Ju te gjithe e keni kap pak perseprapthi kete problem.Ne gjuhet e huaja shpeshhere kur behet etimologjia e nje fjale kapet rrenja e fjales dhe origjina e saj dhe mepas shpjegohet pershtatja ne gjuhen moderne.Dhe keshtu per shembull ne anglisht fjala "City" vjen nga frengjishtja "Cite" e cila vjen nga italishtja 'Cita" e cila vjen nga latinisht "Civita" e keshtu me rradhe.Shqipja duke qene nje gjuhe e vjeter e ka te veshtire te gjeje etimologjine e fjaleve.Shume fjale shqip vijne nga latinishtja sic eshte edhe kjo qe permenda pak me lart qe ne shqip i bie te jete "Qytet".Ose nga greqishtja e re ose e vjeter, sllavonishtja,turqishtja,persishtja e tjere.Por nje stok i madh i fjaleve shqip jane vete rrenje te mirrefillta,jane fjale baze te cilave veshtire ti gjesh ekuivalent ne gjuhet e sotme.Per shembull fjale njerrokeshe kemi: sa,si,ku,tek,zi,la,ik,pa,ra,re,sy,shi,mbi,ha,rri,v ish/vesh,uje,ar,as,pse,komb e shume te tjera.Ndoshta nje dite nga shqipja do te deshifrohen gjuhe te lashta,por kjo eshte nje histori tjeter dhe do te duhet shume kohe.
Dakort jam me ty murik,me qe ke permendur CYTI,CITE,CITA dhe me ne fund CIVITA,kisha per te bere kete pyetje qe ka te beje pikerisht me qytetin ,si do ta zberthenit etimologjikisht fjalen URBANIZIM qe shumkush e mendon fjale latine?
Dija eshte injorance e mesuar.....
Latine eshte edhe kjo; Urbanus= "dikush qe i perket qytetit" "i qyteteruar"
Une mendoj dhe jam i sigurte, qe fjala ETëNI(etni), eshte nje fjale shqip. Eshte nje fjale, qe flet vete: 'Etëni', ku ë-ja ka rene ne shqipen e sotme, duke na dhene 'Etni'. Natyrisht etni eshte nje fjale e derivuar nga nga fjala etër(etën-gegerisht), duke qene se eterit, jane krijuesit e nje race te caktuar. Dikush mund te thote, qe ajo eshte nje fjale greke, por une them, qe nuk ka egzistuar ndonje komb me emrin grek ndonjehere, por dhe nese po, ata kane folur te njejten gjuhe si paraardhesit e shqiptareve ne vatren e familjes , dhe jane nje pjese e eterve tane, pra jane etnia jone.
Ne linkun e meposhtem, e kam shpjeguar ne menyre me te detajuar, se pse ka ndodhur ky fenomen.
http://zeus10.wordpress.com/2009/01/...for-the-truth/
Ndryshuar për herë të fundit nga dias10 : 10-07-2010 më 17:05
e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im
Dija eshte injorance e mesuar.....
Ne gjuhen Etruske ur (ose urh) quhej rruga apo udha. Fjala Latine ur-banus rrjedh nga gjuha Etruske dhe do te thote beres rrugesh (udhberes).
komp ose komb eshte nyja (lidhja kompakte); fjale qe ruhet edhe ne Shqipen e sotme.
Ndryshuar për herë të fundit nga Velthinal : 11-07-2010 më 06:45
Do me pelqente edhe mua te ishte ashtu si thoni ju,por ne fakt nuk eshte ashtu.Cilendo gjuhe qe flitet ne bote po ta maresh dhe ta zberthesh jam i sigurte se mund te gjesh shume fjale qe do te te duken si shqip.Ne jemi fiksuar te ideja qe jemi te vjeter ( dhe besoj se jemi) dhe po i nxjerrim shqiptare qe nga Pakistani(Burasheski) deri ne Korsike.Ne ate prizmin e origjines te gjithe jemi shqiptare ashtu sic jemi edhe pakistanez sepse njeriu te njejten prejardhje ka qofte ne Kine qofte ne Suedi.Zacharia Manjani eshte ndoshta i vetmi ose nje nga ata te pakte qe kane hedhur idene qe etrusket duhet te kene pasur lidhje me shqiptaret.Une nuk jam studiues por nuk jam aq naiv sa te besoj keto perralla te Manjanit.Shiko greqishten e vjeter dhe do te gjesh plot fjale qe jane te ngjashme me shqipen e sotme.Do te thote kjo se edhe greket e lashte ishin shqiptare? Urban=ban ura? Arban=ban ara(punon token)?Nuk e besoj..
Krijoni Kontakt