Gates: Harroni universitetet, uebi është e ardhmja e arsimimit




Themeluesi i Microsoftit, Bill Gates, ishte javën e kaluar në konferencën teknologjike Techonomy. Sipas parashikimeve të tij, për

gati pesë vjet, uebi do të jetë platforma kyçe për arsimim, duke vënë universitetet dhe institucionet e ngjashme në plan të

dytë.

“Për pesë vjet në internet do të mund të gjeni të gjitha ligjëratat më të mira në botë, dhe shpesh falas. Nuk do të ketë më

nevojë për të shkuar në universitete”, ka thënë Gates në konferencën Techonomy, transmeton Dailytech.



Gjithashtu, Gates parashikon se në këtë mënyrë do të reduktoheshin ndjeshëm kostot e studimit. Aktualisht në SHBA për

studimet 4-vjeçare duhet të ndahen rreth 50 mijë dollarë, ndërsa kostoja e arsimimit nëpërmjet uebit do të ishte rreth 8 000

dollarë.