Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635

    Rrëfimi tronditës i Korreshit: Ja si trukohej vjet superliga!

    Rrëfimi tronditës i Korreshit: Ja si trukohej vjet superliga!


    “Sporti shqiptar” ka siguruar deklaratën e plotë shokuese të ish-futbollistit të Apolonisë, Hekuran Korreshi, i cili zbulon me detaje dhe fakte realitetin e hidhur të futbollit shqiptar, konkretisht duke fokusuar sezonin e kaluar. Vjet, Apolonia e Fierit, ndonëse e nisi shumë mirë kampionatin, në fund të garës ra nga kategoria e më të mirëve. Saktësisht, siç kuptohet edhe nga përmbajtja e kësaj deklarate të noterizuar, e cila përlyen edhe disa skuadra të tjera të superiores (rivale direkte të bardhëjeshilëve për mbijetesë), drejtues klubesh të ndryshme paguanin shuma të mëdha për të marrë fitoren, në kurriz të lojës së ndershme dhe të Apolonisë. Futbollisti Korreshi përmend emra ish-futbollistësh të Apolonisë, që janë të përlyer me këto afera, por edhe emrat e skuadrave kundërshtare, që kanë përfituar nga kjo skemë trukimi. Në fakt, vetë sportdashësit shqiptarë, që e kanë ndjekur rregullisht sezonin e shkuar, nuk e kanë të vështirë ta kuptojnë se çfarë farse është konsumuar vjet në superligë, sidomos në fazën e tretë të saj. Më poshtë, ja deklarata e plotë, e noterizuar nga noterja Adelina Panajoti, pjesë e Dhomës së Noterisë së Fierit, e cila mban datën 7 shtator 2010, nënshkruar nga futbollistit Hekuran Korreshi.



    Deklaratë

    Sot, më datë 07.09.2010, përpara meje, noterit Adelina Panajoti, u paraqit personalisht: Hekuran Korreshi, i biri i Maksimit dhe Floreshës, i datëlindjes 30.05.1987, banues në Lushnjë, me adresë: Lagjia “Xhevdet Nepravishta”, Pallati 21, i identifikuar me dokument pasaporte, me nr. BJ2576752, madhor me zotësi të plotë juridike për të vepruar. I cili deklaron si më poshtë vijon:

    Unë, Hekuran Korreshi, deklaroj si më poshtë, në lidhje me informacionet që di dhe në lidhje me ngjarjet, në të cilat jam përfshirë gjatë periudhës që kam qenë lojtar i ekipit të parë të Klubit të Futbollit të Apolonisë.

    Për ndeshjen Apolonia-Besa (rezultati 0-2):


    - Kam dëgjuar nga lojtari Sulejman Hoxha, se Albert Kaçi kishte vënë bast një shumë prej 2 000 000 (2 milionë) lekësh për humbjen e Apolonisë, në favor të Besës. Bastin e kishte vënë nëpërmjet një miku të tij, në qytetin e Shkodrës.

    - Lojtari Albert Kaçi kishte përfshirë lojtarët në vijim: Mariglen Shoshi, Sulejman Hoxha dhe Agim Meto, ose Norion Spaho, nuk jam i sigurt, se nuk e mbaj mend mirë, duke u ofruar t’i paguante një shumë parash, por nuk e mbaj mend shumën, që u kishte ofruar. Gjithsesi, lojtarit Sulejman Hoxha i kishte ofruar t’i paguante shumën 200 mijë lekë, që më vonë mora vesh se nuk i kishte marrë.

    Për ndeshjen Flamurtari-Apolonia (rezultati 2-0)

    - Kam qenë te lokali pranë pikës së llotove të Varfit, së bashku me lojtarët e ekipit të parë të Apolonisë, si në vijim: Mariglen Shoshi, Egland Haxho, Morion Spaho dhe Agim Meto (ka ndenjur pak kohë).

    - Varfi na kërkoi që t’i nxirrnim rezultatin e ndeshjes Flamurtari-Apolonia 1-1 (njësh-njësh): fitore për Flamurtarin në pjesën e parë dhe fitore për Flamurtarin në pjesën e dytë. Varfi na tha se do ta vinte këtë bast nëpërmjet një shoku të tij në Gjermani.

    - Më vonë, në darkë, Varfi ka marrë në telefon Norion Spahon, duke i thënë se nuk do të vihej më basti dhe se lojtarët ta luanin ndeshjen.

    - Një orë para ndeshjes Flamurtari-Apolonia, Mariglen Shoshi më ka thënë personalisht mua dhe disa lojtarëve të tjerë, me të cilët ndodheshim në autobusin, i cili na transportonte nga hoteli për në stadium, për fillimin e ndeshjes, se ndeshja ishte e trukuar dhe se vini baste me telefon. Mbaj mend lojtarët, që e kanë dëgjuar këtë thirrje të Shoshit, të cilët janë si në vijim: Xhynejt Çutra, Sulejman Hoxha, Egland Haxho, Norion Spaho, Andi Ribaj, Erald Elmazi dhe Albert Kaçi.

    - Mariglen Shoshi i ka ofruar lojtarit Egland Haxho një shumë prej 10 mijë lekësh, por Haxho nuk ka pranuar, pasi i tha se për të ishte ndeshja e parë që aktivizohej dhe nuk donte të bënte figurë të keqe para trajnerit dhe ekipit.

    - Mariglen Shoshi, gjithashtu, më pohoi se kishte marrë 400 000 (katërqindmijë mijë) lekë nga lojtari i Flamurtarit, Elton Grami, si paradhënie për të trukuar rezultatin në favor të Flamurtarit dhe në dëm të Apolonisë. Ai më tha: “I kam marrë lekët nga Grami dhe bëjeni për mua, se do t’ju jap edhe juve ndonjë 10 000 (dhjetëmijë) lekësh”.

    - Pas ndeshjes, kam qenë prezent, kur Mariglen Shoshi mori edhe 400 000 (katërqind) mijë lekë nga lojtari i Flamurtarit Elton Grami. Shoshi më tha: Eja pak me mua, se kam për t’i marrë Gramit një porosi.

    - Mariglen Shoshi më dha që në atë moment një shumë prej 20 000 (njëzetmijë) lekësh. Kurse lojtarit Norion Spaho i ka dhënë pas katër ditësh një shumë prej 10 000 (dhjetëmijë) lekësh.

    Për ndeshjen Apolonia-Shkumbini (rezultati 1-1)


    - Dy javë para ndeshjes, lojtari Mariglen Shoshi më kërkonte që unë t’i mundësoja të negocionte me drejtuesit e klubit të Shkumbinit, në dëm të Apolonisë (fitore për Shkumbinin).

    - Unë kam folur me një shokum tim te Shkumbini, me Çaushajn, për të kontaktuar me Mariglen Shoshin. I dhashë Shoshit telefonin tim, që të fliste me Çaushajn. Këta të dy ranë dakord për trukimin e ndeshjes (fitore në favor të Shkumbinit, kundrejt një shumë prej 1 000 000 (njëmilion) lekësh).

    - Pas kësaj, Çaushaj foli me presidentitn e Shkumbinit, që i jepte paratë Çaushajt (një shumë prej 1 200 000 (një milion e dyqindmijë) lekësh). Çaushaj m’i jep mua paratë, duke më thënë: “Merre këtë porosinë e Shoshit, se t’i mund të mos luash në ndeshjen me Shkumbinin”. Unë i mora paratë dhe ia dhashë Mariglen Shoshit, vetëm 1 000 000 (njëmilion), kurse pjesën tjetër, 200 000 (dyqindmijë), e hoqa veç. Paratë ia kam dhënë Shoshit në automjetin e tij në Fier.

    - Mora vesh se Mariglen Shoshi i ka dhënë para lojtarit Norion Spaho, një shumë prej 300 000 (treqind mijë) lekësh. Shoshi i ka dhënë para edhe një lojtari tjetër, por nuk e di kush është. Këtë ma pohoi vetë Shoshi.

    - Pas përfundimit të ndeshjes, me rezultatin barazim 1-1 (një me një), Çaushaj më merr në telefon dhe më thotë: “Thuaj Shoshit të më kthejë porosinë që i dhashë”. Unë ia transmetoj këtë mesazh Shoshit, i cili i kthen 700 000 (shtatëqind mijë) lekë dhe mban shumën 300 000 (treqind mijë) lekë.

    - Presidenti i Shkumbinit e kërcënon lojtarin Shoshi nëpërmjet telefonit, që t’ia kthejë të gjitha paratë që kishte marrë prej tyre.

    Për ndeshjen Skënderbeu-Apolonia (rezultati 1-1)


    - Tri ditë pas ndeshjes mora vesh nga lojtari i Skënderbeut, Grizha, që “Mariglen Shoshit i kemi dhënë një shumë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh.

    Për ndeshjen Flamurtari-Apolonia (rezultati 1-1)


    - Lojtari Erald Elmazi më thotë se Mariglen Shoshi i ofroi 300 000 (treqind mijë) lekë për trukimin e ndeshjes në favor të Flamurtarit dhe në dëm të Apolonisë (fitore për Flamurtarin).

    - Unë mora vesh që Mariglen Shoshi i kishte marrë paratë para ndeshjes.

    - Kur do të dilnin futbollistët për në fushë, Elton Grami i thotë Sulejman Hoxhës: “A ke folur me Shoshin?” Hoxha i thotë: “Jo, nuk kam folur.” Grami thotë: “Fol me Shoshin, se i kam lënë një porosi.” Hoxha thotë: “Ik se nuk dua t’ia di fare çfarë ke bërë ti me atë legenin.” Këtë informacion ma ka thënë vetë lojtari Sulejman Hoxha në telefon.

    Të gjitha shumat e përmendura më lart janë lekë në të reja. Këtë deklaratë e bëj me vullnetin tim të lirë dhe të plotë. Kjo deklaratë u përpilua në 4 (katër) kopje origjinale, në gjuhën shqipe, dhe u nënshkrua në çdo faqe.

    Lojtari Hekuran Korreshi, pasi e lexoi, e kuptoi dhe e gjeti përmjajtjen e deklaratës në përputhje me vullnetin e tij të lirë, e nënshkroi atë rregullisht. Edhe unë, noteri, e vërtetoj në bazë të ligjit

    sporti shqiptar

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    asht e dhimbshme por duhet pranu si dicka reale
    kjo super lige apo premier lig bundeslig si te dum ne asht per faqe te zez te shohim futbollistat e fundit te dalen keto 4 vite vec hamdi salihit asi tjeter ska ba hajr
    pse ???????
    JO SEKS PARA MARTESE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •