Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Kadare me njė skenar filmi

    Historitė e ruseve tė Kadaresė

    “Kur dy shtete perplasen, shume fate njerezish te gjendur midis permbysen. Por kur perplasja ndodh midis dy shtetesh komuniste, gjithcka eshte dyfish dramatike. Kjo eshte historia e nje grumbulli grash te huaja qe ashtu si sorkadhet e trembura, u gjenden befas midis kacafytjes se dy shteteve te bllokut komunist. Ky film eshte nje requiem per keto gra....”

    Me kete reflektim e nis skenarin e tij te pare per nje film artistik shkrimtari Ismail Kadare per historine e grave te bllokut te lindjes, e sidomos bukuroshet qe nga Bashkimi Sovjetik kishin gjetur dashurine e tyre ne Shqiperi...

    Nen titullin “Sorkadhet e trembura” Kadare eshte ulur te shkruaje nje hsitori qe permbledh fatin e dhjetra grave ruse qe u gjenden ne ciklonin komunist pas prishjes se marredhenieve mes Shqiperise dhe Bashkimit sovjetik duke u denuar me vite te gjate burgu dhe internimi. Tashme gjithcka po merr formen e nje filmi artistik nje bashkeprodhim shqiptaro-ruso-francez. Producenti rus Kostantin Smirnoff rrefen se si vendosen ta tregonin kete histori.

    “Filmi bazohet ne skenarin e shkruar nga kadare shkrimtari shqiptar i njohur boterisht te cilin e njohim edhe ne Rusi. Dhe subjekti i ketij filmi prek jo vetem Shqiperine dhe Rusine, eshte nje skenar absolutisht njerezot qe mund te preke kedo pasi flet per dashruine dhe vdekjen qe prek cdo jete njerezore pavaresisht nga vendi apo kombesia” thotė Smirnoff.

    Adaptimi i skenarit te Kadarese nga ruset po realizohet nga nje prej skenaristeve me te mire ne Rusi, Juri Arabov qe ne vitin 2005 ka fituar cmimin per skenarin me te mire ne festivalin e Kanes per skenarin e filmit “Moloch” te regjisorit te madh rus Sokorov nderkohe qe ne vitin 2008 ishte anetar i jurise ne festivalin e filmit ne Venecia.

    “Mendoj se Rusia dhe Shqiperia kane patur te njejtin fat, ne kemi jetuar vite te gajta ne pushtetin e Stalini ashtu si ju keni pesuar vitet e gjata te diktatures se Hoxhes...Eshte thuajse e njejta histori persekutimesh, vrasesish dhe vrasjesh. Une po e bej kete pune me deshire te madhe dhe mendoj se eshte e rendesishme qe kjo histori te rrefehet pasi nuk eshte nje histori per te kaluaren por per te tashmen dhe per te ardhmen. Ky film do te flase per lirine, por edhe per fatin e njejte te njerezve nga vende te ndryshme gjate komunizmit e me se tepermi do t’u flase te rinjve” thotė Yuri Arabov.

    Asgje nuk eshte nje trill. Gjithe historia bazohet mbi dokumentacionin e mbledhur nga arkivi i ministrise se Rendit mbi 3 mije faqe dosjesh hetimore te grave ruse dhe te tjera viktima te totalitarizmit shqiptar ku spikasin histori si ajo e Natalia Arkadi Pengilit qe pasi i shpetoi persekutimit ne Rusi ku ishte vrare e gjithe familja i njejti fat tragjik e ndoqi edhe ne Shqiperi ku gjeti dashurine dhe 18 vite burg me pas.

    Regjisori nuk ka mberritur ende ne Shqiperi, por pas pak ditesh emisaret do te nisin kastingun e aktoreve te cilet do te jene me se shumti shqiptare ndersa xhirimet pritet te fillojne mes Shqiperise dhe Rusise ne fund te ketij viti duke premtuar jo thjesht per nje sukses kinematografik, por duke u kthyer edhe ne nje lloj falje publike per keto gra ruse te cilave pushteti komunist iu preu endrrat ne mes.

    Mira Tuci / ALSAT
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-09-2010
    Postime
    2

    Thumbs up

    me gjeni nje skenar te shkurter dhe ma postoni ne adresen time linda103@hotmail.com dhe do ju jem mirenjohes per gjithe jeten.me duhet urgjent per nje projekt shkollor dhe kam shume nevoje per ndihmen tuaj.ju lutem me ndihmoni nese mundeni...........

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Nėse do njė komedi shoku,mė thuaj ta nis...skenar filmi nuk kam.
    Klm

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    besoj se do bej buje nje film i tille.

    urime kadarese qe u frymezua ta hape kte teme.

    ne shqiptaret duhet ta perballojme kte film si burrat sepse do tregohet nje faqe e zeze jo vetem e regjimit enverist por dhe e karakterit legen te nje pjese te popullit tone.

    sikurse nuk patem burreri te vet mbrohemi nga regjimi ne gjithashtu as te huajt nuk i mbrojtem.

    po kjo teme do hapi dhe polemika politike.

    nuk ishin vetem grate ruse qe jetuan ferrin enverist por dhe italiane franceze e rumune e ēeke e polake e jugosllave e greke etj etj.
    del pyetja.. cben ambasadat e huaja ne tirane gjat epokes enveriste?

    i mbajten iso atij regjimi..

    si ambasadat lindore komuniste si ato perendimore "demokratike".. fare nuk e ēane menderen..

    te gjitha i lan ne meshire te thundres enveroiste qytetaret e veta.

    turp i madh..

    ,,

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •