Sa me shume qe pregaditem aq me shume ja kam friken....
- - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
Agim Metbala" ♥
Edhe pa u pergadit fare ajo te vije,cfar kam pergadit eshte qeshtje personale e imja,ajo eshte shpirterore,kurse askend nuk kam degjua qe pergaditet per vdekjen sikur qe bejm pergaditjet per dasem!
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Besimi në dënimin e varrit dhe mirësinë në të
Muslimani beson se dënimi i varrit dhe kënaqësia në të, si dhe pyetja e dy engjëjve në të, të gjitha këto janë të vërteta dhe hak. Për këtë dëshmojnë argumentet nga tekstet Hyjnore dhe nga logjika e shëndoshë, si në vijim:
Argumente nga tekstet Hyjnore:
1. Njoftimi i Allahut për këtë gjë në Librin e Tij. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe sikur t’i shihje engjëjt kur u marrin shpirtin atyre që nuk besojnë, si i godasin në fytyrë dhe kurriz, duke u thënë:
“Shijoni dënimin e zjarrit që flakëron.” Gjithë kjo nga ajo që kanë sjellë duart tuaja përpara jush. Me të vërtetë që Allahu nuk është i padrejtë ndaj robëve të Vet.” [El Enfal: 50-51].
“Dhe sikur t’i shihje zullumqarët (mosbesimtarët, keqbërësit) kur janë duke dhënë shpirt, ndërsa engjëjt zgjasin duart e tyre duke u thënë: “Dorëzoni shpirtrat tuaj! Këtë ditë ju do të shpërbleheni me mundimin poshtërues për shkak të atyre që thatë kundër Allahut duke shpifur krejt tjetër nga e vërteta, dhe ju gjithnjë i mohuat provat e Tij me përbuzje e kryeneçësi.” Dhe në të vërtetë ju erdhët te Ne të vetëm, ashtu siç ju krijuam për herë të parë. Ju i latë pas gjithçka që Ne ju kishim dhuruar. Ne nuk poi shohim me ju ndërmjetësit tuaj të cilët ju i pohonit si shokë përkrah Allahut. Tani të gjitha lidhjet tuaja me ta janë prerë dhe gjithçka që ju e quanit tuajën tashmë është shuar.” [El Enam: 93-94].
“Ne do t’i ndëshkojmë ata dy herë dhe pas kësaj do të sillen përsëri në dënim të madh.” [Et Teube: 101].
“Ata do t’i ballafaqohen zjarrit mëngjes e mbrëmje dhe ditën kur do të vendoset Ora (Kijameti, do t’u thuhet engjëjve): Futeni popullin e Faraonit në ndëshkimin më të rreptë!” [Gafir: 93-94].
“Allahu do t’i forcojë në qëndrueshmëri me fjalën e qëndrueshme ata që kanë besuar, në këtë botë dhe në botën tjetër. Ndërsa zullumqarët, Allahu i humb. Dhe Allahu vepron atë që dëshiron.” [Ibrahim: 27].
2. Njoftimi i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për dënimin e varrit dhe kënaqësinë në të, në fjalën e tij:
“Kur njeriu të vendoset në varrin e tij dhe shokët t’i kthejnë shpinën atij –dhe ai e dëgjon trokitjen e sandaleve të tyre kur largohen -, atij i vijnë dy engjëj. Ata i thonë atij: Çfarë thoshe për këtë burrë –për Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)-? –Besimtari do të thotë: ‘Unë dëshmoj se ai është robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij.’ Atëherë atij i thuhet: Vështro tek vendi yt në zjarr! Allahu ta ka ndërruar atë me një vend në xhenet. Dhe ai i sheh që të dy ato vende. Ndërsa hipokriti dhe mosbesimtari, kura ata t’i thonë: Çfarë thoshe për këtë burrë?, këta do të thonë: Nuk e di! Thosha ashtu si thoshin njerëzit. –Atëherë këtij do ti thuhet: As nuk e dite dhe as nuk e pasove. Pastaj ai goditet me çekiçë prej hekuri, një goditje të vetme, ndërsa ai do të bërtasë një të bërtitur të cilën do ta dëgjojnë të gjithë, përveç dy të rëndëve (njerëzit dhe xhinët).”[10]
“Kur dikush prej jush të vdesë, atij i shfaqet vendi i tij i qëndrimit të përjetshëm mëngjes e mbrëmje; nëse ai është prej banorëve të xhenetit, do t’i shfaqet vendi në xhenet me banorët e xhenetit, e nëse është prej banorëve të zjarrit, do t’i shfaqet vendi i tij në zjarr me banorët e zjarrit. Atij i thuhet: Ky është vendi yt, deri sa të të ringjallë Allahu në Ditën e Gjykimit.”[11]
Po kështu fjala e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur bënte lutje (në teshehud):
“O Zoti im! Unë kërkoj mbrojtje prej Teje nga dënimi i varrit, nga dënimi i zjarrit, nga sprova e jetës dhe e vdekjes dhe nga sprova e Mesihu Dexhalit!”[12]
Po kështu edhe fjala e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur ai kaloi pranë dy varreve dhe tha:
“Këta të dy po dënohen, dhe jo për ndonjë gjë të madhe!” –Pastaj tha: “Po, po! (dënohen për diçka të madhe). Njëri prej tyre ecte lartë e poshtë me thashetheme, ndërsa tjetri nuk ruhej nga urina e tij (nga sytë e njerëzve dhe nga spërkitja).”[13]
3. Besimi i biliona dijetarëve, vepërmirëve dhe besimtarëve nga populli i Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), si dhe nga popujt e tjerë të mëparshëm, në dënimin e varrit dhe kënaqësinë në të, dhe çdo gjë që është transmetuar në lidhje me të.
Argumentet nga logjika e shëndoshë:
1. Besimi i njeriut në Allahun, engjëjt e Tij dhe në Ditën e Gjykimit, bën të detyrueshme besimin në dënimin e varrit, kënaqësinë në të dhe çdo gjë që ndodh atje, pasi që të gjitha këto janë nga gjërat e fshehta, kështu që kush beson një pjesë të tyre (për të cilat ka njoftuar Allahu), ai logjikisht është i detyruar të besojë edhe pjesën tjetër.
2. Dënimi apo kënaqësia e varrit dhe ç’ka ndodh në të prej pyetjes së dy engjëjve, nuk është diçka që logjika ta refuzojë apo ta konsiderojë si absurde. Përkundrazi, logjika e shëndoshë e aprovon dhe dëshmon për të.
3. Njeriu mund të shohë ëndërra të cilat e gëzojnë dhe ai kënaqet me to për shkak të ndikimit të tyre në shpirtin e tij, saqë kur ai zgjohet, do të mërzitej përse u zgjua. Ashtu si dhe mund të shohë ëndërra të cilat e mërzisin dhe e bëjnë të vuajë, saqë kur zgjohet, ai e falenderon atë që e zgjoi nëse e ka zgjuar dikush. Kjo kënaqësi apo vuajtje në gjum, është diçka që ndodh vërtetë me shpirtin dhe ai ndikohet nga ato, megjithëse kjo është diçka e paprekshme dhe e padukshme për ne, por atë nuk e mohon askush. Atëherë si mund të mohohet dënimi i varrit apo kënaqësia e tij, ndërkohë që të dyja këto janë të ngjashme?!
Selam alejkum.
e llogjikshme kjo qe ke shkru,nese shpirti i njeriut tundohet ne ender kur ai fle pse mos te tundohet edhe kur njeriu vdes pasi qe shpirti nuk vdes ? por kjo osht ma shume me mundsi sepse njeriu si qenie nuk ka aftsi profesionale per me analizu shpirtin ashtu si i analizon gjerat qe i sheh!
Askush nuk e ka pare jeten e pertejme ,vshtir o me besu por as me e kundershtu nuk bon!
Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!
Për ta përkijtuar vdekjen do ta sjell edhe këtë video e marrur nga Youtoube dhe ju dëshiroj shikim të këndshë të gjithëve!
Esselamun alejkum!
nja 40 kondome
JO SEKS PARA MARTESE
Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”
" O ju që besuat! Mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë libri para jush edhe as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Kini dro All-llahun po qe se jeni besimtarë. " ( 5-57 )
" Për ata që ruhen (për besimtarët) s'ka kurrfarë përgjegjësie (që tallen), por duhet t'ju përkujtojmë në mënyrë që të ruhen edhe ata (që tallen). " ( 6-69 )
" E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: "Ne vetëm jemi mahnitur e dëfruar". Thuaj: "A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?" ( 9-65 )
" Ata (hipokritë) që i përqeshin besimtarët, që me vullnetin e vet japin lëmoshë, i përqeshin edhe ata të cilët nuk kanë më shumë se çka është e domosdoshme për jetesën e tyre, e njëkohësisht tallen me ta, All-llahu u dha shpërblimin e talljeve të tyre - dënimin më të rëndë. " ( 9-79 )
" S'ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen " ( 15-95 )
" E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët. " ( 83-34 )
O ju që talleni besoj se kjo tallja e juaj nuk do t'u zgjasë shumë. Dhe do të vjen shpejt ajo që u premtohet. Nuk do të keni mundësi ti shmangeni! Mjer për ata që janë injorantë dhe tallen me atë që i ndjek hap pas hapi.
Krijoni Kontakt