ka te shtena arshmesh the ? ende ?
ka te shtena arshmesh the ? ende ?
Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.
Sejdiu dënoi shpërthimin në Mitrovicë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dënoi shpërthimin në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë, të cilët po protestonin kundër hapjes së Zyrës së Qeverisë së Kosovës në këtë qytet.
“Institucionet e Republikës së Kosovës janë thellësisht të përkushtuara për krijimin e një mjedisi paqësor, stabil dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnie e besimi, prandaj vlerësojmë se aktet e dhunshme si ky i sotmi janë tërësisht të papranueshme”, pohoi presidenti.
Ai vlerësoi se dhuna cenon interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, ndërkaq kërkoi nga institucionet përgjegjëse, vendëse dhe ndërkombëtare, që urgjentisht ta ndriçojnë këtë akt, kurse fajtorët t’i nxjerrin përpara drejtësisë.
Ndryshe, disa persona janë plagosur, ndërsa njëri prej tyre pohohet të ketë vdekur nga shpërthimi që ndodhi të premten rreth orës 10:00 në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.
Tadic: Incidenti në Mitrovicë provokim
“Incidenti i sotëm në Mitrovicë ishte provokim për paqen dhe Serbinë”, ka deklaruar presidenti serb Boris Tadic. Tadic ka theksuar se Beogradi nuk do të veprojë ndaj provokimeve, por do të kërkojë reagimin e të gjitha organizmave ndërkombëtare.
Deklarata e Tadicit u bë pas incidentit të sotëm në Mitrovicë. Një shpërthim ndodhi në veri të Mitrovicës, në kohën kur rreth një mijë serbe po protestonin kundër hapjes së Zyrës për Regjistrim Civil në këtë lagje. Policia thotë se ka të lënduar, por nuk di numrin e tyre.
Aktualisht, protestuesit janë shpërndarë, ndërsa hetues të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it, po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi shpërthimi
Dy viktima nga shpërthimi në Mitrovicë
Nga Jeton Musliu më 02.07.2010 në ora 11:40
(UPDATE)
Pas shpërthimit të ditës së sotme në veri të Mitrovicës, ku tashmë është konfirmuar për një të vrarë dhe dyshohet për një tjetër, Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se Beogradi nuk do të reagojë për ngjarjen e sotme.
Ai ka nënvizuar se incidenti ishte “ një provokim ndaj paqes dhe Serbisë”.
Siç raporton agjencia serbe e lajmeve B92, Tadiq ka kërkuar nga institucionet ndërkombëtare të reagojnë fuqishëm ndaj këtij incidenti duke thirrur në të njëjtën kohë, Këshillin për Siguri Kombëtare për një mbledhje urgjente sot në Beograd.
Ndërkohë, drejtori i spitalit në Veri të Mitrovicës, Milan Jakovljeviq, ka konfirmuar viktimën e parë nga ky shpërthim, që është kolegu i tij, pediatri Mensur Gjekoviq.
Sipas drejtorit të këtij spitali, nga ky shpërthim, janë lënduar gjashtë femra dhe pesë meshkuj, pjesëmarrës në këtë protestë.
Mjeku Mensur Gjekoviq është viktima e parë nga shpërthim i ditës së sotme në Mitrovicë. Jozyrtarisht Express ka mësuar se në pamundësi për t’ia shpëtuar jetën në spitalin në veri të Mitrovicës, Gjekoviq është nisur me urgjencë drejt Kragujevcit, por duke mos mundur t’u bëjë ballë plagëve, ai ka vdekur.
Ndërkohë, Lirita Halili, gazetarja e Expressit në vendin e ngjarjes raporton se përveç tij, dyshohet se ka vdekur edhe personi i dytë.
Nga burime jozyrtare mësohet se viktima e dytë është e lënduara Vesna Kuc.
Express ka mësuar se janë edhe disa persona të tjerë të plagosur nga shpërthimi kur rreth 1 mijë serbë protestonin kundër hapjes së një zyre të Qeverisë së Kosovës për dhënien e dokumenteve të identifikimit.
Të plagosurit janë Bogdan Vuçiniq, Gradimir Iliq, Aleksander Dorgjeviq, Vesna Paviqeviq, Verica Jovanoviq, Lubinko Gjorgjeviuq, Ljubinko Vuçiniq, Zoran Rakiq, Verica Rakiq
Shpërthim në Mitrovicë, situata e qetë
Ende zyrtarisht nuk dihet saktë numri i të lënduarve nga shpërthimi që ka ndodhur sot në Lagjen e Boshnjakëve, në veri të Mitrovicës.
Derisa mediat serbe raportojnë për 3 të lënduar, njëri prej të cilëve rëndë, jozyrtarisht merret vesh se numri i të lënduarve, qytetarë serbë të Kosovës mund të arrijë deri në 10 veta.
Zyrtarë të Policisë së Kosovës thanë për Express se janë duke hetuar se në çfarë rrethanash ka ndodhur shpërthimi, në kohën kur rreth 1 mijë serbë lokalë protestonin kundër hapjes së një zyre të Qeverisë së Kosovës në këtë pjesë të qytetit e cila do të shërbente për pajisjen e qytetarëve me dokumente identifikimi.
"Protesta ka qenë në mënyrë spontane, por hetimet janë duke u bërë në lidhje me këtë rast", thotë Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Sipas tij, duhet verifikuar mirë se si ka ndodhur shpërthimi dhe se për numrin e të lënduarve dhe gjendjen e tyre, janë duke pritur informacione nga spitali.
"Gjendja tashmë është e qetë dhe situata është tërësisht nën kontroll", u shpreh Hoti për Express.
Ndërkohë, burime të Expressit mësojnë se policia është duke hetuar edhe mundësinë e shpërthimit të granatave derisa vetë protestuesit kanë mundur t'i bartin ato në duar.
Kjo për faktin se protestuesit janë mbledhur për të kundërshtuar hapjen e një zyre të Qeverisë së Kosovës në këtë pjesë të qytetit, për të pajisur qytetarët me dokumente identifikimi.
Shpërthimi ka ndodhur sot rreth orës 10.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Rexhepi: Situata në Mitrovicë, nën kontroll
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi e njoftoi Kabinetin qeveritar se situata në Mitrovicë është nën kontrollin e forcave të rendit. ...
Postuar: 03:06:13 / 02.07.2010
Ai tha se sipas hetimeve të para shpërthimi që ka ndodhur në veri të Mitrovicës është pasojë e pakujdesisë së ekstremistëve serbë të cilët siç tha ministri dyshohet se kanë qenë duke qarkulluar me armatim gjatë kohës kur po protestohej kundër hapjes së Zyrës së qeverisë së Kosovës për regjistrim civil. Sipas informatave të Ministrisë së Punëve të Brendshme 11 persona janë të plagosur si pasojë e incidentit.
Për hapjen e Zyres së qeverisë në veri ka folur edhe kryeministri Hashim Thaçi. Sipas tij vendimi për ta hapur këtë zyrë është në përputhje të plotë me angazhimet e qeverisë që edhe në atë pjesë të vendoset rendi dhe ligji.
Kreu i ekzekutivit iu ka bërë edhe një herë thirrje qytetarëve serbë të veriut që ta mos bien pre e thirrjeve të Beogradit, por të bëhen pjesë e zhvillimit të Kosovës.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Eh ne shqiptaret, momentalisht jemi te zene ne mes veti me fene Islame. Sa per shkite, si duket, e leme me vone, pasi te shahemi, te njollosemi e te coptohemi ne mes vete.
Po si nuk na u largua nga ambienti helmi kurr,njehere kishim fabrikat qe ndotshin ajrin por....nuk ishim te uritur,tani kemi gasin lotesjelles qe ndot ambientin por edhe shkatrron cdo gje !Edhe ekonomikisht edhe psiqikisht jemi ne Mitrovicasiit qe nuk e shijuam LIRIN!Marri per pushtetaret dhe rajonin e gjere,e mekat per popullin e mjere qe ka mbet ne meshiren e askujt veq Zotit!
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
serbet duhen zhdukur.
mjafton qe nuk ka patur te vrare shqiptar, po serbet qe u vrane ne hale shkofshin.
I support Papa Joseph Ratzinger.
Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.
Deklaratë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e sotme për media
Prishtinë, 2 korrik 2010
Deklaratë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e sotme për media
Fillmisht, dua të shpreh keqardhjen time të thellë për ngjarjen fatale që rezultoi me humbjën e jetës së një qytetari të Republikës së Kosovës, si pasojë e shperthimit të një granate të dorës në veri të Mitrovicës.
Më këtë rast, unë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjës të së ndjerit.
Njëkohësisht, i ftoj organet kompetente që t’i ndriçojnë rrethanat e këtij rasti.
Siç jeni të informuar, Qeveria e Republikës së Kosovës sot në mengjes ka hapur një Qendër-zyrë për Shërbime Civile në veri të Mitrovicës.
Kjo qendër do të ofrojë shërbime që janë shumë të nevojshme për të gjithë qytetarët që jetojnë në atë pjesë.
Në këtë qendër do të punojnë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe të autoriteteve lokale të Komunës së Mitrovicës.
Qytetarët e Kosovës të të gjitha komuniteteve do të mund të pajisen me dokumente të ndryshme personale për nevojat e tyre.
Kjo qendër iu shërben të gjithë qytetarëve që jetojnë në atë pjesë të Mitrovicës dhe nuk paraqet asnjë rrezik për askënd. Përkundrazi.
Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që t’iu sigurojë shërbime të gjithë qytetarëve të Kosovës kudo që jetojnë ata pavarësisht përkatësisë etnike.
Qeveria e Republikës së Kosovës i fton të gjithë qytetarët që të përmbahen nga veprimet e dhunshme, të rrinë të qetë dhe pakënaqësitë evntuale t’i shprehin në menyrë paqësore dhe demokratike.
Dua të ritheksoj edhe njëherë se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundimin e rëndit dhe ligjit, dhe për t’iu shërbyer qytetarëve anëkend Kosovës.
Jam i vendosur, nuk ka kthim prapa për asnjë milimetër.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
O Llapi,mos na i trego ato cfar i shofim dhe i degjojm pash besen,po shko njehere deri ne kodren e minatorve dhe pyeti" Si do e kalojn naten sante ata?Humbi jeten pediatri me perkatesi boshnjake,ai edhe banon ne at lokacion,dmth.serbet prap shpetuan pa therre ne kemb!
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Krijoni Kontakt