Rama i pastrehë dhe 2 mijë euro në bankë,zbulohen deputetët e rinj milionerë të PS
Erald Kapri
Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka vetëdeklaruar pasurinë e tij për vitin 2009, duke deklaruar se në banka nuk ka më shumë se 2 mijë euro kursime. Kështu, kreu i opozitës zotëron vetëm dy llogari bankare në bankën Credins, ku në njërën ka vetëm 30 900 lekë ndërsa në tjetrën ka vetëm 1859 euro. Kjo është pasuria e vetme e kreut të opozitës, i cili deklaron si të ardhura vetëm pagën e tij, ndërsa shprehet se është i pastrehë dhe se ka një detyrim për shlyerje kredie. Kështu gjatë vitit 2009, kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka marrë nga paga e tij 1 678 364 lekë për një vit. Ai ka marrë edhe një shumë prej 90 409 lekësh, si pagesë e lejes vjetore të pakryer, ndërsa nga mbledhjet e KRRT-së të Tiranës ka fituar vetëm 9 mijë lekë. Kjo është e gjithë pasuria e kreut të opozitës, ndërsa ai ka për të shlyer edhe një kredi në bankë, që sipas ka edhe rreth 1 milionë lekë për të shlyer në bankë. Në deklaratën individuale të pasurisë të deklaruar në Inspektoratin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, kreu i Bashkisë nuk ka asgjë tjetër të shënuar. Paga në krye të Bashkisë së Tiranës, janë fitimi i vetëm financiar që ka kreu i opozitës për të jetuar. Dy llogaritë bankare në Bankën Credins duket se janë pasuria e vetme e kreut të opozitës, llogari të cilat nuk kalojnë shumën e 2 mijë eurove. Prej vitesh kreu i Bashkisë së Tiranës është vënë përballë akuzave të forta nga maxhoranca aktuale politike. Rama akuzohet se bën një jetë luksoze ndërsa gënjen duke deklaruar se nuk ka asnjë apartament banimi.
Deklarata e pasurisë së Ramës
Llogari në bankën Credins, 30 900 lekë
Llogari në bankën Credins, 1859 euro
Të ardhura nga paga, 1 678 364 lekë
Pagesë për leje të papaguar, 90 409 lekësh
Kontribut nga mbledhjet e KRRT-së, 9 mijë lekë.
Detyrim për shlyerje kredie, 1 milionë lekë
Deputetët e rinj milionerë të PS
Erald Kapri
Zbardhen deklaratat e pasurisë së deputetëve të Partisë Socialiste. Për herë të parë një numër i madh deputetësh të rinj të Partisë Socialiste, janë detyruar që të tregojnë pasuritë e tyre në Inspektoratin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive. Gazeta publikon disa nga vetëdeklarimet e disa prej deputetëve të selisë rozë. Duke qenë se është viti i parë i deklarimit të pasurisë së tyre, deputetët e rinj të opozitës janë detyruar që të bëjnë një pasqyrim të plotë të pasurisë së tyre, në të gjithë këto vite. Deputetët e rinj janë detyruar që të tregojnë çdo gjë, madje edhe burimin e krijimit të pasurisë së tyre. Vihet re që një pjesë e deputetëve të PS kanë një pasuri milionëshe. Kështu disa deputetë të rinj si, Xhemal Qefalia, Gjokë Jaku, Ndue Kola, Hazir Gashi, Fidel Ylli kanë një pasuri që mund të cilësohet e konsiderueshme.
Kështu për shembull deputeti i Tiranës, Qefalia ka një pasuri të konsiderueshme në pasuri të paluajtshme, si troje apo lokale që sipas tij, janë fituar nga një trashëgimi e prindërve të tij. Deputetja e re e PS-së, Mimi Kodheli deklaron disa llogari bankare si dhe një shumë të konsiderueshme, që ajo shprehet se e ka fituar nga mësimdhënia jashtë shtetit. Gjokë Jaku, si ish-kryetar Bashkie në Lezhë, deklaron një sërë pasurish të paluajtshme, si troje e shtëpi banimi. Ndue Kola, deputet i PS-së në Shkodër deklaron një pasuri shumë milionëshe, që sipas tij është fituar në aktivitet biznesi. Ai ka zotëruar dy kompani, nga të cilat ka fituar para të shumta, madje ka u ka dhënë borxh edhe shuma të konsiderueshme pa interes njerëzve të tjerë. Ai duket se është i pasionuar pas vreshtarisë, pasi ka blerë disa parcela vreshtash në periferi të Tiranës, madje edhe tokë bujqësore.
Hazir Gashi, deputeti në Durrës i Partisë Socialiste, zotëron ende një shoqëri ndërtimi të cilën ai e vlerëson rreth 400 milionë lekë të reja. Më tej, ai deklaron pasuri të paluajtshme kryesisht ndërtime e troje në zonën e Durrësit. Një tjetër deputet që mund të konsiderohet i pasur është edhe biznesmeni i njohur, Fidel Ylli, i cili për herë të parë ka treguar pasurinë e tij. Ai zotëron mjaft pasuri të patundshme, si dhe disa llogari bankare prej qindra mijëra eurosh. Deputeti tjetër i ri i PS-së, Arben Ahmetaj, ka kryer një investim në fushën e ndërtimit dhe është detyruar të marrë disa kredi. Deputeti tjetër i njohur i PS-së, Tom Doshi, ka shitur aktivitetin e tij farmaceutik për 4100 eurosh.
pasurite e deklaruara nga disa deputete te ps
Xhemal Qefalia, deputet PS
- Shtëpi banimi 2 katërshe sip 120 m2 në Tufinë, dhuruar nga prindërit
- Apartament me sip 70 m2 tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës, blerë në vitin 2006, 2 milionë lekë
- Zyrë me sip 38 m2 e ndodhur përballë vilës “Goldi” Tiranë, për 30 mijë dollarë
- Apartament me sip 65 m2 i përshtatur në lokal i ndodhur në rrugën Myslim Keta
- Tokë bujqësore me sip 20.000 m2 e ndodhur në Tufinë e trashëguar nga prindërit.
- Truall me sip 2.000 m2 e ndodhur tek Rrapi i treshit Tiranë, e trashëguar nga prindërit.
- Ullishte me 250 rrënjë e ndodhur në Tufinë, e trashëguar nga prindërit.
- Makinë benz e blerë në vitin 2007 me të ardhura nga biznesi privat për 15 mijë euro
- Makinë benz në emër bashkëshortes, e blerë në vitin 2008 me të ardhura nga aktiviteti privat për 10 mijë euro
- Gjendje cash në banesë me të ardhura të siguruara nga aktiviteti privat në shumë 50 mijë euro.
- Lokal me sip. 16 m2 për loto e ndodhur te rrapi i treshit Tiranë, me vlerë 100 mijë lekë
- Ambient i dhënë me qira për farmaci me sip 20 m2 tek Rrapi i treshit, e ndërtuar në tokën e prindërve me vlerë 500 mijë lekë.
- Paga + shpërblime deri më 31 maj 2009 në Prokurorinë e Përgjithshme në masën 350 mijë lekë
- Të ardhura nga aktiviteti privat loto nga viti 2002 e në vazhdim me të ardhura vjetore, 3.5 milionë lekë
- Paga + shpërblimi i bashkëshortes në Komunën Dajt, 360 mijë lekë
- Të ardhura nga qiraja e lokalit tek Rrapi i treshit Tiranë për 360 mijë lekë
- Të ardhura nga lokali tek rruga ura, për 1.2 milionë lekë
- Kredi e marrë në Raifeisen Bank në vitin 2008 në vlerën 1 milionë lekë për pajisje lokali.
Ndue Kola, deputet PS
- Vilë dykatëshe në Komuna Farkë, me truall 500 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 250 m2, në vlerën 5.6 milionë lekë e krijuar nga tërheqje e dividentit të Shoqërisë “Gjoka” Shpk në vitin 94-99.
- Kantier ndërtimi pranë Universitetit Bujqësor Kodër Kamëz Tiranë me sip toke 2 200 m, në masën 2.5 milionë lekë
- Apartament 1+1 75 m2 Ruga Muhamet Gjollesha pranë Hotel Mondial, për 35 mijë dollarë
- Tokë bujqësore e vreshta në prej mijëra m2 në masën totale prej mëse 170 milionë lekësh.
- Apartament banimi 75 m2, Pukë blerë në vitin 2007, i paregjistruar në hipotekë për 2.8 milionë lekë me të ardhura nga paga si Administrator në Shoqërinë ANK nga viti
- Ambiente shërbimi zyra plus lokal në Rrugën e Kavajës me sip 494 m2 blerë në vitin 2010, në procedurë hipotekimi për 195 mijë euro. Burimi i të ardhurave nga shitja e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë ANK në shtator 2009
- Ambiente garazh me sip 46 m2 blerë për 14.843 euro
- Autoveturë Lexus për 77 200 dollarë.
- Llogari rrjedhëse në Credins Bank në shumën 239 mijë lekë e krijuar nga paga si administrator tek shoqëria ANK.
- Llogari rrjedhëse në BKT në shumën 2635 dollarë e krijuar nga paga si administrator në Shoqërinë ANK
- Llogari rrjedhëse në lekë në BKT në shumë 1.2 milionë lekë e krijuar nga paga si administrator në shoqërinë ANK
- Depozitë me afat tri mujor tek BKT-ja në masën 422 mijë euro, e krijuar nga shitja e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë ANK në shtator 2009
- Depozitë me afat 1 vjeçar në BKT në masën 307 mijë dollarë, e krijuar nga shitja e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë ANK në shtator 2009
- Depozitë me afat 6 mujor në lekë në BKT në masën 17.8 milionë lekë e krijuar nga shitja e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë ANK në shtator 2009
- Dhënë hua pa afat dhe interes me deklaratë noteriale nga shitja e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë ANK 90 mijë euro dhe 125 milionë lekë.
Hazir Gashi, deputet PS
- Apartament banimi, vlera 180 mijë euro
- Apartament banimi, rruga e Kavajës, Tiranë, këmbyer me klering, po me apartament, çmuar rreth 48 mijë euro
- Shtëpi banimi e pahipotekuar në Pejë, Kosovë, si pjesë e një trashëgimie në vlerë rreth 112 mijë euro
- Apartament banimi me sip 118 m2 në Durrës këmbyer me klering, çmuar rreth 60 mijë euro.
- Shtëpi në tokë arë e pahipotekuar në proces legalizimi në Vrinë të Durrësit, me vlerë rreth 35 mijë euro
- Lokal me sip 220 m2 në lagjen 4, rruga Skënderbej, Durrës, me vlerë 180 mijë euro
- Makinë BMË e vitit 2007 në vlerë 40 mijë euro
- Kontratë me AMC Vodafone për shfrytëzimin e tarracës së shtëpisë, për 1.4 milionë lekë në vit.
- Zhvilloj aktivitet të licencuar në fushën e ndërtimit me emrin e shoqërisë “Drenova”
- Oborr truall me sip 445 m2 lagjja 13, plazh Durrës
- Tokë truall me sip 800 m2, lagjja 1 Durrës me vlerë 2 milionë lekë
- Shtëpi me sip 134 m2 në lagjen 3 Durrës i marrë me klering me vlerë 60 mijë euro
- Zyra me sip 194 lagjja 4, Durrës, me vlerë 194 mijë euro
- Garazh me sip 64 m2 me vlerë 30 mijë euro
- Garazh me sip 42 m2 me vlerë 20 mijë euro ( të ndërtuara nga shoqëria Drenova)
- Shoqëria “Drenova’ zotërohet nga Hazir Gashi me vlerë 400.5 milionë lekë
- Tokë arë me sip 3 000 m2 në Qerret, Durrës, përfituar me klering me vlerë 1 milionë lekë
- Apartament banimi me sip 143 m2 me bashkëpronarë, me vlerë 20 mijë euro
- Makinë BMË e vitit 2007 25 mijë euro
- Apartament me sip 126 m rruga Skënderbeu, Durrës, me vlerë 5 milionë lekë në emër të bashkëshortes.
- Makinë benz me vlerë 30 mijë euro, në emër të bashkëshortes
- Tokë arë sip, mijëra m2 me vlerë 57 mijë euro e 5 milionë lekë
Fidel Ylli, deputeti PS
- Apartament banimi me sip 131.7 m2 në rrugën Ymer Kurti Tiranë, përfituar sipas kontratës së dhurimit nga Shoqëria “Alb Inert”
- Apartament banimi me sip 80 m2 në rrugën Ymer Kurti, Tiranë, përfituar sipas kontratës së dhurimit nga Shoqëria “Alb Inert”
- Apartament banimi me sip 175 m2 në rrugën Ymer Kurti, Tiranë, përfituar sipas kontratës së dhurimit nga Shoqëria “Alb Inert”
- Garazh me sip 40 m2 në rrugën Ymer Kurti Tiranë, përfituar sipas kontratës së dhurimit nga Shoqëria “Alb Inert”
- Garazh me sip 24 m2 në rrugën Ymer Kurti Tiranë, përfituar sipas kontratës së dhurimit nga Shoqëria “Alb Inert”
- Apartament banimi me sip 26 m 2 në Plazh Durrës blerë në vitin 2002 për 12 mijë euro
- Truall me sip 300 m2 tek kompleksi i Qytetit Studenti, blerë sipas kontratës për 500 mijë lekë
- Truall me sip 130 m2 në Bull Bajram Curri tek Pallatet Agimi, Tiranë, në vitin 2000, mbi të cilën ka qenë një godinë 4 katërshe dhe trualli është blerë për 205.000 lekë
- Makinë benz blerë në vitin 1998 për 4 mijë marka
- Makinë range Rover blerë në vitin 2008 për 69.500 dollarë
- Makinë BMË blerë në vitin 2009 në bashkëpronësi me bashkëshorten e që gjendet në SHBA në vlerën 52 012 dollarë
- Ortak i vetëm i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Houseof Arts” themeluar në vitin 2003 dhe nga një likuidim me shoqërinë me shoqërinë TID mori kontribute në natyrë dhe në likuiditete dhe zmadhoi kapitalin e saj në shumë 731.542.000 lekë
- Depozitë bankare në Raiffeisen Bank në shumë 100.000 euro
- Llogari rrjedhëse në Raiffeisen Bank, 10.182 dollarë
- Depozitë bankare në Bankën Popullore në masën 50.617 euro
- Depozitë bankare në lekë në bankën popullore në masën 158.491
- Depozitë bankare në bankën popullore në masën 150 mijë dollarë
- Llogari rrjedhëse në bankën popullore në masën 567 dollarë
- Llogari rrjedhëse në bankën popullore në masën 2 554 euro
- Llogari rrjedhëse në bankën popullore në masën 2.604.679.
-Truall me sip 1810 tek Uji i Ftohtë Vlorë blerë në vitin 2008 për 6.5 milionë lekë
- Të ardhura nga aktiviteti i “House of Arts radion tv shpk” për nga 2003 deri në 2009 në masën 13 milionë lekë
- Të ardhura nga ‘Ëest force shpk” për periudhën 2000-2009, 11.065.000 lekë
- Të ardhura nga shitja e apartamentit të banimit në rrugën Ymer Kurti me sip 117.5 m2 në masën 3.5 milionë lekë në vitin 2003.
- Të ardhura nga puna e bashkëshortes në SHBA vetëm për vitin 2010, 5 115 dollarë
- Të ardhura nga shitja e aksioneve në bankën popullores shoqërisë franceze Societe Generale për 292 aksione, me vlerë 108.040.000 lekë
- Të ardhura nga aktiviteti bar test për periudhë 2000-2002
1.5 milionë lekë
- Dividenti i përfituar nga shoqëria House of Arts shpk nga viti 2003 deri në 2009 nuk është tërhequr por është rikapitalizuar.
Tom Doshi Deputeti PS
- Shitje e shoqërisë prodhime farmaceutike në shumë
4.100 euro
- Blerje aksionesh në vlerë 7.7 milionë lekë
http://www.panorama.com.al/index.php?id=42802
Krijoni Kontakt