Nga Express mė 06.07.2010 nė ora 15:27

Doganierėt austriakė arrestuan njė diplomat tė akredituar nė Serbi dhe vozitėsin e tij, pėr shkak tė dyshimit se gjatė dy viteve tė fundit nė Austri kontrabanduan mbi 25,000 kartonė cigare, me vlerė rreth njė milion euro.

Cigaret i konfiskuan doganierėt nė Gratz, nė bashkėpunim me kolegėt e tyre nga Linz, ndėrsa sipas tyre kontrabandėn e udhėhiqnin diplomatėt e akredituar nė Serbi.

Diplomatėt nė fjalė, shtetėsia e tė cilėve nuk pėrmendet, shfrytėzonin vetura zyrtare tė njė ambasade nė Serbi dhe mbrojtjen diplomatike pėr tė kontrabanduar cigare nga Kosova nė Austri.

Televizioni austriak ORF theksoi se policia i hyri nė gjurmė zinxhirit kontrabandues nė fillim tė vitit 2009, kur nė njė veturė me targa diplomatike u zbuluan 180,000 cigare.

Dy tė dyshuarit ndodhen nė arrest nė Gratz, dhe ata tashmė kanė pranuar se nė dy vitet e fundit, gjatė 36 udhėtimeve nė Austri kanė futur pesė milionė cigare, me vlerė njė milion euro.

Gazeta austriake ‘Kleine Zeitung’ publikoi se puna ishte organizuar nė dobi tė njė grupi kriminal nga Austria.