Në Lubozhdë zbulohet lapidari për dëshmorët Hajrush Elezaj dhe Feriz Blakaj
Istog, 3 korrik- Të shtunën pasdite , në lagjen Januzaj, fshati Lubozhdë, janë përkujtuar dëshmorët e lirisë Hajrush Elezaj dhe Feriz Blakaj, të cilët 11 vjet më parë u vranë në një betejë të përgjakshme në luftë kundër forcave armike, si pjesëtarë të “Brigadës 133” Ardian Krasniqi”, ZO e Dukagjinit, ndërkaq në fund të këtij tubimi përkujtimor është zbuluar edhe lapidari i ngritur për këta dy dëshmorë të lirisë.
Është nder i veçantë për lagjen Januzaj që të zbulojnë dhe të bëhen me përmendoren e e dy dëshmorëve të lirisë, të cilët 11 vjet më parë ranë për liri kundër forcave armike” ka thënë Januz Januzaj, ish- zv. komandant në Brigadën 133” A, Krasniqi” të UÇK-së, ndërsa më pas ka shpalosur edhe biografitë e dëshmorëve, duke folur me theks të veçantë edhe për guximin dhe heroizmin e tyre të treguar gjatë luftës.
I privilegjuar dhe i nderuar , siç tha, është treguar të flas në këtë tubim përkujtimor edhe gjenerali Daut Haradinaj, i cili është ndier i kënaqur që këtë ditë po u zbulohet edhe lapidari i përjetësisë dy bashkëluftëtarëve të tij të lirisë. “ S’ ka pëllumb toke që nuk është mbuluar me eshtrat e ushtarëve të lirisë dhe nuk kemi tokë me dhanë. Jemi të gatshëm në çdo kohë t’ i mbrojmë vlerat e luftës dhe të dëshmorëve të lirisë” ka theksuar gjenerali Haradinaj.
Ndërkaq, Pren Marashi, nga SHVL të UÇK-së, ka shprehur bindjen e tij se” ata që nuk e çmojnë gjakun e dëshmorëve , janë ata që nuk i çmojnë as vlerat e luftës “.
Në fund të tubimit përkujtimor gjenerali Daut Haradinaj bashkë me vëllezërit e dëshmorëve Smajl Elezaj dhe Halil Blakaj, kanë bërë zbulimin e lapidarit të ngritur tek Ura e Januzajve, në vendin e flijimit për atdhe, të dëshmorëve Hajrush Elezaj dhe Feriz Blakaj. /koha/
Krijoni Kontakt