Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1

    Sa interesant: 13 shenjat që tregojnë jetëgjatësi

    Unë sapo e lexova. Më pëlqeu dhe thashë ta sjell edhe për ju.

    1) NËNA KA QENË E RE KUR TË KA LINDUR

    Nëse nëna juaj ka qenë nën 25 vjeç kur ju ka lindur, ju keni dy herë mundësi më shumë të bëheni 100 vjeç, sesa dikush që është lindur nga një nënë e madhe në moshë - kjo sipas shkencëtarëve të Universitetit të Çikagos. Ata mendojnë se sa më e re të jetë nëna, aq më i shëndetshëm është fetusi.


    2) TË PËLQEN SHUMË ÇAJI

    Të dyja llojet e çajit, si ai jeshili, ashtu dhe i ziu, përmbajnë një dozë të përqendruar katekine, substancë që ka vlera mbrojtëse dhe qetësuese në qarkullimin e gjakut. Në një studim me më shumë se 500 japonezë (burra dhe gra) ata që pinin pesë ose më shumë filxhanë çaji jeshil çdo ditë, kanë rrezik më të vogël për të vdekur nga sëmundjet e zemrës. Studime të tjera, të kryera për çajin e zi, nxjerrin të njëjtat rezultate. Ju duhet të pini një ose dy filxhanë çaji në ditë, për të filluar të kujdesesh për zemrën, vetëm sigurohuni që çaji që pini të jetë i ri. Çaji i ftohtë, që gjendet rëndom në supermarket, nuk ka të njëjtat efekte pozitive për
    shëndetin.“Sapo u shtojmë ujë fletëve të çajit, katekina e tyre humb vlerat brenda pak ditësh”, thotë Jeffrey Blumberg, dietolog dhe shkencëtar në Universitetin “Tuft”. Edhe studime të tjera tregojnë se kur çajit i shtohet qumësht, ai humb efektet mbrojtëse për sistemin kardiovaskular, prandaj përdorni vetëm limon ose mjaltë.


    3) PREFERON TË ECËSH

    Njerëzit e stërvitur, që thuhet se janë ata që ecin rreth 30 minuta në ditë, kanë më tepër mundësi të jetojnë më gjatë, sesa ata që ecin më pak, pavarësisht sesa të shëndoshë janë. Kjo sipas një studimi të kohëve të fundit, që është bërë duke u pyetur rreth 2600 burra dhe gra. Po kështu, gratë që janë mbi peshë, mund të ndikojnë pozitivisht në funksionimin e zemrës, duke shtuar vetëm 10 minuta më tepër aktivitet nga rutina e tyre e përditshme. Kështu që bëni një shëtitje në kohën e drekës dhe gjeni mënyra për të ecur më shumë çdo ditë.

    4) HIQNI DORË NGA PIJET ME NGJYRË

    Shkencëtarët në Boston kanë zbuluar se, duke pirë rregullisht pije freskuese të ngjyrosura çdo ditë, ju dyfishoni rrezikun e sindromës së metabolizmit, sindromë e cila përfshin një sërë shqetësimesh, siç janë: tensioni i lartë, vlera të larta të insulinës, shtimi në peshë, që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Shkaktari i tyre mund të jetë subtanca ngjyruese e këtyre pijeve, e cila ka rritur rrezikun e kësaj sindrome në eksperimentet që janë bërë te kafshët. “Shkencëtarët, gjithashtu, mendojnë se ata që pinë të tilla pije, janë të prirë të zgjedhin gjithmonë ushqime të ëmbla, të cilat çojnë drejt shtimit në peshë”, thotë Vasan S. Ramachandran, profesor mjekësie në Universitetin e Bostonit, në të cilin ka qenë udhëheqësi i studimit. Zgjidhje më të mira do të ishin: çaji në vend të kafesë dhe uji i gazuar, i përzier me lëng frutash. Duke mbajtur nën kontroll tensionin dhe nivelin e kolesterolit, duke parandaluar diabetin dhe duke mos pirë duhan, mund t’i shtoni 6 deri në 9 vjet të shëndetshme jetës suaj.

    5) NËSE KENI KËMBË TË FORTA...

    Këmbët e forta nënkuptojnë ekuilibër të mirë, fleksibilitet dhe jetëgjatësi. Me kalimin e viteve, këto cilësi janë çelësi për të zvogëluar rrezikun e rrëzimeve dhe plagëve, sidomos frakturave të gjymtyrëve, të cilat sjellin një rënie të përgjithshme të shëndetit.
    Deri në 20 për qind të pacientëve që kanë fraktura të gjymtyrëve, vdesin brenda një viti, për shkak të komplikimeve dhe traumës. “Muskujt e dobët të këmbëve janë elementi thelbësor i dobësisë te pleqtë”, thotë Robert Butler, president i qendrës ndërkombëtare për jetëgjatësinë në Nju - Jork. Për të forcuar këta muskuj duhet të bëni ushtrimet e duhura gjimnastikore.


    6) HANI USHQIME “VJOLLCË”

    Ushqime “vjollcë” janë: rrushi i zi, manaferra, vera e kuqe. Të gjitha këto kanë atë ngjyrën e errët dhe të pasur me polipenol, përbërës që ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sëmundje të tjera. Polipenoli i mban venat e gjakut dhe arteriet elastike e të shëndetshme. “Ajo që të bën mirë për arteriet e zemrës, të bën mirë edhe për venat e gjakut në tru”, thotë Robert Krikorian. Studimet paraprake mbi kafshët kanë treguar se shtimi i rrushit të zi në ushqimin tuaj përmirëson funksionimin e trurit. Për më tepër, në një studim të fundit me njerëzit, studiuesit zbuluan se të ngrënit e një ose më shumë filxhani me manaferra çdo ditë, përmirëson bashkëveprimin e qelizave të trurit me njëra-tjetrën, e kjo sjell zhvillim të kujtesës.


    7) KE PASUR PESHË NORMALE NË ADOLESHENCË

    Një studim i bërë publik në gazetën e pediatërve, i cili ndoqi 137 fëmijë afrikano-amerikanë, që nga lindja deri në moshën 28-vjeçare, zbuloi se të qenit mbi peshë në moshën 14-vjeçare, rrit mundësitë e të prekurit nga tipi 2 i diabetit në moshë adulte. Të rriturit me diabet kanë 2 ose 4 herë më shumë mundësi për të vuajtur nga sëmundje të zemrës, sipas “American Heart Association”.


    8) NUK I PËLQENI USHQIMET E THATA

    Nuk ka problem nëse konsumoni mish viçi, derri apo qengji herë pas here, por të hash më tepër se sa duhet mish të kuq, ju rrezikoheni nga kanceri. Kjo sipas një raporti të nxjerrë nga “American Institute for Cancer Research”. Ky lloj kanceri shkaktohet në masë edhe nga mishi i përpunuar, siç janë: hot dog-ët, proshutat etj. Ekspertët nuk janë të sigurt se përse këta lloj mishrash janë të dëmshëm, por një nga dyshimet e tyre është se këto efekte negative vijnë nga përpunimi i mishit (grirja, tymosja ose përzierja me erëza të ndryshme).


    9) KENI NDJEKUR SHKOLLIMIN E LARTË

    Një studim i fundit i “Harvard Medical School” zbuloi se njerëzit me arsim 12-vjeçar, jetojnë 18 muaj më gjatë se sa ata me më pak vite shkollimi. Pse? Lidhja është pak e habitshme, por funksionon: Sa më shumë të jesh i arsimuar, aq më pak je i prirë për të
    pirë duhan. Në fakt, vetëm 10 për qind e të rriturve me shkollë të lartë pinë duhan, krahasuar me 35 për qind të atyre pa shkollë të lartë.


    10) IDEJA SE KE NJERËZ KU TË MBËSHTETESH

    “Marrëdhëniet e mira me miqtë ndikojnë në pakësimin e stresit”, thotë Micah Sadigh, profesor psikologjie. Ideja se ke njerëz ku të mbështetesh, të mban të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht, sepse stresi kronik dobëson sistemin imunitar dhe i plak qelizat më shpejt, duke shkurtuar jetën nga 4 deri në 8 vjet. “Duhet të kesh miq me të cilët mund të flasësh hapur, pa paragjykuar, apo kritikuar”, thotë Sadigh.


    11) MIQTË E TU JANË TË SHËNDETSHËM

    Nëse miqtë tu të ngushtë shtojnë në peshë, shansi yt për të bërë të njëjtën gjë rritet me 57 për qind, kjo sipas një studimi të bërë në Angli, në gazetën e mjekësisë. “Për të pasur një jetë dhe trup sa më të shëndetshëm, është e këshillueshme të shoqërohesh me njerëz që kanë të njëjtat qëllime”, thotë Nicholas A. Christakis, drejtues i studimit.


    12) NUK KE PASTRUESE SHTËPIE

    Duke fshirë me fshesë, duke larë dyshemenë, apo duke larë xhamat e dritareve, kjo për më shumë se një orë, individi djeg rreth 285 kalori, duke ulur rrezikun e vdekjes deri në 30 për qind, sipas një studimi të bërë te 302 të rritur në moshën 70-vjeçare.


    13) JENI TIP OPTIMIST

    Optimistët kanë një këndvështrim pozitiv për jetën, janë të shoqërueshëm dhe janë më të shëndetshëm se ata që janë pesimistë. Të punosh është e rëndësishme. A e dini çfarë është më e rëndësishme se kjo? Të ushqehesh shpirtërisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 28-06-2010 më 04:43
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Jam Ai Maska e RockStar
    Anëtarësuar
    23-10-2009
    Vendndodhja
    Nën hijen e qerpikut tënd...!!!
    Postime
    1,956
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Unë sapo e lexova. Më pëlqeu dhe thashë ta sjell edhe për ju.

    1) NËNA KA QENË E RE KUR TË KA LINDUR


    2) TË PËLQEN SHUMË ÇAJI


    3) PREFERON TË ECËSH


    4) HIQNI DORË NGA PIJET ME NGJYRË

    5) NËSE KENI KËMBË TË FORTA...


    6) HANI USHQIME “VJOLLCË”


    7) KE PASUR PESHË NORMALE NË ADOLESHENCË


    8) NUK I PËLQENI USHQIMET E THATA


    9) KENI NDJEKUR SHKOLLIMIN E LARTË


    10) IDEJA SE KE NJERËZ KU TË MBËSHTETESH


    11) MIQTË E TU JANË TË SHËNDETSHËM


    12) NUK KE PASTRUESE SHTËPIE


    13) JENI TIP OPTIMIST.
    Sipas ketyre me lart spasna me jetu as 50 vjet une
    Mendo dhe Pasurohu

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Unë sapo e lexova. Më pëlqeu dhe thashë ta sjell edhe për ju.

    Flm adem qe e solle,vertet artikull i mir ky.

  4. #4
    haha rock pershendetje
    pse mysliman je ti edhe nuk ha mish deri
    une sipas kety do jetoj 120
    sepse edhe ne peshe normale jam , edhe ushqime vetemte gatuara nga une ha
    edhe hec edhe caj pi
    urime ZOTI ADEM SHUME INTERESANTE TEMA JOTE
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  5. #5
    Ju faleminderit Rock Star e Nete HELENO OF TROY.
    Hëë, unë me duhan pak keq qe besa, por nuk e kam ndërmend ta lë!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    Dua t'i besoj.Sipas kesaj do t ejetoj 102 e 8 muaj :P

  7. #7
    Jam Ai Maska e RockStar
    Anëtarësuar
    23-10-2009
    Vendndodhja
    Nën hijen e qerpikut tënd...!!!
    Postime
    1,956
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    haha rock pershendetje
    pse mysliman je ti edhe nuk ha mish deri
    une sipas kety do jetoj 120
    sepse edhe ne peshe normale jam , edhe ushqime vetemte gatuara nga une ha
    edhe hec edhe caj pi
    urime ZOTI ADEM SHUME INTERESANTE TEMA JOTE
    hahaha Helen nga te gjitha ato vetem dy mu pergjigjen mua
    1) NËNA KA QENË E RE KUR TË KA LINDUR
    12) NUK KE PASTRUESE SHTËPIE
    me pikat e tjera jam larg une hahah
    hajde ishalla jetoni ju edhe per mua ka 120 vjet
    Mendo dhe Pasurohu

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Faleminderit zoteri Adem. Ke bere nje pune shume te mire qe ke sjell kete lajm ketu.
    Do te kete efekt patjeter pozitiv.
    Disi mar burre me e shikuar, edhe jo bash veshtire me ju perbajtur.
    Po me ja nis njeri mej here.
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga RockStar Lexo Postimin
    hahaha Helen nga te gjitha ato vetem dy mu pergjigjen mua
    1) NËNA KA QENË E RE KUR TË KA LINDUR
    12) NUK KE PASTRUESE SHTËPIE
    me pikat e tjera jam larg une hahah
    hajde ishalla jetoni ju edhe per mua ka 120 vjet
    tu thafte goje
    pervec ketyre eshte edhe dicka tjeter llogjika duhet te punoj shume
    qe mos e lesh veten te bjere ne melankoli
    hajde mo sa te rrojme
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    zotri Adem sa na ke gezu me sabah.

    kjo vlen per te gjith,mjafton pak a shum tu permbahemi dhe ok esht.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •