Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 133
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Çfarë ke përgatitur për vdekjen???

    ÇFARË KE PËRGATITUR PËR VDEKJEN?


    Falënderimi i takon Allahut, atë e falënderojmë dhe prej Tij falje e ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit, dhe kë e largon nga rruga e vërtetë Ai, s’ka kush e udhëzon.
    Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç Allahut, i Cili është Një, dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata, të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.


    [Vëlla musliman dhe motër muslimane!

    Çdo krijesë në këtë botë jeton me furnizim (rizk) të caktuar, vite të caktuara. E në qoftë se kryhet furnizimi (rizku) i tij dhe vitet e tij kalojnë, vjen koha e udhëtimit (vdekjes).

    “Thuaj (o Muhammed): Pikëtakimi për ju është për një ditë, të cilën ju as nuk mund ta afroni qoftë për një orë (për një çast), e as ta shtyni.” (Sebeë, 36).

    “Çka përgatite për vdekjen?”

    Stacion prej stacioneve të llogaritjes, ndalu pak në këtë stacion., se shumica e njerëzve kalojnë në këtë pa u ndalur fare.
    Dynjaja- iluzion i rastit!! Hije kalimtare!!
    Dynjaja-shtëpi mashtrimi!! Banesë dëshpërimi!!
    Dynjaja-respekti ndaj saj zhgënjim!! Lakmia në të mashtrim!!
    Njerëzit në të janë udhëtarë, së shpejti do të udhëtojnë.

    Abdullah bin Mes’udi thotë:

    "Nuk ka njeri prej juve, i cili kur të ngrihet në mëngjes vetëm se është i dobët. Pasuria e tij është e huazuar, udhëtar, i cili do të udhëtojë, borxh, i cili duhet të kthehet."

    Hudhejfe radijallahu anhu thotë: Në mbrëmje dhe mëngjes thërret një thirrës:

    “O ju njerëz, vdekja!! Argument për këtë është fjala e Allahut:

    “Vërtet që ai (xhehenemi, ose mohimi i të Dërguarit, ose vdekja) është një nga fatkeqësitë më të mëdha. Këshillë për njerëzimin, për çdonjërin prej jush që zgjedh të shkojë përpara (duke punuar drejtësi), ose të mbetet pas (duke bërë padrejtësi, gjynahe).” (Muddeththir 35-37).

    Vdekja!! Premtim i sinqertë, takim i vërtetë!
    Vdekja!! Vendim i zbatuar, urdhër i nënshtruar!
    Vdekja!! Shigjetë që nuk gabon, kërkues që nuk e kap plogështia!
    Vdekja!! Pije që çdo krijesë do ta shijojë!

    Vëlla i dashur musliman dhe motër e dashur muslimane!

    Ç’farë ke përgatitur për shtanget e saj?
    Ç’farë ke përgatitur për tmerrin e saj?
    Vëlla, a ke menduar për idhtësinë e saj? A ke menduar për tragjeditë e saja?

    Ebu Derda radijallahu anhu thotë:

    “Në qoftë se i kujton të vdekurit, llogarite veten para se të bëhesh njëri prej tyre.”

    Ibrahim et-Tejmi thotë:

    “Dy sende më ndërprenë kënaqësinë e kësaj bote, kujtimi i vdekjes dhe dalja para duarve të Allahut (namazi).”

    Esh’athi thotë:

    “Shkonim tek Hasan el-Basriu dhe nuk bisedonim tjetër vetëm se për: zjarr, çështje të ahiretit (botës tjetër) dhe përmendjen e vdekjes.”

    Vëlla musliman dhe motër muslimane!

    A nuk shikon njerëzit se për çdo ditë përcjellin të dashurit e tyre apo shokët. Vëlla, a është shqetësuar zemra jote nga ky shikim, a është kjo ndodhi mësim për ty.
    O i mençur, pyete veten tënde (çke përgatitur për vdekjen)!
    Llogarite veten tënde, para vdekjes, para përfundimit në varr!!!!
    Fillo bisedën, shqyrtimin, llogaritjen: me kujtimin e vdekjes, meditimin e tmerrit, vuajtjeve!!
    Sa prej njerëzve janë të pavëmendshëm nga këto momente, e sa prej tyre i kanë harruar ankthet, dhimbjet, agonitë, brengat, pikëllimet e varrit!!

    Hamid el-Lefaf thotë:

    “Kush e shton përmendjen e vdekjes, shpërblehet me tri gjëra: shpejtimin e tevbes (pendimit), kënaqje me furnizim dhe zellshmëri në adhurime. E kush e lë pas dore, dënohet me tri gjëra: zvarritjen, shtyrjen, vonimin e tevbes (pendimit), moskënaqje me furnizim dhe përtaci në adhurim.”

    Në qoftë se e din, o i mençur, se ke kthim, takim tek Allahu subhanehu ve teala, kujdesu për këto çaste, puno për këtë, para se të jesh prej te pikëlluarve!!!

    Allahu subhanehu ve teala thotë:

    “Aq sa, kur t’i vijë vdekja ndonjërit prej tyre (politeistëve, jobesimtarëve) thotë: ”Zoti im! Më kthe prapë, që të mund të bëjë mirësi në çfarë kam lënë (pa bërë) mbrapa! Jo! Është veç një fjalë që ai e flet, ndërsa pas është Berzahu (perde, pengesë ndarëse) deri Ditën kur do të sillen përsëri në jetë!” (Mu’minunë, 99-100).

    “Dhe shpenzoni (në bamirësi) nga ajo me të cilën Ne ju kemi furnizuar, para se ndonjërit prej jush t’i vjen vdekja e të thotë: ”Zoti im! Veç sikur të më jepje fare pak kohë (të kthehesha në jetën e dynjasë), se do të jepja sadakanë (zekatin, bamirësi tjetër) nga pasuria, dhe të isha prej të drejtëve (të punoja në rrugën tënde, të plotësoja detyrimet ndaj Teje, të përmbushja shtyllat e fesë e të kryeja haxhin).”
    “Dhe Allahu nuk ia shtyn askujt afatin kur atij t’i vijë exheli (koha e përcaktuar-vdekja). Dhe Allahu është i mirënjohur për gjithçka që ju bëni.” (Munafikunë, 10-11).


    Mjerë për atë rob, të cilit i zbret vdekja dhe nuk ka vepruar vepra të mira!!!
    Shikoje vetveten, o njeri, medito gjendjen tënde, me çfarë fytyre (e gjendje) do t’i dalësh Allahut subhanehu ve teala në qoftë se je prej atyre që kundërshtojnë urdhrat e Allahut?!
    Me çfarë fytyre (e gjendje) do të dalësh para Zotit të botëve, në qoftë se je mëkatar, larg adhurimit të Allahut?!

    Vëlla musliman dhe motër muslimane, kujdes nga shtanget e vdekjes! Sa të tmerrshme e të dhimbshme janë për mëkatarët!!

    Transmetohet nga Ibrahimi alejhi selam se ai i tha melekut, i cili i merr shpirtrat:

    - A mund të më tregosh fizionominë kur ua merr shpirtin mëkatarit?
    - Nuk mund të rezistosh (durosh) – i tha meleku.
    - Mundem – tha Ibrahimi.

    U largua nga unë dhe u largova prej tij, pastaj erdhi një njeri i zi me flokë të çoroditura, me erë të keqe, rroba të zeza, nga goja e tij dilte zjarr e tym. Ibrahimi alejhi selam u alivanos, dhe pasi që erdhi në vete i tha melekut, i cili i merr shpirtrat:

    - O melek mjafton dënimi për një mëkatar të të takojë në këtë fizionomi!!!

    Vëlla musliman dhe motër muslimane, çka ke përgatitur për këto tmerre?!

    Mendon se kjo është larg?!! Sa personave u vjen vdekja dhe janë të shëndoshë!!
    Përgatitu, o njeri, për këtë ditë dhe për çastet e agonisë!!! Në këto çaste nuk ke dobi vetëm se prej punëve të mira, nuk do të ndihmojnë prej tmerrit në këto çaste vetëm se veprat me sinqeritet. Mos të të mashtrojnë begatitë e kësaj bote, e as shëndeti, e ti shikon vdekjen, vërsulet mbi të sëmurin dhe të shëndoshin.

    Kujdes nga sulmi i vdekjes, befasia e udhëtimit!!!

    Transmetohet prej Muadhit se i tha të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!):

    “Më këshillo? I Dërguari i Allahut i tha: Të adhurosh Allahun, sikur se je duke e parë, llogarite veten prej të vdekurve, përmende Allahun në çdo gurë dhe dru, në qoftë se bën mëkat vepro pranë-afër saj vepër të mirë.”

    Umer bin Abdulazizi thotë në hutben (fjalimin) e tij:

    “Çdo udhëtim ka nevojë për pajisje (mjete, ushqim). Merrni pajisjet e udhëtimit prej kësaj bote për në botën tjetër (frikën e Allahut), veproni e punoni sikur të kishit shikuar atë çka përgatiti Allahu prej mirësive apo dënimeve, frikësohuni dënimit të Allahut, shpresoni në rahmetin (mëshirën), mos shpresoni shumë që të ngurosen zemrat tuaja.”

    Prej fjalëve të të devotshmit ishin:

    “Përgatituni për ditën e udhëtimit (vdekjen)!”


    Ebu Musa el-Esh’ari para vdekjes shtoi zellshmërinë në adhurim. I është thënë sikur të mos bësh kështu, që të mos e shkatërrosh veten?! U përgjigj radijallahu anhu:

    “Kalorësi kur të afrohet në pikëtakimin e tij, jep gjithë forcën për të arritur, e ajo që më ka mbetur mua prej jetës (dynjasë) është më afër se kjo.”
    Allahu e mëshiroftë Ebu Musën, ndërroi jetë duke qenë në këtë gjendje.

    Thevriu thotë:

    “Takova në xhaminë e Kufës një njeri duke thënë: 30 vjet pres që të më vijë vdekja, e në qoftë se vjen, nuk do të urdhëroja në asnjë send, por as nuk do të ndaloja nga asnjë send, nuk kam te askush send, por as ata tek unë.”

    Ka’kau bin Hakim thotë:

    “30 vjet jam i përgatitur për të vdekur, e në qoftë se vjen nuk kisha dëshiruar shpejtimin e veprës prej vepre!”

    Vëlla musliman dhe motër muslimane, nëse ke vendosur të udhëtosh, përgatitu për këtë udhëtim (vdekjen) dhe përgatiti pajisjet (punët e mira).

    Vëlla musliman dhe motër muslimane, a je përgatitur për këtë udhëtim të fundit (vdekjen)?

    Çudi për një person, i cili kujdeset për këtë botë!!! E kush nuk është përgatitur, kujdeset për vdekjen (botën tjetër).

    Një njëri i tha të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!):

    “Cili besimtar është më i miri? I Dërguari i Allahut tha: Më i sjellshmi (moralshmi) me familjen e tij. E cili është më i mençuri? I Dërguari i Allahut tha: Ata, të cilët më së shumti (tepërti) kujtojnë vdekjen, përgatiten për botën tjetër, këta janë të mençurit.”

    Hasan el-Basriu thotë:

    “Katër gjëra janë përgatitje për botën tjetër: Agjërimi është shëndet për shpirtin, lëmosha është pengesë mes njeriut dhe zjarrit, namazi afron robin tek Allahu subhanehu ve teala dhe lotët shlyejnë mëkatet.”

    Nasr bin Muhammed es-Samerkandi thotë:

    “Më i miri prej njerëzve është ai person, i cili posedon këto pesë cilësi (virtyte):
    Një: Zellshmëria në adhurimin e Allahut.
    Dy: Ndihma e tij tek njerëzit të jetë e qartë (dukshme).
    Tre: Të ndihen njerëzit të sigurt prej dëmit të tij.
    Katër: Dëshpërimi nga ajo çka është në duart e njerëzve.
    Pesë: Përgatitja për vdekje.”

    Vëlla musliman dhe motër muslimane, jeta është pasuri, pra mos e humb përveç se në adhurim. Gjëja më e mirë që përgatitë muslimani për vdekje është frika nga Allahu dhe veprat e mira. Puno pra për atë ditë që nuk ka dobi prej mallit e as fëmijës, famës apo karriges (pozitës).
    Këto janë vitet, garojnë me ty, mos të jenë pra fituese, e të të vijë vdekja, e ti të jesh neglizhent.

    Berau radijallahu anhu thotë:

    “Ishim me të Dërguarin e Allahut në një varrim. U ul pranë varrit, qau derisa u lag toka, e pastaj tha: O vëllezër për këtë përgatituni!”

    Nasr bin Muhammed es-Samerkandi thotë:

    “I Dërguari i Allahut ka treguar vuajtjet dhe agonitë e vdekjes si dhe tmerrin e saj duke e këshilluar Umetin e vet për t’u përgatitur për këtë, dhe për të qenë durimtarë në vuajtjet e kësaj bote. Durimi nga vuajtjet e kësaj bote është më i lehtë se nga vuajtjet e vdekjes, vuajtjet e vdekjes janë prej dënimit të botës tjetër, se dënimi i botës tjetër është më i ashpër nga dënimi i kësaj bote!”


    Vëlla e motër, ajo është vdekja nuk e din kohën se kur vjen (zbret) për t’u përgatitur, kujdesu, kujdesu nga papritësija e saj. Përgatitu për zbritjen e saj!

    Asim el-Ahval thotë:

    “Më tha Fudajl er-Rukashi pasi që e pyeta: O ti njeri, mos të të pengojnë njerëzit nga vetvetja, sepse vdekja të zbret vetëm ty! Mos thuaj do të shkoj këtu e atje, e të të shkojë dita pa vepruar vepra të mira.”

    Vëlla musliman dhe motër muslimane! Tregu i veprave të mira sot është i gatshëm dhe me çmime minimale, pra, shpejto për të marrë pjesën tënde para se të vjen vdekja!!! Po sikur të flisnin të vdekurit, do të lajmëronin se gjëja më e mirë, më e vlefshme, që kanë marrë prej kësaj botë janë veprat e mira.

    Ebu Hurejre radijallahu anhu thotë:

    “I Dërguari i Allahut kaloi pranë një varri, dhe pyeti: Kush është personi në varr? I thanë filani. Tha: Dy rekate namaz janë më të dashura për këtë se sa dynjaja.”

    Mjerë për atë, i cili udhëton prej kësaj bote pa vepra të mira.

    O vëlla musliman dhe motër muslimane, si të jesh prej të mençurve, përgatitu për ditën e udhëtimit (vdekjen), përgatitu për agonitë, shtanget e vdekjes.

    Ibën Mes’udi thotë:

    “Një dërhem që e jep për hir të Allahut duke qenë i shëndoshë, është më i mirë se njëqind duke qenë i sëmurë.”

    Hasan el-Basriu thotë:

    “Puno, puno! Jeta është frymëmarrje, e në qoftë se ndërpritet, ndërpriten veprat me të cilat afroheni tek Allahu xh.sh.. Allahu e mëshiroftë një njeri, i cili e llogarit vetveten, dhe qanë për mëkatet e tij. Pastaj lexoi:

    “Ne vetëm numërojmë për ta një numër të caktuar të ditëve të tyre në këtë botë dhe ua shtyjmë afatin që të zhyten më thellë e të shtojnë të këqijat e mëkatet.” (Merjem, 84).

    Mundhiri thotë:

    Dëgjova Malik bin Dinarin duke i thënë vetvetes:

    “Mjerë për ty, fillo me vepra të mira para se të vjen vdekja! Mjerë për ty, fillo me vepra të mira para se të vjen vdekja! Përsëriti këtë fjalë 60 herë, e dëgjoja e ai nuk më shihte.”


    Vëlla musliman dhe motër muslimane, ka shpëtuar ai person, i cili e llogarit veten para se të llogaritet. Përgatitu për ditën e udhëtimit (vdekjen). Shto prej veprave të mira. Kujdes nga (gafleti) neglizhimi dhe shtyrja zvarritja e tevbes (pendimit), me këto shejtani i shkatërroi njerëzit e i dërgoi në zjarr!! Këta janë helm vdekjeprurës, shigjetë mbytëse.

    Shumica e njerëzve janë kapluar prej këtij helmi të rrezikshëm (gafletit).

    Kjo është ajo, e cila i pengoi për përkujtimin e vdekjes, e i ka preokupuar nga përgatitja për agonitë e saja, derisa shijuan hidhëtin e vdekjes, e u penduan kur nuk ka dobi pendimi.

    Disa të mençur thonë:

    Kur të jesh fëmijë, luan me fëmijët, e në rini merresh me argëtim e zbavitje, në pleqëri je i dobët, e kur do të adhurosh Allahun, e kur do të punosh vepra të mira?!

    O biri i Ademit, kujtoje atë ditë kur të arrijë shpirti në fyt, ndërpritet lëvizja e gjuhës, bllokohen lëvizjet.

    Çka ke përgatitur për këto çaste?! Të pengoi dynjaja nga xheneti!! Mos të të hutojë dynjaja me kënaqësitë e saj të përkohshme. Mos të të mashtrojë dynjaja me premtime areale. Para teje ekzistojnë kënaqësi të përjetshme (xheneti), lumturi reale.

    Vëlla musliman dhe motër muslimane, kujdesu për punët e mira, kujdesu ashtu si kujdesesh për mirësitë e kësaj bote. Përgatitu për udhëtimin e fundit (vdekjen).

    Përgatitu për të hyrë në gropë të errët, e cila nuk ndriçohet, përveç se me vepra të mira! Takimi është afër, llogaritja është e ashpër! Atë ditë do të dallohet fituesi prej humbësit! Punoni vepra të mira para se të jeni prej të penduarve!!

    Fillo të veprosh vepra të mira para se të jesh prej të pikëlluarve!!!

    Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij, familjen dhe shokët e tij!

    Esselamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 05-07-2010 më 06:50

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    O vëlla musliman dhe motër muslimane, si të jesh prej të mençurve, përgatitu për ditën e udhëtimit (vdekjen), përgatitu për agonitë, shtanget e vdekjes.
    Po mire, njeriu lind per te jetuar? Apo per tu bere viktime e vetes se vet, duke menduar si do vdese, apo çfare e pret kut te vdese?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Po mire, njeriu lind per te jetuar? Apo per tu bere viktime e vetes se vet, duke menduar si do vdese, apo çfare e pret kut te vdese?
    Askush nuk e mohoi atë që thua se njeriu lind për të jetuar, dhe nuk themi që të bëhet viktimë e vetes!

    Shohim qartë që jomuslimanët e kanë shumë të vështirë që ti kuptojnë gjërat reale që na i ka argumentuar All-llahu s.v.t., sepse kanë mungesë dije. Se miren më së tepërmi me gjëra të kota sa me e kuptuar realitetin ( të vërtetën ). Dhe kush e din të vërtetën përveçse Krijuesit të Gjithësisë, por injorantëtnuk duan të përfitojnë nga Ai që i ka krijuar, sepse shejtani ( armiku i njeriut ) ja hieshon veten dhe e ngrit aq lartë saqç edhe me i ra hunda përtoke nuk e mer. Për ata që nuk kuptojnë është problemi i tyre pse nuk kërkojnë dije, dhe ne nuk kemi përgjithësi për ta derisa ata vetë nuk pendohen për atë mendjemadhësi që kanë ( që mendojnë se dinë, a në realitet nuk dinë, dhe për këtë arsye kanë mbetur injorantë ).

    Perla, mos e mer këtë në veçanti, sepse unë e kam thënë në shumës, për ata që injorojnë argumentet e All-llahut dhe të Dërguarit e Tij s.a.v.s.!

  4. #4
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Kemi mungese dijesh? Jemi injorante? Me çfate te drejte i thua? Siç ju keni argumentat tuaja dhe jo muslimanet kane argumentat e tyre, kjo nuk do te thote jemi te paditur apo aq me pak injorante. Keni nje menyre te shprehuri poshteruese dhe te neveritshme , sikur bota rrotullohet perqark jush. Ishte vetem nje pyetje per te stimuluar diskutimin , te ciles nuk ju pergjigje por i kepute nje koment banal duke na bere moral dijesh.

    Patetike !
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #5
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Kemi mungese dijesh? Jemi injorante? Me çfate te drejte i thua? Siç ju keni argumentat tuaja dhe jo muslimanet kane argumentat e tyre, kjo nuk do te thote jemi te paditur apo aq me pak injorante. Keni nje menyre te shprehuri poshteruese dhe te neveritshme , sikur bota rrotullohet perqark jush. Ishte vetem nje pyetje per te stimuluar diskutimin , te ciles nuk ju pergjigje por i kepute nje koment banal duke na bere moral dijesh.

    Patetike !
    Më vjen keq se je nxehur kaq shumë. Unë kam dhënë argumente në temën e mësipërme , por ashtu siç thashë më sipër se nuk keni dije dhe në ratsëse i keni argumentet e juaja mbani për vehte se ne na mjaftojnë argumentet e Allahut s.v.t. dhe ju e dini shumë mirë këtë se nuk marim argumente nga jobesimtarët. Për këtë të them se jeni në mungesë dije ( flas për dije Islame se për gjërat e tjera nuk më interesojnë ),dhe sipas Islamit:

    Nji person që është i paditur në fe quhet XHAHIL - që dmth injorant. A ma ma injorantë se ata që mohojnë të mirat e Allahut s.v.t.????

    Ju lus që të mos ndërhyni pa lidhje në një temë në rastëse nuk keni argumente për me pru, sepse këtu është komuniteti musliman. Sa për idejat e juaja nuk kemi aspak nevojë, se nuk na duhen.

    Për ju do ishte më mirë që të lexoni këtu në këtë komunitet dhe të mundoheni që të zbatoni dhe jo të refuzoni dhe ofendoni të tjerët.

  6. #6
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Une nuk jam nxehur , e kot qe e vazhdon diskutimin duke i devijuar pyetjes sime, keto fjalet e tjera te zmadhuara ose jo, i evitoj ti lexoj sepse nuk pres leksione nga ti.
    Dhe nuk ofendoj njeri ne kete mes, kush e hedh gurin , i vjen ballit prap !

    Tema ishte si pergatitemi per vdekjen?
    Pse duhet te ushqehet njeriu me frymen e e frikes, sikur ai te detyrohej te bente nje veprim qofte te mire, jo sepse ai e ndjen, por se ai duhet ta beje ndryshe ai do te gjykohet. Nuk i del jeta njeriut per tu gjykuar, munduar , ropatur, por duhet te tmerrohet dhe per vdekjen, te bej mire se do vdesi dhe nuk do e fale allahu. Dmth allahu te fal po te jesh hipokrit, ti besh gjerat per interes te miresise se tij. Po perse valle? A nuk mendon ai per te gjithe bijte e tij, a nuk eshte i gjithmeshirshem?

    A nuk eshte besimi burim i qetesise shpirterore, perse e trajtoni si nje tmerr qe duhet evituar.

    Edhe dicka tjeter, te duhen apo jo idete ty, kemi lirine e mundshme te pyesim dhe te ndajme mendime mes temave te forumit, njehere qe ato nuk permbajne ofendime apo diskriminime (siç beni ju) E ju mbetet qefi kur ju quajne talebane !
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #7
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin

    A nuk eshte besimi burim i qetesise shpirterore,

    Edhe dicka tjeter, te duhen apo jo idete ty, kemi lirine e mundshme te pyesim dhe te ndajme mendime mes temave te forumit, njehere qe ato nuk permbajne ofendime apo diskriminime (siç beni ju) E ju mbetet qefi kur ju quajne talebane !
    Perla, a e din se pse jeni duke vuajtur ju, bash për këtë arsye se ju mungon besimi, se po të besoje nuk do bëshe një pyetje të tillë sepse do ta kuptoje temën e lartëpërmendur. Se metëvërtetë për besimtarin nuk është ashtu siç e mendon ti Perla për negativitet, por përndryshe ai qetësohet dhe përkujdeset për veprat e tija.
    Po nuk e dij se çfarë përgjigje ju doni t'ju japim përderisa nuk e keni lexuar temën në përgjithësi dhe ta kuptoni mirë si një besimtare dhe jo si jobesimtare, sepse jobesimtarët as nuk kanë për me e kuptuar kurrë, se ky është nji vyrtyt që e gëzojnë vetëm besimtarët, Elhamdulilah.

    Sa për atë që the se ne na thresin në emra të ndryshme, as që më bëhet vonë, se ka shumë qen që lehin rrugës dhe me ja vu veshin çdonjërit do të bëhesh si ata. Le ti lamë qentë të lehin dhe karavani le të vazhdon rrugën. Mua më mjafton All-llahu s.v.t. dhe tek Ai e gjejmë gjykimin e drejtë.

    Mbetsh mirë dhe shpresoj se nuk do më kërkosh më sqarim për këtë temë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 05-07-2010 më 10:53

  8. #8
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Gri sallate pra, ne je i zoti pergjigju pyetjeve , te tjerat nuk jane me interes .
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #9
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Mbasi e grita sallatën shko e haje atëherë se metëvërtetë do të bëjë mirë.

  10. #10
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Prap pa pergjigje? saaa kottttttt. heres tjeteter te jesh me shume i pergatitur lol
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •