinë e zëvendës Presidentes, zonja Jozefina Topalli është e ftuar nga Presidenti i IPU-së, Dr. Theo-Ben Gurirab, në Konferencën e tretë botërore të Kryetarëve të Parlamenteve, një samit global i fokusuar në rolin thelbësor të institucioneve legjislative në politikën botërore dhe marrëdhënien e tyre me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

    Ky takim i nivelit të lartë do të mbahet në qendrën e IPU-së, në zyrat e Kombeve të Bashkuara të njohur si Pallati i Kombeve, në Gjenevë, më 19-21 korrik 2010.

    Tema qendrore e këtij evenimenti unik, me një rëndësi të madhe politike, është “Parlamentet në një kohë krize botërore; sigurimi i një demokracie globale për të mirën e përbashkët”, ku Kryetarja e Kuvendit do të mbajë edhe një fjalim mbi: “Forcimin e besueshmërisë politike mes parlamentit dhe qytetarëve”.

    Përpara kësaj Konference, Kryetarja e Kuvendit është e ftuar të marrë pjesë edhe në Konferencën e gjashtë vjetore të grave Kryeparlamentare që do të mbahet në Bernë, në datat 16-17 korrik 2010. Kjo konferencë do të organizohet nën kujdesin e Presidentit të IPU dhe Parlamentit të Zvicrës.

    Ky takim do të fokusohet, jo vetëm në sfidat për arritjen e barazisë gjinore , por në veçanti në arritjen e Objektivave të Mijëvjeçarit për kujdesin ndaj foshnjave dhe nënave. Konferenca do të kontribuojë edhe në përgatitjet e takimit mbi rishikimin e Objektivave të Mijëvjeçarit, që do të mbahet në shtator në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    bravoooo na ndero mi shoqe se na i keni nxire faqen deri tani

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2010
    Postime
    50
    Doja te dija ç'eshte ky Union Nderparlamentar Boteror? Cilat jane kompetencat e tij, autoriteti legjislativ etj.
    Faleminderit

  4. #4
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Topalli po shenon vetem perparime...bravo

    Ne fillim i kapi per zhele vetem shqiptaret, tani tere boten
    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 08-07-2010 më 13:01

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Sukses i madh per Shqiperin e shqiptaret.Lajm fantastik.....
    Nga gezimi,do pi ndonje dopje,qe ta festojm kete dite te paharruar....

  6. #6
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Pune e madhe, ajo nuk ja ka dit ndonjehr per popullin pse ne duhet te krenohena???perfitojme gje ne ?
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  7. #7
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Ajo është përzgjedhur ndër 155 Kryetarë të parlamenteve të të gjitha vendeve të Botës, anëtarë të IPU-së, kanë njoftuar sot për kombëtaren "Bota sot", zyrtarët e UPI në Gjenevë.
    Bravo Josefina !!
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Bravo...bravo Jozefina.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Salua sebep e Jozofina kysmet .
    Tani do na respekto bota me shum.
    Shyqyr Zotit demokracia po u hap dyert edhe femres shqiptare.
    Po me gezo sinqerisht ky lajm.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Bravo Shkodra .....!!!!
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •