ramazan it Allahu te shperbleft per ket mund qe keni ber ta kujtojm vdekjen .Me vjen shum keq qe nuk po mund te ua afroi me saktsi pasi qe me jon djegur gjat luftes nji literatrur fetarepo me sa me kujtohet Profeti Muhamed a.s ne nji pytje rreth vizitav tek vorrezat. Ai meshira e Allahut qoft mbi te dhe pasuesit e tij besnik kishte then se dobija esht per te gjallin nese ka mend se do ta kujtoi vdekjen e tu kthehet veprave te mira.Ne nji rast tjeter Profetio Muhamed a.s kishte then gjegjsisht rreth ndeshkimit ne ahret dhe Drita e njerzimit ishte pergjegjur Oju njerz aq sa jeni te meshirshem per femijet tuaj eshte edhe Allahu xh.h per krijesat e veta .Per ata qe dalin nga rruga Allahu xh.h largo meshiren per ta.
Andaj me lindi si inspirim ta luse Allahun xh.h
O Zoti im ma dergo engjullin e vdekjes nese une jom duke i ber vetit padrejtsi pa vonim ,me nji her te me mari ne varr.
dhe nese shpirti im ka dobi nga sjellja ime ,nese jom ne rrugen e drejt me ip jet deri sa O Allahu im je i knaqur me mua Amin,amin .amin. edhe nji her All-llahu te shperbleft ne ket bot dhe ne parajs vlla i nderuar amin.amin,amin.
Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!
"Shoku më i mirë është ai që ja kujton ahiretin tjetrit dhe shoku më i keq është ai që miret vetëm me dunjanë"!
Hasan el-Basriu ka thënë:
" Besimtari është i zelltari dhe punëtori më i madh dhe ai i frikësohet vetëm All-llahut të Lartësuar. Sikur ai të harxhonte në rrugën e All-llahut ar sa kodra e Uhudit, nuk do të jetë i sigurtë se ka shpëtuar. Ai përsëri derisa nuk dëshmon në shpëtim: "Kurrë me të vërtetë kurrë nuk do të shpëtoj." Ndërsa dyfytyrëshi thotë: "A pak ka njerëz! Çka janë mëkatet e mia kundrejt mëkateve të tjerëve?! All-llahu është i Mëshirshëm dhe falë, pra edhe për mua do të më falë!" O njeri, pse po flet ashtu?! Po bën punë të këqija duke u mashtruar në shpresat e kota se All-llahu i Lartësuar do t'i falë!"
Xhabiri r.a., transmeton fjalët e Pejgamberit s.a.v.s., se ka thënë:
"Mos të vdesë asnjëri prej jush, derisa nuk mendon mirë për All-llahun e Lartësuar."
Omer b. Abdulazizi, halifi i njohur dhe nipi i Omer b. Hatabit r.a., çdo mbrëmje kishte mbledhur dijetarët e kohës së tij, kishte diskutuar me ta për vdekjen, Ditën e Kijametit dhe për ndodhitë e Ahiretit, e pastaj që të gjithë qanin sikur të kishin marrë pjesë në xhenazen e ndonji të afërmi dhe të dashuri.
Nuk është për t'u çuditur që Omer b. Abdulazizi llogaritet ndër sunduesit më të drejtë! jo vetëm që çdo natë i mblidhte dijetarët dhe kanë përmendur kujtimet e vdekjes, sprovave të varrit dhe të Ahiretit, por kur erdhi në pushtet, punën e parë që e bëri është emërimi i ministrit, apo i këshilltarit për vdekjen, e pastaj e ka emëruar edhe mistrat e tjerë të qeverfisë së tij! Detyra e ministrit, apo këshilltarit ishte që në mënjgjes menjëherë pas namazit të sabahut, t'ia mbajë një ligjeratë halifes dhe t'ja rikujtojë vdekjen, varrimin, mbulimin me dhe të lagësht, të ftohtë dhe ta rikujtojë me sprovat të cilat do ta godasin në atë rrugë të berzahut! A thua, sa mund të mbetet halifja i padrejt dhe indiferent pas këtij leksioni trishtues?! Këtë nuk mund ta bënta asnji sundues i sotëm, por për fat të keq, prijësit e sotëm nuk emërojnl këso ministra, apo këshilltarë, ata më shumë duan këshilltarë të cilët duartrokasin dhe i lavdërojnë për çdo lëvizje të tyre, qoftë ai pozitiv apo negativ. Ndërsa përkujtimi i vdekjes, do ta pranoni, me të vërtetë se është një mekanizëm i fuqishëm për çrrënjosjen e apetitit për pushtet, për zvogëlimin e mendjemadhësisë dhe për largimin e apsolutizmit te strukturat udhëheqëse!!!
Selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!
Njerez,merreni jeten me seriozishte,mos e merreni si hajgare.(keshille)
1000 zogj pula,kunder nje LUANI.
Nga na dole ti ore!
Po nji her ta pata qit xehrin ne zemer te qengjit e ti prap u ktheve
Ateher nuk i kishe as nji vjet qe kishe ardh ne jet
Tregona drejt pse u ktheve..... apo ste pelqeu te rrish ne boten e amshueshme.
Na thuaj te verteten si ja kalove ,te mori kush ne pytje apo nuk te pyten fare, te than kthehu e bej vepra te mira apo ....
Si duket paske harruar se si erdhe ne ket bot
si u helmove ,kush te helmoj apo qumshti i nenes apo gjaku jot nuk di per helm.
Leri ulurimat shoku ujku
Njeriu erdhi me nji mision ,nuk erdhi rastsisht e pa qellim .Leshoja nji her syrin pasqures te krijoi Zoti pa te meta ,krijoi boten me qift mashkull- femer ,krijoi edhe nga fara lloj lloj bimesh veq per te treguar ty ,mua e te gjithve se ka nji krijues te pa shoq,e Ai esht Zoti qe kerko me vullnetin ton ta adhurojm.Zoti ka fuqin qe te na detyroi ta adhurojm ,por nuk esht ashtu deshira e tija .Kure ka termete te gjith kryqohemi e biem salavate po ato jon nga frika e druaj se nuk na pranohen tek Zoti i madhrisherm.Ashtu si erdhem do shkojm dhe me vullnetin e Zotit do ri ngjallemi se si as nuk e dim si erdhem e si do ringjallemi .Per kto e shum gjera tjera na para lajmruan te derguarit e Zotit qe nga Njeriu i par dhe pejgamer hazdreti Ademi apo edhe Adami a.s( toskrisht) deri te njeriu qe do na sherbej si shembull profeti Muhamed a.s per ata qe kan mend.
M'varet prej mëkateve tua! Oj robëreshë e All-llahut mos e merni për tallje se keni për me i kafshuar duart tuaja kur do vijë ajo ditë, priteni se edhe ne jemi duke pritur.
Për ju do të ishte më mirë që koto tema ti merni me seriozitet dhe të pendoheni me sinqeritet për mëlkatet e juaja dhe të kërkoni dituri të hajrit, se mjaft jeni duke e tepruar me atë injorancën e juaj. Se nuk jeni të krijuar vetëm për tu dëfryer dhe kënaqur. Ulu e mendo dhe mos e lerë shejtanin që të të mashtrojë. Bëru e respektueshme ndaj Krijuesit dhe mos u bë mendjelehtë. Dhe mos u shko pas injorantëve se si ato do bëhesh përherë ke me mbetë injorante edhepse u duket vehtja se jeni të shkëlqyer duke i përqeshur të tjerët. Kërko që të kesh përfundimin e mirë.
Per valigjen atje i gjen, esht nji ngjajshmeri sikur e fut valigjen ne airoport ne prishtin e kure te zbresesh ne Njujork e ke.Nese ne valigje ke nga pemet e llojit zekume atje i gjen e nese ke futur ne valigje gjera te skaduara ti konfisko doganjeri,nese mundohesh ti pergenjeshtrosh ta leshojn kameren.Sikur ne ket bot p.s kure shkojm ne bregdet dhe dielli na i len ca shenja ne trup bili une jom si bjond krejt me njohin sa dilli ma rrjep lekuren ashtu do njihemi ata halnat dalin me dyar te zeza vrasesit me duar te kuqe,shpifsit me gjuh te gjat.O Izadora mbushe qanten sevape me vepra te mira se atje behet shkembim valute me mall e dhasht Zoti je fqinj me mua e kom met gjue dardha.
BISMILAHI RAHMANI RAHIM
4-140. Juve u është shpallur në librin (Kur'anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur'ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t'i tubojë tradhëtarët dhe jobesimtërët që të gjithë në Xhehennem.
6-4. Nuk ka argument që u vjen atyre nga argumentet e Zotit të tyre, e që ata nuk i shmangen.
6-5. Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur u erdhi, e më vonë do të kuptojnë lajmin e asaj me të cilën talleshin.
6-69. Për ata që ruhen (për besimtarët) s'ka kurrfarë përgjegjësie (që tallen), por duhet t'ju përkujtojmë në mënyrë që të ruhen edhe ata (që tallen).
6-70. Hiqu atyre që e marrin fenë (në vend që ta respektojnë) për lojë e dëfrim dhe i ka mashtruar jeta e kësaj bote. Ti përkujto me të (Kur'anin) që të mos bjerë njeriu viktimë e asaj që ka vepruar, e që s'ka mbrojtës as ndërmjetësues për te pos All-llahut. Madje ai (njeri) edhe nëse jep, çdo lloj shpagimi nuk i pranohet. Të tillët janë ata që ranë viktimë e asaj që punuan. Ata, për shkak se mohuan, për pije kanë ujë të vluar e dënim të idhët.
Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 06-07-2010 më 03:53
Ganimet te gjithe do takohemi nje dite , jemi mysafir ne kete bote , ashtu sic erdhem ashtu do shkojm .
Pse me me gjuatur me dardha , mblidhi ne nje shport dhe mi sill ti ham bashk.
Te pergatitesh per vdekjen :
Sensi eshte te besh mire qe ne boten tjeter te qesh nje vend paqe dhe nje vend te bukur .
Nje gje me ben pershtypje pse me pasur frike nga dicka e mbinatyrshme ,per te bere mire , per te mos be mekate , gjynahe etj. ?
Pse mos te kemi frike nga njeri-tjetri ?
Vdekjes nuk i dihet asnjeher sesi vjen dhe kur do na vije , prandaj nuk ke cfare te pergatitesh .
Mendon se une qe nuk besoj ne dicka dhe ai qe beson jemi ndryshe , qe ai/ajo tjetra qe beson eshte me i mire se une ,apo me i paster ne shpirt ?Oj robëreshë e All-llahut mos e merni për tallje se keni për me i kafshuar duart tuaja kur do vijë ajo ditë, priteni se edhe ne jemi duke pritur.
Per mua e rendesishme tek nje njeri eshte shpirti , zemra ,te jerat jane sgjedhjet dhe stili i te jetuarit sipas shijeve.
Ps. Vallai njerzit e mire gjithmon vuajn, ate te keqin sikur e stimulon zoti .
Nje dite po shihja nje film , nje vajze besimtare e devotcme te cilet i hyne djajt ne trup. Nje moment qetsie te shpirtit te saj u takua me dicka te mbinatyrshme, pra ishte vete zoti qe i fliste,
dhe e pyeti pse e zgjodhe per mua kete vuajtje pse nuk me merr .
Pergjigja : ti je me e devotcmja , jane sprova qe duhet ti kalosh :-D
Pa dashur te ofendoje kerkend , te besh mire te besh sevap apo te mos i besh dem tjetrit ne rradhe te pare eshte njerzore , jo pse e ka then allahu etj. por se jane norma njerzore .
Jeto sot se neser nuk i dihet
Krijoni Kontakt