Nji pyetje kisha për ti Linda5:
A e din gjë vaktin e vdekjes se kur ka me të ardhë???!!!
Këshilla ime për ty dhe për ata që nuk kanë nisë me u pregatitë, të keni kujdes nga ajo që thuani dhe menjiherë me i lanë kënaqësitë e kësaj dunjaje, se ata janë të rrejshme.
All-llahu s.v.t. thotë:
" Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues. " ( 3-185 ).
" Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes kini dronë Time. " ( 2-197 ).
" Të tillë janë ata që e vlerësuan jetën e kësaj bote mbi botën tjetër, andaj atyre as nuk do t'u lehtësohet dënimi, e as që do të ndihmohen ata. " ( 2-86 ).
" Atyre që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që besuan. Po ata që u ruajtën (besimtarët) në ditën e kijametit. All-llahu i jep (shpërblim) pa masë atij që e do. " ( 2-212 ).
" Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë. " ( 3-14 ).
" E sikur t'i shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit e thonë: "Ah sikur të ktheheshim (në dunja), të mos gënjejmë faktet e Zotit tonë e të bëhemi nga besimtarët!" ( 6-27 )
" Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi, nuk përgatiten fare për të. " (21-1 ).
" Kush nuk besoi, barrën e mosbesimit të vet e ka kundër vetes, e kush bëri punë të mirë, ata vetvetes i përgatitën vendin (xhennetin). " ( 30-44 )
" E thotë: "Ah, i gjori unë, sikur të isha parapërgatitur për jetën time!" ( 89-24 ).
Shpresoj që nga këta këshilla do të keni dobi inshAll-llah.
Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 13-12-2010 më 09:24
Esselamun alejkum.
Skam pergatit dicka te veçante por po mundohem te jetoj sipas urdherave te Zotit dhe te ruhem nga te ndaluarat.
P.sh. nje nga urdherat qe me pelqen me se shumti eshte:
Sillu me te tjeret ashtu si do te deshiroje te sillen ata me ty!
Dhe une i bej lutjet ne shtepine time, ne gjuhen time, dhe ne heshtje, sepse siç thuhet edhe ne Kur'an:
"Zoti nuk i do ata qe e teprojne!"
Une nuk zgjohem kurre para mengjesit e tja prish gjumin edhe te tjereve duke bertitur me ze te larte sic po bejne hoxhallaret neper xhamija sepse e kam lexu ne Kur'an se Zoti ka thene:
"Naten jua bera kohe pushimi!"
dhe une e konsideroj nate edhe kohen para lindjes se diellit ne mengjes.
Sot egzistojne mjete te ndryshme teknologjike qe mund te te zgjojne ne mengjes por Muslimanet nuk pranojne me ja bo "update" fese se tyre.
Edhe karrige ka sa te dush sot por Muslimanet nuk pranojne me i vendos ne xhamia, etj.
Kjo deshmon qe Muslimanet jane njerezit me primitive ne kete bote!
Ndryshuar për herë të fundit nga prizrenasi_30 : 14-12-2010 më 06:40
Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!
Praises due to the most high, Allah
Praises due to the most fly, Prada
Baby, I'm magic, ta-dah
Njeri une jam thjesht nje besimtar monoteist qe i pranoj keshillat e mira edhe nga Bibla edhe nga Kur'ani e jo ato ku thuhet te vriten jobesimtaret, t'i prehet dora hajdutit, te gurezohet femra qe kryen tradheti, etj. a pom kupton?
Por nuk mund te them qe jam as Musliman as Katolik sepse nuk shkoj as ne Xhami e as ne Kishe por lutem ne shtepi ne menyren time kur e ndjej nevojen.
Ata qe me njohin e dijne me mire se kush jam une, juve nuk mund te ju bind.
Nejse, spo di cka te shkruaj me teper per momentin, vetem se ju pershendes nga Prizreni dhe ju keshilloj te gjitheve ta duani e ta respektoni njeri-tjetrin sepse jemi te gjithe Shqiptare e mos te fjalosemi per besimet qe na i kane imponuar pushtuesit e mehershem.
Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!
Ti prizrenasi_30, mirë ke thënë,se nuk je musliman dhe atë e vërtetoj edhe unë përderisa nuk dike asgjë prej Islamit, aq sa je munduar me than diçka për Islamin, vetëm me të ndëgjuar e ke se dija jote për Islam është nën "O ". Tash edhe unë të njohta se kush je dhe jo vetëm ata që të kanë parë!!!
Këshilla ime për ty është ,duhet me studju për Islamin dhe ti lëashë thashë e thëmat se prej atyre nuk ke dobi, por bëru i sinqertë ndaj Atij që të ka krijuar dhe mos u bë përtac, po hec për në xhami se atje e ke shpëtimin. mos i ofendo të tjerët, por më tepër miru me vehten tënde se shum prapa qenke. më vjen keq për ti që qenke në këtë gjendje, dhe lus All-llahun që të ta përmirësojë gjendjen tënde dhe të të mëshirojë me rrugën e drejtë, rrugë ajo të cilën ishin të Dërguarit e Tij dhe ata që i pasuan ata. Amiiin. Me këtë dua përfshij edhe të gjithë besimtarët musliman, bashkarisht edhe veten time.
Esselamun alejkum atyre që u takon.
Vetem se dua qe kufomen te ma dergojne ne shqiperi te njerezit e mi(amanet)
Ti me sjell gjithmone fat dhe lumturi
Ramazan ti ke thene:
Kurse une po te pergjigjem keshtu: Sa di une per Islamin ti se ke idene!Ti prizrenasi_30, mirë ke thënë,se nuk je musliman dhe atë e vërtetoj edhe unë përderisa nuk dike asgjë prej Islamit, aq sa je munduar me than diçka për Islamin, vetëm me të ndëgjuar e ke se dija jote për Islam është nën "O ". Tash edhe unë të njohta se kush je dhe jo vetëm ata që të kanë parë!!!
Beje nje kerkim te temave te hapura nga une me pare dhe do te gjesh faktet!
Kur kam hapur une tema si "Veset e liga dhe epshet", "Mendjemadhesia" apo "Feja e shqiptarit" dhe kam sjellur ajete dhe argumente nga Kur'ani ti me siguri ke qene akoma duke lexuar libra udhezues fetare.
Une kam shkuar perpara edhe ne xhami e jam kyqur thelle ne fene islame por ne fund e vertetova qe edhe kjo fe si te gjitha te tjerat eshte ndryshuar dhe korruptuar nga njerezit!
Dhe mos u mundo ti mua me me udhezuar ne islam sepse "Udhezimi i takon vetem Zotit"!
Ndryshuar për herë të fundit nga prizrenasi_30 : 14-12-2010 më 14:02
Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!
Krijoni Kontakt