Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Banka Islamike: Partneritet afatgjatë me Shqipërinë



    Banka Islamike: Partneritet afatgjatë me Shqipërinë

    Zëvendëspresidenti i Bankës Islamike për Zhvillim, Birama Sidibe, gjatë një takimi me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu interesim për një partneritet afatgjatë me Shqipërinë.


    Sipas njoftimit zyrtar nga Kuvendi, Sidibe tha se transformimet në Shqipëri janë impresionuese, ndërsa vlerësoi rritjen pozitive ekonomike të vendit, zhvillimin ekonomik në përgjithësi dhe arritjet e këtyre viteve.

    “Bashkëpunimi me Shqipërinë është një model edhe për vendet e tjera. Jemi shumë të kënaqur që kemi realizuar një sërë projektesh shumë të rëndësishme, por mbi të gjitha shumë të suksesshme", theksoi Sidibe.

    Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit falënderoi Sidibe për mbështetjen që kjo Bankë, e cila bashkëpunon në 56 vende, ka ofruar në realizimin e shumë projekteve në infrastrukturë e sektorë të tjerë. Dy bashkëbiseduesit e vunë theksin në mundësitë e bashkëpunimit me projekte konkrete, jo vetëm në infrastrukturë, por dhe në energjetikë e në projektet e gazsjellësve transnacionalë.

    "Shqipëria po jeton momente shumë të mira të zhvillimit ekonomik dhe është ndër pak vendet në botë me rritje pozitive. Ky vend ofron potenciale të mëdha dhe mbi të gjitha një klimë shumë të favorshme për një biznes të sigurt për investitorët e huaj", tha Topalli. /Start/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Bankat islamike evropiane
    Kriza e fundit që përfshiu ekonominë botërore ka ndikuar të bëhen ndryshime të mëdha në sistemin ekzistues bankar i cili ishte shkaktari i recesionit. Në mënyrë serioze, ekspertët financiarë sugjeruan që gjatë ndryshimeve të ardhshme të sistemit bankar perëndimor të shqyrtohen dhe adaptohen disa segmente të bankave islamike. Bankat islamike, për shkak të ndërtimit dhe funksionimit të tyre të veçantë, nuk e përjetojnë asnjëherë krizën e cila vazhdimisht i kërcënohet sistemit bankar perëndimor. Për shkak të mosekzistimit të kamatave, bankat islamike nuk janë kurrë në rrezik të falimentimit. Natyrisht që i tërë sistemi bankar islamik nuk është i mundshëm të aplikohet në sistemin modern bankar perëndimor për arsye të shumta.

    Megjithatë, ka kohë që në Evropë, SHBA dhe gjetiu në Perëndim, disa banka, tërësisht ose pjesërisht, funksionojnë mbi sistemin islamik të ndërtuara nga ligjet e sheriatit. Në fillim të viteve të 90-ta, në Britani të Madhe u bë me dije ekzistimi i këtyre bankave. Për shkak të rëndësisë financiare që ka Londra në sistemin global ekonomik dhe financiar, këto banka filluan të funksionojnë në kryeqytetin britanik i cili është edhe kryeqyteti botëror financiar. Në vitin 1993, gazeta e fuqishme “The Finacial Times”, bëri me dije se disa banka perëndimore kanë zënë vend të rëndësishëm në këtë fushë duke u angazhuar në tregun financiar në aspektin e transaksioneve financiare islamike të cilat kryesisht janë angazhuar në blerjen e aeroplanëve dhe anijeve. Doli në shesh që bankat e mëdha, siç janë Kleinwort Benson, ANZ Grindlays dhe Citibank, zbatojnë mënyrën e kostos dhe të financimit por edhe aspektet e transaksioneve me të madhe. Këto banka të rëndësishme në ekonominë e botës, brenda vetes, kanë themeluar njësi të specializuara islamike.

    Këto njësi veprojnë në mënyrë të ndarë nga sistemi i përgjithshëm bankar duke e zgjuar një interesim të madh në financimin tregtar që ka të bëjë me transaksionet e mallrave siç është nafta, prodhimet tjera petrokemikale, prodhimet bujqësore, shitblerjen e aeroplanëve, tankerëve dhe mjeteve tjera për prodhim.

    Këto banka, gjatë dy decenieve të fundit, kanë funksionuar mbi sistemin e ligjeve të sheriatit pa ndonjë problem. Madje, për shkak të fitimeve serioze financiare, aktiviteti i tyre edhe sot është në rritje. Brenda tyre funksionon edhe një numër i madh i ekspertëve të ekonomisë dhe atyre juridik që bëjnë interpretimin e të drejtës islamike (sheriatit) dhe sugjerojnë zbatimin e normave të këtij sistemi juridik. Madje, Kleinwort Benson ka paralajmëruar se është duke u përgatitur që të zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e tregtisë financiare dhe në akomodimin e transaksioneve në lidhje me prodhimet e tjera. Disa njësi të këtyre bankave janë duke hulumtuar

    mundësitë e formimit të tregut islamik për mallra. Udhëheqësit e këtyre bankave kanë deklaruar se tregu islamik i mallrave dhe sistemi interbankar do të mundësonte zhvillim të madh të mënyrave të investimeve bankare afatmesme dhe afatgjata.
    Përfshirja e këtyre bankave perëndimore në sistemin bankar islamik daton që nga vitet e 70-ta të cilat ishin vitet kur filloi të lulëzojë tregtia e naftës e të cilat vite ndryshe quhen edhe lulëzimi i viteve të “petro-dollarit”. Transaksioni i parë i kësaj natyre u bë nga Kleinwort Benson në vitin 1982.

    Kleinwort Benson është një bankë e themeluar fuqishëm që moti në marrëdhënie tregtare dhe e lidhur ngushtë me familjet e mëdha tregtare, kryesisht arabe, në Lindjen e Mesme. Pra, klienti i kësaj banke është i bazuar kryesisht në vendet e Gjirit Persik, por kjo bankë për klientët e saj është angazhuar edhe në Azi, Afrikë Veriore sikur edhe në të gjitha vendet e industrializuara perëndimore.

    ANZ Grindlays është një bankë perëndimore (britanike) tjetër e cila me shpejtësi të madhe është duke u bërë faktori kryesor në sistemin bankar të Pakistanit. Një bankë tjetër islamike, Al-Rajhi Investment and Banking Corporation, është e angazhuar në aranzhimet e dhënies me qira të aeroplanëve klientëve jomyslimanë. Një bankë e këtillë është edhe Gatehouse Bank.

    Në vitin 1997, në Britani të Madhe, shumë banka të këtij shteti kanë lansuar sistemin e hipotekave që funksionojnë mbi parimet e sheriatit. Kjo ndodhi pas lajmërimit të United Bank of Kuwait PLC, e cila kishte vendosur që myslimanëve t’u ofronte kredi (natyrisht, pa kamatë) për të blerë shtëpi. Pastaj, bankat kryesore britanike kanë nxituar që myslimanëve t’u ofrojnë shërbime bankare të rregulluara sipas sheriatit. Lloyds dhe NatWest kanë themeluar njësi të veçanta brenda vetes për të ofruar shërbime të këtij lloji për myslimanët britanikë dhe ata jobritanikë. Një veprimtari e këtillë është dëshmuar si tejet profitabile për bankat pasi që klientët refuzojnë t’i marrin kamatat.

    Së voni, nga momentet e daljes nga recesioni, këto elemente pozitive të sistemit bankar islamik janë lavdëruar para publikut apo klientëve bankarë në Perëndim. Reuters ka raportuar se kriza e fundit është zbutur nga shuma prej 1 bilion dollarësh që ka prezantuar sistemi bankar islamik në industri dhe në tregun financiar të Perëndimit.

    Derisa bankat konvencionale perëndimore janë duke i shëruar plagët e humbjeve që arrijnë shifrën 400 miliardë dollarë, bankat islamike, apo ato që funksionojnë duke i zbatuar disa nga parimet islamike, kanë mbetur të paprekur nga kriza.

    Natyrisht që në Perëndim nuk është e mundur që në tërësi të zbatohet sistemi bankar islamik, por ekspertët e kësaj fushe kanë rekomanduar për aplikim të disa nga këto parime që do të përmirësonin kushtet e tanishme në tregun global financiar.
    BAC, SU KRY

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Edhe Disa informata reth Sherbimebe bankare islamike e cila eshte duke u perhapur shum ne evrop sidomos Britani. Un jam sherbyesi i kesaj metode bankare

    Shërbimet bankare islame

    Kreditimi konsiderohet ndër shërbimet dhe aktivitetet më të rëndësishme në bankat konvencionale, sepse banka në thelbin e saj është një tregtar krediti, i cili fiton interesin e mbetur nga dallimi në mes kredi-marrjes (deponimet) dhe kredi-dhënies.

    Lexues te nderuar jemi ende në temat hyrëse rreth bankimit islam, në numrin e kaluar morëm një njohje të përgjithshme rreth bankave islame. Në numrin e kaluar gjithashtu përmendëm veprimtaritë dhe transaksionet kryesore, ndërsa tani fjalën e kemi për shërbimet, të cilat banka ua ofron klientëve për t’u ndjerë sa më komfort në transaksionet e tyre financiare, gjë për të cilat banka edhe merr komisionin (pagesën) e vet nga klienti .
    Bankat islame ofrojnë të gjitha shërbimet bankare, të cilat i ofrojnë bankat konvencionale, por me kushte dhe rregulla, të cilat i shmangen kamatës dhe nuk bien ndesh me dispozitat e përgjithshme të sheriatit, prej tyre:
    1. Koleksionimi i letrave komerciale, sikurse janë kambialet, të cilat klienti ia ofron bankës për të marrë vlerën e tyre në datën e caktuar, shërbim ky për të cilin banka merr një komision të caktuar, gjë e cila pajtohet me dispozitat e autorizimit me pagesë (komision).
    2. Kartelat e kreditit ose të debitit
    Janë karta plastike me karakteristika të veçanta dhe të dhëna personale të individit, të cilat përdoren për të blerë artikuj ose shërbime në pikat shitëse, ose për të tërhequr të holla nga aparatet përkatëse. Për kushtet e përdorimit dhe dispozita të tjera me siguri keni lexuar punimin që u publikua disa muaj më herët në këtë revistë me titullin: Paraja elektronike.
    3. Garancia bankare (dëshmia garantuese) është një marrëveshje me shkrim nga banka me kërkesë të një klienti (blerësi) për të paguar një shumë të caktuar të parave posa ta kërkojë shitësi atë nga banka (klientit) brenda një periudhe të caktuar. Ka disa lloje dëshmi garantuese, si: dëshmi garantuese fillestare, dëshmi përfundimtare, dëshmi garantuese për pagese paradhënie.
    Një garanci bankare i mundëson klientit (debitorit) për të blerë mallra, pajisje etj., dhe në këtë mënyrë ndihmon zgjerimin e aktivitetit të biznesit. Me fjalë të tjera, nëse debitori nuk arrin të shlyejë një borxh, banka do ta mbulojë atë.
    Për sa i përket komisionit që merr banka islame për këtë garanci është diskutuar disa herë për këtë në simpoziumet e ndryshme dhe janë dhënë vendime të ndryshme rreth pikave të lejuara dhe të ndaluara rreth kësaj garancie, por dijetarët janë përfundimisht unanimë, se komisioni që merret për këtë transaksion është i lejuar, nëse është në kompensim të shërbimeve administrative, edhe pse ka mendime të tjera dhe dispozita të tjera rreth kësaj lloj garancie dhe se kush është baza e tij në fikhun islam: a është vetë garancia (el kefale) apo autorizimi (el vekale), apo të dyja së bashku, inshaAllah do ta trajtojmë në një nga numrat e ardhshëm.
    4. krediti dokumentar
    Kredia Dokumentare: është një premtim nga banka në favor të klientit për t’i paguar eksportuesit vlerën e mallrave të ngarkuara (cargo) në këmbim të dokumenteve që vërtetojnë se ngarkimi (cargo) është kryer.
    Banka islame këtë transaksion e kryen në dy forma:
    a. Kur klienti ia dorëzon bankës të tërë pagesën, kurse banka e merr përsipër pagesën e mallit në valutën përkatëse kundrejt eksportuesit dhe kjo konsiderohet një shërbim për të cilën bankës i paguhet komision.
    b. Kur banka e zbaton këtë si financim i një projekti të caktuar pasi klienti të ketë dhënë një sasi të caktuar nga shuma e përgjithshme, dhe kjo realizohet si një nga format e financimit islam, si murabaha, mushareke etj.
    5. transferta monetare (suftuxheh)
    Është një nga shërbimet e ofruara nga banka për klientët e saj duke transferuar paratë nga një vend në një tjetër brenda ose jashtë, dhe Banka Islame merr një komision për këtë shërbim.
    6. Llogaria rrjedhëse është mundësia e klientit për të depozituar paratë e tij në bankë me mundësi tërheqje të tyre të pjesshme ose totale në çdo kohë. Bankës Islame i takon t’i investojë ato depozitime në emër të huas së mirë (el-kard el hasen), si dhe ajo mban të tërë përgjegjësinë e fitimit dhe humbjes dhe në atë moment që klienti kërkon tërheqjen e parave banka ia mundëson atë pa i shtuar apo pa i munguar gjë.
    7. Këmbimi valutor
    Këmbimi i valutave është një ndër transaksionet më të shpeshta të bankave islame dhe me këtë asaj i takon fitimi i dalë nga këmbimi i valutave të ndryshme në bazë të dallimeve në bursën botërore, qoftë duke i shitur apo duke i blerë valutat e huaja. Prej rregullave kryesore të këmbimit valutor është që valutat e ndryshme mund të këmbehen me kusht që këmbimi të bëhet në vendin e ngjarjes (dorë më dorë ose direkt në llogari) e jo të ketë vonim në mes të dy këmbimeve, sepse kjo është e ndaluar rreptësisht.
    8. Huaja (kredia) e mirë (el-kard el-hasen)
    Kreditimi konsiderohet ndër shërbimet dhe aktivitetet më të rëndësishme në bankat konvencionale, sepse banka në thelbin e saj është një tregtar krediti, i cili fiton interesin e mbetur nga dallimi në mes kredi-marrjes (deponimet) dhe kredi-dhënies.
    Kredia në bankën islame është pa interes, por banka islame merr një shumë simbolike të caktuar (statike) në emër të shërbimeve administrative, e jo përqindje në bazë të sasisë së kredisë apo kohës së saj. Sigurisht që kjo është një barrë për bankën islame, sepse ajo në këtë rast po përdor paratë pa kthim fitimprurës, si dhe rreziku që i kanoset nga moskthimi në kohë i disa kredive. Prandaj kreditimi në Bankat Islame është veprimtari sekondare dhe e kufizuar, por këtë e kompenson ajo që Banka Islame e jep në emër të huas së mirë, si dhe fondi të Zekatit.
    9. Kasafortat bankare
    Bankat e ofrojnë këtë shërbim për klientët e tyre në mënyrë që klienti të ketë në dispozicion një kasafortë të sigurt në të cilën do të ruante gjëra me vlerë. Banka islame për këtë shërbim merr pagesë (në emër të qiradhënies së kasafortës) dhe kjo ndryshon varësisht nga lloji i kasafortës, madhësia e saj, koha e shfrytëzimit etj.
    10. Menaxhimi i pronave
    Ky shërbim është relativisht modern në shërbimet e ofruara nga bankat për klientët e tyre, në një përpjekje për të përfituar sa më shumë klientë dhe për t’i shërbyer sa më shumë që kanë nevojë klientët. Ky shërbim sjell interesin reciprok për bankën dhe klientin. Këtu Banka mund të marrë një pagesë prej klientit të saj për një shumë të caktuar, ose me përqindje nga fitimet e realizuara në menaxhimin e këtyre pronave
    11. Autorizimi
    Banka islame në shumë aktivitete mund të luajë rolin e agjentit (të autorizuarit nga klienti) për kryerjen e transaksioneve të ndryshme dhe për këtë ajo paguhet nga klienti. Prej veprimeve që ajo kryen nën këtë nocion është themelimi i kompanive, blerja dhe shitja e aksioneve, regjistrimi i aksioneve me rastin e hapjes së kompanive aksionare, marketingu i produkteve dhe shërbimeve të ndryshme, shitblerja në emër të klientit, ndërmjetësimi në bursat botërore etj.
    12. Ofrimi i konsultave financiare dhe i studimeve ekonomike
    Banka islame iu ofron klientëve të saj përvojën financiare, studimet ekonomike dhe konsultë teknike për projekte të ndryshme, të cilat kanë nevojë, gjë për të cilën ajo paguhet sipas marrëveshjes.
    13. Pagesa e detyrimeve
    Banka islame pranon pagesat e klientëve, të cilat janë detyrime qytetare të ndryshme ndaj organeve shtetërore dhe private, si faturat e rrymës dhe të telefonit, gjobat e ndryshme, këste të ndryshme, donacione ndaj shoqatave të ndryshme, abonimet e revistave, klubeve, rezervimi i biletave, hoteleve, shpërndarja e rrogave të punëtorëve të ndonjë ndërmarrje etj.
    14. Zbatimi i testamenteve dhe ndarja e trashëgimisë
    Banka islame në shërbim të klientëve (mund të) merret edhe me zbatimin e testamenteve, si dhe ndarjen e pasurisë së klientit të vdekur trashëgimtarëve meritorë në bazë të rregullave dhe dispozitave të sheriatit islam. Banka këtë mund ta bëjë në mënyrë vullnetare, si besnikëri ndaj klientit, por edhe mund të kërkojë një pagesë të caktuar kundrejt shërbimit jo të domosdoshëm ndaj klientit. Këto pra ishin shërbimet kryesore, të cilat ua ofron banka islame klientëve të saj, në mënyrë që të jetë në një hap me kohën dhe t’u mundësojë klientëve të gjitha shërbimet e mundshme financiare, duke mos u ndeshur aspak me Ligjin e Allahut të Lartësuar
    Në numrin e ardhshëm do të bëjmë një përmbledhje të temave të kaluara, duke treguar dallimet kryesore në mes bankave konvencionale dhe atyre islame.
    BAC, SU KRY

  4. #4
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Banka Islamike: Partneritet afatgjatë me Shqipërinë
    Më në fund! Fundi i odisesë së gjatë e rraskapitëse të halleve e problemeve të shqiptarve!




    "Shqipëria po jeton momente shumë të mira të zhvillimit ekonomik dhe është ndër pak vendet në botë me rritje pozitive. Ky vend ofron potenciale të mëdha dhe mbi të gjitha një klimë shumë të favorshme për një biznes të sigurt për investitorët e huaj", tha Topalli.

    hahahahahahaahahaha batuta e vitit 2010 kjo

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Percaktoini gjerat.Banca islamike çfar eshte,e kujt shteti o privati o perfaqesi shtetesh etj etjerfaqeson gjithe vendet Arabe o Islame...etj etj
    Nuk jane te gjitha Bankat islamike njesoj.Nuk eshte njesoj Dubai me Sudanin.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Percaktoini gjerat.Banca islamike çfar eshte,e kujt shteti o privati o perfaqesi shtetesh etj etjerfaqeson gjithe vendet Arabe o Islame...etj etj
    Nuk jane te gjitha Bankat islamike njesoj.Nuk eshte njesoj Dubai me Sudanin.

    BUxheti Islam

    Një pasqyrë nga koha e Muhamedit alejhi selam
    Do të ishte shumë e rëndësishme që të shikohet nga një perspektivë islame se cilat janë burimet për formimin e
    buxhetit të shtetit dhe ku duhet të shpenzohet ai buxhet?



    Buxheti shtetëror në sistemin modern në përgjithësi ndahet në dy lloje: buxheti rrjedhës dhe buxheti kapital.
    - Buxheti rrjedhës përgatitet për financimin e shpenzimeve në administratën civile, mbrojtje, shpenzimet buxhetore dhe shpenzimet e kësaj natyre.
    - Ndërsa, buxheti kapital përgatitet për financimin e projekteve kapitale; ndërtimi i infrastrukturës, institucionet edukative, telekomunikacion, infrastrukturë rrugore, hekurudhave etj.
    Buxheti i shtetit në një sistem islam është pak me ndryshe nga ai që u përmend. Të gjitha të ardhurat nga pagesa e Zekatit dhe sadakaja transferohen në bayt al-mal(thesari shtetëror) për financimin e projekteve të mirëqenies sociale për kategoritë e varfra dhe të nevojshme. Kurse të ardhurat tjera nga taksat e ndryshme, dedikohen për financimin e projekteve të administratës civile, mbrojtjes, projekteve për zhvillim ekonomik, pagesa e borxheve të shtetit (nëse ekzistojnë), etj. Kjo shpjegon se buxheti i shtetit Islam ndahet në dy lloje tjera: 1. buxheti për mirëqenie sociale dhe 2. buxheti gjeneral.[i]
    Atëherë, si është zhvilluar ky sistem në kohën e Pejgamberit a.s.? Ky artikull ka për qëllim të diskutoj këtë çështje të rëndësishme.
    Ditët e para te Islamit
    Kur’ani dhe Sunneti kanë dhënë instruksione të qarta në lidhje me politikën shtetërore rreth formimit të buxhetit dhe shpenzimit të tij. Në kohën para-islame, të ardhurat e shtetit janë konsideruar të ardhura personale për udhëheqësin e shtetit, mirëpo me ardhjen e Muhamedi a.s., ai e konsideroi të ndaluar zakatin për vete dhe për familjen e tij.
    Ashtu si është e ditur, kur Islami ka filluar të predikohet, nuk ka qenë fe shtetërore, përkundrazi është dashur të luftoj kundër shumë fenomeneve negative për të mbijetuar. Numri i simpatizuesve është rritur në mënyre graduale, por ky numër i vogël i myslimanëve nuk kishin siguri për ekzistencë, e lëre më të organizojnë diçka në nivel më të lartë. Mësimet Islame ishin të bazuar në nivelin më të lartë të moralit, andaj është normale që Pejgamberi a.s. i ka udhëzuar shokët e vet që të japin lëmosh (sadaka). Këtë e argumenton edhe Kur’ani, ku në kaptinat të cilat janë zbritur në periudhën mekase, përmenden edhe termet zekat (pastrim, rritje; që do të thotë të dhënit e pasurisë së rritur, për ta pastruar atë), sadaka (lëmoshë, vërtetësi: që do të thotë argument i besimtarit të vërtetë), hakk, (e drejta, do të thotë nëse lëmosha është e drejta e të varfrit, atëherë kjo është detyrë e të pasurit për ta dhënë atë). Nafakah, (shpenzim në rrugën e Allahut).
    Të gjitha këto kontribute janë dhënë në mënyrë private, e jo në mënyrë të organizuar nga autoritetet qendrore.
    Organizimi pas Hixhretit
    Me kalimin nga Meka në Medinë gjendja e myslimanëve ka ndërruar krejtësisht. Atje themeluan shtetin, kishin lirinë të jetojnë ashtu si dëshironin, pa pasur persekutime dhe frikë. Shteti i cili u themelua në Medinë, nuk ishte një vazhdimësi e diçkaje që ka ekzistuar apo një ndërrim dinastie, por ishte një evolucion prej organizimit fisnor, në një rregull superior të shoqërisë, në fillim një qytet-shtet, kurse një shtet i gjerë më vonë. Natyrisht, çdo gjë është dashur të themelohet prej fillimit, sepse personat në udhëheqje, Muhamedi a.s. dhe pasuesit e tij, nuk patën trashëguar ndonjë traditë qeverisjeje apo institucione administrative. Në aspektin e financimit të administratës është bërë një zhvillim gradual, duke filluar me rekomandime, e duke përfunduar në obligime të mbështetura me tërë forcën që një shoqëri mund të këtë.
    - Menjëherë pas shpërnguljes, një nga prioritet ishte rehabilitimi i të shpërngulurve dhe vëllazërimi në mes veti.[ii]
    - Në fazën e dytë, vërehet një sistem i organizuar për shpërndarjen e lëmoshës. Pejgamberi a.s. i mblidhte ato vet, e pastaj i shpërndante te njerëzit e nevojshëm.
    - Në fazën e tretë, lëmosha bëhet obligim shtetëror, një taksë e vërtet dheibadet (adhurim ndaj Zotit).
    - Ndërsa në fazën e katërt, organizimi i mbledhjes dhe i shpërndarjes bëhet nga ana e zyrtarëve të shtetit, dhe kjo sipas disa dokumenteve ka ndodhë në vitin e 8 hixhrij.
    Natyra e zekatit dhe sadakasë
    Edhe pas shpërnguljes nga Meka në Medinë, termet e lartpërmendura (zekat, hakk, sadakah) nuk janë ndërruar apo zëvendësuar me terme të tjera, por është ndërruar domethënia e tyre. Në Meke, këto terme nënkuptonin lëmoshën, kurse në Medinë, këto terme janë përdorur për një detyrim të caktuar, sikurse namazi dhe agjërimi. Ndërsa termi nafakah apo infak, është përdorur në kuptimin njësoj si në Meke, dhe ka kuptimin e lëmoshës në mënyrë vullnetare sipas mundësive dhe vullnetit të personave.
    Të gjitha këto termet, zekat, hakk dhe sadakah për qëllime praktike mund të merren si sinonime që kanë kuptim edhe si taksa të shtetit, ku ndaj personave të cilët nuk i kanë zbatuar janë paraparë sanksionime të ndryshme. Të gjitha këto terme që u përmenden deri më tani janë burime të shtetit vetëm nga popullsia myslimane, ndërsa të ardhurat prej jomyslimanëve janë njohur me termat haraxh, ganimeh, etj.
    Zekati dhe sadakaja e kohës së Pejgamberit a.s. ka përfshirë jo vetëm taksat në para të gatshme, por edhe taksat në prodhimet e tokës dhe në shtazët shtëpiake (dele, dhi, lopë dhe deve); aty janë përfshi edhe taksat në bletari, minerale (posaçërisht ari dhe argjendi) dhe të ngjashme. Me fjalë përmbledhëse zekati dhe sadakaja kanë përberë komplet të ardhurat e shtetit në kohën e Muhamedit a.s. derisa paguesit kanë qenë vetëm myslimanët.
    Tarifat e taksave
    Kur’ani nuk e ka caktuar tarifën e çmimit për tu taksuar në artikuj të ndryshëm që i kanë takuar myslimanëve. Kjo heshtje është një indikator i elasticitetit apo fleksibilitetit të rregullave Islame në këtë temë. Para 14 shekujsh, vendet arabe nuk kanë prodhuar shumë, duke pas parasysh kushtet klimatike. Toka e përdorur për kultivimin e agrikulturës, e cila ka prodhuar, i është nënshtruar rregullit të tokës e cila ka paguar zekatin e një të dhjetës, nëse ka arritur të prodhojë një sasi të caktuar të produkteve. Zekati i këtyre prodhimeve është paguar në mall në kohën e korrjeve. Duhet të cekim këtu se Zekati i monedhave paguhet 2.5 % dhe se ky zekat apo taksë paguhet në kursime, e jo në të ardhura.
    Përveç këtyre, ka pasur edhe të ardhura tjera për shtetin, taksa mbi importin, e cila është ngarkuar mbi të huajt. Në Medinë në atë kohë ka qenë e njohur tregtia ndërkombëtare. Tregtarët e huaj dërgonin artikuj të ndryshëm për të cilët artikuj kanë paguar një lloj takse mbi importin. Përveç kësaj ka ekzistuar edhe një lloj takse për ata të cilët nuk kanë kryer shërbim në ushtri, ata kanë paguar një taksë për tu siguruar. [iii]
    Shpenzimi i të ardhurave të shtetit (parasë publike) sipas Kur’anit
    Në kaptinën e 9 verseti 61, Kur’ani në mënyre shumë precize e sqaron se ku duhet të shpenzohen të ardhurat e shtetit.
    “Sadakaja (d.m.th. taksat të cilat vijnë nga myslimanët) janë të destinuara vetëm për: të varfrit (fukara) nga myslimanët, të varfrit nga të huajt por që banojnë aty (mesakin), për punonjësit të cilat i mbledhin taksat, për ti përfituar zemrat e tyre (në Islam), për lirimin e robërve dhe të burgosurit e luftës, për t’iu ndihmuar atyre të mbyturve ne borxhe, në rrugë të Allahut, dhe atij që ka mbetur në rrugë; ky është një obligim nga Zoti dhe Zoti është i Gjithëdijshëm, i Urte.”
    Një shpjegim i shkurtër i këtij vërseti Kur’anor do të ishte i nevojshëm.
    Fukara apo i varfri nga myslimanët nuk ka nevojë për sqarim.
    Mesakin, ky term i referohet jo-myslimanëve por që jetojnë në shtetin mysliman, këtë e vërteton edhe shpjegimi dhe praktika e Omerit r.a..
    Punonjësit të cilat janë të angazhuar me mbledhjen e taksave pagat e të cilëve merren nga ky fond, kjo nuk nënkupton vetëm ata të cilët mbledhin e që janë të angazhuar me mbledhjen e taksave, por edhe ata të cilët punojnë si kontabilistë, auditor dhe e bëjnë shpërndarjen e tyre.
    Për ti përfituar zemrat e tyre.- kjo pjesë mund të ketë një interesim të veçantë, ato ndahen në katër grupe:
    a. E para, janë ata të cilët zemrat e tyre janë për tu përfituar për t’i bërë ata që t’i vijnë në ndihmë myslimanëve.
    b. E dyta, për t’i përfituar zemrat, për t’i ndaluar nga ndonjë dëm që mund të bëjnë kundër myslimanëve.
    c. E treta, për ti përfituar zemrat e atyre që të hyjnë në Islam.
    d. E katërta, që me përfitimin e zemrave të tyre të bindin popullin e tyre apo fiset e tyre për të hyrë në Islam. Kështu që, është e lejuar që kushdo që i takon këtyre grupeve duhet të jetë përfitues i kësaj kategorie të zekatit pa marr parasysh a është mysliman apo jo-mysliman.
    Për lirimin e robërve dhe të burgosurit e luftës.- buxhetit shtetëror i është dashur të ndaj një shumë për lirimin e robërve të luftës, të cilët janë zënë në fillim si të burgosur të luftës.
    Për t’iu ndihmuar atyre të mbytur në borxhe.- kjo kategori është mjaftë e gjerë. Përveç ndarjes nga buxheti shtetëror, kësaj kategorie duhet dhënë edhe hua pa kamatë nën përkujdesjen e qeverisë gjë që kishte me kontribuar edhe në eliminimin e kamatës në vend.
    Në rrugë të Allahut.- është gjithashtu një term shumë përfshirës, ku mund të përfshihen që nga dhënia për ushtrinë e vendit, e deri te dhënia e granteve në ndihmë të studentëve. Dhe grupi i fundit,
    atij që ka mbetur në rrugë.- mund të ndihmohet me pagesë të udhëtimit, sigurim të rrugës dhe me sigurim të qëndrimit.
    Nëse studiohet gjendja e Arabisë në kohën e Muhamedit a.s., mund të kuptohet shumë qartë se kategoritë e përmendura më lart në mënyrë praktike kanë përmbushur të gjitha nevojat e strukturës shtetërore dhe të banorëve të shtetit të atëhershëm. Në realitet, Pejgamberi a.s. themeloi një sistem, i cili ishte më i zhvilluar se sistemet në vendet fqinje të asaj kohe; Bizantit dhe Iranit.
    Shteti të cilin e themeloi dhe e udhëhoqi Pejgamberi a.s., ishte një shtet në rritje dhe zgjërim të vazhdueshëm. Filloi në një qytet të vetëm dhe për 10 vite deri në fund të jetës së tij, u zgjerua në shtetë të shumta që sot gjinden në dy kontinente, atë të Afrikës dhe Azisë. Kjo tregon se ligji Islam mbi financat ka një elasticitet të madh për zgjerim, për t’iu përgjigjur nevojave të çdo kohe, vendi dhe civilizimi. [iv]
    I tërë sistemi ekonomike duhet të funksionoj bazuar në rregullat Kur’anore, gjithashtu edhe buxheti i shtetit, grumbullimi dhe shpenzimi i parasë publike duhet të jetë në atë formë që i tërë populli të jenë përfitues dhe të gjithë të ndihen të sigurt. Nëse arrihet te fitohet besimi i popullit për drejtësi në këtë lëmi, atëherë kjo do t’i kontribuonte një stimulimi për punë dhe për pagesë të taksave banorëve të një shteti, gjë që është një shtytës i madh për rritje dhe zhvillim ekonomik.

    [i] Muhammad Sharif Chaudry, Fundamentals of Islamic Economic System, (Lahore: Burhan Education and Welfare Trust, 1999), faqe. 195.
    [ii] Muhammad Hamidullah, “Budgeting and Taxation in the Time of the Prophet Muhammad (P.U.B.H.)”, The Islamic Review 1956. Faqe. 20.
    [iii] Ibid, 21.
    [iv] M.A. Sabzwari, “Economic and Fiscal system during the Life of the Holy Prophet Mohammed (P.B.U.H.)”, Journal of Islamic Banking and Finance, Vol: 1, No. 4, 1984. Faqe. 9-10.
    BAC, SU KRY

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Sistemi bankar islam, fitimprurës për të gjithë

    Bankat konsiderohen si boshti kurrizor i ekonomisë dhe motori kryesor i saj, sepse ato ruajnë pasurinë, e lëvizin atë, e rrisin dhe lehtësojnë qarkullimin e saj, si dhe bëjnë planifikimet për investimin e saj. Bankat janë themeluar me qëllime legjitime dhe të lavdërueshme, por ato përdorin një shumëllojshmëri mjetesh, disa prej të cilave janë në kundërshtim me dispozitat e Sheriatit dhe nuk përkojnë me qëllimet dhe objektivat e tij.

    Bankat konsiderohen si boshti kurrizor i ekonomisë dhe motori kryesor i saj, sepse ato ruajnë pasurinë, e lëvizin atë, e rrisin dhe lehtësojnë qarkullimin e saj, si dhe bëjnë planifikimet për investimin e saj. Bankat janë themeluar me qëllime legjitime dhe të lavdërueshme, por ato përdorin një shumëllojshmëri mjetesh, disa prej të cilave janë në kundërshtim me dispozitat e Sheriatit dhe nuk përkojnë me qëllimet dhe objektivat e tij.
    Shërbimet bankare islame në aktivitetet investuese paraqesin një shtyllë të fortë në ndërtesën e ekonomisë islame dhe një mjet të rëndësishëm të efektivitetit të saj, si dhe një nga nuancat e aplikacioneve të saj në bashkësinë muslimane, për t’i shërbyer objektivave të saj, dhe për të kontribuuar në ndërtimin e realitetit ekonomik islam në të gjitha dimensionet. Bankat islame synojnë për të zgjidhur problemet ekonomike dhe sociale me të cilat ballafaqohet shoqëria në të gjitha vendet arabe dhe islame, madje dhe botës mbarë. Për këtë arsye dijetarët, juristët dhe intelektualët e kanë kuptuar qartë, se në këtë epokë domosdoshmërish duhet përfituar nga veprimtaria bankare, por me metoda legjitime. Bankat Islame llogariten si një nga frytet e zgjimit islam, që ka përfshirë të gjithë botën islame, dhe veçanërisht kur vendet islame provuan të gjitha zgjidhjet perëndimore dhe i gjetën ato të papërshtatshme. Nevoja për shërbimet bankare islame në botën muslimane është në rritje të madhe, prandaj bankat kanë filluar të garojnë për t’i ofruar këto shërbime për klientët e tyre, për të përmbushur shpresat dhe aspiratat e muslimanëve, se prania islame do të mbushë jetën e tyre, dhe do t’i marrë për dore, duke i lidhur transaksionet e tyre financiare dhe aktivitetet ekonomike me sheriatin islam.
    Duke u bazuar në këtë parim dhe për të realizuar këtë qëllim tashmë janë përhapur shërbime bankare islame edhe në disa banka konvencionale, si në vendet islame, por edhe në vendet perëndimore. Numri i institucioneve islame financiare në botë parashikohet të tejkalojë mbi 300 të tilla, që veprojnë në më se 47 vende të shpërndara në mbarë botën, me asetet totale të cilat i tejkalojnë 600 miliardë dollarë gjatë vitit 2008, ndërsa mbi 800 miliardë gjatë 2009 dhe deri në vitin 2013 pritet të rriten këto asete deri në 1,85 trilion dollarë, një normë rritje prej më shumë se 20% në vit, që është më i madh, se normat e rritjes në bankat konvencionale, duke i shtuar kësaj edhe më shumë se 250 banka konvencionale, të cilat u ofrojnë klientëve të tyre shërbime financiare islame. Zhvillimin e shpejtë të bankave islame dhe kërkesën e shtuar për to analistët ia atribuojnë faktorëve që lidhen me metodologjinë operative të bankave islame dhe larminë e shërbimeve të tyre, që e tejkalojnë numrin 20, shërbime bankare që të gjitha këto që rrjedhin nga ligji islam dhe veçohen nga shërbimet e ofruara nga bankat tradicionale. Sistemi financiar islam ka fituar një popullaritet në rritje sidomos gjatë vitit 2009 në sajë të imunitetit relativ, të cilin e gëzoi përballë pasojave të krizës financiare, që goditi komunitetin bankar tradicional përgjatë vitit të kaluar. Në një shkallë të gjerë ka mbizotëruar mendimi, se institucionet financiare aktivitetet e të cilave janë në përputhje me ligjin islam e kanë tejkaluar krizën kreditore në të gjithë botën, gati thuajse pa u prekur nga pasojat e saj, dhe kjo gjë ka bërë që industria financiare islame të jetë për shumë investitorë jomuslimanë një strehë e sigurt nga spekulimet e tepruara në lëmin e shërbimeve bankare tradicionale.
    Ekspertët vërtetojnë se të gjithë indikacionet ekonomike tregojnë vazhdimësinë e zhvillimit të industrisë bankare islame gjatë vitit 2010 me një ritëm të ngritur dhe me hapa të qëndrueshëm, si dhe me parashikimin, se nuk do të bjeri progresi në këtë industri nën 30% përafërsisht. Me gjithë bindjen e ekspertëve, se edhe bankimi islam sado pak është prekur nga kriza botërore, sidomos kur rasti i Dubait është ende i freskët, megjithatë ata pohojnë se kjo nuk do të jetë pengesë në rrugën e zhvillimit të kësaj industrie, e cila nuk mbështetet vetëm në një produkt sikurse “Sukuk-u”, por ajo është e pasur me produkte islame të llojllojshme. Sipas ekspertëve të industrisë financiare islame, rruga nuk do të jetë e shtruar me lule përballë kësaj industrie gjatë vitit të ri. Pa dyshim se ka disa sfida për t'u kapërcyer dhe për të gjetur zgjidhje rrënjësore të tyre, prej kryesoreve: shmangia e shumë e dyshimeve rreth disa produkteve, si dhe kthimi i besimit të humbur në mes të biznesit dhe popullit.
    Bankat islame kanë arritur të realizojnë suksese në disa realitete:
    E para: aftësia e bankave islame për të dëshmuar vlefshmërinë e formulës islame në transaksionet financiare.
    E dyta: vërtetimi se formula bankare islame është konkurrente e fortë në ofrimin e shërbimeve të ndryshme bankare dhe efikasitetin e saj të lartë.
    E treta: Bankat islame në vitet e fundit kanë futur në fjalorin e bankimit ndërkombëtar disa terma, që nuk kanë qenë të njohura më parë, sikurse Murabeha, Mudarebe, Sukuk etj.
    Suksesi i bankave islame është një dëshmi e gjallë kundrejt edhe më skeptikëve. Ai (suksesi) deri në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë tek disa njerëz ishte një iluzion, ndërsa për disa të tjerë ishte një ëndërr. Pas kësaj parathënie do të shtjellojmë në detaje se ç’janë bankat islame, çfarë aktivitete kanë ato dhe gjëra të tjera duke sqaruar dispozitat e sheriatit për to.
    Përkufizimi i bankave islame
    Edhe në shoqërinë islame të hershme, sikurse edhe në të tjerat sistemi bankar nuk ka qenë i njohur në atë nivel, sikurse në kohët e sotme, megjithatë një studiues gjatë shfletimit të historisë islame vëren disa nga modelet e transaksioneve bankare, edhe pse ato nuk janë të një niveli të lartë të sistemit bankar bashkëkohor. Si shembull do të përmendim “transfertën”, ku transmetohet nga Ibën Abasi, i cili merrte sasi argjendi në Meke, me kusht që ta shkruajë këtë në një letër, që bartësi i saj do ta merrte këmbimin e saj në Kufe. Rasti tjetër është, kur Abdullah ibën Zubejri merrte nga njerëzit në Meke dërhem, pastaj i shkruante atyre që ata t’i marrin tek vëllai i tij Musab ibën Zubejri në Irak. Pra, duhet theksuar se të gjitha transaksionet bashkëkohore i kanë burimet e tyre në argumentet e sheriatit, qofshin ato në mënyrë eksplicite apo të përgjithshme, si në lëmin e ndalesave, po ashtu edhe të të lejuarave.
    Ç’është banka islame?
    Është e vështirë të jepet një përkufizim i prerë për bankën islame. Ekspertët kanë dhënë përkufizime të ndryshme, ndër to edhe: “Banka Islame është një institucion financiar, që merret me transaksione bankare dhe fonde investuese në dritën e së drejtës islame, në mënyrë që të arrihet një përfitim maksimal ekonomik dhe social, për të rritur standardin e jetesës së popullit.”
    Rregullat që duhet të udhëheqin punën e bankave (islame): ku rregullat e përgjithshme të sheriatit janë: urdhra, ndalesa dhe gjëra të lejueshme.
    Urdhëresat janë: Motivimi dhe inkurajimi i biznesit (punës), dhe misioni i tyre është t’u sjelli interesa individit dhe komunitetit, nga këto urdhëresa janë: puna dhe prodhimi, respektimi i kontratave, zekati, shpenzimet etj...
    Ndalesat janë: frerët dhe vijat e kuqe, që nuk duhet shkelur. Misioni i tyre është shmangia e së keqes nga komuniteti dhe individi. Prej këtyre ndalesave është: mashtrimi, gënjeshtra, tradhtia, shfrytëzimi, kamata, shpenzimi i tepruar, monopoli e kështu me radhë.
    Të lejuarat janë: hapësira e lirë e lënë nga Ligjdhënësi i Urtë pa ndonjë urdhëresë apo ndalesë eksplicite, në mënyrë që njeriu të ketë lirinë e lëvizjes nëpërmjet saj për të arritur interesat e konsiderueshme legjitime.
    Qëllimet dhe objektivat e bankës islame
    Para se të flasim për qëllimet dhe objektivat e bankës islame do të përmendim se banka jo-kamatore e ushtron aktivitetin e saj në cilësinë e punëtorit, i cili paguhet për punën e tij, e cila në këtë rast është shërbimi i klientëve, pra, është një ndërmjetës në mes të investitorëve (pronarëve të kapitalit) dhe investitorëve (njohës të punës), madje ajo mundet edhe vetë të merret me investime të ndryshme, mbi të gjitha ajo ka nderin që i përmbahet rregullave, dhe dispozitave të sheriatit islam, dhe nuk i tejkalon kufijtë e saj. Pra, dallimi esencial në mes të bankës islame dhe asaj konvencionale është fryma filozofike dhe ideologjike. Për ta sqaruar më tepër do të përmend qëllimet dhe objektivat themelore të bankimit islam.
    1. Përshtatshmëria e transaksioneve bankare me dispozitat e sheriatit, si dhe gjetja e alternativave islame, me qëllim që të mënjanohen vështirësitë nga jeta e muslimanëve. Allahu thotë: “(Thuaj) A pos Allahut të kërkoj unë gjykatës (mes meje dhe juve)? Kur Ai është që ua zbriti librin në mënyrë të shkoqitur.” (Enam: 114)
    2. Kujdesi për të ruajtur të drejtën e Allahut të Lartësuar, Pronarit të vërtetë të pasurisë, si dhe kujdesi për të ruajtur interesat e njerëzve, plotësimin e nevojave të tyre, sigurimin e kërkesave të tyre dhe ofrimin e shërbimeve për ta.
    3. Nxitimi për t’i kultivuar vlerat e besimit duke ngulitur parimet e sjelljes islame tek punonjësit dhe klientët e bankës islame. Kjo bëhet duke e pastruar aktivitetin ekonomik nga ndotja e kamatës dhe e keqpërdorimit. Allahu thotë “A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi me devotshmëri dhe mbi kënaqësinë e Allahut, apo ai që ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehenemit? Allahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë.” (Teube: 109)
    4. Puna për të zhvilluar vetëdijen e kursimit, inkurajimin e investimit dhe mos depozitimit (të panevojshëm), duke krijuar mundësi dhe metoda për investime, të cilat përshtaten me individët dhe institucionet e ndryshme. Argument për investimin e pasurisë është fjala e Allahut të Lartësuar: “Allahu e ka lejuar shitblerjen”(Bekare: 275) dhe “O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, por duke bërë tregti në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj” (Nisa: 29)
    5. Sigurimi i kapitalit të nevojshëm i biznesit për individë dhe institucione për qëllime të projekteve financiare në përputhje me dispozitat e sheriatit.
    6. Motivimi i koordinimit, bashkëpunimit dhe integrimit midis njësive ekonomike brenda komunitetit musliman, Allahu i lartësuar thotë: “Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin e Allahut, e mos u përçani!” (Ali-Imran: 103) dhe thotë: “...bashkëpunoni në të mira dhe devotshmëri e mos bashkëpunoni në të këqija dhe armiqësi.” (Maide: 2)
    7. Ndihmesa në arritjen e zhvillimit ekonomik dhe social të popujve muslimanë, me të gjitha mjetet e ligjshme, mbështetja e bashkëpunimit islam, realizimi i ndërvarësisë ekonomike dhe solidaritetit social.
    Tiparet dhe karakteristikat e bankave islame
    Bankat islame punojnë për të përmbushur kërkesat e kohës dhe kërkesat e zhvillimit në komunitetet muslimane. Ato i përmbahen parimeve të shëndosha ekonomike që janë në përputhje me parimet islame dhe veçohen me disa specifika, prej tyre:
    1. Zbatimi i dispozitave të Sheriatit Islam në të gjitha bizneset, gjë me të cilën realizohet harmonia në mes besimit dhe ligjit, fesë dhe jetës, besimit dhe transaksioneve. Kjo i jep besimtarit një ndjenjë qetësie psikologjike dhe mirëqenie shpirtërore. Banka islame aktivitet e saj i konsideron si një mision të cilin e kryen në këtë jetë, si dhe i konsideron një adhurim me të cilin afrohet tek Allahu i Lartësuar për realizimin e ligjit të Tij në tokë dhe praktikimin e fesë së Tij, si dhe i largohet mëkateve dhe ndalesave, ku me këtë e ka shpëtuar umetin nga dënimi në këtë dhe në botën tjetër
    2. Mbështetja e sistemit të pjesëmarrjes në fitime dhe shmangia interesit kamatar.
    Çështja e kamatës nuk është çështje e kufizuar vetëm në ndalesën apo lejesën. Kjo çështje është, se si njeriu vepron me kapitalin, a është zotëri apo skllav i dërhemit dhe i dinarit. Në qoftë se është zotëri, atëherë ai është një partner me kapitalin në bazë të fitimit dhe humbjes. Nëse ka pasur një fitim ai ndahet sipas marrëveshjes. Nëse ka humbje punonjësi e humb punën, ndërsa pronari i kapitalit humb paratë. Vetëm kështu do të arrihej drejtësia në mes partnerëve.
    Kontakti në mes të palëve në interes kamatar ngrihet në marrëdhënien e "parave me qira", duke pasuruar të pasurin dhe duke e varfëruar të varfrin. Banka islame përpiqet për të afruar distancën midis palëve, për të hequr paragjykimet, si dhe lufton kundër urrejtjes së lindur prej pabarazisë së madhe midis shtresave dhe konflikteve klasore.
    Bankat islame veprojnë në bazë të pjesëmarrjes së përbashkët, e cila realizon fitimin proporcional me rolin aktiv të menaxhimit të parave në zhvillimin ekonomik, duke e çliruar muslimanin nga prirja negative me të cilën karakterizohet depozituesi me paratë e tij në pritje të interesit.
    3. Bankat islame karakterizohen edhe me aktivitete sociale dhe kulturore, si dhe duke marrë parasysh vlerat dhe etikën.
    Bankat islame janë të prira për t'u marrë me biznese të vogla, profesionet individuale, merret me tregtarët e vegjël me të njëjtin zell që merret edhe me të mëdhenjtë, sepse bankat islame bartin një mesazh, dhe hapin rrugën para qytetarit për zhvillimin e burimeve vendore, dhe rritjen e të ardhurave për banorë.
    4. Ekzistimi i një bordi sheriatik për monitorim dhe për t’u siguruar për zbatimin e dispozitave të sheriatit, siç e theksuam më sipër.
    5. Bankat islame i shpërndajnë fitimet në formë honorari për anëtarët e këshillit drejtues, si dhe shpërndan dividendët (fitimet) e aksionarëve dhe depozituesve, duke ruajtur një rezervë, brenda një proporcioni të caktuar dhe një rregullore të përpiktë.
    Në përfundim mund të themi: Njerëzit mund të mendojnë se banka islame (e cila nuk merret me kamatë) është e mangët në kryerjen e shumë aktiviteteve bankare. Por fakti është se banka islame bën shumë punë dhe ofron mjaft shërbime, madje ua tejkalon bankave tradicionale, duke hyrë thellë si një partner në sektorin e investimeve, gjë e cila reflektohet pozitivisht në rritjen e ekonomisë kombëtare, siç do të shohim në numrat e ardhshëm inshaAllah


    Pse bankat Islame janë më të suksesshme


    Me rënien e institucioneve kryesore të Wall Street-it, sidomos të Vëllezërve Lahman dhe duke vijuar më pas me krizën financiare globale dhe me rënimet ekonomike, financierët dhe ekspertët e ekonomisë janë duke inkurajuar pothuajse në të gjithe botën rrugëzgjidhje të tjera financiare.


    Vëmendja më e madhe është fokusuar në bankat dhe financat Islame si një model alternativ. Cfarë mund të mësojmë dhe si e kanë përballuar bankat Islame kizën botërore?

    Parimet e Bankave Islame

    Financat Islame të mbështetura në mësimet fetare janë të shqetësuara me të drejtë, në kontratat financiare për të siguruar se asnjë nga palët s’është duke u shfrytëzuar. Riba (kamata apo interesi) është një burim i shfrytëzimit, sidomos në rastin e huave nën-kredinë, ku normat më të larta u janë ngarkuar të ardhurave më të vogla. Të tillë diskriminues të ngarkuar nga bankat konvencionale janë justifikuar si një pasqyrim i rrezikshëm i kamatës.
    Njerëzit me të ardhura të ulta, me mundësi shumë të pakta për të gjetur punë të re në rast bollëku, kanë mundësi më të pakëta për kthimin e kamatës. Financat Islame e përfshijnë ndarjen e rrezikut mes bankës dhe klientit, e jo transferimin e të gjithë rrezikut tek klienti. Sipas mënyrës më të përdorur të kontratës musharaka (partneritet), ku banka dhe klienti bëjnë një formë partneritet, ku banka ofron 90% të shumës së blerjes dhe klienti të paktën 10% të shumës. Kjo bëhet brenda një periudhe 10 deri 25 vjet, ku klienti fillon dhe blen aksionet nga banka dhe banka nga shitja e këtyre aksioneve nxjerr fitimin. Në komunitetin e Anglo-Sakson, financat Islame janë alternativa më e mirë edhe për jo muslimanët.
    Banka mund ta shpejtojë një kredi pa interes për t’u mundësuar klientëve të vazhdojnë pagesat e tyre gjatë recesionit, në pritje që ata do të paguajnë në mënyrë të plotë kur ekonomia të rritet. Në rast të dështimit apo mospagesës së detyrimit, banka mund të ofrojë paraprakisht një kredi pa interes (hassan qard në arabisht) për t’u mundësuar klientëve të vazhdojnë pagesat e tyre gjatë recesionit, në pritje që ata të paguajnë në mënyrë të plotë kur ekonomia të përmisohet.
    Klientët e mbajnë shtëpinë e tyre dhe nuk janë të forcuar të dëbohen si viktimat e krizës nën-Kredi.
    Natyrisht bankat Islame duhet të vlerësojnë rrezikun e kredive dhe në të vërtetë janë më të kujdesshëm se bankat konvencionale në dhënien e financimit. Bankat në Shtetet e Bashkuara kanë tarifa të larta për kreditorët e vjetër, paratë e të cilëve shkojnë si shpërblim për ata që nënshkruajnë kontrata me kreditorë të rinj. Që kur hipotekat janë shitur tek Freddie Mac dhe Fanny Mae, rregullatorët kanë qenë të qetë se huamarrësit e parë nuk mund të jenë në gjendje të përmbushin detyrimet e tyre financiare. Në të vërtetë, dhurata siguruohet për ata të cilët janë të paaftë për të nënshkruar dhe detyrimet shpesh e tejkalojnë vlerën e pronës. Me fjalë të tjera bankat bëhen agjentë të thjeshtë, me asnjë angazhim afatgjatë për klientët e tyre.

    Stabiliteti i Financave Islame

    Bankat Islame gëzojnë ndërtimin e stabilizuar për të ndihmuar ata që hasen me rënje ekonomike. Në vend që bankat të paguajnë interes tek depozituesit ata me llogari bankare mudaraba përfitojnë nga fitimi i bankës. Nëse fitimimet pësojnë ulje kur ekonomia është në rënie, depozituesit marrin më pak fitime por nëse ekonomia rritet atëherë ata kanë fitime më të larta. Kjo ndarje e fitimit mundëson ulien e rrezikut për bankat dhe gjithashtu ato janë më pak në rrezik për falimentim. Gjithsesi, kur bankat ndërtojnë një rezervë barazim fitimi, që mund të përdoret për të financuar apo paguar depozitorët gjatë viteve të vështira, depozituesit mund të përfitojnë nga kjo mbrojtje e kthimit të investimit kur ekonomia është në rënie.
    Viti i kaluar ka qenë i vështirë, apo shkatërrues për investitorët e barazisë, duke pasur parasysh rënien e çmimeve të tregut të aksioneve në nivel global.
    Investitorët në aksionet e shqyrtuara në përputhje me sheriatin kanë vuajtur më pak se sa homologët e tyre konvencional, sepse ata nuk kanë investuar në aksionet e Riba (interesit) në banka të cilat kanë qënë në humbje sidomos gjatë kriza globale financiare.
    Investitimet Islame të bazuara në Sheriat janë më së shumti në sektorë të tillë si shëndetësia apo në shërbime të ndryshme, ku të ardhurat janë ruajtur edhe gjatë ciklit të krizës globale. Pra me pak fjalë bankat islame janë me të vërtetë një strukturë financiare e suksesshme që ndihmon daljen nga kriza globale.
    BAC, SU KRY

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    O kosovar 2006,nuk dua te di moralin o etiken (qe mbase eshte dhe me e mire)e Bankave islamike.Dua te di preardhjen e tyre,te kujt shteti jane;Iran,pakistan,sudan.......o Katar,Kuvajt,Bahrein...etj etj

  9. #9
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    O kosovar 2006,nuk dua te di moralin o etiken (qe mbase eshte dhe me e mire)e Bankave islamike.Dua te di preardhjen e tyre,te kujt shteti jane;Iran,pakistan,sudan.......o Katar,Kuvajt,Bahrein...etj etj
    Sa i perket keti rasti per ne Shqypni nuk e di . Po Bankat Islamike ne Evrop jan me se shumti finacnuar nga investitorar nga Emiratet Arabe. Te cilet te gjith jan te obligueshme te jan bazuar ne rregulloret qe ceken me lart. Poashtu te gjith keta bankat regullohen sidmos ne britani nga autoritet financiare si pershambul FINANCIAL SERVICES AUTHORITY (FSA)

    Nder bankat te cilet ofrojn Islamik Banking jan
    Lloyds TSB
    Islamic Bank of Britain
    HSBC
    Barclays

    Ky System eshte me shum i studiuar me MALEJZI dhe eshte ne ritje shum te madhe globale. Ketu eshte nje lajm nga BBC nga KONFERENCE E BANKES ISLAMIKE NE SINGAPUR

    http://news.bbc.co.uk/1/hi/business/10319742.stm
    BAC, SU KRY

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •