Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514

    KONDRADITAT dhe REALITETI SHQIPTAR

    Keto jane vetem thjeshte KOPJE te dy artikujve ne GAZETEN SHQIPTARE, -- Ne faqe te PARE te se ciles flitet per PUSHIMET e PADRINOS , ne DARDHE edhe ne faqe te FAQE te 2 flitet per dike qe FLE NE RRUGET e Tiranes... Harrova flitet edhe per te "nderuarin" EDVIN GOZHDEN(RAMEN)--

    Ēifti kryeministror do blejė njė Vilė


    --------------------------------------------------------------------------------

    DARDHE

    Eshtė pėrgatitur tashmė hoteli ku do tė qėndrojė Nano dhe Xhoi bashkė me miqtė e tyre nė Dardhė. Fshati turistik ku politikanėt preferojnė tė blejnė shtėpi pėr tė pushuar nė dimėr apo nė verė, do tė vizitohet sot nga ēifti kryeministror. Disa shtėpi tė vjetra dhe tė rrėnuara po restaurohen dhe po kthehen nė vila tė vėrteta luksoze. Duket se edhe Nano e Xhoi duan tė kenė njė vilė tė tillė nė Dardhė, tė cilat janė tė lira. I pari qė bleu njė shtėpi tradicionale nė kėtė fshat, ėshtė ministri Ben Blushi, pėr restaurimin e sė cilės u kujdes arkitekti korēar, Ilir Voci, kurse banori mė i ri i fshatit ėshtė kryebashkiaku i Tiranės, Edi Rama. Ai ka blerė njė shtėpi tė vjetėr atje dhe gjatė pranverės do tė bėjė restaurimin e saj. Banorė tė fshatit Dardhė thonė se disa herė u kanė trokitur nė derė njerėz qė kėrkojnė tė blejnė shtėpi, thonė se duhet pėr kryeministrin Nano. Nė fshat flitet se do ndėrtohet edhe njė rezidencė qeveritare. E vjetra i ėshtė kthyer pronares Laura Konda, gazetares sė njohur tė programit shqip tė Zėrit tė Amerikės. Para vizitės sė Nanos nė kėtė fshat mbėrritėn tre nga miqtė e tij, njėri i njohur pėr artet figurative, me sa duket, ata do tė zgjedhin edhe vilėn e ardhshme dardhare tė Nanos dhe tė Xhoit.




    =============================================
    =============================================

    Ilir Barēi fle i mbuluar me kartona: Mė braktisi mami para 2 vjetėsh, mė pėrzunė nga jetimorja

    Gavroshi nė rrugėt e Tiranės
    Aventurat e 13-vjeēarit nga Burreli


    --------------------------------------------------------------------------------

    Jetmira Delia
    Odeta Halili

    TIRANE

    I mjaftojnė dy trikot qė mban veshur gjithė ditėn pėr t'u mbėshtjellė. Nė pulovrėn jeshile ai zhyt kokėn, mėngėt i zgjat pėr tė mbuluar duart, tjetrėn nėn tė e ēon gjer te gjunjėt, mblidhet kruspull. Mė pas rraset nė "krevat", njė kuti kartoni e stėrmadhe qė "ka strehuar" para dy muajsh 100 palė kėpucė.

    Jeton 50 metra mbi 9 katėshet e Qendrės. Aty nis dhe mbaron dita e tij, prej dy vjetėsh. Zgjohet ndaj tė gdhirė dhe numėron indikatorėt, bėn llogaritė, "sikur tė shes nja 10 pėr sot, s'do jetė keq". Vijon me itinerarin e zakonshėm, i bie kryq e tėrthor Tiranės duhet tė fitojė pėr t'u ushqyer. Eshtė vetėm 13 vjeē dhe mendon e rropatet vetė pėr tė siguruar bukėn e gojės.

    Braktisja
    Sot e kėsaj dite e ka parasysh skenėn e ndarjes me tė ėmėn. U shkulėn tė dy nga fshati i lindjes, Shoshaj i rrethit tė Matit e mbėrritėn nė Tiranė. Sabije Barēi i dha duart 500 metra larg strehės sė tij tė sotme, aty te "Ushtari i Panjohur", ku ishte stacioni i makinave tė Korēės. Kėrceu nė njė taksi pėr nė Kapshticė, ndėrsa Iliri atėherė 10 vjeē zgurdullonte sytė pėrtej xhamave. "Ajo mė dha lekė tė blija diēka pėr tė ngrėnė, kur u ktheva e pashė qė po hipte nė njė taksi. Unė u afrova dhe po i bija xhamit tė taksisė qė tė mė hapte derėn, por makina iku mė shpejtėsi. Unė eca pak me vrap po nuk e kapja dot. Shkova dhe i thashė njė polici qė mė iku mami, por ai tha se nuk kishte ēa tė bėnte." Nuk pėrlotet mė, e ka thėnė e stėrthėnė 100 herė epopenė e mjerimit tė tij. "Unė nuk dija tė kthehesha prapė nė Burrel. Kėshtu qė ecja kot rrugėve, ndėrsa nė darkė fjeta aty ku mė zuri nata." Ishte nata e parė nė rrugė, tė nesėrmen e priste jeta e endacakut. Kėshtu kujton Ilir Barēi sot, ndėrsa ka kaluar 1000 peripeci, qė e kanė rritur, e kanė bėrė tė ashpėr e tė fortė atė Gavroshin e vogėl tė kryeqytetit shqiptar.

    Institucioni
    Do tė provonte rrugėt e Tiranės, Durrėsit, Korēės, Pogradecit, Fierit, Vlorės, "ohu, ku nuk kam bredhur unė", krenohet 13-vjeēari. Ndėrsa shtegtonte nga njėri qytet te tjetri, policėt e komisariatit tė Durrėsit, kanė menduar ta stabilizojnė. E sollėn te shtėpia e fėmijės "Zyber Hallulli. Por nuk mbaruan aty kusuret. "Njė ditė u zura me njėrin prej djemve qė kishte ardhur i ri tė "Shpia e fėmijės", ai mė rrahu dhe unė shkova t'i tregoja zyshės. Ajo se me kė ishte nxehur dhe mė ra me njė shkop nė kėmbė." Iliri pėrvesh pantallonat, shenja duket ende nė kėrci. I gjakosur ka rendur nė urgjencė ku "mė bėnė tre qepje dhe mė dhanė njė letėr pėr drejtorin. Unė ia ēova dhe ai mė tha, dil pėrjashta, ke ikur pa leje. Kėtu nuk ka vend mė pėr ty". Braktisja e dytė pėr Ilirin, jeta nėn pėrkujdesje nuk zgjati mė shumė se 1 muaj e gjysėm. Iu kthye sėrish endjeve, rrugėve, qyteteve.

    Mbijetesa
    Tani merret "me tregti". Indikatorėt e verdhė i dalin nga xhepat, i ble me shumicė 20 lekė pėr t'i shitur 50. Tregtari qė e furnizon ka shumė besim te ēiraku i vogėl. Me fitimet ia del tė pėrcjellė ndonjė gjė nė stomak, tė mendojė dhe pėr familjen. "Shkova nė Burrel, takova babin qė jeton nė njė kabinė elektrike. I lashė 5.000 lekė. Takova dhe vėllain nė burg, i lashė dhe atij 5.000 lekė dhe njė paketė me cigare". Tė tjerėt nuk ka ku t'i takojė. Ė ėma, Sabija jeton nė Greqi. "Qė kur iku mami, babi u ēmend, dogji shpinė. Vėllanė e madh e kam nė burg, nė Burrel. Vllanė tjetėr e kam nė Angli ka tre vjet, njė motėr e kam tė martume dhe ajo ėshtė nė Greqi, motrėn tjetėr e mbajnė kushėrinjtė, unė jam i vogli". Tregon se motra mė e madhe e ka pėrcjellė 2 herė te e jėma nė Greqi. "Mami mė mbante sa ikte motra, pastaj i thoshte atij grekut qė ėshtė martu me tė, se ky ėshtė njė jetim qė erdhi me lypė. Nuk i tregonte se mė ka djalė, mė ēonte nė polici e ata mė kthenin pėr nė Shqipėri". Kjo ishte me pak fjalė e djeshmja, sot, nesėr, pasnesėr, ai do gdhihet sėrish nė karton, derisa dikush tė kujtohet t'i gjejė njė strehė mė tė sigurt se letra e ftohtė qė ka mbėshtjellė dikur kėpucė e sandale

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ceshtjet e padrejtesive e te Mjerimit kane qene objekt i syrit dhe pendes se Shkrimtareve humaniste.

    Hugoi eshte i madh jo per pallavrat mbi stilet e ornamentet e keshtjellave e pallateve pariziane.
    Pikerisht Kozeta eshte ajo cka i mban mend Bota kollosit francez.

    Edhe ne Migjenit tone i kujtojme gjithmone..

    Kafshat qe skaperdihet asht or vlla mjerimi..

    Por cti kujtojme Shkrimtareve te Partise Roze te Proletareve ??

    A nuk vuajten fshataret Shqiptare ne kohe te kooprativizmit socialist , deputet i te cileve figuronte perjete Dritero Agolli??

    C'beri Ai tja lehtesoje vuajtjet?

    Asgjeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee...

    Cben sot poeti Roze peseist Agolli?

    Ai rri squke me muaj te tere pa u ndjere dhe kercen si plesht postiqeje vetem kur shikon se Partia e tije e miliarderve cenohet e ka ndoj problem..
    Ai menjiher ndjen me hunde "tingullin Allarme"..dhe kapitalisti nga dardhe-devolli..merr hanxharet e ve ne rresht militantet qe te mos lirojne rradhet..rredh partise..e selise roze-kuqe..

    Mire deri ketu..por..

    Kur ministri i rendit luan rama tha ne shtyp se ne tenderin e pasaportave vec koronelave hajduta te ministrise dhe dhendri agollit kish rruajtur 900 000 mije Dollare me "arsyen" se paska nderhyre tek mes ministrise dhe nji firme gjermane...Agolli jo vetem nuk u revoltua e te thosh..Ske Turp o Dhender..per dy faksa qe ke bere mes ministrise se policve terbaciot dhe firmes gjermane u ke marre arkes Shtetit tone fukara 1 milion dollare..

    Jo perkundrazi u cua na krevati dhe bubulliu ne mbrojtje te Dhendrit hajdut..


    Ja ku jemi ne..

    Ja Poeti yne i "madh"..ne c'keneta zhapikon e zhabos..

    E c'pret pastaj nga Tos Uiski e Ed Suma..me shoke..


    Me 100 000 dollare mund paisen gjithe Spitalet e maternitetet Shqiperise me carcafa e Batanije..

    Po me 1 milion............x


    x......Do te thote te rregullosh gjith kopshtet e cerdhet e Shqiperise ...

    Ky eshte kapitalizmi Demo-Socialist i Fatos-Tritan-Meksave e Fino Rucve..ku dhe Berisha ka nji kal me pergjegjsi..




    Le po kan qene dhe mjeke gjoja ca...
    Cfare mjeke ..aspak..vec teknokrat te qelbur pa shpirt..

  3. #3
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Personalisht kam njohur njerin prej atyre KORONELAVE, edhe ishte nga KUCI i Vlores, u emerua aty ku u emerua pas REVULUCIONIT GREKO-BOLSHEVIK te 1997 si shperblim per "PUNEN" e "ARRIRE" ne lufte kundra "ELEMENTIT " "ARMIK". edhe quhet BUJAR HIMCI ish Zv minister i RENDIT. Tani qe thoni ju nje ZV Rendi me 2 VILA dhe me nje eskorte per CUPEN , dreqin ta haje po vuante tmerresisht nga "varferia" shpirterore e materiale sidomos. Po e luftonte "elementin" "mireberes" ne vrime te ARUSHES.
    Ju do te thoni po kishte te tjere qe ishin me te zote ,,,aaaaaaa e vertete ..po ato nuk njihnin BOLSHEVIKUN e VOCKEL ,,,SHEMBELLTYREN e LARGQOFTIT SHOKUN edhe MJEKUN GJENEKOLOG(ne fakt ishte KARDIOLOG... por kur e kapen me secretaren siper tavolines tha qe kam studiuar per gjenekologji) SABIT BROJKEN( BROKEN=KANEN e UJIT), qe ishte GJENERALI i REVULUCIONIT te 1997 e qe do te pushtonte edhe BEOGRADIN po te kishte nja DY NENDETESE 105 ( 105 e dikurshme eshte kthyer ne BANJO per MARINARET ). E pra KORONELI me ndihmen e GJENERALIT erdhi ne TIRANE, edhe duke qene se kishte lidhje te forta me "FINANCUES" nga Mali i ZI, edhe TURQ , ka BLERE VILA edhe ne MAL te ZI edhe ne TURQI. Ju do te thoni qe ai VUANTE SHPIRTERISHT . E vertete sepse sa here qe shikonte HENEN thonte: E oree CKA BUSHI me teper se ne ore, tu mbyllte qe ka BAZE ne HENE . ?! Edhe une e cua nje per KECEN(cupen) time atje.!! Edhe keshtu ju FUT me koke PASHAPORTAVE ... Edhe duke qene se HARROI fjalen shqipe qe HA SI MIU E MOS HA SI ARIU ,,, u fut ne ate VRIME HONGRI SA HONGRI , edhe kur erdhi puna me dale... aaaaaaaaaaa I ishte trashur QAFA edhe nuk dilte me...
    Edhe populli me TRONOFILA te KUQ BROHORISTE me BARKUN BOSH, MENDJE NGA RREFUGJATET, e SYTE nga FATOS ZARI(HOXHA=NANO), e me KEMBET tek RRUGET E "SHTRUARA" nga ED GOZHDA.
    OOO me qe ra fjala ky i FUNDIT shoku ED GOZHDA pasi pati nje AVENTURE -DEMOKRATIKE ne vitet 1991 e pas nje PASTRIMI ANAL ne FRANCE ,,, kthehet ne SHQIPERI(Amerike-KALIFORNI-vendin ku ENDRAT BEHEN REALITET) edhe behet MINISTER I KULTURES... Epo e pane EDIN e gjate, e thane- SKa mundesi ajo thenia "KE SHKU I GJATE NA SI KALLOM I RRIT NE M-U-T" nuk eshte e vertete. A shoku GOZHDE deklaroi :- Une do te perdor makinen time personale, nuk harxhoj parate e shtetit per te harxhuar benzine.-- e pasi nuk e pelqeu BODYGUARDIN sepse ishte me i shkurter se ai( Edi si dikur BABA e tij (shoku ENVER) e donte BODYGUARDIN edhe per ta SHTYPUR pak ose per NDONJE SHKEPJE...) e hoqi e mori dike qe eeeeeeeeeeehhhhhhhh e SHTYPTE GOZHDEN me THUM . E pastaj ky GOZHDA na behet edhe "MON KUKALESH"- por vetem me i dallim ..ndersa MONI dikur *INTE me te BUKURIN ,,, GOZHDA u *INTE nga me i BUKURI. Duke pare vuajtjen edhe varferine e POPULLIT Tiranes, vendosi---Qe ta NDIHMOJ kete POPULL duhet te BLEJ MAKINA 80.000 DOLLARSHE qe ti gjendem kudo ku ai ka nevoje. E keshtu BEMAT e MUJO - dhe HALILIT u shendruan ne BEMAT e ED GOZHDES edhe FATOS L_O_Q_E_S. I pari i DESHTUAR NE DASHURI ,,, i DYTI gjeti VASHEN me :SYRIN E SAJ O SI HENA , VETLLA E SAJ o PORSI FISKAJA.. VERRA E SAJ ..oooooooooo (Pyesim PAPANDREUN se mos ndoshta e ka provu ai.).
    Keshtu ore e popullit i eshte RRITUR MIREQENIA (sipas ekonomistit edhe financierit te cilin WALL STREET e KERKOI por ai tha une do te shkrihem per VENDIN TIM e me BANANET na nderoi ) ANASTASUS ANGJELUS. E po bemat nuk perfundojne ketu ...Por bemat nuk perfundojne ketu .. por vazhdojne me BASHKIM XHUXH FINUSHIN , e me MIRIN E XHIKES(KUSHURININ E ARTUR GRORIT) e me KART-O-DROM,, nje nga arritjet e QEVERISJES SOCIALISTE....E bemat vazhdojne vazhdojne nje zot e di se ku do marojne , e njerzit e thjeshte shikojne akoma pertej detit duke menduar tere kohes: AFER DETIT AFER MRETIT... e mendojne per EMIGRACION,, TRADHETARET E KOMBIT duan te lene ATDHEUN.. skane TURP.. Nuk shikojne Udheheqjen qe po kthehet nga EMIGRACIONI per te dhene KONTRIBUTIN ne SHQIPERI,, keto dreq duan te ikin PERTACET....
    ----------
    OOOO popull ngrehu ,, mos rri i shushatur ngrehu e gerthit,,, bertit e corrit,,ngrehu e bjeri me dru po te jete e mundur atyre qe po ju zvarrisin atyre qe po ju lene ne lluce , ne ate batak ku jeni... ngrihuni ,-----ju kujtoj RUMANININE causheskun e shoke,,,, mos harroni ne 1990 ai qe terhoqem ZVARRE ISHTE VETEM NJE COPE BRONX-- ka ARDHUR KOHA TE TERHEQIM ATA QE JANE GJALLE...

  4. #4
    hunter
    i/e ftuar
    Mundet te jete psikoza e '97, trazirat e 14 shtatorit apo nje nga gjithe ato levizje antiqeveritare qe filluan si protesta politike dhe qe pastaj degjeneruan ne dhune e grabitje, por une kam marre nje lloj alergjie sa here qe degjoj (apo lexoj) per zvarritje trupash nga pallatet e pushtetit dhe te tilla ndeshkime.
    Per fat te keq varferia ka lindur para Nanos e Berishes dhe do te vazhdoje te ekzistoj akoma. Ajo qe eshte e papranueshme eshte indiferenca e intelektualeve qe jane te gatshem te kthehen ne lakenj te pushtetareve te rradhes vetem per te pasur nje ftese ne kokteilin qe do te behet ne hotel rogner me rastin e ....

    Nje pyetje prej budallai: me leket e kujt eshte paguar udhetimi luksoz i familjes nano?
    Kam dyshimet e mia qe nano ti kete paguar nga xhepi i tij.
    Dhe cka eshte me e rendesishme, a eshte e drejte qe te shpenzohen leke nga buxheti i shtetit, pra i joni, per te paguar defrimet e " ciftit kryeministror" (me ben te qeshi kjo shprehje, falni)
    pershendetje

  5. #5
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    E vertete edhe mua tani me duket shume e pavende menyra se si jam shprehur persa i perket "terheqjes zvarre"- por o plak DERRI do PLUMB ndryshe nuk iken ai a merr vesh. Se te ishin njerez ata ma merr mendja nga dritaret e atyre MERCEDEZ-ave i shikon njerzit akoma me bicikleta KINEZE te blera 30 vjet me perpara. Por sma merr menja se jan njerez. Qe thu ti o plak gabimi filloi qe ne 1990 kur njerez te tille u lejun te livadhisin edhe disa u DENUN PER KAFETE, edhe sot po NDERTOJNE KOMBINATE...e qe HAJDUTI del nga BURGU e bohet per te 3-4 here KRYEMINISTER keto CUDIRA edhe MREKULLI ndodhin vetem ne SHQIPERI...Ku njerzit harrojne cdo gje e pranojne te kene mbi krye ca ...qe tu q*** ate te nenes,,,Me RUCA akoma ne pushtet e me MARKSITE si PELLUMBI me shoke,, sma merr mendja se po bejme perpara,, me duket se po kendojme akoma INTERNACIONALEN ,,

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kundra !

    Te lumte goja !


    Topi nuk i luan fjalet e tua.

  7. #7
    hunter
    i/e ftuar
    qe derri do plumb kete s'e luan as topi se po te kishte pasur ndonje plumb ne 1944, per ate derrin tjeter qe na qeverisi per 40 vjet sot nuk do te ishim rrugeve te botes.
    por ne o daku nuk jemi si ato, nuk vrasim e djegim ne mes te sheshit njerez, nuk shkaterrojme bashki, muzeume e fakultete per te ardhur ne pushtet, nuk paguajme vrases per te hequr qafe kundershtaret politike.
    kot e kemi se ne s'jemi si ato dhe nuk duhet te na vije keq absolutisht se njerezit me bindje te djathta e kane shume me te forte sensin e shtetit e te atdheut.
    te majtet sipas situatave jane gati ti shiten kujtdo sic na meson historia, duke filluar me jugosllavet, ruset, kinezet, greket e me radhe (e vetmja gje qe i bashkon eshte llumi)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shekulli

    ---------

    Viktima jetonte nė kushte tė vėshtira ekonomike, tė cilat i kishin shkaktuar probleme psiqike

    Varfėria, vetėvaret babai i 9 fėmijėve

    43-vjeēari Luan Xhaferri ėshtė gjetur i varur nė pemėn e oborrit nga familjarėt e tij.

    VLORĖ- Njė 43- vjeēar, baba i 9 fėmijėve, i ka dhėnė fund jetės nė kushtet e njė depresioni pėr shkaqe qė mendohet se kanė tė bėjnė me varfėrinė nė tė cilėn jetonte viktima. Luan Xhaferri, 43 vjeē, banor nė fshatin Armen tė rrethit tė Vlorės, ėshtė gjetur i vetėvarur nė pemė tė oborrit tė shtėpisė sė tij. Kanė qenė familjarėt ata qė e kanė gjetur tė vetėvarur nė pemė babain e 9 fėmijėve, por ēdo tentativė pėr ta kthyer nė jetė ka qenė e kotė, pasi ai kishte vdekur. Ata kanė lajmėruar menjėherė tė afėrmit dhe komshinjtė pėr atė qė ka ndodhur me kryefamiljarin e tyre. Pasi e kanė zbritur nga pema, ata kanė vėnė re se Luani kishte pėrdorur njė kabėll elektrik pėr t’i dhėnė fund jetės.

    Ngjarja
    Ka qenė ora 15:00 e pasdites sė djeshme kur shtetasi Luan Xhaferri, 43 vjeē, lindur dhe banues nė fshatin Armen tė rrethit tė Vlorės, i ka dhėnė fund jetės sė tij duke u vetėvarur nė njė tel elektrik nė degėn e njė peme nė oborrin e shtėpisė sė tij. 43- vjeēari, baba i 9 fėmijėve, jetonte nė njė gjendje tė vėshtirė ekonomike Ai nuk kishte asnjė lloj mundėsie pėr tė ushqyer fėmijėt e tij. Burime tė policisė qė shkuan nė vendngjarje thanė pėr gazetėn se nė kėto kushte kryefamiljari kishte pėsuar probleme mendore, si rezultat dhe i stresit tė madh qė pėrjetonte ēdo ditė e mė tepėr. Kjo situatė i ka shkaktuar atij depresion tė fortė i cili sa vente e shtohej. Burime nga vendngjarja thanė pėr gazetėn se 43- vjeēari kishte arritur deri aty sa nuk guxonte t’i shihte fėmijėt e tij nė sy, ndėrkohė qė kėta tė fundit mbrėmjeve rrinin rrotull prehrit tė tij, duke pritur qė babai i tyre t’u gjente bukė. Tė njėjtat burime thanė pėr gazetėn se dimri i sivjetshėm ka qenė fatal pėr 43- vjeēarin Xhaferrin dhe fėmijėt e tij tė vegjėl. Problemet mendore tė babait tė tyre tė shfaqura nga stresi i fortė u kishin hequr edhe tė vetmin krahė punė qė i ushqentė me bukė thatė. Tė gjitha kėto vuajtje bėnė qė 43- vjeēari Xhaferri tė merrte njė kabėll elektrik dhe nė kushtet e depresionit, tė vetėvarej nė degėn e njė peme. Familjarėt e 43- vjeēarit Luan Xhaferri sqaruan pėr gazetėn se viktima kishte dy vjet qė vuante nga shqetėsime psiqike dhe pėr pasojė merrte rregullisht ilaēe. Familja Xhaferri jetonte nė njė varfėri tė madhe, e cila mendohet se ka qenė shkak kryesor qė e ēoi kryefamiljarin nė fundin tragjik, duke lėnė jetimė 9 fėmijėt e tij.
    Ilir Ruci

    ----------

    Po dje gazetat shkruanin se Nano ja ndalon Tasha Pacos ndertimin e nji pallati ne plazh.
    Pra Prefektja e Durrsit Natasha per nji vit ne ate detyre ndertoi dy tre pallate per vete e sot natasha shkruan ne gazet,..

    Pra dhe shtypi i gjendet socialistes llapazane PACO menjihere prane e ai vlonjati shkrete me vite nuk ju gjet nji cop buke a nje thes miell per 9 kalamajt e tije.

    Vlora e pashpirt ka para per bandat qe ndertojne pallate ne vlore e kudo po buk per Luanin nuk kishte.
    E ci qi tem Luaneve..Ata i do partia vetem ne dit te votimit dhe ne revolucion si ushtar robota.

    ----


    KJ
    ---

    "KRYETARI IM ME I KEQ SE BERISHA"

    Dje nuk ka qene nje dite e lehte per te. Deklarata e kryeministrit Nano ne mbledhjen e KRRTRSH-se, per anullimin e lejes per pallatin 5 katesh ne plazhin e Durresit ne pronesi te familjes Paco, kishte mbushur me emrin e saj gjithe kryetitujt e gazetave. E gjendur para nje fakti te tille, Paco pohon se investimet e saj ne zonen e Durresit s'jane bere prej saj, por prej bashkeshortit, Vladimirit, emri i te cilit eshte i panjohur per publikun. "Emri im ne krah te tij perdoret per qellime sensacionale!" thote posacerisht per "KJ", zv/ministrja Paco. Asaj nuk i eshte dukur normal fakti qe nje institucion shteteror atakon nje pjesetare te qeverisjes socialiste. Por Paco e kalon nje moment te tille duke thene se me kete te fundit ka qene gjithmone ne rregull, qe ne momentet e para te anetaresise se strukturat e FRESSH-it, te Partise Socialiste, te parlamentit dhe vete qeverise.

    Eglantina Nasi

    - Z.Paco, emri juaj eshte permendur ne mbledhjen e fundit te KRRTRSH-se nen akuzen e zenies se ambjenteve te lira me ndertime pa leje. C'mund te thoni lidhur me nje fakt te tille?

    - Ne radhe te pare, them se ne cilesimin "pallatet e Natasha Pacos" eshte bere nje gabim i vogel nga media dhe vete KRRTRSH-ja. Sepse pallatet dhe investimet nuk jane te zv/ministres Natasha Paco. Eshte e vertete se Paco ka vite qe investon, por jo ne biznes. Kam dhjete vjet qe investoj ne politike, qe nga drejtimet e FRESSH-it ne Durres, sekretare e PS-se se Durresit, deputete, prefekte dhe tani zv/ministre. Persa i perket lidhjes qe kam me ceshtjen ne fjale, mund te them se eshte bashkeshorti im qe anatemohet neper gazeta, i cili po te dale me emrin Vladimir Paco eshte i panjohur.

    Emri im perkrah tij perdoret per qellime sensacionale. Une ndiej vetem keqardhje per faktin se qenia ime ne politike, ndoshta ka shkaktuar edhe vendimarrje te tilla ne dem te biznesit qe ai drejton. Por deri tani ne legjislacionin shqiptar nuk ka ndonje penalizim per rastin kur bashkeshorti/ja e nje politikani nuk duhet te punoje persa kohe ai merret me nje politike.

    - A jeni sulmuar ndonjehere tjeter nga kryeministri Nano? C'do te thote per ju qe nje zv/ministre goditet terthorazi nga institucione qeverisese?

    - Ne radhe te pare, do te thoja se une jam pjese e qeverisjes. Duke qene ne postin e nje zv/ministre, une jam pjese e qeverise shqiptare, pra nuk mund t'i kundervihem asaj. Por edhe nga opinioni publik eshte vleresuar si jo normal fakti qe atakimet nga ana e qeverise ndaj meje kane filluar pikerisht ne je moment qe une jam pjese e qeverisjes socialiste. Po te mendosh se une nuk jam sulmuar as ne vitet e qeverisjes se opozites, kohe ne te cilen isha nje militante e FRESSH-it dhe e Partise Socialiste. Persa u perket raporteve te mia me kryeministrin, ato kane qene gjithmone te rregullta, pasi une kam treguar se di te permbush detyrat qe me me kane besuar qeverisjet socialiste deri tani. Per kete arsye, nuk mund ta paragjykoj dhe te shprehem se ai ka ndonje gje kunder meje.

    - Cili eshte reagimi juaj ne lidhje me vendimin e KRRTRSH-se per anullimin e ndertimit te dy pallateve shumekateshe ne zonen e Plazhit te Durresit te cilat jane vleresuar se jane prone e juaja?

    - Mendoj se nuk eshte aspak i drejte! Perse qeveria nuk merret me shembjen e mbi 100 ndertimeve pa leje qe jane realisht ne zonen e Durresit, por prek ata te cilet kane investuar ne menyre te ndershme dhe kane ndjekur procedurat sipas ligjit? Im shoq ka qe ne vitin 1991 qe merret me biznes dhe i ka zgjidhur problemet e tij pa ndihmen time, keshtu qe edhe per problemin ne fjale do ta zgjidhe pa nderhyrjen time. Une them se te gjitha veprimet qe ai ka bere ne lidhje me biznesin e tij, jane ne perputhje me legjislacionin tone. Duhen ndare dy gjera, kur biznesi eshte i rregullt dhe kur eshte i kundraligjshem. Ai biznes qe eshte i kundraligjshem duhet te penalizohet, ndersa ai qe i kerkon leje shtetit per te punuar, te lihet te punoje.

    - A ka ndodhur qe firma e bashkeshortit tuaj ka patur probleme edhe gjate kohes qe ju keni qene ne postin e prefektes se Durresit?

    - Konfirmoj nje rast, qe per ndertesen 10-kateshe eshte marre leja per sheshin dhe firma e bashkeshortit tim ka kerkuar edhe ate te ndertimit, por KRRT-ja e Durresit ia ka kthyer mbrapsht. Ajo ka vepruar keshtu edhe ne rastin kur kerkonte permiresimin e projektit te nje ndertese. Te gjitha keto kane ndodhur ne kohen kur une isha ne postin e Prefektes se Durresit dhe megjithate bashkeshorti im i ka zgjidhur vete keto probleme, pa ndihmen time. Por atij i jane kundervene edhe persona fizike, psh. nje nepunes i Gjykates se Durresit, i cili e ka ndertesen e tij vetem 20 metra larg atyre qe po nderton bashkeshorti im. Me pretendimin se i kemi zene rrugen, jane ngritur mjaft padi gjyqesore ndaj firmes se tim shoqi dhe ajo i ka fituar te gjitha. Sipas meje, ai nuk duhet te ndryshonte nga biznesmenet e tjere vetem se e kishte te shoqen politikane. Bashkeshorti im i perket atij grupi biznesmenesh, te cilet lodhen dhe paguajne taksat qe kjo administrate te funksionoje. Por nese do te vazhdojne serish sulmet nen emrin tim, une do ndaj biznesin nga politika!
    ------

    Rrofte populli Yne qe voton Luizat dhe Natashat.

  9. #9
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Pershendetje...
    Cfare bohet ketu merjahu.
    Ketu ka arrit kulmi...
    Ca thote ajo ZV Ministrja qe PALLATET nuk i BEJ UNE ,,, POR BURRI IM...Keto te bejne te erret gjykimi edhe jo te shkruash duke ju permbajtur ETIKES por te gerthasesh e te nxjerresh dufin..
    PO PSE MER TE ASHTU KINA CA KE NE SHPI , TI NUK BANON ME I VEN ME BURRIN TAT ? A NUK I MERR ATO PARATE QE VIJNE NGA AI BIZNES E I INVESTO PER KALAMOJTE DUKE I CU NE AMERIKE E DUKE U BLERE NGA NJE GMC 80 000 dollarshe ?????

    Cfare jane keto qe tallem edhe mundohen me loz me tere popullin.
    Se kam bo une por e beri BURRI im. !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Mjere ai popull qe rri edhe degjo brockullat e idioteve edhe harpagonve te tille.
    O MIgjen cohu nga VORRI edhe fol shkruaj edhe njehere vargjet e tua te famshme por ne shekull XXI ,, A SI NUK KAM NJE GRUSHT TE FUQISHEM EDHE TI BIE ATIJ MALI QE ZBA ZA............

    Hajdutet vjedhin diten me djell edhe ne DARKE dalin ne televizor edhe tallin edhe b_ythen ...

    Flisni mos rrini pa fol , a DUROHET NJE GJE E TILLE. O popull o mer qe rrini squke,,, edhe qe thenia e NASTRADINIT( kur ra semundja ne krahinen e tij tha , o zot larg katunit tim, kur ra ne katun tha o zot larg familjes sime, ra ne familje , o zot larg bythes sime.. ) ju shkon per shtat.

    Nje histori te vogel... po me NASTRADININ...

    Takon njeri Nastradinin ne rruge edhe e shef te merzit edhe i thote:
    -Nastradin cfare te ka ndodhur...?! e Nastradini i merzitur shume thote: - Me ngordhi "GOMARI"...!
    Ou po mos u merzit ,,, po si ndodhi ?
    E tha ,,, e ushqesha 3 here ne dite...
    Do ti - i tha- i HOQA nje vakt ... do me thone e ushqesha 2 here ne dite,, "gomari" nuk bonte zo,- edhe punonte...
    I hoqa edhe i vakt tjeter , do me thone e ushqesha 1 here ne dite, prape "gomari" nuk bonte zo , edhe punonte prape..I hoqa edhe vaktin e trete ,, "gomari" i shkrete prape punonte , edhe nuk bonte zo.....
    PO do ti SA E MESOVA ME PUNU PA HONGER FARE .. ME NGORDHI I SHKRETI E NUK BONI ZO FARE...

Tema tė Ngjashme

  1. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  2. Genocidi Dhe Masakrimi I Popullit Shqiptar Nga Helenasit
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 07:32
  3. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •