Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 38
  1. #11
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Edhe nje here po ta perseris qe ketu nuk po diskutojme per ate qe te pelqen ty apo mua.Po flasim per nje ngjarje te caktuar dhe e mira eshte te mos dalim nga konteksti i asaj qe po diskutojme.Ti gjykon ashper cecenet qe sulmojne policet me bomba molotov nderkohe nje sulm po aq te ashper vetem se verbal,e ndermerr ndaj meje!Kam hapur nje teme diskutimi per ate qe ka ndodhur ne hamallaj dhe jo te degjoj fyerjet e tua ne adrese time.Jo me kot te pyeta nese arrin ta kapesh fillin e arsyetimit pasi ne te nuk kishte asnje lloj perkrahje per shkelesit e ligjit por percaktohej dhe gjykohej ashper shkelesi kryesor i ligjit "Shteti Shqiptar".

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Dhunimi i pronës, dhunim i t’zot
    Shum bukur e ke thon dmth ata qe kan ndertuar te paret ne troje me pronesi te dikujt tjeter kan dhunuar te zotin. Dhe i zoti ka te drejte te çdhunesohet nga dhunimi qe i eshte bere. Llogjika se i zoti tokes po dhunon objektin dhe pronarin e objektit ne nje toke te dhunuar prej tyre eshte e pakuptimte, dhe e pallogjike.

    Jo me kot te pyeta nese arrin ta kapesh fillin e arsyetimit pasi ne te nuk kishte asnje lloj perkrahje per shkelesit e ligjit por percaktohej dhe gjykohej ashper shkelesi kryesor i ligjit "Shteti Shqiptar".
    Shkelesi kryesor i ligjit eshte populli injorant ose me mire te themi individet injorant te pa shkolle, e te pa gdhe.
    Keta individ mund te jene nga veriu nga jugu nga qendra nga qielli apo nga toka pak rendesi ka, rendesi ka qe kane nje emerues te perbashket qe quhet injoranc dhe prapambetje mentale e shoqerore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dardajan : 10-07-2010 më 08:18

  3. #13
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    ....pasi ne te nuk kishte asnje lloj perkrahje per shkelesit e ligjit por percaktohej dhe gjykohej ashper shkelesi kryesor i ligjit "Shteti Shqiptar".
    Sipas teje mqs shteti i lejoi keto ndertime ne ate kohe, duhet qe t'i lejoje t'i mbajne sepse perndryshe gjenden ne rruge, apo jo?!

    Si mund te thuash qe eshte shteti shkelesi i ligjit kur ti dhe une shkojme kapim nje truall toke qe dihet qe nuk na perket neve dhe vendosim te ndertojme nje shtepi? Nqs ti nuk ke dokumentacion te pershtatshem te tregosh qe ajo toke eshte e jotja, ty apo mua nuk na takon ta prekim ate toke dhe jo me ta quajme te tonen dhe te bejme c'te duam me te. Dil jashte Shqiperise dhe shiko se cfare rregullash ka per ndertime dhe sa leje duhen marre vetem per nje rregullim ne shtepine tende dhe jo me te ndertosh nje shtepi te tere. Te vjen ai xhaxhi te troket te dera sikur ngjyra e deres se garazhit tend te jete vjeteruar pak se po i ul vleren shtepive perreth dhe jo me te ndertosh ti ku te duash dhe si te duash, ahhh po dhe t'i hakrrohesh shtetit. Pikerisht se shqiptaret jane injorante ne kete fushe ose me sakte mendojne se jane zot ne shtepine e tjetrit, bejne si ju do qejfi dhe ne te njejten kohe luajne rolin e viktimes. Nuk ju ve faj ne fakt se kane gjetur shtetin shqiptar dhe livadhisin.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514

    Pershendetje shoku tanku

    [SIZE="4"]Te me ndjesh per diskutimin e ashper.Jam keqkuptuar me ty,sepse kam menduar qe mesazhin, artikull i nje pacavureje ne sherbim te E Rames,ishte opinioni juaj.Por perseri nuk ju jap te drejte qe je perkrahes i atij artikulli.Shteti jone i pjerdhur nga cdo krahe qe udhehiqet eshte republike bananesh.Une nuk jetoje aty por nepermjet medias jam ne dijeni se cfare bene ai shit shtet e ata shit pushtetar.Kur u vendos per legalizimin e ndertimeve pa leje u tha prere se ndertimet pa leje nuk do te tolerohen me,por ato do te prishen.Bile u be edhe fotografim nga ajri per banesat qe ishin ndertuar e do te legalizoheshin.Kjo u tha ashiqare kush ka sy te shohe e kush ka vesh te degjoje.Te jesh i bindur qe shqiptaret i ndjekin lajmet me shume se sa filmat,sepse jane te varfer.Pra kur thuhet qarte e prere dhe vendoset me ligj,atehere ku ne te temave i con mushka keta injorante e grabitqare.Keta me kujtojne historine e fiseve barbare,gotet dhe ostrogotet ne Europe,te cilet zaptoni e prishnin gjithcka.Mor zotni a e dini ju se nje nga kushtet kryesore qe i eshte kerkuar e do ti kerkohet edhe ne te ardhmen vendit tone eshte rregullimi prones private.sali Berisha ky hajvan ese bashku me shoket e tij komuniste me 1991 e beri lesh arapi pronen private me ligjin 7501.Si rezultat i kesaj hordhit cecene u turren ane e mbane Shqiperise njesoj si gotet dhe ostrogotet ne lashtesi.Kapitalizmi e ka number one privat propreity.Kete ju e dini ashtu si une.Ku e gjen te drejten ceceni te vras me arme te zotin e tokes pronarin e ligjshem,apo te ngreje dore kunder ligjit dhe shtetit.Ata jane lajmeruar kohe me pare per prishjet qe do te beheshin,prandaj ata kafshe u organizuan per te vrare djemte e popullit qe punojne ne ate arme, e cila mbrone edhe ata bastarde.te mos largohemi shume,por gjer ne vitin 2005 rruget e vendit tim dhe tuajit ishin te frikeshme.Pjestar te ketyre bastardeve dilnin rrugve qe lidhnin Kosoven me Shqiperine,grabisnin e vrisnin njerzit.Ju vika mire cecenve kur grabisin pronen e dikujt,ndersa tani qe shteti prish nje ndertim te paligjshem ngrihen e luftojne si barbar.Thika duhet kthyer edhe nga vetja jote kur shkon e zen pronen e tjetrit.Shteti duhet ta mbroje pronen time,sepse une i vetem nuk mund t'jua dale barbarve te till.Pa asnje diskutim shteti duhet t'i prishi ato ndertime te paligjeshme.Keta grabitqar e xhvates injorant duhet t'ju nenshtrohen rregullave e ligjeve.Ajo bifka e gazetes mbase kerkon qe te beje politike kunder qeverise,por mua apo dikujt tjeter keta barbare i kane grabitur pronen.Ne nje shtet ligjor duhet te paguash per gabimet dhe fajet qe bene.Ndersa ju me flisni per probleme sociale.Jo mor mik,koka bene koka peson.Dikush duhet te digjet qe te nxene cecenet e tjere qe pergatiten te veprojne ne te njejten menyre.Pse keshtu do te vazhdojme ne ne pafundesi.Kjo situate duhet te mari fund shku tanku.Une nuk deshiroje qe t'ju ferkohet koka,por ligji t'ju thyej brinjet ketyre barbarve.As qe e diskutoje qe shteti ka faje qe i ka lejuar te ndertonin,por keta a e dinin se vinin nga ver e semes dhe po zaptonin tokat e te tjereve.Nuk mendonin keta se nje dite ligji do te vepronte?
    nestorp
    Po ju citoj

    Shteti eshte pergjegjesi kryesor per kete situate kaotike ndertimesh qe ka ndodhur ne Shqiperi.Si i tille ai duhet te gjeje nje zgjidhje strehimi per ata banore te cilet sot i nxjerr ne rruge te madhe.Eshte e lehte t'i gjykojme ata njerez per veprimin qe kane bere por llogarisni pak dramen sociale qe po s

    Per kete drame sociale ata jane vet pergjegjes !Nuk ka me aman.Po qe shtet duhet te vendos autoritetin e tij ne vend,ndryshe eshte shit.
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  5. #15
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Ne kohen e "arte", duhet te beje pashaportizimin pa te zbrisje ne qitet. Nuk ish kot dhe kjo.

    p.s. mos me akuzoni per diskrimin apo komuniste, thjesht mu kujtua. LOL
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    E pashe qe ishe on line o kinez.Une nuk jam malok,bile mund te jemi nga nje krahine bashke,por dallojme se une kam qene ,jam e do te mbetem shqipetar ne shekuj e ne breza,ndersa ti je shqiptar e thua qe je grek.
    Maloket nuk jane armiqte e mij,mesoje mire kete gje.Duhet te dish edhe kete qe jo te gjithe kane bere veprime te jashtligjeshme.Ty turp te te vije qe je nga Himara dhe e quan veten grek,kur nuk je i till.Mati fjalet mire me mua,sepse edhe nqse ndonje antishqiptar ne forum te lejon te beshe thirrje antikombetare,une do te beje qe ty te te mbyllet ajo goje armiqesore e antishqiptare.
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    E pashe qe ishe on line o kinez.Une nuk jam malok,bile mund te jemi nga nje krahine bashke,por dallojme se une kam qene ,jam e do te mbetem shqipetar ne shekuj e ne breza,ndersa ti je shqiptar e thua qe je grek.
    Maloket nuk jane armiqte e mij,mesoje mire kete gje.Duhet te dish edhe kete qe jo te gjithe kane bere veprime te jashtligjeshme.Ty turp te te vije qe je nga Himara dhe e quan veten grek,kur nuk je i till.Mati fjalet mire me mua,sepse edhe nqse ndonje antishqiptar ne forum te lejon te beshe thirrje antikombetare,une do te beje qe ty te te mbyllet ajo goje armiqesore e antishqiptare.
    me fal po mua po me drejtohesh?
    nese po atehere vendosuni ti bashke me pukjanin njehere e mire çfare jam grek apo kinez, aman vetem pa komb mos me lini.
    pastaj nje zot e di se ku e more vesh ti qe jam nga himara?
    shko kerkoi ne vend tjeter antishqiptaret se humb kot kohen me mua,
    sa per info dhe une kam shume shok nga veriu, kuksi, dibra, lezha, shkodra, etj etj, lol po nuk jam rracist jo, thjesht ajo shprehja ime ishte nje moment shfryrjeje ndaj fenomenit te zaptimit te tokes, po meqe pukjani si shume te tjere kane aq intelekt saqe kush nuk mendon si ata i quajne grek atehere nuk e kundershtova se nuk kam kohe te merrem me rob te trashe.

    po te them dhe ty si pukjanit, nese te ben te ndihesh me patriot te me sulmosh mua e te me quash kinez atehere edhe kinez jam.

    ne fakt ata nga veriu jane pak gdhe po te ndershem, njerez te fjales,
    ne nga jugu jemi njerez te keq e ku tia fusim njeri tjetrit,
    keshtu qe sejcili ka te keqet e veta.
    por e keqja me e madhe qe ndajme te gjithe si komb dhe si "patriote" eshte qe nuk pranojme kritikat sado te hidhura por te verteta qe jane.
    Te jesh patriot nuk do te thote thjesht te ndihesh krenar, por te shohesh edhe pak realitetin ne sy e te mundohesh ta ndryshosh per mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kinney : 10-07-2010 më 13:05
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  8. #18
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Po lexoja shkrimet Tuaja dhe po vereja se diskutimi ka mare nje rrjedhe te gabuar.
    Edhe per mendimin tim shteti eshte fajtori kryesor ne kete histori, paçka se shkelesit e ligjit jane populli i thjeshte i ç'do krahine qofte.
    Z. "nestorp", shteti nuk eshte per ne muze por eshte aty ku eshte per te orientuar politika te drejta per te begatuar popullin e tije dhe jo per ta groposur sa me thelle qe te jete e mundur.
    Shteti ka plot nepunes qe mbikqyrin territorin dhe çdo veprim ne kundershtim me ligjin ndalohej qe ne fillesen e tije, si rjedhoje demi monetar eshte ne minimum.
    Por "shteti" jone kriminel ne kohen kur i duhen votat i nxit njerezit te ndertojne pa u druajtur sepse eshte Partia (X apo Y) qe i mbeshtete.
    Po te ndjekim logjiken tende nestorp atehere duhet shkateruar tere Shqiperia sepse kudo eshte shkelur ligji, diku eshte ndertuar ne toke buke gje e cila nuk lejohet me ligj paçka se e ka ngritur pronari i tokes, diku eshte zaptuar toka e tjetrit, diku eshte zene prona e shtetit (prona jone e perbashket) etj, etj...pa fund.
    Por si ka mundesi qe shteti perdor dy standarte, Bathoren nuk e prish por e legalizon si shume te tjera ku eshte shkelur ligji, kurse gjetke sikurse edhe ne Hamallaj dergon fadromat per shkaterrim?
    Shteti tregohet harbut ne Hamallaj jo se ju hap barku per ligjin qe eshte shkelur por sepse atje duan te ndertojne nje fshat turistik klientet e pushtetit dhe kane hallin te fitojne per vete miliona!
    Perfundimisht shteti me veprimet ose mos veprimet e tij eshte pergjegjesi kryesor per shkaterrimin jetes, gjakut dhe djerses te atyre familjeve atje pamvaresisht se kush jane ata dhe nga vijne dhe per kete aresye nuk mund ti laje duart si pa gje te keq dhe te thote "nuk me duhet gje, shkoni ku te doni"!!!

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Nuk janë fajtorë shqiptarët që zaptojnë toka, por është shteti ai që vendos dhe mban rregull. Në Shqipërinë komuniste nuk bëje dot shtëpi pa leje. Atëherë edhe për të bërë ndonjë ndryshim në shtëpinë tënde, psh. të hapje ndonjë dritare, duhet të merrje leje, e lëre më të zaptoje toka e të ndërtoje shtëpi pa leje.

    Kështu siç është bërë sot, duhet të shkatërrosh gjysmën e Shqipërisë, aq shumë ndërtime pa leje janë bërë. E keqja duhet parandaluar që në fillim, se pastaj është vështirë.

    Moszbatimi i ligjit dhe ndërtimet pa leje, kanë sjellë dëme të pariparueshme dhe një shëmtim të të gjithë qyteteve, fshatrave dhe rrugëve të Shqipërisë. Duan dhe të jetë vend turistik pastaj! Fajtorët kryesorë për këtë të keqe janë Berisha dhe Nano.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    O Z Stejshen ate qe thoni ju une e kam thene para teje,por si duket ju nuk i lexoni me vemendje mesazhet.Meqenese ke marre mundimin te japesh opinionin tend e duke mu referuar mua lexoji me kujdes e pastaj shprehu.Byrazer une e kam theksuar se shteti eshte fajtori nr 1 qe keta idjote pa tru ne koke veprojne si barbar.Shteti jone sido qe eshte ju ka dale mese njehere borxit,kur zedhenesit e e asaj agjensise ALUIZM kane sqaruar se mbas ketij afati nuk do te tolerohen ndertime pa leje sidomos ne bregdet.U be edhe fotografimi nga ajri i ndertimeve qe ishin bere duke i paralajmeruar njerzit e papergjegjshem te mos gabonin.Mire do ish qe t'ju ishte thene kur ata zaptuan tokat e te pronareve te ligjshem,apo ato shteterore e sidomos ne bregdet.
    Simbas logjikes tende duhet te vazhdojme ne kete menyre e ta bejme gjithe Shqiperine Bythore.Nuk e kuptoje ket lloj llogjike.Sikur i pe sivjet prishjet qe u bene ne Jal te Vunoit.Ata kishin ndertuar ne tokat e tyre dhe ju prishen ndertimet apo shtepite pa leje,por nuk rrembyen bomba molotov apo lopata e kazma per te vrare prishesit e jo me poliicine.Po keta qe nuk i kane tokat e tyre,i kane zaptuar dhe kane ndertuar pa leje,i turrren policise per ta asgjesuar me cdo mjet.Si i behet punes simbas arsyetimit tend?fajtoret kryesor mendoje une jane zaptuesit e pronave ne menyre te paligjeshme dhe pastaj sillen si bandit me mbrojtesit e ligjit.Po te beje nje pyetje,se a e ke pare skenen dhe sjelljen barbare te atyre njerezve.Kam pare nje film,ngjarje e vertete.Nje komando britanke desantoi ne Irak me qellim per te vrare Sadamin.U diktuan dhe filloi perplasja me arme,ku ata vrane disa police irakiane.Ne fund i kapen ,i torturuan.Kur i pyeten pse vepruat ne kete menyre.Ata ju pergjigjen,se ne jemi ushtar e zbatojme urdherat.Mos gje ata djem te policise shkuan atje nga qefi dhe ata bastarde te organizuar nga disa persona kriminal duhet ti asgjesonin.Tani duhet bere zbatimi i ligjit,qe askush te mos provoje me.Simbas teje kjo duhet te vazhdoje.Ne Vlore ne Skele nje cam ka ndertuar nje godine per hotel,por me grykesine e tij ka zene gjysmen e trotuarit ne shetitoren nga Skela gjer ne uje te ftohte.Njerzit ne vere jane me shumice dhe detyrohen te zbresin ne rruge ku kalojne makina qe drejtohen nga lloj lloj drejtuesi te pafte.Vjet u shtyp nje grua 50 vjecare dhe u plagos mbesa e saj,sepse trotuari ishte i ngushte.Punimet ishin te pezulluara,por une mendoje se godina duhet prishur pavaresisht se jane hedhur miliona.Zoteri simbas gjykimit tend vendi kthehet ne anarshi.
    Une thashe qe fajtoret duhen denuar simbas ligjit per dhunim te prones dhe kundershtim me force e goditje te policise me bomba molotove e mjete te forta.Dikush tjeter hodhi idene e ndarjes se Shqiperise ne Shkumbin,ashtu sic enderrojne shovinistet grek.Beje pak dallimin te lutem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga nestorp : 11-07-2010 më 07:04
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •