Shoferët që rastisën prapa kamioni i cili po transportonte para, në një autostradë të Italisë, me siguri menduan se fituan jack-potin kur panë miliona euro të shpërndara nëpër rrugë.

Kamionit, i cili transportonte dy milionë euro në monedha prej një dhe dy euro papritmas i plasi goma, goditi rrethojën mbrojtëse, e më pas ranë edhe kutitë me para, ku rreth dy milionë euro u shkapërderdhën nëpër rrugë në afërsi të qytetit Foggia të Italisë.

Shoferët menjëherë dolën nga kamioni për t’i grumbulluar paratë, por ishte e pamundur.

Njerëzit si të çmendur vraponin nga automobilat për t’i mbledhur paratë, para se policia të grumbullonte së paku 10.000 euro.

Policia italiane luti njerëzit që të kthejnë paratë e marra, shkruan BBC. Kamioni i përkiste një firme sigurimi e cila transportonte para nga Casena në Bar