Gazeta Sot ONLINE
Banorėt e Hamallajt akuzojnė politikanėt pėr prishjen e banesave, me qėllim zgjerimin e bizneseve
Banorėt: Investimet e shtetit pėr Hamallajn, i kaluan kompleksit turistik
Kanė kaluar vetėm tre ditė nga pėrleshja midis forcave tė policisė dhe banorėve tė Bashkisė Hamallaj, ku mbetėn tė plagosur tre efektivė tė policisė. Por situata vazhdon tė jetė e tensionuar dhe banorėt nuk hezitojnė qė tė rrėfejnė versionin e tyre tė ngjarjes, madje duke ngritur edhe akuzat e para. Me tone mjaft tė ashpra banorėt e Hamallajt kanė akuzuar shtetin pėr tė gjithė kėtė situatė tė krijuar, duke u shprehur se vendimi pėr prishjen e banesave tė tyre ėshtė i padrejtė dhe i paligjshėm.
Mė tej disa nga banorėt nuk hezitojnė qė tė ngrenė gishtin mbi politikat, duke i akuzuar se prishja e fshatit po bėhet me qėllim personale, pėr zhvillimin e bizneseve turistike. Gjatė njė interviste pėr gazetėn SOT banorėt e Hamllajt tentojnė qė tė shpjegojnė planin e qeverisė pėr tė shembur ndėrtimet,duke e lidhur me pėrfitimet e tyre. Dy prej kėtyre banorėve, Ndue Gjera dhe Flora Deda, janė shprehur se zona e Hamllajt ėshtė nė kushte mjaft tė rrėnueshme ku mungon uji i pijshėm dhe rrugėt. Ndėrkohė qė vetė banorėt janė tė detyruar qė tė shkojnė nė njė kompleks turistik aty aftėr pėr tė blerė ujė, pasi shteti nuk ka mbajtur asnjė nga pretimet e dhėna.
Banorėt nuk hezitojnė qė tė shprehin dyshimet e tyre se fshati i tyre do tė prishte pasi do ti kalojė kompleksit turistik, i cili e do kėtė zonė tė pastėr nga ēdo gjė pėr tė ngritur njė fshat tjetėr turistik. Ndėrkohė qė pas kėsaj firme turistike fshihet emri i politikanit Ilir Meta. Kėto hulumtime banorėt i lidhin me faktin se tė gjitha investimet e premtuara Hamallajt i kanė shkuar kėtij kompleksi, dhe se askush nuk shkon aty pėr tė kontrolluar nėse ndėrtimet qė janė bėrė, janė tė ligjshme ose jo.
Ne nuk kemi as ujė dhe as rrugė, pasi gjithė investimet qė kanė bėrė shteti i kanė shkuar firmės turistike. Shkoni shikoni sesi ėshtė bėrė kompleksi turistik, ndėrkohė qė ne jemi para tyre. Jam e detyruar qė tė shkojė tė blejė ujin e pijshėm tek ky kompleks, dhe kjo ėshtė e turpshme, ėshtė shprehur shtetasja Flora Deda. Kompleksi turistik ėshtė i Ilir Metės, dhe atje ka ujė ka asfalt dhe ka ndėrtime, ndėrsa kėtu nuk ka asgjė, ka regjur banori Ndue Gjera. Kėtu ka padrejtėsi dhe duhet ti zgjidhi shteti. Ndoshta fshatin tonė duan tia japin si zonė turistike kompleksit turistik tė ngritur kėtu afėr. Pse lejoi shteti qė tė bėheshin ndėrtesa te kompleksi turistik qė ėshtė nė bregdet dhe kėtu jo. Ne jemi fshat dhe pjesa dėrmuese nuk ka pasur mundėsi ku tė jetojmė, por toka i takon popullit. Pse nuk prishen ndėrtesat tek kompleksi turistik, por vetėm tek duhet tė ketė shembje tė banesave, ėshtė shprehur 72 vjeēari Gjin Nikoll Lleshi.
Krijoni Kontakt