Pullazxhiu i Amerikes do te financoje Vetevendosjen?
Samstag, März 27, 2010
Njeriu qė di tė mbledhė miliona dollarė nė kohė rekorde pėr qėllime pėrkrahjeje, ka kthyer shikimin nga lėvizja Vetėvendosje.
Lėvizjes qė e drejton Albin Kurti i ka ofruar mundėsinė e pėrkrahjes financiare biznesmeni shqiptaro-amerikan Florin Krasniqi.
Por, ai ka njė kusht. Insiston qė Vetėvendosja ti hyjė garės pėr tė marrė pushtetin nė Kosovė, mundėsi kjo qė drejtuesit e kėsaj lėvizjeje e kanė paralajmėruar prej muajsh.
Personalisht jam nė relacione shumė tė mira me Albin Kurtin dhe me lėvizjen Vetėvendosje. Sugjerimi im ėshtė qė ti futen garės politike, sepse nga pozita qė janė ėshtė vėshtirė ta ndryshojnė situatėn, i ka thėnė Kohės Ditore nėpėrmjet telefonit afaristi nga Kosova i cili jeton nė New York. Sugjerimet vijnė me ndihma. Dhe, nėse unė e ndihmoj financiarisht, kėtė do ta bėj nė mėnyrė krejt transparente, ka thėnė Krasniqi.
Nė vitet e krizės sė Kosovės, Florin Krasniqi, qė njihet si pullazxhiu i Amerikės, pati mbledhur rreth 30 milionė dollarė nga komuniteti shqiptar nė SHBA dhe mė pas i ofroi si ndihma pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Edhe vetė ishte pjesė e kėsaj guerileje. Madje, kishte mbėrritur tė importonte snajperė nga Amerika, me tė cilėt do tė luftohej regjimi i Slobodan Milosheviqit.
Formacioni ushtarak qė para 10 vjetėsh e ka ndihmuar, politikisht ėshtė drejtuar nga Hashim Thaēi. Thaēi tash ėshtė kryeministėr i vendit, ndėrsa Krasniqi nuk po shpreh bindjen se udhėheqėsit kosovarė tė pasluftės janė treguar tė suksesshėm nė drejtimin e timonit tė shtetit.
Ai i jep tė drejtė Vetėvendosjes, lėvizje qė prej vitesh paraqet zėrin mė tė zhurmshėm opozitar ndaj secilit pushtet. Madje, pos konceptit ndryshe pėr qeverisje tė vendit, ka pėr objektiv ndryshimin e Kushtetutės dhe realizimin e tė drejtės sė kosovarėve pėr vetėvendosje, qė nėnkupton organizimin e njė referendumi pėr deklarimin e kosovarėve nėse duan tė bashkohen me Shqipėrinė.
Tė gjithė duhet tė ndryshojnė qasjen ndaj Vetėvendosjes dhe tė shndėrrohen nė konstruktivė, sepse deri tash nuk kanė qenė tė tillė. Unė kam admirim pėr ta. I kam ndihmuar pak, por jo seriozisht, ka treguar Krasniqi. Nėse ajo vendos tė hyjė nė garė, mund tė ulemi dhe tė flasim pėr mbėshtetjen e ardhshme. Paratė qė jepen nė politikė duhet tė jenė transparente, shton ai.
Albin Kurti, lider i Vetėvendosjes, ka treguar se Florin Krasniqi i ndihmon pėr disa shpenzime. Me tė thotė tė jetė takuar dhe tė ketė biseduar pėr situatėn nė Kosovė dhe domosdoshmėrinė e ndryshimeve shoqėrore dhe politike.
Parimisht dhe konceptualisht ai pajtohet me ne. Florini dėshiron qė Kosova dhe populli i saj tė pėrparojnė. Ai ėshtė shumė i pakėnaqur me sjelljen e politikanėve dhe zyrtarėve tė lartė nė Kosovė, me keqpėrdorimet dhe papėrgjegjėsinė e tyre, ka treguar Kurti.
Florini ka kontribuar shumė pėr luftėn ēlirimtare dhe ai dėshiron qė Kosovėn ta shohė ashtu siē e deshėn dėshmorėt e kombit.
Por, insiston se bashkėpunimi me njerėz tė ndryshėm e tejkalon vullgaritetin e parasė, dhe synon pėrherė rritjen e njė bashkėpunimi cilėsor gjithėpėrfshirės. Nė kėtė drejtim, Kurti thotė se edhe Florini do ta rrisė kontributin dhe pėrkrahjen pėr Vetėvendosjen nė tė ardhmen, nė funksion tė rritjes sė aktivitetit.
Organizatat joqeveritare rrallė flasin pėr burimet financiare tė tyre. Nė Vetėvendosje kanė thėnė se burimi kryesor i financimit ėshtė nga pagesa e anėtarėsisė dhe nga biznese tė vogla qė, mė parė se me tė holla, i ndihmojnė me shėrbime falas: fotokopjime dhe letėr, shtypje posterėsh dhe fletushkash, qira tė zbritur shumė ose falas pėr zyrat nėpėr Kosovė, etj. Nė kėtė lėvizje thonė se rritja e pėrkrahjes ndaj tyre ėshtė pėrcjellė me shtimin e numrit tė anėtarėve tė rinj, por edhe me rritje tė pėrkrahjes materiale, ndonėse jo nė masėn sikur e para.
Albin Kurti ka treguar se, prej kur kanė publikuar mundėsinė pėr tiu rrekur garės pėr pushtet nė zgjedhjet e ardhshme nacionale, shumė personalitete kanė shprehur interesimin pėr tė qenė nė ekipet qė do tė mundėsonin ndryshimet qė pretendojnė tė mbėrrihen.
Jemi nė kontakte dhe bisedime me ekspertė tė ndryshėm nė kuadėr tė forcimit tė komiteteve tona. Nė anėn tjetėr, po na afrohen e po iu afrohemi shumė njerėzve tė respektuar, patriotė tė etshėm pėr ndryshime gjithandej nėpėr komunat e Kosovės, pėr ta fuqizuar organizimin tonė, ka treguar Kurti. Dhe kjo nuk lidhet domosdoshmėrish vetėm me mundėsinė qė lėvizja Vetėvendosje tė vendosė pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje, por ka tė bėjė shumė edhe me zhgėnjimin nė proceset dhe partitė e institucionet aktuale politike nė Kosovė, si dhe me humbjen e durimit tė gjendjes ekzistuese nė vend, shprehet Kurti.
Ėshtė njė ēėshtje tjetėr qė kritika jonė politike, ekonomike dhe sociale pėrgjithėsisht pranohet gjithnjė e mė shumė, ka thėnė ai. Kjo nuk ėshtė e veēantė pėr ndėrkombėtarėt.
Prandaj, pėr tė mos pasur nevojė tė kritikojnė, tash kanė zgjeruar debatin pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje. Sipas Kurtit, aktualisht po diskutohet nė tė gjitha qendrat dhe instancat e lėvizjes, ēėshtja e strategjisė pėr realizimin e qėllimit: vetėvendosjen e popullit tė Kosovės. Koncepti dhe qėllimi mbetet po ai, ka insistuar Kurti, porse po diskutohet pėr mundėsitė e pasurimit tė mėnyrave, pėrkatėsisht mundėsinė qė tubimeve publike, aksioneve protestuese dhe demonstratave tu shtohet edhe mundėsia e pjesėmarrjes nė zgjedhje nė tė ardhmen.
Po i identifikojmė pėrparėsitė dhe mangėsitė, dobitė e dėmet qė do tė mund ti shkaktoheshin synimit tonė, por edhe Kosovės nė pėrgjithėsi, me rastin e pjesėmarrjes sonė nė zgjedhje. Pra, pėr ndryshimet qė synojmė ti arrijmė, pėrpjekjet jashtinstitucionale ti sinkronizojmė me ato nė institucione, duke ia shtuar tė parės kėtė tė dytėn. Po shpalosen mendimet dhe idetė e aktivistėve dhe po diskutohen bashkėrisht ato mandej , ka deklaruar lideri i Vetėvendosjes. Ky ėshtė njė debat i gjerė e i thellė qė do tė zgjasė disa muaj. Nuk duam tė ngutemi. Pėr dallim nga institucionet dhe partitė ku mungon demokracia, ne duam ta respektojmė dhe kultivojmė demokracinė e brendshme. Duam qė vendimi ynė tė jetė i drejtė dhe sa mė cilėsor, ka shtuar ai.
Lėvizja tashmė ka bėrė komitete dhe sekretariate, nė strukturėn organizative. Ėshtė diēka e ngjashme sikur ėshtė parė te partia e kryeministrit Thaēi, PDK-ja, sa ka qenė nė opozitė. Ajo kishte formuar Qeverinė nė hije qė i bėnte oponencė qeverisė sė drejtuar pėr njė mandat nga AAK-ja e liderit tė tashėm opozitar, Ramush Haradinaj.
Albin Kurti nuk insiston se me formimin e komiteteve dhe sekretariateve nuk kanė dashur tė kopjojnė dikė. Lėvizja, sipas tij, ka bėrė analiza, ka shprehur qėndrime, ka ofruar zgjidhje e ide, ka ndėrmarrė aksione dhe ka mbajtur tubime e demonstrata pėr ēėshtje tė ndryshme nė Kosovė dhe e konsideron tė domosdoshme qė politikat ti konsolidojė nė programe tė caktuara.
Ato duhet tė pėrpilohen, tė prezantohen dhe tė mbrohen nga njerėz tė profileve tė veēanta. Pėr kėtė qėllim nevojiten hulumtime dhe diskutime shtesė. Prandaj i kemi krijuar komitetet, si shprehje e politikave tė lėvizjes. Nė anėn tjetėr, kemi lėvizjen si organizatė: sekretariatet e ndryshme, tė cilat forcojnė strukturėn dhe zgjerojnė rrjetin e aktivistėve, ėshtė shprehur Kurti. Struktura jonė nuk modelohet nė asnjė parti politike tė Kosovės. Thėnė tė drejtėn shumica e partive politike tė gjitha kėto qė konsiderohen si tė mėdha kanė dėshtuar nė shumė aspekte. PDK-ja kurrsesi nuk ėshtė modeli ynė.
Kurti ka thėnė se lėvizja Vetėvendosje ka koncept tėrėsisht tė ndryshėm politik nga kėto parti dhe bashkėpunim tė tjetėrllojtė me qytetarėt. Bazuar nė kėtė, ka paralajmėruar njė strukturė tė ndryshme nga partitė politike.
Pėr partitė kryesore nė vend Albin Kurti ka folur me pėrbuzje.
Mirėpo, biznesmeni shqiptaro-amerikan, Florin Krasniqi, qė ka deklaruar mundėsinė e pėrkrahjes financiare pėr Vetėvendosjen, e ka paralajmėruar Kurtin se nuk do ta ketė tė lehtė nė garė. Personalisht, ai nuk do qė tė jetė aktor politik nė Kosovė.
Po tė hyjė Vetėvendosja nė garė, ėshtė shumė zor pėr ta. Politika nė Kosovė ėshtė gangsterizuar. Do tė jetė shumė zor pėr tė garuar me parti tė bashkėngjitura me krimin, ka vlerėsuar Krasniqi. Unė nuk e shoh veten nė politikė. Personaliteti im nuk pėrkon me jetėn politike nė Kosovė, ka thėnė ai
Krijoni Kontakt