-
Prof. Dr. Emin Haxhimusai
Haxhimusai, lufta pėr tė zhdukur familjen e doktorit tė shkencave
Emin Haxhimusai, si pėrfundoi doktori i Shkencave qė themeloi laboratorin e parė tė kimisė nė Shqipėri. Historia vjen nga nipi dhe mbesat e vetme qė lindėn nė internim
ELBASAN - Shumė familje nė Elbasan thuajse janė zhdukur duke mos lėnė pasardhės. Nė shumicėn e rasteve, ato u pėrndoqėn nga komunizmi, u vranė dhe u burgosėn duke bėrė tė pamundur vazhdimėsinė.
Njė fat tė ngjashėm pati edhe familja Haxhimusai. Mbesat dhe nipi i vetėm lindėn dhe u rritėn nė internim dhe mundėn tė shpėtojnė e tė rikthehen vetėm sepse bashkėshortja e njėrit prej djemve Haxhimusai kishte tė vėllanė dėshmor lufte. Por kėta fėmijė gjithė jetėn u lanė nė hije dhe u persekutuan.
Historinė dhe tė dhėnat pėr historinė e kėsaj familjeje i ka grumbulluar njė studiues i traditės elbasanase, Shpėtim Haxhihyseni. Ai tregon se mbesat e Eminit, Doktorit tė Shkencave qė hapi tė parin laborator tė kimisė nė vend, sjellin kujtime mjaft tė trishtueshme nga ajo kohė.
Njė prej tyre, Afėrdita, e martuar tek familja Hasekiu, thotė se ata si fėmijė lindėn dhe u rritėn nė internim ndėrsa i ati i vdiq shpejt. Njė vajzė e Agimit, njėrit prej vėllezėrve Haxhimusai, u martua tek familja Bakalli, ndėrsa Hedija nuk u martua. Kurse djali i vetėm ėshtė larguar emigrant dhe tashmė jeton nė Greqi.
Shpėtimi duke mbledhur tė dhėna pėr kėtė familje sjell edhe historinė e plotė sesi u pėrndoqėn, u vranė dhe tashmė nuk kanė gjurmė vazhdimėsie Haxhimusait, tė njohur si nacionalistė, por qė patėn tė njėjtin fund megjithėse Emini la Vjenėn pėr tė kontribuar pėr vendin e tij.
Historia e familjes
"Nė rrugicėn pa krye pėrballė godinės dykatėshe tė Bahollėve (ish-dispanseria) jetonte njė familje e thjeshtė tipike elbasanase, familja e Xhaferr Haxhimusait. Xhaferri pati 4 fėmijė: tre djem dhe njė vajzė.
Djemtė ishin Ymeri, Emini, Qamili. Vajza, Fatimeja u martua me Hysen Strugun. Pas vdekjes sė babait, Ymeri ushtron tregtinė, ndėrsa Emini dhe Qamili ndjekin shkollat.
Emin Haxhimusai u lind nė vitin 1905.
Qysh nė fėmijėri spikati tek ai zelli pėr mėsim dhe u shqua ndėr moshatarėt pėr intelektin e tij. Me kujdesin e vėllait tė madh, Ymerit, ai u dėrgua nė Austri pėr tė vazhduar studimet e mesme dhe tė larta. Pasi mbaroi me rezultate tė shkėlqyera nė Vjenė pėr inxhinieri kimike, nė tre vitet qė pasuan, mbroi doktoraturėn nė Linz tė Austrisė. Fitoi titullin Doktor nė shkencat kimike dhe ishte ndėr tė parėt shqiptarė me kėtė titull.
Nuk e pranoi ofertėn qė iu bė pėr tė punuar si asistent i profesorit tė tij nė laboratorin e akademisė, por vendosi tė kthehej nė Shqipėri. Dhe, me t'u kthyer nė atdhe qėndroi nė Tiranė duke u caktuar epror dhe themelues i tė parit laborator kimik kombėtar.
Vlerėsohej si njohės i thellė nė shumė ēėshtje teorike dhe nė veēanti pėr aftėsitė nė procedimin e praktikave eksperimentale. Ra shpejt nė sy kultura e gjithanshme perėndimore dhe shpejt u ndodh pranė figurave tė mėdha elitare si doktor Bilal Golemi.
Pushtimi fashist
Nė ditėt e pushtimit fashist Emini vendos tė pozicionohet si nacionalist i vėrtetė, si antifashist dhe si antikomunist i vendosur. Rreshtohet nė radhėt e organizatės Balli Kombėtar duke pasur edhe funksione tė larta drejtuese. Ishte shok e koleg, mik nė ideale me Mit'hat Frashėrin, Lef Nosin dhe Et'hem Haxhiademin.
Gjatė luftės organizoi dhe gjallėroi "Ballin kombėtar" pėr qarkun e Elbasanit duke bashkėpunuar me Lef Nosin, Alush Lleshanakun e Osman Doracin pėr "Frontin e Rezistencės". Nga fundi i periudhės sė luftės gjendet nė Shkodėr pėr t'u larguar nga Shqipėria me Mit'hat Frashėrin dhe Lef Nosin.
Por kthehet pėrsėri pėr tė marrė shėnimet e njė punimi tė tij shkencor me qėllim qė ta botonte jashtė nė emigrim. Pikėrisht atėherė rruga mbyllet dhe ai mbetet nė Shqipėri.
Vitet e para tė ēlirimit
Gjatė viteve tė luftės me kushėrirėn e parė tė tij Shegush Haxhimusain, e shoqja e P. Hakanit, debatojnė tė dy nė shtėpinė e tij pėr gati dy orė. Ajo i propozon tė kalojė me lėvizjen, ndėrsa ai e kundėrshton, duke i thėnė se komunizmin e njoh mė mirė se ti.
Pas pushkatimit tė Lef Nosit, Emini lė Elbasanin dhe shkon e strehohet tek disa miq tė tij nė fshatin Dorėz tė Librazhdit. Forcat e sigurimit bėjnė ēmos pėr tė mėsuar vendndodhjen e Eminit.
Atėherė shtohet dhuna mbi familjen e tij. Vėllanė e madh Ymerin e internojnė bashkė me familjen e tij nė Berat, ndėrsa nėnėn sė bashku me djalin tjetėr Qamilin i internojnė nė kampin e famshėm tė Tepelenės ku i ndrydhnin me dhunė fizike dhe shpirtėrore tė paparė.
Qamili ishte mėsues normalist qė kishte punuar anekėnd Shqipėrisė. Ditėt kalonin dhe torturat shtoheshin pėr nėnė Hedien dhe Qamilin. Veē njė ditė Qamilin e lidhur e marrin nga Tepelena dhe e sjellin nė Elbasan. Kjo lojė bėhej qė Qamili tė bashkėpunonte me sigurimin e nėpėrmjet fshatarėve tė lidhej me Eminin, por ai ishte njeri me karakter tė fortė e besnik i idealeve tė tė vėllait.
Si panė kėtė qėndrim, Qamilin e fusin nė burg dhe e torturojnė pėr vdekje. Sipas Osman Doracit: "Njė ditė nė burgun tek shtėpia e Bishqemit, pėrplasin nė tokė njė tė gjakosur. Ishte Qamili"... Pra, vdiq nga torturat nė hetuesi.
E zhuritur nga malli pėr djemtė njė ditė tė vitit 1947 Hedia vdiq, mbylli sytė dhe u mbulua nė ato dhera tė Tepelenės.
Emini qėndroi i strehuar nė malėsitė e Dorėzit, por sigurimi vepronte dhe mė sė fundi e mori vesh strehimin e tij.
Shumė kurthe u ngritėn pėr ta zėnė tė gjallė Eminin. Madje, nė njė rast gjatė orėve tė natės, pasi u vendos shtroja e fjetjes pėr Eminin dhe dy shkokėt e tij, nė mėnyrė tė rrufeshme forcat e ndjekjes ia mbėrrijnė dhe nė errėsirė hidhen mbi shtratin e tij.
U informuan pėr ta zėnė tė gjallė, por gabuan. Emini me zgjuarsinė e tij nė qetėsi ishte ēuar e nuk kishte rėnė nė atė vend, por i veēuar nė njė kthinė ku mund tė largohej, dhe kėshtu shpėtoi.
Nė maj tė vitit 1947 u vra i rrethuar nga forcat e sigurimit. Kjo qe viktima e tretė e familjes Haxhimusai.
Ndėrkohė. vėllai i madh Ymeri ishte i detyruar qė ēdo ditė tė paraqitej nė Degėn e Brendshme. Qėndroi nė Berat derisa vdiq mė 1967-n. E shoqja e tij, e motra e Ali Myftiut, mė sė fundi mė 1967 vjen nė Elbasan me 4 fėmijėt jetimė. Kėshtu u mbyll historia e kėsaj familjeje qė u dėnua me zhdukje nga komunizmi.
Bardha Nergjoni
Shekulli
31/08/2010
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt