
Postuar më parë nga
fejer_nagy
Fjala shka (sh. shkije), qe ta dish ti, nuk ka te beje fare me fjalen 'skizmatik', apo me ndonje term tjeter religjioz, qe hyri ne te folmen e shqiptareve si pasoje e ndonje ndarjeje (skizme) fetare. Fjala shka (shkavell, shkje) eshte nje fjale e lashte shqipe, po aq e lashte sa vete dyndjet sllave ne Ballkan. Eshte nje korruptim i fjaleve greke & latine: 'sklavenoi', 'sklaveni', 'sklavines' etj.
Perndryshe, shqiptaret (geget) nuk jane i vetmi popull ne Ballkan qe ne gjuhen e tyre te perditshme e perdorin kete fjale. Edhe rumunet, nje popull orthodoks dhe autokton ne Ballkan, e perdorin fjalen 'shqa' per t'ju referuar sllavit. Pra sic mund ta shohesh fjala 'shka' nuk e ka origjinen ne 'Vatikan tek goja e Papes se Romes', sic mendon ti.
..........
Per dallim, teoria jote eshte nje teori qe ti e ke nxjerrur prej mendjes tende (mbase e ke degjuar nga ndonje prift?!), dhe nuk ke marrur mundimin te spjegosh anen gjuhesore te asaj qe ti pretendon. Psh: si e spjegon dallimin aq rrenjesor ne mes te fjales 'skizmatik' nga njera ane, dhe fjales 'shkavell' (forma e zgjatur) nga ana tjeter, ne rast se fjala e dyte vjen nga e para? Duhet ta kesh parasysh se kalimi i fonemes 'sc' ne 'sh' ose 'shk' nga latinishtja ne shqip, sipas shumices te albanologeve, daton qysh heret, me saktesisht qe para fillimit te mijevjecarit te dyte, pra para skizmes fetare te vitit 1054!
Pastaj, fjala 'shkavell, shka' nuk perdoret vetem tek geget, por perdoret edhe tek tosket, sidomos ne ato zona ku ka 'ferkim' apo kontakt me popullsi sllave (ne te folmet e tjera toske me ne jug, ka rene prej perdorimi). Dallimi i vetem nga te folmet gege eshte se ne shumesin e toskerishtes ka renie te fonemes: 'j' apo 'ij'. Keshtu ne toskerisht shumesi ben 'shkete', ne vend te 'shkijete', apo 'shkjete', sic haset ne te folmet gege.
Plus, ne mos gaboj, fjala 'shkete' eshte hasur edhe ne disa te folme arbereshe (arvanite), megjithese ne keto te folme kjo fjale ('shket') e ka humbur kuptimin origjinal (per t'ju referuar vetem popujve sllave), dhe eshte bere nje sinonim per popuj jo-arberesh (psh: greqerve u kane thene 'shkete').
Pra qe ti biem shkurt ketij muhabeti fjala 'shka' (shkavell) nuk mund te rrjedh nga fjala 'skizmatik' per shkak se:
1). Nuk perputhet, apo nuk u nenshtrohet ligjeve te fonetikes. Dmth, e pare nga nje kendveshtrim gjuhesor eshte veshtire, per te mos thene e pamundur, te spjegohet kalimi nga 'skizmatik' ne 'shkavell, shka' (vetem 800-900 vjet me pare)?!
2). Fjala 'shkje' perdoret per t'ju referuar vetem popujve sllave (serbeve, malazezve, bullgareve- sllaveve te Maq.) me te cilet shqiptaret kane qene ne kontakt te vazhdueshem. Me rralle perdoret edhe per kroatet, madje edhe per boshnjaket, megjithese me keta dy popujt e fundit shqiptaret nuk kane qene shume ne kontakt, prandaj edhe referimet per to jane me te pakta. Nga ana tjeter 'shkije' nuk perdoret per popujt e tjere orthodoks: greqerit, rumunet, arumunet. Nuk perdoret as per 'shqiptaret orthodoks'. Sikur fjala 'shka' te kishte konotacione fetare do te duhej qe ky term te perdorej edhe per keto popujt e siper permendur 'ski-zmatik', apo jo?
3). Nje fjale te ngjashme (schiau), per te mos thene te njejte, perdorin edhe rumunet per t'ju referuar popujve sllave. Perse rumunet, nje popull orthodoks, te perdorin nje fjale me konotacione fetare kur ata kane te njejten fe me sllavet perreth?
4). Fjala 'shkje', apo ndonje fjale e ngjajshme me te, nuk haset tek kroatet e Bosnjes, Malit te Zi, apo Kroacise, per t'ju referuar serbeve orthodokse, edhe pse kroatet kane qene ne kontakt te vazhdueshem me serbet! Sikur fjala 'shka' ('shkje') te vinte nga 'skizmatik', atehere do te duhej qe kjo fjale te gjendej me se pari ne te folmen e kroateve katolike pastaj shqiptareve, sidomos kur ke parasysh faktin qe kroatet kane qene nen ndikim me te madh vatikanez? Por jo, nje gje tille nuk ndodh ngaqe te dy popujt, si kroatet ashtu edhe serbet, jane sllave etnike.
Fjalet 'shka' (shkavell), 'shkiau', nga e njejta rrenje latino-greke ('sclavenoi', 'sclaveni'), hasen vetem ne shqip dhe ne rumanisht (& arumanisht), pra ne gjuhet e dy popujve autokton te Ballkanit, qe dikur, para por edhe pas dyndjeve sllave, jetonin ne afersi gjeografike me njeri tjetrin. Qe te dy keto popuj duke qene ne afersi dhe kontakt te vazhdueshem, e huazuan etnonimin 'sclaven' nga autoritetet bizantine te kohes, prandaj edhe ngjajshmerite.
Kur i merr parasysh te gjitha keto fakte qe i permenda me siper, qe ti me apo pa qellim i injoron, atehere e sheh qe ajo teoria jote nuk qendron aspak ....
Krijoni Kontakt