Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Formohet Këshilli Nacional i Shqiptarëve të Luginës



    Formohet Këshilli Nacional i Shqiptarëve të Luginës

    Bujanoc, 3 korrik – Të shtunën, në Bujanoc, nga kuvendarët e Partisë për Veprim Demokratik, është themeluar Kuvendi i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
    Me këtë rast, pa ndonjë kundërkandidat, Galip Beqiri-ish kryetar i Bashkësisë lokale të Tërrnocit, dhe aktivist i PVD-së, është emëruar kryetari i Kuvendit.
    Ndonëse pa pjesëmarrjen e kuvendarëve të partisë së Unionit Demokratik Shqiptar, parti kjo që doli në votime dhe përkrahu formimin e këtij Këshilli, është themeluar Kuvendi i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës, por vetëm nga kuvendarët e Partisë për Veprim Demokratik .
    Nëntëmbëdhjetë delegatët e Partisë për Veprim Demokratik, nga gjithsej 29 kuvendarë sa është paraparë me ligj për formimin e Kuvendit në fjalë, kanë konstituuar sot, Kuvendin e Këshillit Nacional.
    Ashtu siç edhe ishte pritur, bazuar nga burimet brenga UDSH-së, në Kuvend nuk morën pjesë përfaqësuesit e Unionit Demokratik Shqiptar, parti kjo e cila e kishte përkrahur që në fillim iniciativën për themelimin e këtij institucioni shqiptar të këtij rajoni.
    Nga ana tjetër, aksionin për formimin e Këshillit Nacional e kanë bojkotuar tri partitë tjera politike shqiptare që i tubojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës, si; Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik, Bashkimi Demokratik i Luginës dhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare.
    Themelimi i Kuvendit të Këshillit Nacional, bëhet pas përfundimit të procedurës së mbledhjes së nënshkrimeve për iniciativë, formimin e listës zgjedhore, zgjedhjeve të mbajtura më 6 qershor, dhe është përmbyllur të shtunën, me mbajtjen e Kuvendit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës.
    Tashmë, mbetet të shihet nëse ky Këshill do të jetë funksional, duke pasur për bazë bojkotin e fundit edhe të UDSH-së. Ndërkohë, që konstituimi i tij është bërë vetëm nga delegatët e Partisë për Veprim Demokratik. /koha/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Ndasitë edhe pas formimit të Këshillit Nacional në Luginë

    Preshevë, 5 korrik – Formimi i Këshillit Nacional të Luginës së Preshevës ka ngjallur, të dielën, reagimet e para të dy liderëve të partive politike në koalicion (PVD dhe UDSH) për themelimin e këtij institucioni shtetëror.
    Derisa lideri i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, formimin e këtij organi e vlerësoi se me konstituimin e Këshillit Nacional po fillohet një kaptinë e re për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, lideri i Unionit Demokratik Shqiptar, Rami Zulfiu, i cili fillimisht kishte përkrahur iniciativën për themelimin e këtij institucioni, theksoi: “Rezultati i zgjedhjeve të Këshillit Nacional ishte i manipuluar”.
    Lideri i Unionit Demokratik Shqiptar, Rami Zulfiu, duke sqaruar motivin e qëndrimit të partisë së tij për mospjesëmarrjen në mbledhjen konstituive të Këshillit Nacional, theksoi se një ndër pakënaqësitë e partisë së tij me partinë në koalicion (PVD-në) për formimin e këtij organi, të ishte votimi i 6 qershorit që, sipas tij, të ketë pasur manipulime.
    “Rezultati i zgjedhjeve të 6 qershorit nuk ishte krahas forcës elektorale, për të cilën UDSH-ja e ka bërë me dije edhe OSBE-së”, thekson Zulfiu.
    Siç bëjnë të ditura burimet brenda UDSH-së, dy liderët e partive të koalicionit për themelimin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës, ai i PVD-së, Riza Halimi dhe i UDSH-së, Rami Zulfiu, që nga zgjedhjet e 6 qershorit, kanë mbajtur vetëm një takim të shkurtër nga ku nuk është arritur ndonjë marrëveshjeje.
    Mirëpo, lideri i UDSH-së pret që aleati për formimin e Këshillit Nacional, lideri i PVD-së, t’i ftojë në një takim ku do të bisedojnë seriozisht për veprimet e mëtutjeshme, ndryshe partia e tij (UDSH) do të jetë pjesë e bojkotit të Këshillit Nacional.
    Ndryshe nga lideri i UDSH-së, Riza Halimi, lider i Partisë për Veprim Demokratik, njëherësh dhe bartësi i listës për Këshillin Nacional, thekson se “me konstituimin e Këshillit Nacional po fillohet një kaptinë e re për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”.
    Ndërkaq, pyetjes se pse aleati i zgjedhjeve të Këshillit Nacional, UDSH-ja, nuk mori pjesë në mbledhjen konstituive të këtij organi, Halimi i është përgjigjur, duke thënë se “kërkesat e tyre kanë qenë joserioze”. Sipas zotimeve të Halimit, në mbledhjen tjetër do të rrumbullakohet konstituimi i Kuvendit të Këshillit Nacional me zgjedhjen e organeve të të gjitha pleqësive dhe grupeve punuese që i parasheh ligji dhe statusi i këtij organi.
    Aksionin për formimin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës e kanë bojkotuar pesë parti të tjera politike shqiptare që veprojnë në këtë rajon: Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik, Bashkimi Demokratik i Luginës, Lëvizja Kombëtare Shqiptare dhe Partia Demokratike Kombëtare. /koha/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •