Pirsing? Jo, faleminderit
E Diele, 17 Dhjetor 2006
Nese pirsing mund te konsiderohet nje mjet shprehes, nese mishoren nje impuls rinor apo ka nje vlere estetike, nuk eshte ky qellimi. Ceshtja eshte nje tjeter: eshte e rrezikshme per shendetin? Pergjigja eshte ne faktet e dokumentuar dhe ne revistat kryesore nderkombetare te mjekesise.
Nje nga rastet tipike eshte ai i nje vajze italiane 18-vjecare, e goditur nga nje forme e pazakonte e nevralgjise trinjake. Nje muaj pas venies se pirsing, vajza filloi te kishte nje dhimbje te forte ne anen e djathte te fytyres. Kesaj dhimbjeje i shtoheshin rreth 20 apo 30 here ne dite shok alektrike qe provokojne nje ulje te ndjeshmerise per 30 sekonda. Ishte e qarte se behej fjale per nevralgjine e trinjakeve, irritimi i nje nervi i perbere nga tre rrenje qe pershkojne pjesen frontale. Kjo lloj dhimbje, eshte me intensja dhe me e padurueshmja qe njihet, dhe jo rastesisht kjo nevralgji ehte quajtur si sindroma e vetevrasjes, sepse per te shmangur dhimbjen te shtyn ne gjeste ekstreme. Por 48 ore pas heqjes se pirsing, cdo sintome ishte zhdukur dhe nuk eshte shfaqur me deri tani, qe ka kaluar nje vit. Se ne cmenyre pirsing ka qene shkak i dhimbjeve nuk eshte e qarte. Por sipas mjekeve pirsing mund te kete provokuar rryma elektrike qe kane irrituar me pas nervin. Nje hipoteze tjeter eshte ajo e irritimit kimik nga ana e nderhyrjes. Ky rast i cuditshem eshte i pari i regjistruar ne literature. Por nuk perjashtohet mundesia qe ti kete ndodhur te tjereve. Nje tjeter rast ne literature raporton simptoma te semundjes ne pjesen e siperme te lobeve te veshit, ne nje paciente 68-vjecare, dhjete vjet pas ajo kishte vene pirsing.
Te cposh lekuren per bukuri te ekspozon para rrezikut te irritimeve, reaksione alergjike, infeksione si hepatiti, sida etj. Lekura perfaqeson nje barriere midis organizmit dhe agjenteve te rrezikshem qe gjenden ne ambjent.Nese fusim nje cope metali ne trupin tone, duke dhunuar kete barriere, ekspozohemi para rreziqeve. Sipas disa mjekeve ne pjesen e jashtme te pirsing grumbullohet pluhur, sapun, mbi te gjitha baktere dhe viruse. Keto mund te kalojne lehtesisht ne gjak, vecanerisht nese zona eshte e mbushur me ene gjaku.
Duke mberritur ne gjak, bakteret mund te perfundojne ne zemer, te kolonizojne valvolat kardiake dhe te provokojne disfunzione, si endokarditi.
Midis zonave me te cpuara eshte kerthiza, qe eshte edhe nje nga vendet qe kolonizohen me shpejt nga bakteret. Por megjithate, pikat me te rrezikshme mbeten goja (buzet dhe gjuha), hunda dhe organet gjenitale.
Edhe alergjite jane te shpeshta. Keto mini bizhu duhet te jene celik, por ne shitje gjenden pirsing te cilesive te ndryshem: e nese ne Europe niveli i nikelit, qe provokon alergji, nuk mund te kaloje nje vlere te caktuar, ne Kine per shembull ndodh ndryshe.
/Korrieri/
Krijoni Kontakt