Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Butrint 2013 - Shkatërruar nga lakmia

    Richard Hodges | 24/03/2010 | Shekulli


    Është viti 2013-të; dhe jam rikthyer sërish në Butrint me gjysmë zemre. Pse me gjysmë zemre? Sepse më kujtohet sa i bukur ishte Butrinti. Një vend me një shpirt që i kapërceu shekujt. Një vend magjik, aq i hijshëm sa siç ndodh disa të fshehta të jashtëzakonshme, tërhiqte me dhjetëra mijëra turistë.


    Por jo më! Kjo lavdi e vyer e Mesdheut është shkatërruar! Lakmia, e cila çoi së pari në pamjaftueshmërinë e investimeve, ndërkohë që burimet dhe mundësitë e Parkut shkuan dëm nga administrimi i keq.


    Mjerisht, këto u pasuan më vonë nga ndërtimi i një rruge të re në 2010 dhe gjithë ndërtimet që vijuan në vitet 2011 dhe 2012. Cili qe rezultati? Tani në vitin 2013: Butrinti s'është më i përjetshëm, është thjesht mediokër dhe me shumë më pak turistë.


    Për herë të parë e kam vizituar Butrintin më vitin 1993. Shqipëria ishte në zi urie. Por shoqëruesit e mi shqiptarë, duke ngrënë mëngjes, më thanë me krenari se sot do të ishte një nga ditët e më dha të jetës sime.


    Ata kishin punuar në Butrint për një kohë të gjatë. Dhe pyesja veten në ishte ballafaqimi mes magjepsjes që vinte nga pyjet e tij dhe të tatëpjetës së trishtuar të Shqipërisë komuniste që i shtynte ata drejt një ekzagjerimi të tillë. I dëgjoja me një farë skepticizmi.


    Por kisha gabuar! Ishte një peizazh drithërues. Kurrë më parë nuk kisha përjetuar skena të tilla vezulluese, që nxisnin kuriozitetin tim prej arkeologu. Tani, njëzet vjet më vonë e kuptova që kam qenë joshur nga alkimia e pafundësive hipnotizuese dhe, në shumë drejtime, të paprekshme.


    Ky moment i çastit eklipsohej nga liqeni që shtrihej aty pari dhe kodrat përtej, ndërsa kapërcenim gjithë kujdes shtegun e hapur në konturet e kodrës dhe që pastaj, si me magji, kalonte mes ullishtave mbi tarracat e rrëpira që binin drejt e në gojën e Ngushticës së Korfuzit. Pas një fraksioni sekonde spektri i vë shtrimit tonë kaloi nga interieri Ballkanik tek Joni plot diell.


    Ky ishte Ksamili. Si far, ai në atë kohë kishte një grumbull godinash të larta e pa ndonjë vlerë dhe një hotel gjysmë i mbyllur - Shkaba e Detit - ndërtuar mbi një breg të rrëpirë përballë një gjiri të madhërishëm dhe me ishuj të gjelbër. Prisja të shihja turistët, ndërkohë që heshturazi përshkonim zabelë me ullinj dhe agrume, por aty s'kishte asgjë veç derrave që ushqeheshin plot kënaqë si.


    Pas pak pemët e ullirit të prera për dru zjarri i kaluan në numë r se ato të paprekura. I kanë prerë fshatarët, më tha i shqetësuar shoqëruesi im. Më pas bë më një kthesë të fortë, një frenim nga ana e shoferit mu në kreshtën e një kodre, ndërsa rruga filloi të zbriste tatëpjetë përgjatë Kanalit të Vivarit që shtrihej poshtë nesh. Përpara nesh shtrihej i qetë Kanali, pjesërisht i mbuluar nga një tis mjegulle.


    Një kala vigjilonte mbi njërin krah. M'u kujtua se prej këtej u turrën osmanët mes natës së kobshme për të zënë në befasi mbrojtësit venedikas të kësaj ane. Një roje venedikase ish korruptuar kohë përpara, por shokët e tij i kishin rezistuar sulmit dhe kishin befasuar kolegun e tyre të pabesë.


    Pas kështjellës shtrihet një fushë e kryqëzuar me diga dhe, më tej, kodrina që bashkohen tek një kodër në formë trekëndore - Kestrina e lashtë, që mendohet se është themeluar nga Kestrino, pasardhësi i bekuar i trojanëve të dëbuar, Andromaka dhe Helena - tamam përpara perdes së maleve. Skenë e mbytur.


    Asgjë s'pipëtinte. Ajo zotëronte qetësinë e një lugine të humbur, çdo pjesë ndriste me një ngjyrim të artë, ndërsa dielli shtyhet tutje, lart mbi vargmalet e larta. Pastaj një e papritur. Në një shpatull të rrëpirë mbi Kanal, fill poshtë një kulle vrojtimi mesjetare, shfaqet pamja e kodrës së mbuluar me pyll të Butrintit të lashtë.


    Mizëria e zymtë e pemëve nuk mund të kish qenë më shumë e papritur në këtë peizazh drurësh të prerë e gjelbërimi të shkatë rruar. Këtu, pra, ishte oazi, fshehur mes detit dhe maleve, që ka i dhënë prehje trojanit të dëbuar, Enea, gjatë udhë timit të tij për në Romë.


    Shoqëruesi im u kthye dhe na shtangu me buzë qeshjen e tij të djallëzuar. I kënaqur jashtë mase me motin e atij mëngjesi dhe i pamatur e i pazakontë në pritje të miratimit tonë të vendit. Duke e injoruar, si ngadalësuam për të ndaluar përpara portave të hekurta të bojatisura të qytetit të lashtë, e çova mendjen tek moria e librave që kisha shfletuar për qendrën e mirë njohur arkeologjike të Shqipërisë.


    Duke vështruar me ngulm prej këtu, ndjeva një boshllëk turbullues. Dita vezullonte e të shtynte të ishe i lumtur pas një jave stuhish. Megjithatë, ky vend ish bllokuar në mënyrë kërcënuese mes botësh. Korfuzi dukej qartë në perëndim, plot begati.


    Në lindje, përtej pikës trekëndore të Kestrinës (Çuka e Atoit - Mali i Shqiponjës), zemra e Epirit shtrihet në një errësirë virtuale. Kufizimi i vendit shpejt na pushtoi edhe ne. Shoqëruesi im nuk e kishte ekzagjeruar. Unë kurrë nuk do ta harroj bukurinë e këtij vendi. Këtu mirëkuptoj thënien e Hugh-it të Shën Viktorit:


    Personi që gjen ëmbëlsi në vendin e vet është ende një fillestar i dhimbsur; ai të cilit çdo vend i duket si vendlindje është i fortë tashmë; por është i përkryer ai për të cilin e gjithë bota është si një vend i huaj. Shpirti i dhimbsur e ka përcaktuar dashurinë mbi një vend në botë, i forti e ka shtrirë dashurinë mbi të gjitha vendet, i përsosuri e ka shuar dashurinë e vet.


    Ah! Butrinti i vitit 1993. Por kanë kaluar njëzet vjet: Tani, në vitin 2013, Butrintit e ka humbur shpirtin e vet? Parku Kombëtar i Butrintit u themelua në vitin 1999 për të mbrojtur në mënyrë eksplicite këtë magji të madhërishme.


    Një mbledhje ndërkombëtare pune. organizuar në Sarandë, më 1998, me financim të Fondacionit Getty, që përfshiu arkeologë dhe administratorë nga Tirana, si dhe të dërguar të UNESCO-s, kishte arritur një zë ri në konkluzionin: Shpirti i pashoq i Butrintit duhet të mbrohet me çdo kusht. Me këtë deklarim zyrtar u krijua Parku Kombëtar i Butrintit. Rreth parkut duhej të ndërtoheshin rrugë të reja.


    Duhej shmangur zhvillimi i ri. Inkurajimi i ringjalljes së Butrintit si një vend ku turistët mund të gjejnë një botë tjetër është qëllimi ynë i përbashkët. Përgjatë një dekade ai mbijetoi në këtë mënyrë. 75000 turistë në vit gjetën mirëkuptim të hareshëm me këtë vend të madh dhe plot të papritura. Deri sa u rrit lakmia.
    Lakmia. Shtigjet e parkut që u ndërtuan në vitin 2005 tani janë braktisur. Urat e drunjta për këmbësorë janë zhdukur.


    Për më keq, tenda pyjore mbi rrënojat është shkatë rruar. Kërcënuar nga sëmundja e Vidhit Hollandez 1, kanë mbijetuar vetëm pemë të vogla të ullirit të mbjella pranë pllakave kushtuar vizitorëve të shquar, dëshmi të modeleve politike lajkatare. Muzeu që përfundoi në 2005 me anë të ndihmave të më dha financiare, nuk hapet rregullisht, ku dritat nuk ndizen dhe igrasia shkakton kalbësimin e objektit.


    Por ka dhe më keq! Nxitur nga autobusët e ngarkuar me turistë, që paguajnë të ardhurën nga biletat (300.000 euro në vit), e cila e gjen rrugën e vet nëpër xhepat e panumërt, autoritetet e Tiranës kanë hapur një rrugë të madhe e të shëmtuar përmes ullinjve që gjenden ndërmjet Ksamilit dhe Butrintit, duke zhdukur çdo magji.


    Gdhendur poshtë kodrës është një plagë akoma më e madhe, e denjë për një autostradë. Si mund të vajtojë Enea? Si do të mund ta mallkojë Ali Pasha lakminë e këtyre administratorëve i pandjeshëm. Dhe, përpara vetë Butrintit , një park i asfaltuar makinash sikur kjo të ishte hajati i ndonjë supermarketi të ri në periferi të Tiranës. Edhe këtu vendparkimet ngjitëse të botës së tretë.


    Për më keq, në vitin 2012, ata kanë ndërtuar një urë të shëmtuar betoni mes përmes kanalit për të lejuar Benzat dhe BMV-të e më dha të nxitojnë për tek Kepi i Stillos dhe, aty ku ka ekzistuar një vend unik e krenar ku natyra qëndronte e paprekur, ka tani vila që presin të përfundohen, sepse dikush harroi furnizimin me ujë të pijshëm. Vilat e pabanuara të klaneve të Tiranës. Lakmi; më shumë lakmi!


    Kështu Butrinti i përjetshëm, i lavdishme që nga mosha e Eneas dhe Augustit, i është nënshtruar lakmisë së pakuptimtë të një qeverie që protituoi një thesar të madh të klasit botëror që të përfitojnë një pakicë administratorësh. Ndërsa shkruaj këtë kartolinë në verën e vitit 2013 mundem vetëm të imagjinoj se sa i tmerrshëm do të jetë Butrinti në vitin 2023. Kur do të ishte tepër vonë? Kur mund të ishte ndaluar kjo marrëzi? Në mars të vitit 2010 kishte nevojë për një vizion që do të respektonte rëndësinë e Butrintit për Shqipërinë.


    Rruga në ndërtim e sipër për në Ksamil mund të ishte ndalur. Vizitorët e Butrintit mund të kishin parkuar në Ksamili duke i sjellë përfitim ekonomik edhe këtij fshati. Parku mund të kishte promovuar pamjen e bukur rreth Butrintit, si edhe vetë këtë qendër të lashtë. Edhe në mars ose në fillim të prillit 2010, mund të ishte ndalur ky vandalizëm dhe të riparoheshin dëmet. Pas kësaj kohe do të ishte tepër vonë. Lakmia fitoi, Shqipëria dhe bota humbi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    me ate infrastrukture e ate pritje t`ftohte mundeni me harru turistin..mundeni vetem me u mar me disa azilanta qe jon t`permallum per shqipni e knaqen edhe n`berllog me u la ne durrs,njeri qe osht njeri e qe don me pushu n`plazhet e shqipnise shtir qe knaqet.shume keq qe pritja eshte nivelin ma te ulet,ishalla musheni mend najher se marut krejt o daj...
    ne durrs te shesin peshkun 10 euro 12 euro (vetem se je kosovar thojn keni leke ju hah),shkon ne ulqin e han peshkun 6 euro edhe pritja osht e nivelit ma t`larte...diqka nuk osht ne rregull e juve,ose nuk po e dini qe keni bregdet qe lakojne kojshia me pas.
    zoti ju ndihmovt.

  3. #3
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Ola, per nje njeri su mua qe nuk ka kaluar keto rruge apo vende, artikulli tingellon i pabesueshem. Ndoshta ne vijim do te kemi ndonje foto nga rruget/vendet ne fjale.

  4. #4
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    eshte e vertete vjet i bera pushimet ne Ksamil,u knaqe nga panorama e detit dhe nga pastrtia e saj,po te shohesh rreth saj ca shtepi perdhese te lyme me nje boj te skadume dhe qe ofronin dhoma per pushues,lere pastaj kur shkova ke parku i Butrintit ku qe te gjeje pak uje me pi duhesh me i hyp ne maje te malit,nuk eshte vetem Saranda po te gjitha vendet turistike dhe plazhet kane probleme,Durresi eshte bo si Kosova e dyte,lere pastaj dhe plerat dhe ujrat e zeza,ne Vlore s'ka rruge e as drita,ne Shengjin k apasterti po nuk ke ku te vesh,Pogradeci nuk shifet me sy me ato pallate 50 vjecare se vetem liqenin kane,kruja vetem kalane dhe pazarin se qyteti s'eshte kurrkundi,Shkodra tashi ka fillu me u ndertu se qe si katund........
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Po ky tipi c'pati? Mund te argumentohet se probelmet qe sheh autori vijne nga stoku (relativisht) i ulet i kapitalit per fryme ne shqiperi, po cfare kuptimi ka te shpjegosh fenomene eknomike nje arkeologu? E pra, te mbaje vendin e tij dhe te na lere rehat me keto qurravitje femijesh, se kemi ke te pyesim nese duam feedback ekonomik.

  6. #6
    Tamam ashtu ishte disa vite me pare Ksamili. Se di ne ka ndryshuar tani apo jo.

    Nje rruge sapo e shtruar ngaqe ishin zgjedhjet dhe pastaj shtepi te filluara e te lena pergjys, ose shtepi te shkaterruara. Shume pak dyqane ku nuk mund te gjeje asgje.

    Butrinti ama nuk mu duk dhe aq keq. Tabelat ishin gjithandej me informacione dhe nuk ishte ndonje pisllik i madh. Nuk kishte punonjes verdalle, apo disa dyer ishin te mbyllura, po ne pergjithesi me pelqeu.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    kush eshte Richard Hodges?

  8. #8
    http://en.wikipedia.org/wiki/Richard_Hodges

    Ndoshta, ato fonde qe Sal efendiu ka vene ne dispozicion te sekteve fetare dhe partive politike duhet t'i harxhoje pikerisht per te ruajtur keto vepra antikiteti qe po shkaterrohen.

  9. #9
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Mirupafshim Butrint, mirë se erdhët në Kandaharin e Talibanëve

    Thonë se ç'do vend ka në krye qeverinë që meriton. I meritojnë shqiptarët talibanët? Duke udhëtuar me makinë ndanë "pyllit" të hoteleve të zbrazëta dhe gjysmë të ndërtuara në Sarandë, përgjatë rrugës së re për në Butrint, miqtë e mi amerikanë më pyetën se pse më pëlqente të merresha me arkeologji në Shqipëri.

    Nuk kisha kohë t'u përgjigjesha; kishim arritur në Ksamil. Këtu, me qindra shtëpi të shkatërruara, gjysma të dëmtuara, të mbetura si përmendore të një çasti marrëzie të qeverisë. Mund të jenë ndërtime të paligjshme, por t'i shkatërrosh ato në kulmin e sezonit turistik veror dhe në një kohë krize botërore ekonomike, tregon gjithçka duhet të dini për "orientimin bashkëkohor të vendit".

    Një nga bashkudhëtarët e mi amerikanë tha thjesht: "Duket si Kandahar këtu". Kaq mjaftonte të thuhej. Bukuria sublime e këtij vendi është kthyer tashmë në temë talljeje ndërkombëtare. Shaka tragjike: "Një vend i administruar nga talibanët...?" Sjellim ndër mend vandalizmin mbi statujat madhështore budiste në Afganistan...

    Rruga që tani dhunon ullishtat e Parkut Kombëtar të Butrintit të ngjall thjesht neveri. Është e vështirë të përshkruash mentalitetin e Ministrisë vendase të Kulturës që ka lejuar këtë shkatërrim. Të gjithë që kanë gisht në këtë vandalizëm, do të kenë një vend të caktuar në një listë të gjatë emrash të këqij për Shqipërinë. Miqtë e mi e pëlqyen oazin e Butrintit, të ruajtur deri më sot nga e keqja më e madhe, por nuk kishin asnjë lloj ambicieje për t'u kthyer. S'po përmend këtu mundësinë zero për t'ia rekomanduar Shqipërinë miqve të tyre.


    2010 - Fillon tatëpjeta turistike e Butrintit

    Brenda Butrintit formulova një listë të plotë të gjendjes së monumenteve atje: - Nuk vazhdon më konservimi i kushtueshëm i Pallatit të Trikonkës - Është hequr skena e drunjtë në teatër dhe nuk është pastruar uji - Janë zbardhur e vjetruar tabelat moderne dhe të kushtueshme të informacionit, dhuruar nga Fondacioni Butrinti - Dritat në muze nuk janë më funksionale (janë djegur llambat) dhe gjurmët e minjve të kujtojnë një nga problemet e administrimit - Tryezat në kafenenë e akropolit janë mbuluar me xhama të thyer.

    Kafeneja, sigurisht, është e mbyllur.
    Ndërsa Fondacioni Butrinti vazhdon një program konservimi dhe administrimi të zonës pyjore në Butrint, një brigadë zanatçinjsh vendas vazhdojnë me zell punën e vet, duke mbrojtur këtë qendër të brishtë arkeologjike poshtë çadrës së zonës pyjore.

    "Të paktën të huajt treguakan kujdes" - thanë bashkudhëtarët e mi. Unë u përtypa, duke e ditur se edhe vendasit kujdesen.

    Ca më keq, mbi ngushticën e Korfuzit, në kalanë e Ali Pashës që ruan grykëderdhjen e kanalit të Vivarit - një fortesë e studiuar (dhe e botuar vitin e shkuar në revistën ndërkombëtare të Antikitetit) nga një ekip i Universitetit të Granadës, Spanjë, gati po e humbet një nga të katër kullat e saj.

    Në strukturën e saj është shfaqur një e çarë e thellë, që zmadhohet rrezikshëm. Ky ledh mbrojtës, i ngritur nga pashai i madh për të penguar britanikët të lundronin drejt Butrintit, është një nga perlat e trashëgimisë kulturore botërore të UNESKOS. Çfarë bëjnë autoritetet e parkut për t'u mbrojtur nga ky makth?

    Çfarë ka bërë Ministria e Kulturës? Mund ta merrni me mend? Si mundet që qeveria shqiptare tregon aq pak kujdes për kalanë, Butrintin apo madje edhe vetë UNESCO-n? Butrinti pati vitin e shkuar më shumë se 50.000 turistë, apo 75,000 po t'i besosh përllogaritjeve të Fondacionit Butrinti.

    Duke e shumëzuar këtë shifër me pagesën prej 5 eurosh për hyrje, të ardhurat e Parkut kapin një shumë prej 250,000 apo 350,000 eurosh në vit. Duke e ditur së pagat e stafit kapin një shumë prej 25,000 eurosh, ku shkon pjesa që mbetet? Sigurisht, jo në Butrint.

    Ajo shkon në mbështetje të qeverisë shqiptare që ka lejuar ndërtimin e një rruge të re në park dhe hedhjes në erë të ndërtimeve pa leje. Padyshim që këto të ardhura paguajnë rrugëndërtuesit në mënyrë që Butrinti më pas të rrethohet nga vilat e miqve të qeverisë.
    Bashkudhëtarët e mi amerikanë psherëtinë të lehtësuar kur mbërritën në Greqi dhe vazhduan ta quajnë Butrintin, Kandahar, më pas udhëtuan për në Turqi dhe që aty në Gjeorgji dhe Armeni. "Një herë në Shqipërinë e Talibanëve, - thanë ata, - është mjaft.

    Nga Richard Hodges | 02/07/2010 | Shekulli online

    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Citim Postuar më parë nga B.C.B Lexo Postimin
    me ate infrastrukture e ate pritje t`ftohte mundeni me harru turistin..mundeni vetem me u mar me disa azilanta qe jon t`permallum per shqipni e knaqen edhe n`berllog me u la ne durrs,njeri qe osht njeri e qe don me pushu n`plazhet e shqipnise shtir qe knaqet.shume keq qe pritja eshte nivelin ma te ulet,ishalla musheni mend najher se marut krejt o daj...
    ne durrs te shesin peshkun 10 euro 12 euro (vetem se je kosovar thojn keni leke ju hah),shkon ne ulqin e han peshkun 6 euro edhe pritja osht e nivelit ma t`larte...diqka nuk osht ne rregull e juve,ose nuk po e dini qe keni bregdet qe lakojne kojshia me pas.
    zoti ju ndihmovt.
    Po skan bregdet kta e kan shkatrrur tashme bregdetin


    E vetmja shans qe ta zhvilloj turzmin shqiperija esht qe shqiptaret e shqiperis te hekin dor nga turizmi sepse jane zerooooooooo ne sherbime mbase nuk kan ase tradit ne ket drejtim

    Ndersa sa i perket mikpritjes nuk kan faje jan ende shum te eger e/te pa civilizuar per te qen mikpritsa mbase edhe ne ket drejtim mungon tradita dhe mungesa e gjate e/te pasurit kontakte me popujt e tjer per shkak te nje izolimi te gjate te shqiperis


    Ndersa sa ju perket turistve kosovarve dua te citoje nje mikun tim nga peja i cila ka ndertuar nje hotel ne ulqin por nuk poj ecen puna mir pasiqe kosovaret ja kan mesyr DURRSIT .

    Deri sa e pyeta mikun ti hee more A.SH si po te shkone puna me hotelin a po ka pun .

    Aij mu pergjigj jo ka ra shum puna pasiqe kosovaret ja kan mesyr Durrsit POR NUK ESHT PROBLEM DO BEHT MIR SE SHUM SHPEJT DO TE NGIHEN KOSOVART NE SHQIPERI DHE PRAP DO I KTHEHEN ULQINIT ...



    Keta te shqiperis nje gje duhet ta kuptojn se ter infrastruktura turistike e shqiperis esht e nivelit zerooo dhe shqiperia nuk mundet ti josh turistet e pasur, dihet fakti se ne ter bregdetin e shqiperis nuk ka edhe nej te vetmin HOTEL ME 5 YJE por ti gezohen faktit dhe ti mbaj keta turist te varfer qe vizitojn sot shqiperin nje vend shum te varfer dhe te mos ironizojn me turistet por ti gezohen keti faktit se me ne fund edhe keta poj viziton dukush edhe per kunder faktit se posedojn kapacitete primitive turistike ne ter infrastrukturen e saje (Duke perfshir edhe resurset humane)

    Fundja e fundit bregdet esht i ter ballkani dhe te gjitha shtetet e ballkanit nderko bejn qmose qe te thithin sa me teper turiste shikojeni qfare ben MALI I ZI per ti kthyer turistet nga kosova duke hargjuar miliona ne reklama ndersa shqiperia fiton qindra miliona nga kosovaret pa asnje reklame dhe prap dalin ketu dhe ironizojn me turistet nga kosova .

    Shqiperia nuk i meriton ato qindra miliona te turistve nga kosova, ka me qindra debate televizive por edhe shkrime te shtypit ne shqiperi te cilet ne menyren me idiotike me te pa cipe IRONIZOJNE me turistet nga kosova .


    Dhasht zoti dhe une i lutem zoti qdo dite por edhe punoj ne ket drejtim qe turistet nga kosova ta bojkotojn bregdetin e shqiperis dhe te shqiptarve bukpermbytes e mos mirnjohes .

    Po ashtu ka shum shenja pozitive se kosovaret kan filluar te ndergjegjsohen dhe shum shpejt nuk do shkoj as dy vite sapo te liberalizohen vizat kosovaret do ta braktisin bregdetin e shqiperis dhe do tja mesyjn ati edhe me te lire te BULLGARIS

    Por edhe ati te kroacis greqis por edhe do ti ktheheh ne mas te madhe ati te MALIT TE ZI dhe vendeve tjera te evropes keshtu qe keto qindra milionat e kosovarve te cilat ne te ardhmen mund te jen MILIARDA nuk do ti shijojn me ata te Shqiperise




    Ne Zvicerr por edhe ne vendet e tejera Evropiane ka nje MOTO mbi te cilen esht ndertuar dhe Zhvilluar Turizmi ne Evrope MOTO e cila esht Bibla dhe Kurani i te gjitha Resurseve te Gastronomive ne Evrope

    KJO MOTO ESHT

    Gast ist König

    Qka ne shqipe do te thote (MYSHTERIA ESHT MBRET ) APO (MYSAFIRI ESHT MBRET )
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 07-07-2010 më 10:44

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •