-
i/e regjistruar
Te dhenat e para te kunderzbulimit amerikan per spiunet rus!
Arrestimet e kėsaj jave tė 10 spiunėve rusė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės (njė tjetėr u kap nė Qipro, i liruar me detyrim) kanė provokuar njė vėrshim historish tė reja dhe komente nga mė tė ndryshmet, jo vetėm kėtu, por edhe jashtė vendit.
Pakėnaqėsia e FBI pėrfshin skena (qė dalin nga njė roman i John LeCarre), me agjentė rusė me identitete false, qė bėjnė njė jetė normale, qė arrijnė deri aty, sa tė transmetojnė mesazhe duke pėrdorur steganografinė.
Teksa jeta e tyre dhe aktiviteti i pėrditshėm janė vėnė nėn mikroskopin mediatik, kemi pėr tė mėsuar shumė gjėra rreth tė arrestuarve, padyshim.
Dy prej tyre jetonin nė Nju Jork dhe ishin radikalė tė krahut tė majtė.
Asnjė prej tė akuzuarve nuk ka qenė nė gjendje tė grumbullojė dhe tė tejēojė ndonjė informacion tė klasifikuar. Duke qenė se asnjė nuk ėshtė akuzuar pėr spiunazh, ėshtė e besueshme qė dobia e tyre nė Rusi deri para arrestimit, tė ketė qenė minimale.
Pėrgjegjėsia me tė cilėn do tė pėrballen, pastrimi i parave dhe dėshtimi pėr tu futur nė listė si agjentė tė huaj, mbart me vete ndėshkime themelore, por veēmas njė mesazhi nga Moska qė sugjeron se detyra e tyre e madhe ishte tė afroheshin me forcėn politike, kjo ėshtė njė shenjė e vogėl e asaj qė donin tė realizonin udhėzuesit e tyre.
Kjo ka ēuar nė njė numėr tė madh komentesh pėr tė larguar kėtė grup agjentėsh si njė shembull i keq i burokracisė kaq tė errėt, saqė janė harxhuar shuma tė mėdha parash pėr tė formuar njė arenė spiunėsh, puna e tė cilėve mund tė jetė ndeshur nga dikush qė ka pasur mundėsi hyrjeje nė internet.
Kjo pėrgjigje nuk ka qėlluar nė shenjė. Inteligjenca ruse, SVR, ka bėrė njė investim jashtėzakonisht tė madh duke futur kėta ilegalė si agjentė pa mbulim diplomatik nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Kanė kaluar shumė vite aty me identitete tė rremė dhe duke u ndėrfutur nė strofkullėn e shoqėrisė amerikane.
Kthimi i borxhit nė termat e detyrės sė spiunazhit (edhe gjetjen e informacionit ose, ka tė ngjarė, plotėsimin e burimeve pėr informacione tė prekshme) do tė vinte vetėm pas 5, 10 apo mė shumė vitesh nga njė zhvillim i ngadalshėm.
Investimet afatgjata nuk paguhen plotėsisht gjithmonė, madje as kjo.
Nė bazė tė asaj qė ėshtė bėrė publike lidhur me kėtė argument, FBI ka monitoruar kėta agjentė rusė prej vitesh dhe mė pas ka ndėrmjetėsuar, ėshtė shfaqur befas, para se tė kryenin ndonjė spiunazh tė rėndėsishėm.
FBI veproi me korrektėsi. Qėllimi ishte tė parandalohej humbja e informacionit tė prekshėm dhe jo tė prisnin, derisa tė ndodhte ndonjė humbje serioze informacioni dhe mė pas gjithēka tė mbaronte me arrestimin e sipunėve.
Fakti qė kėto agjentė janė akuzuar vetėm pėr pastrim parash dhe pėr dėshtim nė futjen nė listė si agjentė tė huaj, mė shumė sesa pėr spiunazh ėshtė njė sukses i kundėrzbulimit amerikan dhe aspak njė dėshtim.
Por, fakti qė FBI ishte e aftė tė pėrēante kėtė rrjet, para se tė ndodhnin dėme serioze, na bėn tė pyesim pėr diēka qė nuk ėshtė adresuar ende nė media: Si mundi FBI tė binte nė gjurmėt e kėtij grupi agjentėsh, qė ende nuk kishin ecur shumė nė rrugėn e tyre?
Disa prej tyre arritėn nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nga fundi i viteve 1990 dhe deri mė 2002 FBI po i monitoronte aktivitetet e tyre, duke identifikuar gjithė rrjetin pėrmes takimeve qė organizonin me njėri-tjetrin, komunikimet mes tyre nė Moskė dhe takimet me zyrtarėt legalė rusė.
Por ēfarė siguruan tė dhėnat e para tė kundėrzbulimit amerikan?
Nuk ka asnjė tė dhėnė pėr dėshmitė me betim tė FBI dhe ankesat legale lidhur me gjetjen e gjurmėve tė kėtyre agjentėve gjumashė.
Historikisht, FBI ka pasur njohuri mbi spiunėt rusė dhe rrjetet e tyre nga njė prej 4 teknikave. Sė pari, dikush ka cenuar dhe ka ekspozuar njė rrjet spiunazhi.
Nė rastin klasik, humbja mė shkatėrrimtare pėr inteligjencėn ruse nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ndodhi me Elizabeth Bentley, njė ndėrlidhėse nga njė rrjet spiunazhi rus, e acaruar nga pėrpjekjet e KGB pėr tė dobėsuar rolin e saj, shkoi te FBI nė 1945 dhe emėrtoi njė dyzinė zyrtarėsh qeveritarė si burime.
Ajo gjithashtu identifikoi mjaft zyrtarė tė ndryshėm tė KGB, me tė cilėt pati lidhje.
Mbretėresha bionde spiune Bentley nuk pati tė dhėna tė dokumentuara qė mund tė pėrdoreshin nė gjyq.
E vetėdijshme pėr deponimin e saj (qė ishte alkoolike, neurotike dhe e shthurur, nuk e ndihmoi aspak) qeveria refuzoi tė padiste dikė, bazuar vetėm nė dėshminė e saj.
Nuk kishte rėndėsi pėr kundėrzbulimin kjo gjė. Dėshmia e saj lejoi qė FBI tė identifikonte kėta zyrtarė qeveritarė, qė po spiunonin pėr rusėt. Kėtu pėrfundoi karriera e tyre si spiunė.
Teknika e dytė e pėrdorur pėr tė ekspozuar spiunėt, ishte sinjalizimi i zbulimit.
Duke nisur nga 1945, kriptoanalistėt amerikanė nisėn tė lexonin komunikatat e KGB tė dėrguara midis Moskės dhe stacioneve nė Amerikė.
Tė nxjerra nė publik mė 1995, pėrshkrimet e Venonės e siguruan FBI se Bentley ka qenė korrekte dhe gjithashtu edhe qindra spiunė tė tjerė rusė.
Kjo dėshmi, sidoqoftė, dukej shumė e brishtė pėr tu pėrdorur nė njė gjyq tė hapur, duke qenė se mund tė demaskoheshin rusėt dhe kodet e tyre tashmė tė thyera.
Por, pėrsėri, kjo lejoi qė FBI tė identifikonte se kush kishte asistuar pėr rusėt dhe ti jepnin fund mundėsisė sė tyre pėr rrjedhje informacioni.
FBI gjithashtu iu drejtua shumė prej personave qė quheshin Venona dhe gjatė kthimit tė imunitetit, i bėri ata qė tė bashkėpunonin.
Teknika e tretė prej sė cilės u ekspozuan spiunėt, erdhi nga zyrtarėt rusė tė KGB, tė pakėnaqur.
Mė 1943, J. Edgar Hoover mori njė letėr anonime nė rusisht prej dikujt qė pretendonte se ishte oficer i zbulimit rus. Nė fillim ishte gjithēka e dyshimtė, FBI nxorri pėrfundimin se letra ishte korrekte; zbulimi amerikan mė vonė mėsoi se letrėn e kishte dėrguar njė oficer mendėrisht i sėmurė i KGB, qė punonte nė ambasadėn e Uashingtonit.
FBI ra nė gjurmė tė disa prej tyre, njėri prej tė cilėve quhej Semen Semenov. Dukej e pamundur tė realizohej takim me agjentėt e tij.
Vetėm njėri qė ishte pėrmendur nė letrėn anonime, Boris Morros, ishte rekrutuar nga FBI si agjent i dyfishtė.
Pasi u vėzhgua njė tjetėr zyrtar i KGB, i pėrmendur nė letėr, FBI iu afrua kėtyre amerikanėve dhe i ktheu ata nė agjentė tė dyfishtė, qė ushqenin zbulimin rus tė aviacionit, tė mbikėqyrur nga FBI.
Teknika e katėrt pėr tė ekspozuar njė rrjet spiunazhi ėshtė tė mbledhėsh ose dobitė e kolegut nga zyrtarė rus, ose nga agjentėt amerikanė.
FBI identifikoi disa diplomatė rusė nė konsullatėn e San Franciskos, ashtu siē ndodhi edhe mė 1942 nga zyrtarėt e zbulimit rus dhe i vendosi ata nėn vėzhgim.
Zyrtarėt rusė nuk arritėn ta kuptonin se ishin nėn vėzhgim dhe FBI identifikoi disa fizikantė nė Universitetin e Kalifornisė Berkeley, qė mbanin lidhje me zbulimin rus.
Njėri prej tyre e humbi menjėherė punėn prej projektit tė bombės atomike nė Manhatan dhe njė tjetėr u ndalua tė bashkohej me ta.
Cila nga kėto teknika ēoi nė ekspozimin e kėtij rrjeti spiunazhi? Patjetėr qė SVR do tė dėshirojė tė mėsojė se si u identifikuan agjentėt.
Ka shumė tė ngjarė, qė pėr kėtė arsye, FBI nuk do tė dėshirojė tė zbulojė se si ra nė gjurmėt e kėtyre agjentėve gjumashė kaq shpejt.
Nėse kėta spiunė rusė tė akuzuar refuzonin tė deklaroheshin fajtorė, ata mund tė detyronin pėrfaqėsuesit e tyre tė mbrojtjes, tė sfidonin pėrligjien qė i bėri FBI.
A depėrtuan kėto sinjale tė zbulimit deri te qeveria? Mos vallė ndonjė identitet fals e shkaktoi gjithė dyshimin? A mos ishte ndonjė prej manovruesve zyrtarė rusė, informator i FBI?
Nuk kemi marrė ende pėrgjigje se si triumfoi kundėrzbulimi. Zbulimi rus ka mundėsi qė ėshtė mė i shqetėsuar pėr kėtė ēėshtje, sesa pėr fatin e spiunėve.
Ashtu si nė romanet e LeCarre, dėshtimet e zbulimit gjithnjė hapin rrugėn e dyshimit, qė diēka ėshtė kalbur nė organizatė. Diku nė Moskė, padyshim qė ka mjaft njerėz qė pėrpiqen tė kuptojnė se ku gabuan.
Harvey Klehr dhe John Earl Haynes janė bashkėautorė edhe me Alexander Vassiliev tė librit Lartėsimi dhe rėnia e KGB nė Amerikė.
-
-
ki vidhersi inė mo eshte gjė i lidhur me kta mo?
se punėt e kremlinit ujdiste ne tirane..
-
-
Teme e bukur,dhe e shkruar bukur,interesante.
-
-
Perjashtuar
I paska hy krymi edhe Amerikaneve...............
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt